GIBETI (Përgojimi dhe dispozitat e tij)

Dr. Ibrahim Atijje Mahmud Kindil

GIBETI -Përgojimi dhe dispozitat e tij

1. Definicioni
Gjuhësisht, emri gibet d.t.th: ذكر العيؚ ؚ؞هر الغيؚ Përmendja e së metës pas shpinës (në joprezencë). Kjo është me të folur keq pas shpine për njeriun e fshehur (joprezent) ose duke folur atë, qe nëse ai do ta dëgjonte do te ndihej keq”.
Ndërsa ne terminologji, gibeti d.t.th: “Ta përmendësh vëllain tënd musliman me gjerat, qe nëse atij i shkojnë (informohet për to) do t’i urrente, pa marre parasysh se a e ke përmendur me te mete ne trup, prejardhje, moral, vepra, fjale, fe, dynja, madje edhe ne rrobën, shtëpinë dhe kafshën (mjetin e tij hipës)”.
Një gjë te tille e ka potencuar edhe Pejgamberi, alejhi selam, ne hadithin e Ebu Hurejres, ku qëndron: “أَتَدْرُونَ مَا الْغِيَؚةُ قَالُوا اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ قَالَ ذِكْرُكَ أَخَاكَ ؚِمَا يَكْرَهُ قِيلَ أَفَرَأَيْتَ إِنْ كَانَ فِي أَخِي مَا أَقُولُ قَالَ إِنْ كَانَ فِيهِ مَا تَقُولُ فَقَدْ اغْتَؚْتَهُ وَإِنْ لَمْ يَكُنْ فِيهِ فَقَدْ َؚهَتَّهُ A e dini se çka është gibeti (përgojimi)? Thane: Allahu dhe i dërguari i Tij me se miri e dine! Tha: Ta përmendësh vëllain me gjera, qe ai i urren. Tha dikush: E çka nëse vëllai im e ka atë qe unë ia ceku? Tha: Nëse e ka atë, atëherë ti i ke bere gibet, përgojim, ndërsa nëse nuk e ka ti i ke shpifur”. (Muslimi)
Ka thënë Hasan El Basriu: Përgojimi (gibeti) është ne tri mënyra dhe qe te tri mënyrat janë te cekura ne Kur’an:
Gibet (الغيؚة): T’ia cekesh vëllait atë, qe e ka,
Ifk (الإفك Rrëfimi i gënjeshtrave): Te flasësh për vëllain gjera, qe te janë rrëfyer ty, dhe
Buhtan (الؚهتان Shpifje): Te thuash për vëllain atë, qe ai nuk e ka.
***
Te kthehemi pak tek definicioni ne kuptimin terminologjik qe t’i sqarojmë disa imtësi: Përmendja e :-
– Te metave ne trup është duke i thënë: i gjate, i shkurtër, i bardhe, i zi, i kuq, trashaluq, thatanik, i shtrembër, i gjymte, etj.
– Te metave ne prejardhje është duke thënë se ai ka familje te poshtër, është nga familje e nënçmuar, babai i tij është amoral, etj.
– Te metave ne moral është duke thënë: Ai ka moral te ulet, është koprrac, është mendjemadh, frikacak, e kështu me radhe.
– Te metave ne fe është duke i thënë: Gënjeshtar, tradhtar, alkoolist, zullumqar, etj.
– Te metave ne dynja është duke thënë: Ai është grykës, han shume, flet dhe flenë shume, nuk intersohet për te tjerët, etj.
– Te metave ne veshje është duke thënë: Ai vesh rroba te papastra, mëngët i ka te gjera, pantallonat e ngushte, etj.
