NDËRTUESIT E XHAMIVE

NDËRTUESIT E XHAMIVE

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe mbarë pasuesit e tij gjer në amshim!
Ndërtimi i xhamisë ka kuptim te ndërtimit konkret dhe abstrakt. Kjo përfshin ndërtimin dhe themelimin e tyre, shërbimin ne to, pastrimin e tyre, faljen ne to, caktimin e imamëve, muezzinëve, mbajtjen e ligjëratave, mësimin e Kur’anit, fik’hut, tefsirit, hadithit, pagimin e punëtorëve ne to, shtruarja e tyre me qilima apo tepihë, lenia vakf ne o gjera te dobishme, ndriçimi me llamba elektrike, etj. Imam Kurtubiu ne koment te ajetit:
“ِإنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللَّهِ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ
18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë” (Tewbe, 18),
…ka thënë: “Allahu e ka përshkruar me besim atë qe ndërton xhaminë (kuptimisht) me namaz, (konkretisht) pastrim dhe rregullim te gjerave te dobishme (ujë, rryme, etj), si dhe krahas këtyre beson ne Allahun…”.
Allahu ka caktuar shpërblim te madh për atë qe ndërton xhaminë, me te gjitha kuptimet, apo merr pjese ne ndërtimin e saj. Thotë Allahu:
” إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللّهِ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاَةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلاَّ اللّهَ فَعَسَى أُوْلَئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ الْمُهْتَدِينَ
18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)”. (Tewbe, 18)
Nga ky ajet kur’anor kuptojmë se ndërtimi bën fjale për te dy kuptimet, atë abstrakt dhe konkret, ngase njeriu qe ndërton xhaminë e ndërton për tu afruar tek Allahu, si adhurim për Të. Ai pra ndërton xhaminë si respekt ndaj Allahut, gjë qe kuptohet edhe nga ajeti:
“وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَاجِدَ اللّهِ أَن يُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ وَسَعَى فِي خَرَابِهَا أُوْلَئِكَ مَا كَانَ لَهُمْ أَن يَدْخُلُوهَا إِلاَّ خَآئِفِينَ لهُمْ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ وَلَهُمْ فِي الآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ
114. E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh”. (Bekare, 114)
Nga domethënia e kundërt e këtij ajeti kuptojmë se ai qe ndërton xhaminë dhe insiston ne rregullimin e saj, ai ka shpërblim tek Allahu dhe se vepra e tij është vepër e mire, qe meriton lëvdate ne dynja dhe ahiret.
Argumentet nga Kur’ani për ligjësimin e ndërtimin e xhamive
Argumentet fetare për ndërtimin e xhamive kane ardhur ne kuptime te përgjithshme, ne kuadër te dhënies për hire te Allahut, dhe te veçanta, me tekste specifike qe trajtojnë ndërtimin e xhamive.

Tekstet e përgjithshme:

Thotë Allahu:
“لن تَنَالُواْ الْبِرَّ حَتَّى تُنفِقُواْ مِمَّا تُحِبُّونَ وَمَا تُنفِقُواْ مِن شَيْءٍ فَإِنَّ اللّهَ بِهِ عَلِيمٌ
92. Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. اkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di”. (Ali Imran, 92)
Ky ajet nxit dhe stimulon për dhënie ne nisma te mbara për hire te Allahut. Ai ngrit vullnetin e njeriut për te dhënë edhe me te shtrenjtën për Allahun, siç bëri Ebu Talhaja, Allahu qofte i kënaqur me te, i cili kur dëgjoi këtë ajet, dha për hire te Allahut pasurinë me te shtrenjte qe kishte, kopshtin Bejreha.
Thotë Allahu:
” وَمَا يَفْعَلُواْ مِنْ خَيْرٍ فَلَن يُكْفَرُوْهُ وَاللّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ
115. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit”. (Ali Imran, 115)

