Islami në mes injorancës së bijve të tij dhe armiqësisë së armiqve të tij

Islami në mes injorancës së bijve të tij dhe armiqësisë së armiqve të tij

Nga: Sedat Gani Islami

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botërave ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin, të birin e Abdullahut, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim, më pas:

Vëllezër të nderuar, motra fisnike! Ndoshta keni menduar për fatkeqësitë dhe të ligat, të cilat e kanë goditur ummetin islam dhe keni ndier dhimbje dhe ndieni nga ajo që shihni e dëgjoni çdo dite! Dhimbjet nuk kanë të ndalur, madje nga ditë në ditë vetëm sa vijnë e shtohen por çudi e shkuar çudisë se sot shef shumë muslimanë, madje në mesin e tyre edhe dijetarë, të cilët iu flasin njerëzve për të ligat dhe fatkeqësitë e këtij ummeti dhe fjalën e parë, te cilën e thonë është: Ku është Spanja, të cilën e sunduam shekuj me radhë? Ku është kjo e ajo? Ku është… Ne ishim kështu… Ne sunduam këtë… Ne ishim prijëtarë të shkencave… Gjithmonë “ishim” e asnjëherë jemi…

Por, mua ka kohë qe një pyetje më qarkullon në zemër dhe pyes këtë dhe atë: Nëse ummeti islam e ka humbur Spanjën në të kaluarën ndërsa në vendet tjera ka qenë i fortë dhe me ndikim, përse nuk qani sot kur shumica e tokave islame janë pushtuar (në një apo formë tjetër), përse qëndroni këmbëkryq e nuk ndihmoni vëllezërit tuaj, përse iu ndihmoni armiqve tuaj, përse për hatër te armiqve të Islamit ndryshoni planprogramet tuaja arsimore islame në shkolla? Përse? Pyetje te shumta por pa përgjigje… Po, pa përgjigje.

Ndodhë të shohësh njerëz tjerë, te pyesin për fatkeqësitë e ummetit por çështja e tyre është çështje gafilësh (te pakujdesshëm); pyesin për to ndërsa ata në të vërtetë janë shkaktare te drejtpërdrejtë te tyre.
Pyesin: Përse po e përjetojmë këtë poshtërsi? Përse po e përjetojmë këtë nënçmim? Përse jemi kaq shumë të dobët? Përse…? Përse? A nuk po shef se si popujt tjerë kanë përparuar, madje kanë arritur edhe në Hënë, kanë shpikur aeroplanë dhe armë moderne? Ndërsa ne nuk kemi shpikur asgjë, nuk kemi prodhuar asgjë, madje edhe ushqimet kryesore, bukën, e importojmë nga jashtë, unë mëndoj se sot te flasësh për fe ose te mbahesh për te nuk është shpëtim?

Subhanallah! I Lartësuar qofte Allahu! Mysliman dhe thotë këto fjale ndërsa në anën tjetër te ankohet për fatkeqësitë e ummetit islam dhe shtiret se kinse ndien dhimbje për të?!

Meqë më ka rënë shpeshherë të më pyesin për gjëra te tilla, vëndosa që edhe unë te pyes një dite njërin prej tyre (emri nuk është me rëndësi):

