RREZIQET, TË CILAT I KANOSEN BOTËS ISLAME

Dr. Sabir Ahmed Taha

RREZIQET, TË CILAT I KANOSEN BOTËS ISLAME

Pabesimtarët e dinë se Islami herët a vonë do të ngadhënjejë dhe mu për këtë, nëpërmjet pengesave vijuese, mundohen ta shtyjnë fitoren e Islamit.
1. Invazioni ideor.
Pabesimtarët mundohen që nga kolonizimi i vendeve, te cilin tashme e kane humbur (me përjashtim te Irakut në ditët tona) te kalojnë ne kolonizim te mendjeve. Ata shfrytëzojnë te mirat dhe pasuritë e muslimanëve, si petrolin, etj. Meqë luftërat i kane humbur, ata kishin menduar në ndryshimin e strategjisë, dhe mu për këtë, Luisi IX kishte thënë: “Nëse dëshironi t’i mundni muslimanët, mos i luftoni me armë, sepse në beteja keni humbur, por luftojuani besimin sepse besimi është kala e fuqisë së tyre”. Në përgjithësi mund të themi se invazioni mendor është kolonizim me një mantel të ri, ose kolonizim, i cili ka dalur nga dera e ka hyrë nga dritarja.
Qëllimet e tyre: Qëllimet e tyre kryesisht përqendrohen në këto pika:
 Luftimi i Islamit nga brenda,
 Shndërrimi i Islamit në fe klerike,
 Shfaqja e Islamit tek muslimanët si diç i prapambetur,
 Shkollimi i studenteve muslimanë në vendet joislame, të cilët përgatitën për ta luftuar Islamin,
 Lufta kundër gjuhës letrare arabe, që tërthorazi nënkupton moskuptimin e gjuhës së Kur’anit dhe Sunnetit,
 Shtirja e disa pabesimtarëve si muslimanë vetëm e vetëm për të shkaktuar përçarje në mesin e muslimanëve,
 Marrja vegël hipokritët muslimanë për ta shkatërruar kredon (besimin) islame,
 Shfrytëzimi i reagimeve për realizimin e intrigave të tyre. P.sh: ata kanë shpifur se Islami është fe e përhapur me shpatë dhe dhunë, dhe kur dijetarët reaguan dhe thanë se Islami nuk është fe e luftës, atëherë ata sulmuan grupet islame me pretekst se janë terroristë sepse Islami nuk paska në parim luftën. Këtë e bëjnë edhe për tu siguruar nga sulmet e muslimanëve duke iu thënë se feja juaj nuk preferon luftën e as dhunën; ja shihni se çfare kane thënë dijetarët tuaj.
2. Misioni kishtar.
Misioni kishtar është formë prej formave të Invazionit Mendor, qëllimi kryesor i të cilit është krijimi i një gjenerate muslimane, të ushqyer me ide perëndimore dhe të zhveshur nga Islami ne mënyrë që të mbizotërojnë mbi botën islame.
Misioni kishtar është shfaqur në botë pas dështimit të luftërave të krishtera. Këtë të vërtet e pohoi edhe Mister Jills, i cili thotë: “Feja islame është pengesë ne rrugën e zhvillimit të misionit kishtar në Afrikë”. Lorensi ka thënë: “Nëse muslimanët do te bashkoheshin në ndonjë perandori do të bëheshin mallkim për botën dhe rrezik, dhe mu për këtë, patjetër duhet luftuar bashkimin e tyre”. Kryeministri i mëparshëm anglez kishte thënë: “Sa te jete prezent ky Kur’an, nuk do te ketë mundësi Evropa te mbizotërojë mbi lindjen dhe as te jete vet ne rehati”.
Prej qëllimeve kryesore te kësaj lëvizje është: Largimi i muslimanëve nga te mbajturit për fenë. Ndërsa mjetet e tyre kryesisht përqendrohen në mjekësi dhe studime, d.t.th marrja e muslimanëve për studime në vende joislame për t[i mësuar kundër Islamit, se kinse Muhammedi e ka shkruar Kur’anin, ose Muhammedi e ka marrur atë prej priftit Buhajra, etj.
