IBRAHIM B. ED’HEM

IBRAHIM B. ED’HEM

“Nuk jam prej të devotshmëve por i dua ata”
Imam Shafiu

Të shkruash për Ibrahim b. Ed’hemin përveç asaj kënaqësisë shpirtërore qe arrin duke pare çudira nga besimi dhe shëmbëlltyra e një muslimani te ndershëm, gjithashtu arrin edhe deri tek disa te vërteta të rëndësishme se misticizmi i vërtetë nuk pengon nga jeta aktive; qofte pune, qofte xhihad. Ibrahimi ne vete përmblodhi cilësitë e një asketi punëtore për kafshatën e gojës dhe luftëtarë ne rrugën e Allahut, ku edhe e përfundoi jetën e tij.
Artikulli ynë për Ibrahim b. Ed’hemin është përshkrues me porosi te fshehura brenda rreshtave dhe thënieve te tij për ata qe kane keqkuptuar asketizmin (zuhdin) dhe i kane dhënë forme dhe pamje te jashtme qe nuk përputhet assesi me shpirtin e tij te vërtetë. Zuhdi nuk d.t.th.: te largohesh nga urdhërimi për te mire dhe ndalimi nga e keqja, zuhdi nuk d.t.th.: te mos punosh, te mos luftosh ne rrugën e Allahut por vetëm te shtrihesh ne ndonjë qoshe dhe te kërkosh nga njerëzit ndonjë cope buke.
Emri: Ibrahim b. Ed’hem b. Mensur b. Jezid b. Xhabir el-Ixhli apo et-Temimi me prejardhje prej Horasanit dhe pastaj banor i Shamit(1).
Lindi: Ibrahimi lindi ne Mekke kur babai dhe nëna e tij kishin shkuar për ta kryer haxhin(2). Lindja e tij ndodhi aty kah vitet 100 sipas hixhrit. Thuhet se babai i tij e mori dhe e dërgoi në Qabe dhe iu thoshte njerëzve: Luteni Allahun që djalin tim ta bëjë një rob të sinqertë! (3)
Transmetoi prej: Babait të vet, prej Muhammed b. Zijad el-Xhemhiut, shoqëruesit të Ebu Hurejres, Ebu Is’hak es-Sebiit, Mensur b. Mu’temirit, Malik b. Dinarit, Ebu Xha’fer b. Muhammed b. Alijj-it, Sulejman el-A’mesh-it, Ibni Axhelanit, Mukatil b. Hajjanit(4).
Transmetuan prej tij: Damreh b. Rebiiah, Bekijjeh b. Velid, Muhammed b. Humejr, Halef b. Temim, Muhammed b. Jusuf el-Ferjabi, Ibrahim b. Besh-shra el-Hurasani, shërbëtor i tij, Sehl b. Hashim, Utbe b. Seken, Imam Evzaiu dhe Ebu Is’hak el-Fezzari.
Grada e tij në transmetime: Imam Nesaiu ka thënë se është i besueshëm (thikah)(5).
Jeta: Babai i tij ishte prej mbretërve dhe njerëzve më të pasur të Horasanit. Në fillim bëri jetë luksoze(6); hante ushqimet më të mira, vishte rrobat më të shtrenjta dhe kalëronte kalin më të mirë. Një ditë u ndesh me një plak i cili e morri frerin e kalit të tij dhe me një zë qortues i tha: “Ibrahim a është kjo për të cilën je krijuar ose je urdhëruar që të bësh këtë?” Fjalët e plakut gjetën rrugën për në zemrën e Ibrahimit. Që nga ky moment ai u betua se do të jetonte për qëllimin e krijimit(7) meqë All-llahu, subhanehu ve teala, thotë në Kur’anin Famëlartë:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (edh-Dharijat, 56)
Në librat e asketëve (sufistëve) kjo ngjarje rrëfehet më ndryshe se kinse atij i ka ardhur një zë prej qielli e ë ka thënë nuk të kam krijuar për zbavitje, etj (8).
Ibrahimi nuk ishte një asket qe te veçohej vetëm me adhurim e më pas te jetonte nga mëshira e njerëzve, jo, ai krahas adhurimit, punonte dhe hante prej dorës se vet. Punonte në ara; korrte, fshinte, vjelke, barte, dhe ishte shume i gjalle ne pune saqë një dite kishte punuar sa punojnë dhjete veta dhe recitonte:
Merre Allahun për ndihmëtarë e lëri njerëzit anash
Modestia e tij: Ishte i modest dhe mjaftohej me ushqim të thjeshtë bukë dhe vaj ulliri. Thoshte Kam frikë se All-llahu, subhanehu ve teala, nuk do të më shpërblen për lënien e ushqimit të mirë sepse unë me të vërtetë nuk e dua.