2. Llojet e gibetit
 Përgjomi nuk përkufizohet vetëm ne fjale, porse ne çdo gjë, nga e cila nënkuptohet tallja me tjetrin, fjale apo vepër qofte. Ne kuadër te kësaj hyn bërja me sy se kinse filani është kështu, imitimi i tij kinse ai ec kështu apo flet kështu, e kështu me radhe. Argument për këtë është hadithi i Aishes, e cila kishte thënë për një grua qe kishte ardhur tek Pejgamberi, alejhi selam: E vogël. Pejgamberi, alejhi selam I tha: قَدْ اغْتَؚْتِيهَا Ti veç e përgojove”. (Ahmedi)
 Gibet konsiderohet përmendja e se metës se tjetrit ne forme duaje. Kjo është kur te përmendet ndonjë njeri ndërsa ti thua: “Elhamdulilah qe Allahu nuk na ka sprovuar me këtë e atë”, ose: “Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga morali i cekte”, gjera nga te cilat ka për qellim ta cek te metën e tjetërkujt.
 Gibet konsiderohet edhe cekja e te metës se vëllait ne forme lëvdimi. Kjo është te thuash: Sa njeri i mire ka qene. Nuk i linte namazet por është sprovuar me atë qe te gjithë sprovohemi, e ajo është: Durimi i pakte. Ai këtu e pa për qellim ta fyeje atë se kinse ai me nuk falet ndërsa ta lëvdojë veten se kinse ky ende është ne mesin e te mirëve.
 Gibet është te cekesh ndonjë shkrimtar, njeri apo grup te veçante ne mënyrë te tërthortë ne librin apo ligjëratën tende. P.sh thua: Autori hipokrit, mendjemadh, grupi i humbur, e gjera te ngjashme, nga te cilat auditori e di se për kënd behet fjale.
3. Dispozita e gibetit
Gibeti është i ndaluar rreptësishtë ne fe. Argumentet përkatëse për këtë janë nga Kur’ani, Sunneti dhe konsenzusi i muslimaneve.
Sa i përket argumentit kur’anor, thotë Allahu: ” وَلَا يَغْتَؚْ َؚعْضُكُمْ َؚعْضًا أَيُحُِؚّ أَحَدُكُمْ أَنْ يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ تَوَّاٌؚ رَحِيمٌ…dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin”. (Huxhurat, 12)
Ndërsa argumenti nga sunneti është: “يَا مَعْ؎َرَ مَنْ آمَنَ ؚِلِسَانِهِ وَلَمْ يَدْخُلْ الْإِيمَانُ قَلَؚْهُ لَا تَغْتَاُؚوا الْمُسْلِمِينَ وَلَا تَتَؚِّعُوا عَوْرَاتِهِمْ فَإِنَّهُ مَنْ اتََؚّعَ عَوْرَاتِهِمْ يَتَؚِّعُ اللَّهُ عَوْرَتَهُ وَمَنْ يَتَؚِّعْ اللَّهُ عَوْرَتَهُ يَفْضَحْهُ فِي َؚيْتِهِ O ju qe keni besuar me gjuhe ndërsa besimi ende nuk ka hyre ne zemrat tuaja! Mos i përgojoni muslimanët dhe as mos i përhapni te metat e tyre, ngase kushdo qe përhapë te metat e tyre, Allahu di t’ia zbuloj te metat e tij dhe do ta zbuloj (se është me te meta) qofte edhe (nëse rrinë) ne shtëpinë e tij (dhe nuk del fare)”. (Ebu Davudi)
Ne kohen e Pejgamberit, alejhi selam, ishte ndier një ere kundërmuese, me ç’rast Pejgamberi, alejhi selam, iu drejtua shokëve dhe iu tha: A e dini se çka është kjo ere kundërmuese? Kjo është era e atyre qe përgojojnë besimtaret”.
Ndërsa sa i përket ixhmait, konsensusit te ummetit, i tërë ummeti është dakorduar se përgojimi është i ndaluar. Mu për këtë sahabet nuk përgojonin njeri tjetrin. Ebu Kilabe Err Rrekashi ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Asimin duke thënë: Nuk e kam përgojuar askënd qysh prej se e kam kuptuar se çka është përgojimi.
Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ka thënë: O ju njerëz! Largohuni nga përgojimi sepse ajo është sëmundje ndërsa përmendeni Allahun ngase kjo është shërim!
Një njeri i kishte thënë Hasan Basriut: “Jam informuar se me ke përgojuar? Tha: Ti ende nuk e ke arritur atë grade tek unë qe ti jap te mirat e mia dhe t’i marre mëkatet e tua”.
Selefi mendon se adhurimi nuk ishte ne agjërim, ne namaz, por ne heqjen dore nga nderi dhe morali i njerëzve. Ibni Abbasi ka thënë: Nëse ke dëshire te përmendësh te metat e shokut tënd atëherë përmendi tuat.
4. A është përgojimi prej mëkateve te mëdha
Dijetaret edhe pse janë pajtuar se përgojimi është i ndaluar megjithatë nuk janë pajtuar se a është mëkat i madh apo jo?
Kurtubiu mendonte se është mëkat i madh dhe për këtë kishte rrëfyer edhe konsensusin e ummetit.
Gazaliu dhe disa dijetare te medh’hebit shafiit mendojnë se është prej mëkateve te vogla. Këta thane se nëse themi se është mëkat i madh atëherë shumicën absolute te njerëzve duhet t’i shpallin fasika (neperkembes te parimeve fetare), dhe kjo është diç tepër e vështirë.
Zerkeshiu ka thënë: çuditem prej atyre qe thonë se ngrënia e mishit te ngordhësirës është mëkat i madh ndërsa përgojimin nuk e konsiderojnë te tille, kur dihet se Allahu përgojimit i dha status te ngrënies se mishit te njeriut te vdekur( )?!
Sido qe te jete, nëse me përgojim nuk shkakton dem te madh, atëherë ajo mbetet mëkat i vogël, ndërsa nëse përgojohen dijetare apo njerëz te mire, atëherë ajo hyn ne rangun e mëkateve te mëdha.
5. Dëgjimi i përgojimit
Nëse përgojimi është i ndalur për tu folur është po ashtu i ndaluar edhe për tu dëgjuar. Obligohet qe ta ndalojmë çdokënd qe përgojon përveç nëse ne këtë ka dem kështuqë nëse dëgjuesi frikësohet prej përgjuesit, atëherë e urren këtë vepër me zemër dhe nëse ka mundësi menjëherë e lëshon atë ndeje te keqe.
Nëse ka mundësi ta ndryshoje me gjuhe, duke kaluar ne bisede tjetër, duhet ta beje patjetër, përndryshe, konsiderohet mëkatar tek Allahu.
Nëse i thotë përgjuesit hesht ndërsa ne zemër ka dëshirë qe te vazhdoje, atëherë ai është mëkatar, sepse ai me këtë ka bere hipokrizi, duke e fshehur te kundërtën e asaj qe e ka shfaqur ne fjale.