3. Orientalizmi
Rezultati i orientalizmit është i qartë. Historiani Toyenbi ka thënë: “Evropa nuk do t[i arrinte këto suksese po te vazhdonte me lufte edhe 1000 vite”. Sipas thënieve te tyre, muslimanët te cilët iu janë përgjigjur atyre kryesisht janë fëmijë te pastrehe, njerëz shume te varfër, e te ngjashëm.
Orientalizmi d.t.th: Studimi i lindjes; popujt, fetë, gjuhët, rrethanat shoqërore, kultura, civilizimi, toka dhe thesaret nëntokësore.
Orientalistet mundohen ta shtrembërojnë te vërtetën duke hedhur hi dhe pluhur rreth Kur’anit se kinse na qenka pune e dorës se Muhammedit, Islami na qenka rezyme e feve te mëparshme, Islami fe e dhunës, gjakut, poligamia rit i prapambeturisë, shkurorëzimi dhunë ndaj gruas, e shumë gjëra të shpifura prej tyre. Një prej gjerave që e kanë thënë dhe me te cilën i mashtrojnë muslimanët është edhe fakti se Muhammedi (alejhi selam) është njeri i mençur e jo pejgamber.
Motivet e tyre:
 Motivi fetar, respektivisht përhapja e krishterimit dhe zhvleftësimi i Islamit.
 Motivi kolonizues. Orientalistet mundohet qe te kenë njohuri sa me shume për vendet islame ne mënyrë qe t’i dine pikat e forta (rezistente) dhe pikat e dobëta. Ata mundohen t’i realizojnë qëllimet e tyre edhe nëpërmjet ndarjes racore, si: turk, arab, persian, ne mënyre qe shteti islam, edhe ashtu i dobët, te shuhet.
 Motivi ekonomik, respektivisht mbizotërimi mbi tregjet, kompanitë aksionare, mbizotërimi mbi pasuritë natyrore, ne mënyrë qe shtetet islame te jene importuese e jo eksportuese.
 Motivi politik. Nëpërmjet negociatave me muslimanet, këta njihen me idetë dhe mendimet e tyre, te cilat ne një fare mënyre janë edhe qëndrimet e shtetit te tyre përkatës.
 Motivi shkencore. Te pakte janë ata qe për hire te diturisë i janë qasur orientit. Prej tyre ka edhe qe pranuan islamin, si francezi Dineh, i cili tani quhet Nasiruddin Dineh dhe jeton ne Algjeri. Pastaj hungarezi Gjermanus, i cili tani quhet Abdul Kerim Gjermanus. Ky e pranoi Islamin ne Indi. Një prej tyre është edhe Moric Buckai, mjek francez, dhe i njohur për opinionin shqiptar.
Mjetet e orientalisteve:
 Hapja e departamenteve për studime islame ne vendet e tyre,
 Hapja e universiteteve te tyre ne vendet islame,
 Themelimi i enciklopedive, si ajo e Larosit (franceze),enciklopedia angleze, etj,
 Mbajtja e takimeve, dialogëve dhe tubimeve,
 Revista te veçanta,
 Përpilimi i librave me tematika te ndryshme islame,
 Ligjërata ne takime shkencore,
 Dhënia gruas te drejtat e saja (për degjenerimin e saj)

4. Të perëndimizuarit (Tagribi)

Kjo lëvizje apo nisme famëkeqe ka për qellim qe muslimanin ta edukoje me edukate perëndimore, ta shkule personalitetin e tij islamik me rrënjë si dhe ta bej ne varësi të përhershme prej perëndimit. Për t’i arritur synimet e saj, lëvizja shpiku disa nënlëvizje, te cilat botes islame ia ngushtuan gjoksin dhe ia zënë frymën, madje edhe sot e kësaj dite vuan shume prej tyre. Ato nënlëvizje janë:
