DUA KUR’ANORE

DUA KUR’ANORE

Nuk ka dyshim se Kur’ani famëlartë gëzon respekt të madh në mesin e muslimanëve; ai është libri i tyre i shenjtë, me të cilin udhëzohen dhe prej rregullave të të cilit rregullojnë dhe sistematizojnë jetën e tyre private dhe publike.
Në vijim do të sjellim disa dua të cekura në Kur’anin tonë, në mënyrë që të jenë mbrojtëse për ne nga çdo e keqe e mundshme.
Thotë Allahu i Madhëruar:
I
1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!”. (Fatiha, 1-7)

II
“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr”.(Bekare, 201)

III

“Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve! (Bekare, 250)

IV
“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar! (Bekare, 286)

V

“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran, 8)

VI

“Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar”! (Ali Imran, 147)

VII
Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! 194.Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!” (Ali Imran, 193-194)

VIII

“Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (A’raf, 23)

IX
“Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës”. (A’raf, 89)

X

“O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
41.Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.”. (Ibrahim, 40-41)

XI
“O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” (Kehf, 10)

XII
“Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!26.Dhe më lehtëso në këtë punë timen! 114.Zoti im, më shto dituri!” (Taha, 25-26, 114)

XIII
“Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!” (Neml, 19)

XIV

“Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët”. (Ahkaf, 15)

XV

“Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” (Hashr, 10)

XVI

“Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!
5.Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti”. (Mumtehine, 4-5)
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij!
Sedat Gani islami
25-3-2006, e shtunë
Brunei Darussalam

About these ads

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s