Kur punonte i recitonte këto fjalë:
Merre All-llahun për mik dhe lëri njerëzit anësh(9).
Rrobat e tij ishin të thjeshta, agjëronte edhe gjatë udhëtimit, natën nuk flinte mendonte shumë, paratë që i fitonte me punë nuk i prekte me dorë…
Sufjan b. Ujejne rrëfen: U pyet Ibrahimi: Sikur të martoheshe? Tha: Do ta bëjë një gjë të tillë po të kisha mundësi ta shkurorëzoja veten time(10).
Kur ulej me Ibrahim Ed’hemin Sufjani fliste shumë pak.
Thoshte: Nuk është i sinqertë robi që dëshiron të jetë i njohur. Imam Dhehebiu duke i komentuar këto fjalë tha: Ndodhë që robi i sinqertë të sprovohet me popullaritet dhe kur t’i përmenden këto fjalë ai nuk i refuzon e as që e arsyeton vetën dhe thotë: All-llahu e mëshiroftë njeriun që mi tregon mangësitë. Atë nuk e mashtron vetja…(11)
Ka thënë: Mbreti i padrejtë është i njëjtë me vjedhësin, dijetari jo i devotshëm është i njëjtë me ujkun, ai që e nënshtron vetën para tjetërkujt përpos All-llahut është si qeni(12).
Në nje natë të ftohtë u ndal me shokët e tij pranë një xhami të braktisur dhe të gjithë u shtrinë për të fjetur përpos Ibrahimit i cili me trupin e tij e mbyllte derën që t’i mbron shokët nga ftohti.
Gëzimi më mi madh për shokët e tij ishte çasti kur Ibrahim ibën Ed’hemi pranonte diç nga malli i tyre.
Ka thënë Halef b. Temimi: E pyeta Ibrahimi: Sa u bën që je në Sham? Tha: 24 vjet. Nuk kam ardhur as për lufte dhe as për xhihad por kam ardhur ta ngopi barkun tim me bukë hallall(13).
Thoshte: Nuk është i sinqerte me Allahun ai që e do popullaritetin dhe famën(14 ).
Rrëfen Ibni Besh-shari: Një mbrëmje unë dhe Ibrahimi nuk kishim çka të hamë. Erdhi një njeri na solli 8 buke te vogla (kifle) dhe shume hurma. Hyri një lypës dhe kërkoi buke. Ibrahimi ia dha tri buke dhe një hurme, mua m’i dha tri buke ndërsa vet i ngrëni dy bukë të vogla. Isha me të dhe kaluam pranë një varri kur ja Ibrahimi qau dhe e luti Allahun ta mëshironte atë njeri të vdekur. Ky është varri i Humejd b. Xhabirit, vali i të gjitha këtyre vendeve këndej. Ishte i zhytur në kënaqësitë e kësaj bote por Allahu e shpëtoi prej tyre. Jam informuar se ai një dite ishte gëzuar me diç dhe kur ra të flejë pa në ëndërr një njeri me një libër të artë në dorë, të cilin e hapi dhe ku qëndronte: Mos e favorizo një gjë kalimtare ndaj asaj të përhershmes, mos u mashtro me pushtetin tënd ngase ky do të ishte i mirë po të mos kishte fund, ky është gëzim dhe kënaqësi po të mos ishte mashtrim, kjo është dite (kur ti je i fortë) po të dihej sigurte se e ka edhe të nesërmen (që t’i nuk do të mposhtesh, vdesësh apo mbytesh), andaj shpejto dhe nxito tek Allahu ngase Allahu thotë:
Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit”. (Ali Imran, 133).
U zgjua i frikësuar dhe tha: Kjo është një vërejtje dhe këshille prej Allahut. E lëshoi mbretërinë e vet dhe shkoi në këtë mal ku e adhuroi Allahun derisa vdiq(15).
Bekijje b. Velid rrëfen: Më ftoi Ibrahim b. Ed’hemi në ushqim dhe shkova. Erdhi e tha: Hani me bismilah! Kur e kryem ushqimin i thashë shokut të Ibrahimit: Më trego për ndonjë rast që ka qenë më i vështirë prej se ti e shoqëron Ibrahimin!