Te pyes për Allahun! A ke mundësi t’iu përgjigjesh ca pyetjeve te mia?
Tha: Po, si jo kur ne jemi duke diskutuar për zgjedhjen e problemit!
I thashë: para se tua shtroj zotëri filan disa pyetje, po kam dëshirë te bëj një përshkrim te shkurtër historik te këtij ummeti: Ju e dini se Allahu,subhanehu ve teala, kur e dërgoi Muhammedin, e dërgoi te vetëm; as shok, as ndihmëtar, as përkrahës, përveç Allahut te Vetëm. Pastaj deshi Zoti e numri i pasuesve te tij u shtua dukshëm, madje kaloi dhjetëra e qindra mijëra; u hapen shumë vende, u çliruan shumë shtete dhe ja ne sot, falë ndihmës së Allahut, ende jetojmë nen hijet e tyre, sepse nga ajo që na lanë si trashëgimi vetëm kemi humbur e nuk kemi shtuar asgjë.
Edhe pse numri i tyre ishte pak ne krahasim me armiqtë e tyre, nuk të bie të dëgjosh për ndonjë betejë e te mos kenë dalë ngadhënjimtarë.
çfarë iu ndihmoi? çfarë i beri te fitojnë dhe të ngadhënjejnë ndaj armiqve të tyre? Shpenzimi për deve ose kuaj (lexo sot: vetura) luksoz?!
Shpenzimet për ngopjen e epsheve të tyre? Jo për Zotin, ajo qe i bëri te fitojnë është pikërisht adhurimi i tyre për Allahun dhe respekti i tyre për Pejgamberin, Alejhi selam. Ata shpenzonin pasuritë e tyre për hirë të Allahut, iu ndihmonin vëllezërve te tyre për hirë të Allahut, Subhanehu ve teala, iu shmangeshin ndalesave, e favorizonin fenë madje ndaj vetvetes së tyre; a nuk ke dëgjuar për Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur me të, se kishte shpenzuar tërë pasurinë e tij për hirë të Allahut?! Nuk është ai i vetmi që beri këtë, por ka shumë të ngjajshëm me të. Ata nuk duronin poshtërsinë por kur ngritej flamuri i xhihadit, i shihje të gjithë pas tij, përveç atyre që ishin të sëmurë, ose fukara dhe nuk kishin armë. Këta te fundit nuk gëzoheshin pse nuk shkonin në luftë, që të vëjnë jetën e tyre në rrezik, jo pasha Allahun, por qanin nëse nuk i epej shansi për xhihad ne rrugën e Allahut. Pastaj erdhën gjenerata tjera, të cilat menduan se kultura e fqinjëve pabesimtarë është më e mirë sesa feja e tyre, keshtuqë filluan t’i emitojnë pabesimtarët, të ushqehen me idetë dhe mendimet e tyre dhe si rezultat i mbuloi nënçmimi e poshtërsia, fatkeqësitë, luftërat e pamëshirshme, copëtimet…ne te gjitha anët, siç po shef edhe ti sot.
Pastaj iu drejtova beshkefolesit tim dhe i thashë: A me lejon të të pyes tani kur pashe ne fytyrën tënde shenja, që tregojnë për pendimin tënd?
Tha: Urdhëro!
Thashë: Sa vjeçar je?
Tha: 55
Thashë: çfarë detyre ushtroni?
Tha: Mesimdhënës ne Universitet.
Thashë: Gjate tërë këtyre viteve, çfarë ke kontribuar për këtë ummet? Sa para ke shpenzuar për hire te ngritjes se Islamit? Sa herë i kryen namazet tua? A ke nxjerrur zekatin e pasurisë sate? A ke shkuar ne Haxh? A i ke ndihmuar vëllait tënd? A ke qenë bamirës ndaj fqiut?, e shume pyetje te tjera.
Fatkeqësisht, ne asnjë pyetje nuk mu përgjigj: “Po”, madje as edhe një herë të vetme, kështuqë i thashë: Më trego tani: Përse ndodhin këto fatkeqësi? Kush është shkaktar?
E uli kokën dhe nuk foli asgjë.
I thashë: Ne jemi vëllezër dhe po bisedojmë si vëllezër: Me trego për Evropën ne kohën e Muhammedit, Alejhi selam dhe kohën e shokëve te tij?
Tha: Ne atë kohe ajo ishte ne periudhën e errtë mesjetare, siç e quajnë historianet.
Thashë: Po përse?
Tha: Sepse kisha pëngonte zhvillimin e çdo shkence, e cila ishte ne kundërshtim me mendimet e saj.
U çudita dhe i thashë: Ndoshta mendimi yt për dekadencën e Islamit (si fe) është produkt i krahasimit me kishën?!
Tha: Po.
Thashë: Ti e di se muslimanët në atë kohë botën e udhëhiqnin në dituri e shkenca; librat e tyre ende vazhdojnë të jenë objekt studimi, madje në disa vende, edhe material i parapare për studentë?
Tha: Po, dhe si shëmbull e mori Ibni Sinën (Aviciena) dhe disa te tjerë.
Thashë: Po përse Evropa përparoi me pas?
Tha: Sepse ajo u nda prej kishës.
Thashë: Tani te mbeti radha ty te krahasosh në mes përparimit te myslimanëve dhe dekadencës se tjerëve në të kaluarën dhe dekadencës se myslimanëve dhe përparimit të tjerëve në të tanishmën?
Tha: Po, por si?
Thashë: A nuk u pajtove me mua se muslimanët në të kaluarën udhëhiqnin boten në shkenca?
Tha: Po dhe vazhdoj te mbetem besnikë në këtë.
Thashë: Ku qëndron sekreti i kësaj?
Tha: Mbaheshin për fesë së tyre, e cila fton ne shkencë, dituri dhe madje edhe sakrifikonin për këtë.
Thashë: Po ç’është sekreti i përparimit te jomyslimanëve në këtë kohë?
Tha: Ndarja nga kisha, siç të thash pak më parë.
Thashë: Pra a nuk pajtohesh me mua se kur muslimanet u larguan prej fesë se tyre humbën dhe mbetën në dekadencë dhe prapambeturi dhe i gjeti kjo që shef sot?
Tha: Po, dhe unë jam dëshmitar i kësaj.
Thashë: Andaj a nuk është rruga e krenarisë dhe arritje se nderit kthimi dhe mbajtja për feje?
Tha: Po…
Kjo është përditshmëria e shumë muslimanëve; nuk e njohin fenë e tyre, e akuzojnë me prapambeturi ndërsa harrojnë se fjala e parë dedikuar njerëzimit në Kur’an është urdhër për lexim, studim, mëditim, ndërsa sa i përket kishës, ajo vërtet ndalonte prej kësaj.