 Sekularizmi. Sekularizmi d.t.th jo fe ose zhvillimi i jetës larg parimeve fetare ose ndarja e jetës totalisht prej feje. Ne enciklopedinë britaneze, sekularizmi definohet si: “Lëvizje, e cila largon njerëzit nga te preokupuarit me ahiretin ne te preokupuarit me dunjanë”. Kjo nisme ka lindur ne Evrope pas revolucionit francez me 1789, ndërsa ne boten islame ka hyre nëpërmjet planprogrameve mësimore. Taha Husejni, ish-ministër i arsimit te Egjiptit, pate thëne: “Qysh nga shekulli i kaluar, planprogramet tona mësimore janë evropiane, dhe ne i edukojmë dhe zhvillojmë fëmijët tanë ne shkollat tona ne stilin evropian”…
Sekularizmi i ligjit: Ne Indi deri ne vitin 1791 sundonte sheriati islam ndërsa anglezet, gradualisht deri ne mesin e shek: XIX kishin arritur ta anulonin ne tërësi këtë sistem qeverisës ne Indi. Ne Algjeri sheriati islam ishte anuluar nga francezet me 1820 ndërsa ne Egjipt qysh nga viti 1882 punohet sipas ligjit francez. Ne Irak dhe Sham sheriati islam kishte marrur fund me rënien e perandorisë osmane. Pokeshtu edhe ne Tunis, Magrib, Indonezi dhe Pakistan. Ne kushtetutën e disa shteteve, me shumice muslimane, shkruan se sistem qeverisës është sekularizmi e jo Islami. Disa prej këtyre shteteve janë anëtare te Kongresit Islam, qe është këshilli me i larte ne boten islame, si: Turqia, etj.
Gjurmët negative te sekularizmit ne vendet islame:
– Zhveshja e shteteve nga Islami praktik ne Islam formal,
– Komentimi i çështjeve islame ne nivel privat e jo ne nivel shoqëror,
– Dhënia pozitat shtetërore jomuslimanëve,
– Lidhja me konop politik dhe ekonomik të shoqërive islame nga shoqëritë perëndimore.
 Ringjallja e ftesave satanike (shkatërruese). Është e njohur se Islami ka ndaluar njëherë e përgjithmonë cytjet apo fanatizmin popullor ose fisnor, dhe ja tani pabesimtarët mundohen ta bëjnë muslimanin te mendoje me pare për vatanin e tij se sa për fenë e tij. Madje muslimani, vëllain e tij musliman, i cili jeton ne ndonjë shtet fqinj e quan TË HUAJ. Këtë gjest, Kur’ani Fisnik e kundërshton ashpër. Thotë Allahu: “إِنَّمَا الْمُ؀ْمِنُونَ إِخْوَةٌ S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër”. (Huxhurat, 10) Nuk i lejohet assesi një muslimani t’i jap përparësi ndonjë pabesimtari ndaj vëllait te tij, musliman. Thotë Allahu i Madhëruar: “لا يَتَّخِذِ الْمُ؀ْمِنُونَ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِ الْمُ؀ْمِنِينَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ فَلَيْسَ مِنَ اللَّهِ فِي ؎َيْءٍ إِلَّا أَنْ تَتَّقُوا مِنْهُمْ تُقَاةً وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja”. (Ali Imran, 28) Pabesimtarët faqezi u munduan që në vend të Islamit të zënë vend këto ftesa satanike dhe djallëzore dhe mu për këtë, egjiptasëve ua përkujtojnë Faraonin “kulturën dhe historinë e tyre te lashte”, iranianeve ua përkujtojnë persizmin, shamasve (banoreve te Shamit) ua përkujtojnë fenikizmin, ashurizmin, berberizmin, etj. Tërë qëllimi tyre ishte shpërbërja e botës islame. Kur këtu nuk arritën sukses atëherë filluan dhe ftuan arabet ne arabizëm, turqit ne turanizem, e kështu me radhe. Derisa qëllimi i përpjekjeve të para ishte për shpërbërjen e botës islame, këtu kishin për qellim zhdukjen e Lëvizjes së Ringjalljes Islame (Hareketu El Ba’thi El Islamijj), e cila kishte lindur muxhahedinët e pare, te cilët bartën flamurin e Islamit.