Ishim në një mëngjes dhe nuk kishim me çka të hamë -filloi të tregonte shoku i tij- kështu që i thashë: O Ebu Is’hak, a të shkojmë e te punojmë në ara në Rresten, vend në Sham në mes Hamat-it dhe Himsit, që të hamë? Shkojmë- tha Ibrahimi.
Erdhi një njeri dhe më mori mua por jo edhe Ibrahimin me arsyetim: Nuk kam nevoje për të, qenka i dobët. Pas pak kohe bisede e binda njeriun kështu që derisa mua më mori për një dërhem atë e mori për 2/3 e dërhemit. Kur e përfunduam punën bleva ushqim me paratë e mia dhe kreva nevojat tjera ndërsa me pjesën e mbetur iu bëra mirë nevojtarëve. E shtrova bukën për ta ngrënë por Ibrahimi qau e tha: Ne e morëm shpërblimin por a thua e kryem punën siç duhet? U hidhërova. Më tha: A më garanton se ne ia kemi dhënë hakun punës së tij? E mora ushqimin dhe e dhashë sadaka (lëmoshë) (16).
Ibrahimin e urrente mendjemadhësinë dhe thoshte: Keni kujdes nga mendjemadhësia dhe mashtrimi me vepra tuaja. Shikoni në ata që janë nën ju e jo në ata që janë mbi ju. Kush përulë veten e tij Allahu do ta ngrije, kush i nënshtrohet Allahut Allahu do ta bëjë krenar, kush ia ka frikën Allahut Allahu do ta ruaj dhe kush e respekton Allahun Allahu do ta shpëtojë.
Ibrahimi e pyeti Shekikun: Në çfarë bazash e keni dertuar drejtimin tuaj asketik? Nëse kemi çka të hamë hamë e nëse nuk kemi durojmë. Kështu janë qentë e Belhit- i tha Ibrahimi. Kur të kanë hanë e kur nuk kanë durojnë. Bazat tona janë: Kur të kemi ua japim të tjerëve e kur nuk kemi falënderojmë. Shekiku erdhi iu ul para dhe i tha: Ti je mësuesi jone(17).
Një dite derisa Ibrahimi ishte duke ruajtur një vreshtë kaloi pranë tij një njeri dhe i tha: Ma jep pak rrush! Zotëriu i kopshtit nuk më ka dhënë leje për këtë -i tha Ibrahimi. U bë gati t’i binte me shkop në kokë. Ibrahimi e uli kokën dhe i tha: Godite një kokë që kohë të gjatë i bën mëkat Allahut. Njeriu e la dhe shkoi.
Ka thënë Alijj b. Bekari: Ishim duke ndejtur në Meisah dhe në mesin tonëe ishte Ibrahimi. Erdhi një njeri prej Horasanit dhe tha: Cili prej jush është Ibrahimi? Ky, ky-i thane. Vëllezërit tu më kanë dërguar tek ti. Kur ia përmendi vëllezërit Ibrahimi e kapi për dore dhe e afroi: ?farë të solli tek unë? Unë jam rob dhe me vete kam dhjetë mijë dërhem, një kali dhe një mushkë, të cilat t’i kanë dërguar vëllezërit tu. Nëse e thua të vërtetën ti je i lirë dhe tërë atë që solle merre por mos i trego askujt(18).
Dijetaret për të: AbduRrahman b. Mehdi ka thënë: E pyeta Ibën El Mubarekun prej cilit ka dëgjuar Ibrahim ibën Ed’hemi? Më tha: Ka dëgjuar prej shumë njerëz. Ishte njeri me vlerë, nga pamja e jashtë nuk dallohej me ndonjë adhurim të veçantë. Nuk hante me njerëz dhe atëherë kur ulej me ta ishte i fundit që fillonte me ushqim…
Bishr el-Hafiu rrëfen: Na ka rrëfyer Jahja b. Jemani se kur Sufjani ulej me Ibrahim b. Ed’hemin nuk fliste (por dëgjonte atë) (19).
Ibën Rexhebi thotë: Shembulli i haxhxhit të pranuar është haxhxhi i Ibrahimit dhe shokut të tij me të cilin udhëtuan prej Horasanit deri në Mekke. Pas haxhxhit ai u largua nga pasuria dhe fama që e pati, zgjodhi jetën modeste duke u vetmuar për të adhuruar All-llahun, subhanehu ve teala. U pajtua me furnizimin e pakët që e fitonte duke punuar gjatë korrjeve dhe duke ruajtur kopshtet(20 ).
