SINQERITETI NE BESIM

SINQERITETI NE BESIM
http://www.kbi-vushtrri.com/sinqeritetinebesim.html

Prej bazave më të rëndësishme fetare është adhurimi i sinqerte për Allahun duke mos i përshkruar shok ne asgjë, dhe njëkohësisht, sqarimin e opozitit te këtij adhurimi, i cili është politeizmi apo bërja Allahut shok në adhurim.
Sinqeriteti për Allahun d.t.th: “Që njeriu me adhurimin e tij ta ketë për qellim afrimin tek Allahu dhe arritjen ne Xhennetin e Tij”. Kjo arrihet me të qenurit e njeriut i sinqerte në dashurinë, respektin, madhërimin dhe shenjtërinë për Allahun, në brendësinë dhe jashtësinë e tij, duke mos synuar me adhurimin e tij tjetër përveç kënaqësisë së Allahut dhe hyrjen ne Xhennet.
Sinqeriteti d.t.th: nënshtrim absolut Allahut. Thotë Allahu: “162. Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”. (En’am, 162-163)
Po ashtu thotë: ” 54. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij “. (Zumer, 54)
Pastaj thotë: “163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron”. (Bekare, 163)
Po ashtu thotë: “Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, “. (Haxh, 34)
Allahu dërgoi te gjithë pejgamberët me këtë parim. Thotë Allahu: “25. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”. (Enbija, 25)
Këtë baze nuk e sqaroi vetëm Kur’ani Fisnik, por e sqaroi edhe Sunneti, duke e pastruar nga çdo njollë evntuale, nga çdo keqkuptim i gabuar apo keqinterpretim i qëllimshëm, duke mbyllur çdo vrime, e cila te shpie në të kundërtën e kësaj baze. Një njeri i pat thënë Pejgamberit, alejhi selam: “Cka të dojë Allahu dhe çka te duash. Pejgamberi, alejhi selam, ia refuzoi këtë thënie duke iu përgjigjur: “A me bere shok te Zotit? Jo, (çka te doje Allahu dhe çka te dua unë), por vetëm çka te doje Allahu i Vetëm!”. (Ahmedi)
Me një domethënie te tille është edhe ndalimi i Pejgamberit, alejhi selam, për tu betuar ne dikë tjetër përveç Allahut, madje jo vetëm kaq, por këtë e ka konsideruar prej shirkut, politeizmit. Ka thënë: Kush betohet ne dikë tjetër përveç Allahut ai veç ka bërë kufer (ka rënë ne mosbesim) apo ka rënë ne politeizëm”. (Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu)
Kur Pejgamberit, alejhi selam, i erdhi një delegacion, i tha njeri prej tyre: O Muhammed! O me i miri ynë dhe biri i më të mirit tone! O zotëriu ynë dhe biri i zotëriut tone! Tha Pejgamberi, alejhi selam: O ju njerëz! Mbahuni për devotshmërisë suaj dhe te mos ndikoje ne ju djalli. Unë jam Muhammedi, i biri i Abdullahut, rob dhe i dërguar i Zotit. Unë nuk kam dëshirë qe ju te me ngritni mbi pozitën, ne te cilën me ka ngritur Allahu i madhëruar!”. (Ahmedi)
Ja kështu, Muhammedi, alejhi selam, mbyll çdo dere te politeizmit, sado e vogël që të jetë.
Kur’ani dhe Sunneti, krahas sqarimit konkret te këtij parimi, pra duke e cekur atë qarte, e sqaruan edhe nëpërmjet shpjegimit te opozitit te këtij parimi, që siç thamë është politeizmi, dhe atë:
Politeizmi është mëkat që nuk falet, dhe derisa është kështu, sinqeriteti ne adhurimin për Allahun duhet te jete prezent çdoherë. Thotë Allahu: ” Eshtë e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës)”. (Nisa, 116)
Urdhri i rrepte për t’iu shmangur politeizmit. Thotë Allahu: “36. Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, “. (Nisa, 36)
Largimi nga politeizmi moto e çdo pejgamberi. Thotë Allahu: “Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!”.(Nahl, 36)
Vdekja duke qene i pastër nga politeizmi te shpie ne Xhennet. Thotë Muhammedi, alejhi selam: “Kush e takon Allahun duke mos i përshkruar shok ne asgjë, ai hyn ne Xhennet. Ndërsa, kush e takon Atë por duke i bërë shok, atëherë ai hyn ne zjarr”. (Muslimi)
Shirku ose politeizmi është dy lloje:
Shirku i madh, i cili te nxjerr prej feje. Ne këtë lloj hyn çdo lloj shirku, i cili bie ndesh tërësisht me Njëshmërinë e Allahut. P.sh: kur njeriu një pjese te adhurimit t’ia kushtoje dikujt tjetër përveç Allahut, ose te falet pe dike tjetër, te there kurban jo ne emër te Allahut, t’i lutet dikujt tjetër përveç Allahut, ta lus ndokënd qe ta shpëtojë prej ndonjë gjëje, që, përveç Allahut askush nuk mund ta shpëtoj.