 Shkëputja e lidhjeve me Kur’anin Fisnik. Pabesimtaret, siç kemi cekur edhe me herët, në sy e kane çdoherë gjuhen letrare arabe, e cila është gjuha e Kur’anit Fisnik dhe trashëgimisë se madhe islame nder shekuj e mote. Një gjë te tille e kishte pohuar edhe Luis Masinijon: “Kjo rryme (për zhdukjen e gjuhës arabe) është përhapur ne Egjipt, Maroko, Siri, Liban, porse nuk ka shënuar sukses”. Meqë nuk ia arritën qëllimit shpifen se kinse gjuha arabe nuk i plotëson kërkesat e kohës dhe se kinse kultura greke është burim i kulturës islame. Vërtetë shpifje te pabaza…
 Kolonizimi. Para ardhjes se Islamit ekzistonin dy shtete, te cilat sundonin boten: Roma dhe Persia. Me te shfaqur te Islamit ne skene keto dy shtete marrin fund njehere e pergjithmone. Kur Islami u dobesua, pabesimtaret u munduan ta sundojne afer dy shekuj me radhe, poir meqe u detyruan ta leshojne, lidhen ekonomine e tyre me ekonomine perendimore si dhe ben plane politike per arsimimin e vendeve te kolonizuara. Me konkretisht, kolonizimi ua la keto te meta kolonive:
– Probleme kufitare. Kolonizatorët shkaktuan probleme ne mes muslimanëve rreth pikave dhe demarkacionit kufitar. P.sh: Maroku dhe Algjeria kanë probleme rreth shkretëtirës së Marokut, Siria dhe Turqia rreth Mentikatu Livai El Islenderijje, Iraku dhe Irani rreth një pjese tokësore, Irani dhe Emiratet rreth tri ujdhesave: Tib Es Sugra, T. El Kubra dhe Ebu Musa, India dhe Pakistani rreth Kashmirit, Egjipti dhe Sudani rreth jugut te Sudanit, Indonezia dhe Malajzia rreth veriut te gadishullit Borneo.
– Ndryshimi i kulturës. Kolonizatorët mundoheshin që nëpërmjet forcës t’ua imponojnë gjuhën kolonive të tyre. Përveç kësaj, ata në vendet me shumicë muslimane, qeverinë ia linin në duar jomuslimaneve, si në Nigeri, Sudan, etj.
– Përkrahja për kolonizatorët. Kolonizatorët kanë edukuar disa shtresa të popullsive të kolonizuara për t[i përkrahur kolonizatorët. Këta të gjorë posa të shohin ndonjë shkëndijë të Islamit menjëherë mundohen ta shuajnë.
Përmbyllje
Pasi që më parë shteti islam ishte një ndërsa tani është më shumë se 50 shtete, shtrohet pyetja: A ka diç të përbashkët në mes këtyre pesë rreziqeve të lartcekura?
Përgjigja është: Po, madje te gjitha, edhe pse në forma të ndryshme, vijnë nga një burim. Ato pikat të përbashkëta mund të përmblidhen në:
– Urrejtja e Islamit, për shkak se, siç thotë Bleri, kur Islami ishte përhapur në shekujt e mesëm krishterimi kishte ngecur dhe nuk i kishte lënë fare hapësirë të përhapte mësimet e veta. Komandanti francez, Guru, pasi që kishte ngadhënjyer në Damask, në çerekun e parë të shek: XX, kishte shkuar tek varri i Salahuddin Ejjubit dhe i kishte thënë: “Ja ne u kthyem o Salahuddin!”.
– Përçarjen e muslimanëve.
– Izolimin e muslimanëve nga shkencat e ndryshme.
– Luftimi i Islamit dhe atë duke i ndarë muslimanët prej Islamit në tërësi dhe pjesërisht:
 Ne tërësi. Ketë e kanë bërë duke hedhur dyshime në bazat kryesore të besimit islam.
 Pjesërisht, duke i lënë parimet dhe ritet islame, si: gjyqësinë, namazin, etj. Thotë Pejgamberi, alejhi selam, duke aluduar në këtë sprovë: “Ju do t’i zgjidhni (shpërbëni) nyejt e Islamit një nga një; e para do të jetë gjyqësia ndërsa e fundit do të jetë namazi”.
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
7 prill 2006, e xhuma
Brunei Darussalam

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s