Tekstet të drejtpërdrejta për ndërtimin e xhamive

1. Thotë Allahu:
” فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَن تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُه
36. (ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij”. (Nur, 36)
Qëllimi me shtëpi këtu janë xhamitë. Kurtubiu përcjell se Muxhahidi dhe Ikrimeja ne koment te : ” أَن تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُه All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij”, kane thënë: Te ngrihen -ndërtohen- dhe lartësohen.
Ndërsa Ibni Sa’di ka thënë: “Këtu hyjnë disa norma dhe rregulla për xhaminë si: ndërtimi, pastrimi nga papastërtitë dhe gjerat neveritëse, ruajtja nga te çmendurit dhe fëmijët, qe nuk kane kujdes nga papastërtitë, nga pabesimtarët, nga fjalët e kota, nga ngritja e zërit pa përmendur Allahun ngase Allahu ka urdhëruar dhe porositur për ndërtimin e xhamive, mbikëqyrjen dhe ruajtjen e tyre”.
Ndërtimi i xhamive ishte pune pejgamberësh. Thotë Allahu:
” وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes – luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di”. (Bekare, 127)
Ky ajet përveç qe tregon se Qabeja është ndërtuar nga Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima’s selam, tregon po ashtu se ndërtimi i xhamive është prej veprave bamirëse, për te cilat njeriu shpërblehet. Kjo vërehet qarte ne fund te ajetit ku Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima’s selam luten tek Allahu për ta pranuar veprën (ndërtimin) e tyre.
3. Thotë Allahu:
” إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللّهِ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاَةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلاَّ اللّهَ فَعَسَى أُوْلَئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ الْمُهْتَدِينَ
18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)”. (Tewbe, 18)
Ky ajet kur’anor është një dëshmi për ndërtuesit e xhamive ngase ndërtimi i xhamive është pune e besimtareve, te cilët kane me se shumti te drejte ne ndërtimin e xhamisë, qofte me kuptim abstrakt –ibadet apo edhe konkret.

