MOS U HIDHËRO!

MOS U HIDHËRO!

Ebu Hurejre rrëfen se një njeri i kishte thënë Muhammedit: ” أوصني Me këshillo! I tha disa here (ndërsa Pejgamberi i) tha: لا تغضؚ Mos u hidhëro!”. (Buhariu)
Koment
Allahu e krijoi Ademin nga dheu i tokës dhe atë nga te gjitha llojet e dheut, te bardhe e te zi, te mire e te dobët, te bute e te vrazhde, keshtuqe edhe pasardhësit e tij u krijuan te ndryshëm ne natyrën e tyre. Ajo qe iu përshtatet disave, për disa te tjerë është e papranuar dhe nisur nga ky parim, Pejgamberi kujdesej për mentalitetin e pyetësit dhe çdokënd e këshillonte sipas asaj qe ai kishte nevoje dhe i ndihmonte ne pastrimin e shpirtit te tij.
Sahabet e Pejgamberit nxitonin tek ai qe te përfitonin prej thesarit te tij këshilla dhe udhëzime. Prej tyre ishte edhe Ebu Derdaja, i cili me shpirt te etur shkoi tek edukatori i madh, Muhammedi, alejhi selam, ta pyeste për një këshillë, e cila do t’i sillte te mira ne këtë dhe boten tjetër. Pejgamberi ne këshillën e dhënë Ebu Derdase nuk shtoi me shume se: Mos u hidhëro!
Me këtë shprehje te thjeshte dhe te shkurtër, Pejgamberi aludon ne rrezikun e këtij morali te nënçmuar sepse hidhërimi është vorbë sherri, burim belaje; sa lidhje farefisnore janë prishur prej hidhërimit, sa armiqësi janë ndezur, sa krime janë kryer, sa gjera te pahijshme janë bere, prej te cilave njeriu pendohet kur t’i kujton?!
Hidhërimi është ekstremitet i zemrës, është ngacmim ndjenjash, hyn ne brendësi te njeriut keshtuqe e shef njeriun te skuqet ne fytyre, te xixëllojnë sytë e tij. Pasi qe me pare ishte i qete ja tani kalon ne një qenie tjetër duke ndërruar tërësisht nga ajo qe ishte me pare tamam sikurse vullkani, i cili me zjarrin e tij sulmon çdokënd qe ka afër. Mu për këtë, Pejgamberi alejhi selam shpeshherë e përsëriste ne duatë e tij këtë fjali: ” اللهم إني أسألك كلمة الحق في الغضؚ والرضا O Zoti im! Te lus (çdoherë) për te vërtetën ne hidhërim e kënaqësi!”. (Ahmedi) Kjo për faktin se kur hidhërimi ta godet njeriun, e pengon nga thënia e së vërtetës dhe pranimi i saj.
Te paret tanë, selefi, tërhiqnin vërejtjen prej këtij morali te ulet. Aliu kishte thënë: ” أول الغضؚ جنون ، وآخره ندم، ورؚما كان العطؚ في الغضؚ Fillimi i hidhërimit është çmenduri ndërsa fundi është pendim apo ndoshta në të është shkatërrimi”.
Urve b. Zubejri ka thënë: “Në psalmet e Davudit shkruan: O Davud! Ke kujdes nga hidhërimi i tepërt sepse hidhërimi i tepërt është shkatërrues i zemrën se te urtit (mençurit).
Një njeri i mençur i kishte thënë te birit: “O biri im! Mendja gjate hidhërimit nuk është stabile sikurse qe shpirti i njeriut nuk është stabil ne furrat e ndezura keshtuqe njeriu që me se paku hidhërohet është ai qe është më i mençuri”. Një tjetër kishte thënë: ” ما تكلمت في غضؚي قط ، ؚما أندم عليه إذا رضيت Kurrë nuk kam folur gjate hidhërimit tim, me atë qe pendohem pasi qe te qetësohem”.
