NOCIONI UMMET DHE DOMETHËNIA E TIJ

Dr. Sabir Ahmed Taha

NOCIONI UMMET DHE DOMETHËNIA E TIJ

“Ummeti Islam” është term më gjithëpërfshirës se sa bota islame, sepse përfshin muslimanet në tërë botën dhe në të gjitha vendet, islame dhe joislame. Ummeti islam daton qysh nga Ademi, Alejhi selam, e deri tek Muhammedi, alejhi selam, e do t vazhdoj –me lejen e të Madhit Allah- gjer në amshim. Nuhu, alejhi selam pat thënë: ” فَإِنْ تَوَلَّيْتُمْ فَمَا سَأَلْتُكُمْ مِنْ أَجْرٍ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّهِ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve”. (Junus, 72)
Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima selam, patën thënë: ” رََؚّنَا وَاجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِنْ ذُرِّيَّتِنَا أُمَّةً مُسْلِمَةً لَكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُؚْ عَلَيْنَا إِنَّكَ أَنْتَ التَّوَّاُؚ الرَّحِيمُ Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues”!(Bekare, 128)
Jakubi, alejhi selam, në porosinë lënë të bijve pat thënë: ” وَوَصَّى ؚِهَا إِؚْرَاهِيمُ َؚنِيهِ وَيَعْقُوُؚ يَا َؚنِيَّ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) “O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë”!(Bekare, 132)
Jusufi, alejhi selam, kishte thënë: ” تَوَفَّنِي مُسْلِماً وَأَلْحِقْنِي ِالصَّالِحِينَ… më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!” (Jusuf, 101)
Musai, alejhi selam kishte thënë: ” وَقَالَ مُوسَى يَا قَوْمِ إِنْ كُنْتُمْ آمَنْتُمْ ؚِاللَّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُسْلِمِينَ 84. Musai tha: “O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (mysliman, vendimit të Tij)!”(Junus, 84)
Apostujt e Isait, alejhi selam, kishin thënë: ” قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنْصَارُ اللَّهِ آمَنَّا ؚِاللَّهِ وَا؎ْهَدْ ؚِأَنَّا مُسْلِمُونَ Havarijjunët thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)”!(Ali Imran, 52)
Ndërsa Muhammedi, alejhi selam ka thënë: مَثَلِي وَمَثَلُ الْأَنؚِْيَاءِ كَمَثَلِ رَجُلٍ ØšÙŽÙ†ÙŽÙ‰ دَارًا فَأَتَمَّهَا وَأَكْمَلَهَا إِلَّا مَوْضِعَ لَؚِنَةٍ فَجَعَلَ النَّاسُ يَدْخُلُونَهَا وَيَتَعَجَُؚّونَ مِنْهَا وَيَقُولُونَ لَوْلَا مَوْضِعُ اللَؚِّنَةِ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَأَنَا مَوْضِعُ اللَؚِّنَةِ جِ؊ْتُ فَخَتَمْتُ الْأَنؚِْيَاءَ Shembulli im dhe i profetëve para meje (në plotësim njëri tjetrin) është sikurse i njeriut, i cili ndërton shtëpi, të cilën e kryen dhe përfundon, përveç një vendi sa një tullë. Njerëzit hyjnë në të dhe magjepsen nga ajo (bukuria e shtëpisë) dhe thonë: Ah sikur te mos kishte qene ky vend i tullës (i zbrazur)”. (Muslimi)
Pikat E Përbashkëta Të Muslimanëve
Falë ndihmës se Allahut, muslimanët në të gjithë boten janë të bashkuar dhe dakorduar për shumë gjëra primare dhe sekondare. Ne këtu do të cekim disa nga më të rëndësishmet:
 Unifikimi rreth një Zoti. Tek të gjithë muslimanët Allahu i Madhëruar përshkruhet ashtu siç Ai e ka përshkruar Veten në Kur’an dhe ashtu siç e ka përshkruar i dërguari i Tij në Sunnet. Këtu nuk kam për qëllim polemikat e disa dijetareve selefistë dhe esha’arist porse kam për qellim se tek asnjë musliman nuk gjenden besëtytni se kinse ka më shume se një zot, Zoti ka fëmijë, ka grua, e marrëzira të tjera.
 Unifikimi i adhurimit. Të gjithë muslimanët drejtohen drejt një kibleje, falen pesë herë në ditë, agjërojnë Ramazanin, kryejnë haxhin përnjëherë, vishen njëjtë gjatë ceremonive te haxhit si dhe japin sasinë e njëjtë të zekatit.
 Unifikimi i legjislacionit. Tek të gjithë muslimanët, Allahu është Ai, i Cili vë ligje ndërsa burimet, prej nga përfitohen këto ligje janë: Kur’ani dhe Sunneti.
 Unifikimi i librit hyjnor. Kur’ani padyshim se është libri i vetëm i muslimaneve, nga i cili vjelin dispozitat e jetës se tyre. Te gjithë e besojnë si hyjnor dhe e çmojnë mbi çdo gjë.
 Unifikimi i gjuhës. Gjuha arabe është gjuha, me të cilën bëjmë ibadet ne muslimanët. Ajo nuk është e arabëve por është e muslimaneve. Omeri ka thënë: “Mësojeni gjuhën arabe sepse ajo është prej fesë suaj”.
 Unifikimi historik. Të gjithë muslimanët kudo që janë përkujtojnë me nder historinë islame, si: hixhretin e Pejgamberit, alejhi selam, nga Mekka ne Medine, luftën e Bedrit, çlirimin e Mekkes, etj.
 Unifikimi i zakoneve. Shumica e adeteve të muslimaneve janë të njëjta, si në gëzime poashtu edhe në pikëllime. P.sh: ndihmesa vullnetare e njerëzve gjatë fatkeqësive të ndryshme, të cilat në botën tonë moderne islame njihen si “Solidarizimi Islam”. Poashtu në këtë pike hyn edhe koshienca dhe përpjekja e shumë muslimaneve për bashkim ne një shtet te vetëm. Ideja për këtë gjë ishte e kamotshme, respektivisht nga shek: V h. kur Shejhu Izz Abdus Selam, pastaj pas tij Ibni Tejmije kishin filluar tendencat e tyre për unifikimin dhe bashkimin e shtetit islam. Një rol te tille u mundua ta luante edhe Vehabizmi në Saudi, Sinunizmi në Libi dhe El Mehdijje në Sudan. Këto ide u ripërtërinë dhe u larguan nga pluhuri i shekujve me ardhjen e Xhemaluddin El Afganit, Muhammed Abduhu-së, mendimin e të cilëve e kishte mbështetur edhe Sulltani Abdul Hamid porse nuk ishte realizuar. Ndërsa në kohën tonë, një lëvizje e tillë është shndërruar në konferenca, e para e të cilave është mbajtur në Mekke më 1344, ku kishin marrë pjesë 70 emisarë të lartë të botës islame. Vlen të theksohet se si rezultat i këtyre konferencave është themeluar Liga e Botës Islame në vitin 1965. Synimet e kësaj organizate janë: ftimi në Islam, kundërvënia rrymave te reja, mbrojtja e Islamit, etj.
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami
7 prill 2006, e xhuma
Brunei Darussalam

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s