Argumente nga sunneti

Janë transmetuar hadithe te shumta përkitazi me ndërtimin e xhamive dhe faljen në to:
1. Transmeton Uthmani, r.a., se e ka degjuar Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam duke thënë:
” مَنْ بَنَى مَسْجِدًا, يَبْتَغِي بِهِ وَجْهَ اللَّهِ بَنَى اللَّهُ لَهُ مِثْلَهُ فِي الْجَنَّةِ
Kush ndërton një xhami, duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut, Allahu ia ndërton atij një te ngjashme ne Xhennet”. (Buhariu dhe Muslimi)
2. Umeri, r.a., transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam duke thënë:
” مَنْ بَنَى مَسْجِدًا يُذْكَرُ فِيهِ اسْمُ اللَّهِ بَنَى اللَّهُ لَهُ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ
Kush ndërton një xhami, ne te cilën përmendet emri i Allahut, Allahu ia ndërton atij një shtëpi ne Xhennet”. ()
3. Xhabir b. Abdil-lahu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
” مَنْ بَنَى مَسْجِدًا لِلَّهِ كَمَفْحَصِ قَطَاةٍ أَوْ أَصْغَرَ بَنَى اللَّهُ لَهُ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ
Kush ndërton për Allahn një xhami, qofte sa strehimorja e thëllëzës apo edhe me e vogël, Allahu do t’ia ndërtoj atij një shtëpi ne Xhennet”. (Sahihul xhamii, 6129)
4. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“إِنَّ مِمَّا يَلْحَقُ الْمُؤْمِنَ مِنْ عَمَلِهِ وَحَسَنَاتِهِ بَعْدَ مَوْتِهِ عِلْمًا عَلَّمَهُ وَنَشَرَهُ وَوَلَدًا صَالِحًا تَرَكَهُ وَمُصْحَفًا وَرَّثَهُ أَوْ مَسْجِدًا بَنَاهُ أَوْ بَيْتًا لِابْنِ السَّبِيلِ بَنَاهُ أَوْ نَهْرًا أَجْرَاهُ أَوْ صَدَقَةً أَخْرَجَهَا مِنْ مَالِهِ فِي صِحَّتِهِ وَحَيَاتِهِ يَلْحَقُهُ مِنْ بَعْدِ مَوْتِهِ
Veprat dhe te mirat, qe i rrjedhin besimtarit edhe pas vdekjes se tij janë: dituria, te cilën e ka mësuar dhe shpërndarë, evlatin e mire qe e ka lënë pas, mus’hafi, qe e ka lënë si trashëgimi, xhaminë, qe e ka ndërtuar, shtëpinë për udhëtarë, kanal uji qe ka lënë, apo sadakanë, qe e ka dhënë prej pasurisë kur ka qene i shëndoshë dhe gjalle. Te gjitha këto i bëjnë dobi njeriut edhe pas vdekjes se tij”. (Sahihut tergib vet terhib, 77)
5. Buhariu dhe te tjerët transmetojnë nga Enesi, r.a., se kur erdhi Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam ne Medine urdhëroi për ndërtimin e xhamisë dhe tha:
” يَا بَنِي النَّجَّارِ ثَامِنُونِي بِحَائِطِكُمْ هَذَا قَالُوا: لَا وَاللَّهِ لَا نَطْلُبُ ثَمَنَهُ إِلَّا إِلَى اللَّهِ
O bijtë e Nexh-xharit! Ma shitni këtë toke! Thane: Jo pasha Allahun! Çmimin e saj e kërkojmë prej Allahut!”.
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ishte një model i sinqerte për sahabet kështu qe kur ai filloi te ndërtonte xhaminë, ata nuk iu ndanë por kontribuuan shume. Thëniet e Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam për ndërtimin e xhamive kishin një vend shume me rëndësi ne jetën e tyre dhe si rezultat, ata ndërtuan xhami te shumta kudo qe shkuan. Ne këtu do te veçonim kontributin e disa sahabeve dhe tabiinëve:
Ebu Bekri para se ta bënte hixhretin kishte ndërtuar një xhami ne oborr te shtëpisë se tij, dhe kështu llogaritet i pari qe ndërtoi xhami ne Islam. Aisheja, vajza e tij dhe gruaja e Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, transmeton se:
“… ثُمَّ بَدَا لِأَبِي بَكْرٍ فَابْتَنَى مَسْجِدًا بِفِنَاءِ دَارِهِ, فَكَانَ يُصَلِّي فِيهِ وَيَقْرَأُ الْقُرْآنَ فَيَقِفُ عَلَيْهِ نِسَاءُ الْمُشْرِكِينَ وَأَبْنَاؤُهُمْ يَعْجَبُونَ مِنْهُ وَيَنْظُرُونَ إِلَيْهِ, وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ رَجُلًا بَكَّاءً لَا يَمْلِكُ عَيْنَيْهِ إِذَا قَرَأَ الْقُرْآنَ, فَأَفْزَعَ ذَلِكَ أَشْرَافَ قُرَيْشٍ مِنْ الْمُشْرِكِينَ