Prej veçorive, për te cilat Allahu i lëvdoi robërit e Tij ne Kur’an është edhe: ” الذين ينفقون في السراء والضراء والكا؞مين الغي؞ والعافين عن الناس والله يحؚ المحسنين Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit”. (Ali Imran, 134) Ky ajet tregon se njerëzit ndahen ne tri lloje: Ata, qe përmbajnë hidhërimin, ata qe ua falin njerëzve gabimet dhe ata, qe me moralin e tyre te larte, te këqijat e njerëzve i kthejnë me bamirësi ndaj tyre. Kjo na shpie ne një pyetje te rëndësishme: Cilat janë mjetet, te cilat te pengojnë/përmbajnë nga hidhërimi dhe ndihmojnë njeriun ta ketë veten e tij ne kontrolle gjate rasteve te tilla?
Përgjigjën sigurisht se e ka sqaruar feja jone e pastër nëpërmjet disa teksteve, rezymeja e te cilave përmblidhet në:
 Strehimi tek Allahu me dua dhe lutje sepse shpirti është ne dorën e Tij dhe Ai ndihmon për pastrimin e saj. Thotë Allahu: ” وقال رؚكم ادعوني أستجؚ لكم Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem”. (Gafir, 60)
 Kërkimi mbrojtje nga Allahu prej djallit te mallkuar, sepse ai është ndezësi i gacës se hidhërimit ne zemër. Thotë Allahu: ” وإما ينزغنك من ال؎يطان نزغ فاستعذ ؚالله E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut”. (Fussilet, 36) Pejgamberi kaloi pranë dy njerëzve, te cilët grindeshin ndërmjet vete ndërsa njërit iu skuq fytyra dhe iu fryn damarët. Tha Pejgamberi: ” إني لأعلم كلمة ، لو قالها ذهؚ عنه ما يجد ، لو قال : أعوذ ؚالله من ال؎يطان ، ذهؚ عنه ما يجد Unë e di një fjale, qe nëse e thotë, do t’i kaloj hidhërimi. Nëse thotë: Eudhu Bil-lahi Minesh Shejtani Rraxhim (Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej djallit te mallkuar) do t’i kaloj ajo qe ndien (hidhërimi)”. I hidhëruari duhet ta shpeshtoje përmendjen e Allahut dhe kërkimin falje sepse kjo e ndihmon për qetësimin e zemrës dhe largimin e menjëhershëm te hidhërimit.
 Meditimi i shpërblimit te madh te Allahut për atë qe përmban veten gjate hidhërimit. Ebu Davudi transmeton me sened te mire se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: ” من ك؞م غي؞ا وهو قادر على أن ينفذه ، دعاه الله تؚارك وتعالى على ر؀وس الخلا؊ق ، حتى يخيره من أي الحور ؎اء Kush e përmban hidhërimin duke qene se ka mundësi ta ekzekutoj atë, Allahu do ta ftoj atë ne prezence të të gjitha krijesave qe t’ia jap shansin te zgjedhe cilën hyri te doje”.
 Përmbajtja nga te folurit, ndërrimi i gjendjes në të cilën është, p.sh nëse është ne këmbë ulet, nëse është ulur shtrihet, siç ka thënë Muhammedi: ” إذا غضؚ أحدكم وهو قا؊م فليجلس ، فإن ذهؚ عنه الغضؚ وإلا فليضطجع Nëse ndokush prej jush është hidhëruar dhe është ne këmbë atëherë le te ulet. Nëse i kalon hidhërimi (mire) e nëse jo atëherë le te shtrihet”. (Ebu Davudi)
 Largimi nga çdo gjë qe shkakton hidhërimin si dhe nga te menduarit për te.
 Ushtrimi i shpirtit për qetësi, rehati dhe zgjedhje te problemeve te ndryshme; te fesë dhe te dunjase.

Marre nga: http://www.islamweb.net
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
7-2-2006, e marte
Brunei Darussalam

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s