Nëse nuk ka mundësi te ndikoje tek përgjuesi, atëherë ai duhet ta përmend sa te mundet Allahun si dhe te largohet prej përgjuesit sa te ketë mundësi. Thotë Allahu: ” وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آَيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّى يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ وَإِمَّا يُنْسِيَنَّكَ ال؎َّيْطَانُ فَلَا تَقْعُدْ َؚعْدَ الذِّكْرَى مَعَ الْقَوْمِ ال؞َّالِمِينَ Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor”. (En’am, 68)
Po ashtu thotë: وَإِذَا سَمِعُوا اللَّغْوَ أَعْرَضُوا عَنْهُ وَقَالُوا لَنَا أَعْمَالُنَا وَلَكُمْ أَعْمَالُكُمْ سَلَامٌ عَلَيْكُمْ لَا نَؚْتَغِي الْجَاهِلِينَ “Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!”. (Kasas, 55)
Pastaj: ” وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَAta të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),”. (Mu’minun, 3)
6. Përgojimi i pabesimtarit
Nëse pabesimtari është nen sigurinë e shtetit islam, ose dhimmij ne terminologjinë fetare, atëherë nuk lejohet përgojimi, sepse shteti islam ua ka ruajtur gjaqet, nderin, dhe pasuritë e tyre, dhe kështu, nëse dhimmijj-u do te përgojohej, atëherë nderi i tij do te neperkembej. Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit, alejhi selam, : ” من سمّع يهوديا أو نصرانيا دخل النارKush i shkakton lëndime (me fjale, fyerje, përgojim) ndonjë çifuti apo te krishteri, (te cilët janë nen sigurinë e shtetit islam), ai do te hyje ne zjarre”. (Sahihu i Ibni Hibbanit)
Ndërsa sa i përket atij, i cili te lufton, nuk është e ndaluar, nëse për qellim është lëndimi i tij shpirtëror, sepse atë e ke armik. Ndërsa nëse është për qellim përqeshja e pamjes se tij fizike, atëherë kjo nënkupton talljen me krijimtarinë e Allahut dhe si e tille është e urryer.
7. Shkaqet e përgojimit
 Zilia dhe urrejtja ndaj ndonjë personi. Njeriu i cili urren ndokënd, gjene me te lehte, te cilën mund ta bej dhe me te cilën i rehatohet shpirti i tij i sëmurë është përgojimi.
 Pajtimi me shokët. Nëse ata përqeshin ndokënd dhe ti, po tua tërhiqje vërejtjen do te hidhëroheshin, keshtuqe i toleron ata te bëjnë mëkat duke folur e ti duke dëgjuar apo edhe ndihmuar atyre.
 Ngritja e vetvetes duke përgojuar te tjerët. Thotë njeriu për dikend: “Filani është injorant, ai nuk vlen dot për këtë pune”, ndërsa për qellim e ka ta ngrije veten se kinse unë jam ai, qe vlej për këtë pune.
 Tallja dhe shakaja. Kjo behet duke imituar dhe përgojuar te tjerët vetëm e vetëm qe t’i bej te qeshin. Fatkeqësisht, disa e kane bere këtë profesion.
8. Shërimi i përgojimit
Shërimi i përgojimit behet nëpërmjet:
 Përkujtimit te rezultateve negative te tij pas vdekjes,
 Është shkak për hidhërimin e Allahut,
 Te mirat e njeriut i merren dhe i epen atij, qe e ka përgojuar. Nëse nuk ka te mira, atëherë i merren te këqijat dhe i ngarkohen përgjuesit,
 Nëse dëshiron ta përgojosh ndokënd, atëherë përkujto te metat tua. Thotë poeti:
Nëse nënçmon njerëzit me atë, qe ti e ke
Atëherë si mund ti nënçmoj njerëzit ai qe vet është me një sy
Ndërsa nëse nënçmon njerëzit, me atë qe nuk e kane
Kjo tek Allahu është edhe me e madhe
9. Përgojimi i lejuar
Ka thënë Imam Neveviu ne Rijadus Salihin ne kreun: çka lejohet prej përgojimit: Dije se përgojimi lejohet për një qellim te shëndoshë fetar, tek i cili nuk mund te arrihet përveç nëpërmjet përgojimit. Shkaqet, te cilat e lejojnë përgojimin ne raste specifike janë:
 Ankesa tek gjykatësi duke thënë: Filani me ka bere padrejtësi, me ka share, ka mare pasurinë time dhunshëm, etj. Hindi, gruaja e Ebu Sufjanit, kishte ardhur tek Pejgamberi, alejhi selam, dhe i kishte thënë: O i dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është koprrac keshtuqe mua dhe fëmijëve nuk na jep nga pasuria sa na mjafton, përveç qe unë marre nga pasuria e tij pa e ditur ai fare. A kam mëkat ne këtë? Tha: Merre nga pasuria e tij ne mënyrë te mire aq sa te mjafton ty dhe bijve tu”. (Buhariu dhe Muslimi)
 Kontributi për largimin e te këqijave. Ne këtë rast, njeriu i thotë ndokujt, tek i cili ka shprese se mund ta ndërroj dhe largoj ndonjë te keqe se filani, i afërmi yt, ose filani, nëse njeriu, me te cilin flet, është zyrtar i larte, ka bere kështu e kështu, andaj këshillojë, qortoje dhe pengoje prej saj. Nëse me këtë e ka për qellim largimin e te keqes është me vend ndërsa nëse nuk e ka për qellim këtë, porse e ka për qellim përgojimin, atëherë ajo i konsiderohet mëkat.