…babait tim, Ebu Bekrit, i erdhi ndërmend ta ndërtonte një Xhami ne oborr te shtëpisë, ku falej dhe këndonte kur[an. Bijtë dhe gratë e pabesimtarëve ndaleshin dhe dëfreheshin me dëgjimin e këndimit dhe shikimit ne të. Ebu Bekri ishte njeri, qe qante shume, kështu qe kur këndonte kur’an nuk mund ta përmbante veten dot. Kjo frikësoi parinë pabesimtare të kurejshitëve…”. (Buhariu)
Ammar b. Jasiri kishte ndërtuar një xhami ne te cilën falej. Ai ishte i pari qe ndërtoi xhami ne Medine. Bazuar ne disa transmetime, Ammari është muslimani i pare qe ne shtëpi ka bere një xhami, ne te cilën falej.
Pjesëmarrja e sahabeve ne ndërtimin e xhamisë se Kuba-se, xhami, e cila është themeluar e dertuar ne baza devotshmërie, siç thotë Allahu:
” لَّمَسْجِدٌ أُسِّسَ عَلَى التَّقْوَى مِنْ أَوَّلِ يَوْمٍ أَحَقُّ أَن تَقُومَ فِيهِ فِيهِ رِجَالٌ يُحِبُّونَ أَن يَتَطَهَّرُواْ وَاللّهُ يُحِبُّ الْمُطَّهِّرِينَ
108. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit”. (Tewbe, 108)
Kjo xhami është ndërtuar po atë dite, qe Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam mbërriti ne Medine dhe është ndërtuar para xhamisë se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam.
Pjesmarrja ne ndërtimin e xhamisë se Pejgamberit,alejhi’s salatu ve’s selam. Enes b. Maliku rrëfen se kur Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam erdhi ne Medine qëndroi dy jave ne një lagje, qe njihej lagjja e Benu Amr b. Avf-ve. Pastaj dërgoi disa njerëz te fisi benu Nexh-xhar, te cilët erdhën me shpata te lidhura. Sikur po e shoh tash te dërguarin e Allahut hipur mbi kafshe, Ebu Bekrin pas tij ndërsa bijtë e fisit benu Nexh-xhar rreth tij…Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam falej kudo qe e zinte koha e namazit. O beni Nexh-xhar! Ma shitni token tuaj (për ndërtimin e xhamisë)! Jo pasha Allahun, ne çmimin e saj e kërkojmë prej Allahut – iu përgjigjen ata. Aty kishte palma hurmeje, varreza te disa pabesimtareve dhe disa gërmadha. Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam urdhëroi qe palmat te priten, varrezat te nxirren prej aty dhe gërmadhat te rrafshohen. Ata recitonin e edhe Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam bashke me ta. Ata thoshin:
” اللَّهُمَّ إِنَّهُ لَا خَيْرَ إِلَّا خَيْرُ الآخرة… فَانْصُرْ الْأَنْصَارَ وَالْمُهَاجِرَةْ
O Zoti jone! Nuk ka te mirë përveç te mirës se Ahiretit andaj ndihmoji ensarët dhe muhaxhirët”. (Buhariu dhe Muslimi)
Omeri nuk mjaftoi me ndërtimin e xhamive por krahas kësaj urdhëroi qe pranë çdo kishe te ndërtohet një xhami.
Kjo vlere e ndërtimit te xhamive nuk është për tjetër vetëm se ato kane rëndësi te madhe ne jetën e muslimanëve. Te paret -selefi- kur çlironin ndonjë vend ndërtonin xhamia shume dhe ua linin disa imamë, si mësues te tyre.
Ndërtimin e xhamive nuk ben ta kryeje askush përveç muslimaneve sikur qe plani i ndërtimit duhet te jete prej muslimaneve. Thotë Allahu:
“مَا كَانَ لِلْمُشْرِكِينَ أَن يَعْمُرُواْ مَسَاجِدَ الله شَاهِدِينَ عَلَى أَنفُسِهِمْ بِالْكُفْرِ أُوْلَئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ وَفِي النَّارِ هُمْ خَالِدُونَ* إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللّهِ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاَةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلاَّ اللّهَ فَعَسَى أُوْلَئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ الْمُهْتَدِينَ
17. Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)”. (Tewbe, 17-18)
Allahu ne ajetin e pare mohoi qe pabesimtarët te ndërtojnë xhami. Ata, ne periudhën paraislame, mendonin se shërbimet rreth Qabesë dhe haxhilereve janë vepër shume e mire e tyre ndërsa Allahu ua ktheu:
“أَجَعَلْتُمْ سِقَايَةَ الْحَاجِّ وَعِمَارَةَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ كَمَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَجَاهَدَ فِي سَبِيلِ اللّهِ لاَ يَسْتَوُونَ عِندَ اللّهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
19. A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë”. (Tewbe, 19)
Me konkretisht, ata mendonin se kjo vepër e tyre është me e mire se sa besimi i muslimaneve, te cilët ndërtojnë xhami dhe e adhurojnë ne to vetëm Allahun. Si mund ta besojnë këtë kur ata për veten e tyre dëshmojnë me pabesim. Këto vepra, qe i imagjinuan si te vërteta, nuk janë te tilla, ngase për te qene vepra e pranuar tek Allahu patjetër duhet te jete vetëm për Te, e jo te jete e përzier me pabesim, siç ishin veprat e tyre.
Xhamitë e Allahut i ndërtojnë ata, qe kane përmbushur pese cilësi, te përmendura ne ajetin e dyte, dhe te cilat janë: besimi ne Allahun sinqerisht dhe pa asnjë njolle politeizmi, besimi ne ditën e fundit dhe gjerat, qe kane te bëjnë me te, si: llogaria, shpërblimi, ndëshkimi, falja e namazit, qe është shtylle e fesë dhe adhurim kryesor ne Islam, dhënia e zekatit, dhe përveç Allahut, askujt nuk ia ka friken.
Edhe pse frika është prej gjurmëve dhe rezultateve te besimit, megjithatë është përmendur si e pavarur për ta zhveshur zemrën e njeriut nga çdo lloj Madhërimi për dikë tjetër përveç Allahut. Kjo për arsye se shkaku kryesor qe i ka shtyre pabesimaret te anojnë ne polioteizem është frika jo prej Allahut por prej te tjerëve. Ata te mjere menduan se putat dhe idhujt mund te bëjnë dem kështu qe ua kishin friken atyre.
Besimtaret, me cilësitë e përmendura me larte, janë ata, qe Allahu ia ka bekuar për udhëzim ne rrugën e drejte, e cila shpie ne kënaqësinë dhe Xhennetet e Allahut te Madhëruar. Nisur nga këtu, ndërtimi i xhamive ne Islam nuk përkufizohet vetëm ne ndërtimin konkret, jo, ai tejkalon këtë suaze te ngushte dhe përfshin edhe ndërtimin abstrakt, e qe është adhurimi, falje, lutja dhe përulja ne to. Xhamitë janë shtëpi adhurimi dhe faljeje për musliamnët, kështu qe ata janë kureshtar për te shkuar atje dhe për t’i falur namazet ne to. Ndoshta nxitës dhe stimulues për këtë është edhe një premise profetike se:
” مَنْ غَدَا إِلَى الْمَسْجِدِ أَوْ رَاحَ أَعَدَّ اللَّهُ لَهُ فِي الْجَنَّةِ نُزُلًا كُلَّمَا غَدَا أَوْ رَاحَ
Kush shkon ne Xhami, Allahu ia përgatit një konak (ashtu siç i behet mysafirit) ne Xhennet sa here qe te shkoje”. (Muslimi)
” مَنْ تَطَهَّرَ فِي بَيْتِهِ ثُمَّ مَشَى إِلَى بَيْتٍ مِنْ بُيُوتِ اللَّهِ لِيَقْضِيَ فَرِيضَةً مِنْ فَرَائِضِ اللَّهِ كَانَتْ خَطْوَتَاهُ إِحْدَاهُمَا تَحُطُّ خَطِيئَةً وَالْأُخْرَى تَرْفَعُ دَرَجَةً
Kush pastrohet ne shtëpi pastaj shkon ne ndonjë xhami për ta falur ndonjë farz prej farzeve te Allahut, hapat e këmbëve te tij do te jene njeri shlyerës i mëkatit e tjetri rritje e gradës ne Xhennet”. (Muslimi)
Kush vazhdon te falet rregullisht ne to, ai është prej atyre shtate vetave, te cilëve Allahu do t’iu beje hije me hijen e Vet ne Ditën e Kiametit, kur nuk do te ketë hije tjetër përveç hijes se Tij.
E lusim Allahun, qe me begatinë dhe fisnikërinë e Tij te na beje prej tyre ngase Ai është me bujari.
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam, familjen, shokët dhe mbarë pasuesit e tij gjer ne amshim. Lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

Burimi: http://www.alimam.ws
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
26-2-2007, e hënë
Vushtrri, Kosove

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s