Sufjani Eth Theuri shoku i tij kështu e përshkruante: Ibrahimin e përngjasonin me Ibrahimin, alejhi’s selam. Po të ishte prej gjeneratës së as’habëve do të ishte prej të dalluarve (21).
Halef b. Temimi rrëfen: E kam dëgjuar Ibrahimin duke thënë: Më pa Ibni Axhlani dhe u kthye kah kibleja e bëri një sexhde e më pas tha: E bëra një sexhde falënderimi për Allahun kur të pashë(22).
Urtësi të tij: Erdhi një njeri te Ibrahim ibn Ed-hemi dhe i tha: “O Ebu Is-hak, e kam tepruar në mëkate… Më trego diçka që të largohem nga këto mëkate dhe ta ndriçoj jetën! I tha Ibrahim Ed-hemi: Nëse i pranon pesë kushte, të cilat do t’i veprosh para se të biesh në mëkate atëherë mos u mërzit nga demi i mëkatit.
I tha njeriu: M’i trego ato o Ebu Is-hak!
Ibrahimi tha: Sa i përket të parit, kur dëshiron t’i bësh mëkat All-llahut të Lartësuar mos u ushqe nga rrisku i Tij!
Tha njeriu: E nga te ushqehem unë, kurse çdo gjë qe është ne toke është nga furnizimi i Tij?!
Ibrahimi iu përgjigj: Vallë, a rehatohesh që të ushqehesh nga rrisku i tij dhe t’i t’ia kthesh me mëkat?!
Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e dytë!
I tha Ibrahimi: Kur dëshiron t’i bësh mëkat All-llahut mos bano në tokën e Tij!
Iu përgjigj njeriu: Kjo qenka më e rëndë se sa e para, e ku të banoj unë pra?!
I tha Ibrahimi: O ti njeri, a je i rehatshëm të banosh në tokën e Tij dhe aty t’i bësh mëkate Atij?!
Tha njeriu: Jo. Me trego për kushtin e tretë!
I tha Ibrahimi: Kur dëshiron që t’i bësh mëkate Atij, dhe të ushqehesh nga furnizimi i Tij dhe të banosh në tokën e Tij, atëherë shko në një vend që nuk të shikon as All-llahu dhe bëre mëkatin.
Tha njeriu: O Ibrahim çka është kjo?! Si mund ta bëjë këtë kurse Ai sheh atë që është në fshehtësi?!
Ia ktheu Ibrahimi: O ti njeri, si ke mundësi që të ushqehesh nga furnizimi i Tij, të banosh në tokën e Tij dhe ti i bën mëkate Atij kur e din që Ai të sheh ty kur bën mëkate në fshehtësi dhe haptazi?!
Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e katërt!
I tha Ibrahimi: Kur të vjen meleku i vdekjes që të ta merr shpirtin tënd, thuaj atij: “Më vone pak, derisa të pendohem sinqerisht dhe të bëj vepra të mira”!
Tha njeriu: Po ai nuk do ta pranoje këtë gjë nga unë!
I tha Ibrahimi: Si ke mundësi që të vazhdosh në mëkate pasi e di që për ty do të ketë fund dhe nuk ke mundësi qe ta shtysh vdekjen deri qe te pendohesh, dhe se meleku nuk e pranon nga ti kërkesën për vonim?!
Tha njeriu: Më trego për kushtin e pestë!
I tha Ibrahimi: Kur te vijnë Zebanijte (Melaiket e xhehennemit) Ditën e Kiametit qe te marrin për ne zjarr, ti mos prano qe te shkosh me ta!
Tha njeriu: Ata nuk do te me lejojnë, dhe nuk do te pranojnë këtë nga unë!
Ne fund iu drejtua Ibrahimit dhe i tha: O Ibrahim, me mjafton… me mjafton kaq, kërkoj falje nga All-llahu dhe pendohem tek Ai.
U pendua ky njeri dhe u largua nga te gjitha mëkatet dhe iu nënshtrua All-llahut me adhurim derisa u nda nga kjo bote.
Allahu nuk do ta ndëshkoje robin, te cilin e ka inspiruar me istigfar-kërkim falje te mëkateve.
Kush nuk ngushëllon dhe ndihmon njerëzit me pasuri, ushqim dhe pije atëherë te paktën le ta beje këtë me buzëqeshje dhe moral te mire.
Dëshiron te lutesh?! Ha ushqim hallall dhe lutu çka te duash!
Ibrahimi lutej shpesh: O Zoti im! Me bart nga poshtërimi i mëkatit ndaj teje ne krenarinë e adhurimit për Ty!