 Pyetja myftiun ose dijetaret. Njeriu mund ta pyesë myftiun apo dijetarin duke i thënë: Me ka bere padrejtësi filani. Cila është këshilla juaj për mua dhe si ta marre te drejtën dhe hakun tim prej tij? Megjithatë, do te ishte shume e sjellshme dhe etike, sikur njeriu te mos cek fare se kush i ka bere padrejtësi por ta thotë fjalinë ne forme te përgjithshme, p.sh: çfarë thua për njeriun qe dikujt ia bene këtë e këtë te padrejte?
 Tërheqja vërejtjen muslimaneve nga e keqja dhe këshillimi i tyre. Kjo behe ne disa mënyra:
 Njohja e historisë se dëshmitarëve dhe transmetuesve (ne fe apo gjetke). Lejimi i kësaj gjeje është unike tek dijetaret.
 Konsultimi për ta miqësuar ndokënd, bashkëpunuar me te, etj.
 Nëse e shef ndonjë student duke shkuar dhe mësuar tek ndonjë dijetar i devijuar, atëherë duket treguar gjendjen e tij, ne mënyrë qe te mos pësojë studenti nga devijimet e tij. Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe Fatime b. Kajsin, e cila kishte ardhur tek Pejgamberi, alejhi selam, dhe i kishte thënë se Ubu Xhehmi dhe Muavije e kishin fejuar. Pejgamberi, alejhi selam, i tha: Muaviu është i varfër, nuk ka pasuri ndërsa Ebu Xhehmi kurrë nuk e lëshon shkopin nga krahu (i rrah gratë) por martoje Usame b. Zjedin…”. (Buhariu dhe Muslimi)
 Nëse njeriu bën mëkate haptazi, konsumon alkool haptazi, lejohet t’i përmendët vetëm ajo qe e bën haptazi dhe jo te metat tjera. Hasan Basriu ka thënë: Tre veta, edhe nëse i përgojon, nuk te llogaritet përgojim: Njeriun epsharak, (risimtar, te humbur), fasikun apo atë, qe neperkembe dispozitat fetare haptazi, dhe prijësin e padrejte dhe tiran”. Ndërsa sa i përket atij, qe fsheh fiskun e tij, atë nuk lejohet ta përgojosh.
 Nëse njeriu është i njohur me ndonjë emër apo nofke, qe është e mete, si p.sh: i verbër, i çale, etj.
10. Pendimi prej përgojimit
Pendimi nga përgojimi është sikurse pendimi nga çdo mëkat tjetër, d.t.th duhet te behet menjëherë e jo te shtyhet. Kushtet e pendimit siç i dimë janë tri: Braktisja e mëkatit, keqardhja për bërjen e mëkatit dhe vendosmëria për te mos iu kthyer me atij mëkati.
Kjo nëse ka te beje me ndonjë mëkat te njeriut ne raport me te Madhin Allah, sepse nëse është ne raport njeri-njeri, atëherë ekziston edhe kushti i katërt i pendimit e ai është: T’ia kthej hakun vëllait dhe t’ia kërkoj hallallin.