Ky krahasim në mes fesh, te vërtetës e të devijuarës, siç beri pak me pare vëllai ynë, është shkak i prapambeturish se jomuslimaneve ne moral, sepse ata gabuan ne raport me Islamin, mënduan se edhe ai ndalon diturinë siç ndaloi feja e tyre. Sa bukur ka thënë një dijetar për nismëtarët e ndarjes nga kisha: “Ah sikur te vinin ne Islam, ta pranonin atë, dhe të vazhdonin në hulumtimet e tyre shkencore, për tu shpërblyer prej Allahut, Subhanehu ve teala”.
Ja kjo ishte injoranca e muslimanëve, ndërsa sa i përket armiqësisë se pabesimtarëve, fol e mos u ndal; nuk lënë shansë pa e shfrytëzuar për dobësimin e Islamit në zemrat e bijve te tij. Është i njohur parimi apo motoja “Shkatërroni Islamin, shfarosni ithtarët e tij!”. Pastaj i shef duke i mashtruar muslimanët e duke iu thënë: Eja te pimë verë (te cilën e quajnë pije shpirti, jete) sepse ne nuk do të jetojmë gjithë dhe t’i harrojmë lodhjet e punës! Ejani te shikojmë filma te fëlliqur, revista amorale, sepse shikimi ne sendin e bukur nuk është i ndaluar. Eja te marrim pjesë në këtë koncert, eja këtu, eja atje…

Muslimani i mashtruar harron te vërtetën dhe mendon se kjo është kulturë, ky është civilizim dhe e shef të punojë me zell për përhapjen e kësaj “kulture”.

Mos harro vëlla se një dite do te thotë: Eja me mua sëbashku për ne zjarr (xhehennem)!

Prej shembujve më të mirë për këtë, ke shembullin e gruas muslimane, Emine Vedud, e cila në Amerikë, pretendon të drejtat e gruas, duke kërkuar kështu edhe të drejtën për imam gjatë faljes së namazit të përbashkët, burra e gra. Kjo grua e mjerë, ne ligjëratën e së premtes, hytben, kishte thënë se muslimanët gjate tërë historisë së tyre i kanë bërë padrejtësi gruas dhe ia kanë mohuar të drejtat e saja.

Prej nga doli kjo shejtane që të na i përkujtojë gabimet tona gjatë shekujve? A nuk është kjo prej metodave dhe mjeteve të pabesimtarëve për t’i shkatërruar muret e Islamit, të cilat janë dobësuar shumë?!

A nuk janë ekzekutues te këtyre ligjeve muslimanet (e mashtruar)?! Ah çfarë fatkeqësie! Pranë kësaj gruaje dhe te përziera me shume meshkuj shef femra, te cilat falen pa shami. Këtu me duhet te pyes: çfarë gabimi paska bere ummeti islam qe gjate tere këtyre shekujve nuk na ka lajmëruar, qe përveç se lejohet qe gruaja te jete imam edhe i meshkujve, lejohet poashtu te falet edhe pa shami?! Oj shejtane! A ky është moral! A gratë e zhveshura e te lakuriqësuara po paraqitkan kulture? A grate lavire po ua mësuakan njerëzve kulturën dhe civilizimin? Ku i keni mendjet, ku e keni diturinë tuaj. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta”.(Furkan 44). Poashtu thotë” Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët”.(A’raf 179) Dijetari i madh islam, Muhammed Kutb, me kohë e kishte vërejtur këtë çmenduri dhe mu për këtë kishte shkruar nje libër, te cilin ia kishte dedikuar kulturës së sodit, të cilës ia ka dhënë emrin e merituar “Injoranca e shekullit XX”. Vërtet, kjo nuk është kulturë por është injorancë me plotkuptimin e fjalës!

Ne fund te këtij artikulli modest, shfrytëzoj rastin ta përkujtojë veten dhe vëllezërit e mi se nderi dhe krenaria jone është në fenë tonë, dituria është ne fenë tonë, kultura burimore dhe rrënjësore është ne fenë tonë, dhe pasha Allahun, përveç te Cilit nuk ka zot të adhuruar me meritë, nuk do të shpëtojmë nga fatkeqësitë tona derisa t’i kthehemi fesë sonë dhe të mbahemi për të ashtu siç është më së miri! Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre”.(Rra’d 11)

Porosia ime për fund është ajo që na porositi të gjithë neve Pejgamberi Alejhi selam e tha ” …kush jeton pas meje do të përjetojë përçarje të mëdha. Ju e keni obligim te mbaheni për sunnetit tim dhe traditës se Hulefai Rradhidinëve, kapuni për saj me dhëmballe dhe keni kujdes nga gjerat e shpikura (risitë ne fe) sepse çdo e shpikur është bidat (risi) ndërsa çdo bidat (risi) te shpie në zjarr”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s