Shirku i vogël është çdo pune apo fjale, te cilën feja e ka përshkruar si shirk, por qe nuk bie ndesh tërësisht me Njëshmërinë e Allahut. P.sh: betimi ne dike tjetër përveç Allahut duke mos besuar se ai send apo person nuk i ngjason Allahut ne asgjë, nuk gëzon respektin e Allahut tek ky njeri, e kështu me radhe. E kësaj natyre është edhe syefaqësia, për te cilën ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Vërtetë, gjëja, nga e cila kam frikë më së shumti për ju është shirku i vogël. Thane: O i dërguari i Allahut! Po çka është shirku i vogël? Tha: Syefaqesia. Allahu, te tillëve, iu thotë ne Ditën e Kiametit, kur njerëzit te shpërblehen për veprat e tyre: Shkoni tek ata, qe shtireshit para tyre ne dunja dhe shikoni nëse kane mundësi t’iu shpërblejnë!”. (Ahmedi) Megjithatë, duhet patur kujdes nga syefaqesia ngase Ibnul Kajjimi potencon se për qellim është një dozë e vogël e këtij mëkati, ndryshe, syefaqesia e shumte, hyn ne kuadër te shirkut te madh, sipas Ibnul Kajjimit. Madje disa dijetare ne koment te ajetit: S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh”. (Nisa, 48) kane thënë: Ky shirk përfshin shirkun e madh dhe te vogël. Pra mbetet obligim yni i patjetërsuar qe te largohemi nga te gjitha llojet dhe ngjyrat e shirkut.
Vet humbja e Xhennetit konsiderohet mbetje përgjithmonë e mushrikut (politeistit) ne Xhehennem. Kjo për faktin se dënimi i politeistit sipas Kur’anit dhe Sunnetit është xhehennemi. Thotë Allahu: “sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës”. (Maide, 72)
Dije se shirku është shume i fshehur. Prej tij kane kërkuar mbrojtje edhe te dashurit e Allahut. Ja, prej tyre edhe Ibrahimi, alejhi selam, qe siç rrëfen Kur’ani ka thënë: “(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)”. (Ibrahim, 35) Ibrahimi, alejhi selam, nuk tha: Më pengo! Por tha: Me shmang, largo! Ngase kjo fjale d.t.th qe adhurimi për Allahun te jete ne një ane ndërsa shirku ne anën tjetër, pra tërësisht te kundërta dhe shumë larg ndërmjet vete, derisa shprehja: Më pengo! Nuk e ka këtë domethënie.
Kështu ishte edhe gjendja e sahabeve te Pejgamberit, alejhi selam. Ibni Ebi Melike transmeton se kishte takuar 30 shoke te Pejgamberit, alejhi selam, dhe çdonjëri prej tyre kishte frike munafikllëkun”. (Buhariu)
Omeri, prijësi i besimtareve, i kishte thënë Hudhjefe b. Jemanit,: “Të bëj be në Allahun! A me ka emërtuar edhe mua Pejgamberi, alejhi selam, ne mesin e atyre qe i ka emërtuar me hipokrizi?”. Omeri frikësohej nga hipokrizia edhe pse Pejgamberi, alejhi selam, më parë e kishte paralajmëruar me Xhennet.
Hipokrizisë nuk ia ka frikën askush përveç besimtarit ndërsa nuk ndihet i sigurte prej saj askush përveç hipokritit.
Një njeri nga selefi pat thënë: “Nuk e kam lodhur shpirtin tim për asgjë më shumë se sa qe e kam lodhur për sinqeritet”.
Allahu na bëftë prej të sinqertëve!
6-6-2006, e martë
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s