Argumentet për pendim janë Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmai. Sa i përket argumenteve kur’anore ja një sa për ilustrim. Thotë Allahu: ” أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا تُوُؚوا إِلَى اللَّهِ تَوَؚْةً نَصُوحًا 8. O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë “. (Tahrim, 8)
Ndërsa nga sunneti, Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se ai e kishte dëgjuar Pejgamberin, alejhi selam, duke thënë: “والله إني لأستغفر الله و أتوؚ إليه في اليوم أكثر من سؚعين مرة Pasha Allahun! Unë kërkoj falje dhe pendohem tek Allahu gjate ditës më shumë se 70 herë”. (Buhariu)
Ndërsa sa i përket ixhmait, i tërë ummeti, qysh prej fillimit, janë dakorduar dhe pajtuar se pendimi nga mëkatet është obligim.
Dijetaret u pajtuan për këtë, por diskutuan rreth asaj se a duhet t’ia kërkoj hallallin apo jo atij, qe e ka përgojuar.
 Një grup mendon se ata nuk duhet kërkuar hallallin, sepse ai mëkat mbetet ne mes tij dhe Allahut. Pastaj ai nuk ka cenuar pasurinë dhe as trupin e te përgojuarit. Kjo madje nuk është as padrejtësi ose zullum sepse zullumi është ne gjera, qe mund te kompensohen, si pasuri, etj.
 Një grup tjetër mendojnë se përgojimi është zullum dhe njeriu duhet te kërkojë falje (bej istigfar) për atë, qe e ka përgojuar.
 Grupi i trete thonë se përgojimi është zullum deh se njeriu duhet t’ia kërkojë vëllait te vet hallallin.
Mendimi i fundit duket te jete me i qëlluari sepse fukahatë ose juristet islam janë pajtuar se shpifja është zullum, qe ndëshkohet me kode penal, edhe pse ky zullum nuk është as ne pasuri dhe as ne trup, por është ne nder. Pa kjo automatikisht zhvleftëson mendimin e pare.
Ndërsa sa i përket mendimit te dyte, nëse vërtetohet se diç është zullum atëherë patjetër duhet kërkuar hallallin për te sepse istigfari nuk e shlyen dot atë.
 Ekziston edhe një mendim i arte, i cili thotë se: Nëse njeriut nuk i arrin përgojimi yt, atëherë mjafton me keqardhje (pishmanllek) dhe kërkim falje për te, ndërsa nëse i arrin, atëherë duhet kërkuar hallallin atij. Nëse njeriu, sipas këtij mendimi, e përgojon dikën ne ndonjë ndeje, duhet te kthehet prape atje dhe t’iu tregoje se ai e ka thënë te pavërtetën për te. Këtë mendim e ka përfaqësuar edhe Shejhu i madh, Imam Neveviu, Allahu e paste mëshiruar.
Pastaj, nëse vie puna deri tek kërkimi i hallallit, a duhet t’ia cekim njeriu fill e për pe atë qe ia kemi thënë te tjerëve për te apo mjaftojmë ne mënyrë te përgjithshme?
 Disa kane thënë se patjetër duhet treguar detajet sepse ndodhe qe njeriu te fale për diç por edhe te mos fale për gjera tjera. Ndodhe qe fjale e tij ka lënë gjurme te këqija te njerëzit dhe kjo e rendon atë. Neveviu këtë mendim e ka parapare si te sakte.
 Disa kane thënë mjafton me mënyrën e përgjithshme sepse ai qe e ka bere nijjet ta beje hallall dhe te ta fale këtë gabim, sado qe te jete i madh do ta fal.
Shënim: Një grup i selefit, respektivisht gjeneratës sonë të parë, nuk pranonin t’ua bënin njerëzve hallall nga droja se mos njerëzit do ta marrin këtë si mjet dhe do te përhapët përgojimi( ).

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s