Te jesh i devotshëm ne post udhëheqës është me vështirë se sa te jesh i tille ne ar dhe argjend ngase ti i shpenzon këto dyja për arritjen e atij posti.
?udi me njeriun; bëhet koprrac me dunja ndaj shokëve te tij ndërsa behet bujar me xhennet ndaj armiqve (djallit) te tij.
Një njeri iu ankua Ibrahimit shume për anëtarë te shumte te familjes. Ibrahimi i tha: Ma dërgo secilin anëtarë qe nuk e ka furnizimin e caktuar tek Allahu. Njeriu heshti.
U pyet: Cilat janë shenjat e pendimit? Tha: Qajtja për atë që ke bere, frika e ankthshme për rënien ne mëkate, largimi nga vëllezërit e këqij dhe shoqërimi i njerëzve te mire(23).
Fjala qet ne shesh mendjelehtësinë e mendjelehtit dhe mençurinë e te mençurit(24).
Tevekkuli është qetësimi i zemrës me caktimin (premtimin) e Allahut.
Kush ankohet për një fatkeqësi që i ka ndodhur tek dikush përveç Allahut kurrë nuk do ta gjeje kënaqësinë e adhurimit.
Nëse ke dëshirë te jesh i qete ha çka te fitosh, vesh çka të gjesh de pajto me atë qe Allahu ka caktuar për ty.
Askush nuk është me i dashur për mua se sa mysafiri ngase furnizimi i tij është tek Allahu ndërsa shpërblimi me mbetet mua.
Vdekja: 140(25), 161(26) ose 162 hixhrijj(27). ?shtë thënë edhe ndryshe: Ibni Asakiri mendon se ai ka vdekur me 194 h. derisa Ibnu’l Xhevzijjeh mendon se ai ka vdekur më 153 h (28).
Ibrahimi vdiq duke qene ne lufte-xhihad ne një prej ishujve te detit te mesëm. Kur pa se po vdes kërkoi nga shokët t’ia sjellin harkun dhe ia sollën. E kapi ne dore dhe vdiq ashtu. ?shtë thënë se ai ka vdekur gjate një ekspedite detare kundër bizantineve. U varros ne qytetin Xhebele ne bregdetin sirian. Ne “Mu’xhemu’l buldan” thuhet se ai ka vdekur ne një kala ne vendet romake(29 ).
Sedat G. ISLAMI
27-7-2007, e xhuma
Vushtrri, Kosovë

————————

1. Tehdhibu’t tehdhib, pjesa 1, f. 88.
2. Sijeru a’lami’n nubela, vell. 7, f. 387-396
3. El vafi bi’l vefejat, es-Safdijj, pjesa 2, f. 205.
4. Tehdhibu’t tehdhib, pjesa 1, f. 88.
5. El iber fi haberi men gaber, Imam Dhehebiu, vell.1, f. 44
6. http://www.arab-ency.com/index.php?module=pnEncyclopedia&func=display_term&id=1457
7. http://www.albislam.com/alim/
8. http://www.alfeqh.com/montda/index.php?shoëtopic=11517
9. Sijeru a’lami’n nubela, vell. 7, f. 387-396
10. http://www.alfeqh.com/montda/index.php?shoëtopic=11517
11. http://www.albislam.com/alim/
12. Sijeru a’lami’n nubela, vell. 7, f. 387-396
13. Ibid.
14. Ibid.
15. El vafi bi’l vefejat, es-Safdijj, pjesa 2, f. 205.
16. Sijeru a’lami’n nubela, vell. 7, f. 387-396
17. Vefejatu’l a’jan, vell.1, f. 31-32
18. Ibid, vell.1, f. 442
19. Sijeru a’lami’n nubela, vell. 7, f. 387-396
20. http://www.albislam.com/alim/
21. Sijeru a’lami’n nubela, vell. 7, f. 387-396
22. Ibid.
23. Tabekatu’l evlija, Ibni el-Mulekkan, v.1, f. 6
24. http://www.islamselect.com/php2/article.php?ln=1&ref=39242
25. Vefejatu’l a’jan, vell.1, f. 31-32
26. Tabekatu’l evlija, Ibni el-Mulekkan, v.1, f. 1
27. Tehdhibu’t tehdhib, pjesa 1, f. 89.
28. Tabekatu’l evlija, Ibni el-Mulekkan, v.1, f. 4
29. http://www.arab-ency.com/index.php?module=pnEncyclopedia&func=display_term&id=1457

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s