TEWHIDI, ÇELËS I MISIONIT TË PEJGAMBERËVE

TEWHIDI, ÇELËS I MISIONIT TË PEJGAMBERËVE

Uthman Xhumuah Damirijjeh

Allahu e ka nderuar njeriun dhe i ka dhuruar dhunti dhe begati te shumta kur atij ia dërgoi te dërguarit, profetët, dhe zbriti librat dhe legjislacionet hyjnore me ta, te cilat përputhen me natyrën e tij, në të cilën e ka krijuar Allahu: Besimin në Të, si Zot dhe Krijues i adhuruar, pos te Cilit askush nuk meriton te adhurohet.
Njeriu prape u nderua por kësaj radhe me përmbylljen e misioneve qiellore, revelatave qiellore, me revelatën apo dërgimin e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, ruajtjen e legjislacionin te te cilit e morri përsipër Allahu i Madhëruar, siç thotë:
” إنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وإنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ
9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”. (Hixhr, 9)
Me këtë, revelata e pejgamberit tone, Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, mbetet revelata e vetme, qe me bazat dhe fundamentet e saja i ka bere balle dhëmbëve te kohës dhe furtunave te shekujve, duke mos ndryshuar, shtrembëruar apo ndërruar aspak. Me këtë, po ashtu u realizuar edhe ruajtja e thirrjes për ne Tewhid –Njëjësi te Allahut, e pastër, e çiltër, mu ashtu siç ishte prej fillimit, jo vetëm te Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, por edhe te te gjithë pejgamberëve tjerë, alejhimu’s selam, vule e te çileve është pejgamberi ynë, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam. Qe te gjithë pejgamberët, pa asnjë dallim, ne revealatat e tyre kishin këtë maksime: Tewhidin.
Tewhidi apo Njëjësia e Allahut është rregull i çdo feje, me te cilën erdhi ndonjë i dërguar prej Allahut te Madhëruar. Allahu e ka vërtetuar këtë realitet dhe e ka përsëritur ne Kur’an sa here qe ka folur për ndonjë pejgamber sikurse qe e ka aprovuar apo vërtetuar edhe kur flet përgjithësisht për pejgamberët. Thotë Allahu:
” ولَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحاً إلَى قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إلَهٍ غَيْرُهُ
23. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: “O populli im, adhurojeni vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos Tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?”. (Mu’minun, 23)
” وإلَى عَادٍ أَخَاهُمْ هُوداً قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إلَهٍ غَيْرُهُ
65. Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij”. (A’raf, 65)
” وإلَى ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحاً قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إلَهٍ غَيْرُهُ
73. Edhe te (populli) Themud ua dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, besojeni All-llahun (Një) nuk keni zot tjetër pos Tij”. (A’raf, 73)
Tewhidi është fjale, qe është shprehur shume ne gjuhen e Shuajbit, Musait, Isait, alejhimu’s selam, saqe ajo është bere rregull e përgjithshme, te cilën e miratoi Allahu e tha:
” ومَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إلاَّ نُوحِي إلَيْهِ أَنَّهُ لا إلَهَ إلاَّ أَنَا فَاعْبدُونِ
25. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”. (Enbija, 25)
” ولَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ واجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ
36. Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre”. (Nahl, 36)
Pra Tewhidi është çelës I misioneve te pejgamberëve, është gjë e pare me te cilën njeriu behet musliman dhe hyn ne këtë fe, sikur qe është njëherit gjëja e fundit, me te cilën duhet te dale prej kësaj bote. Ai është obligimi i pare dhe i fundit.
Mu për këtë, këshilla apo porosia e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam dhënë Muadhit me rastin e dërgimit te tij ne Jemen si gjykatës ishte:
” إنك تأتى قوماً أهل كتاب، فليكن أول ما تدعوهم إليه: عبادة الله وحده، وفي رواية: فادعهم إلى شهادة أن لا إله إلا الله، وأني رسول الله، فإن هم أطاعوا لذلك فأعلمهم أن الله، – عز وجل -، افترض عليهم خمس صلوات في كل يوم وليلة، فإن هم أطاعوا لذلك فأعلمهم أن الله – تعالى -، افترض عليهم صدقة في أموالهم، تؤخذ من أغنيائهم وتُردُّ إلى فقرائهم، فإن هم أطاعوا لذلك فإيّاك وكرائم أموالهم، واتق دعوة المظلوم، فإنه ليس بينها وبين الله حجاب
Ti je duke shkuar tek një popull, ithtarë te librit, (te krishtere), andaj le te jete gjeja e pare, ne te cilën do t’i thërrasësh: Adhurimi i vetëm për Allahun. Ne një transmetim: Dëshmia La ilahe il-la Allah ve Enni Muhammedun Resulullah (Se nuk ka zot përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Tij). Nëse te respektojnë ne këtë, mësoji se Allahu ua ka obliguar pese namaze gjate ditës dhe natës. Nëse edhe ne këtë te respektojnë, atëherë mësoji se Allahu ua ka obliguar një lëmoshë ne pasuritë e tyre, e cila merret prej te pasurve te tyre dhe iu jepet te varfërve te tyre. Nëse pajtojnë për këtë atëherë ti ke kujdes qe t[ua marrësh pasuritë e çmuara te tyre (mos e bë këtë) dhe ruaju nga lutja e atij qe i është bere padrejtësi ngase mes saj dhe Allahu nuk ka pengese (nuk refuzohet)”. (Buhariu dhe Muslimi)
Po ashtu ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
” أمرت أن أقاتل الناس حتى يشهدوا أن لا إله إلا الله، وأن محمداً رسول الله، ويقيموا الصلاة، ويؤتوا الزكاة، فإذا فعلوا ذلك عصموا مني دماءهم وأموالهم إلا بحق الإسلام وحسابهم على الله – عز وجل –
Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa te dëshmojnë se nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij, ta falin namazin, ta japin zekatin, e nëse e bëjnë këtë, atëherë gjaqet (jetët) dhe pasuritë e tyre janë te mbrojtura prej meje, përveç asaj qe parasheh ligji islam ndërsa llogaria e tyre është tek Allahu i Madhëruar”. (Buhariu dhe Muslimi)
Ky hadith është koment i ajetit:
” فَإن تَابُوا وأَقَامُوا الصَّلاةَ وآتَوُا الزَّكَاةَ فَخَلُّوا سَبِيلَهُمْ
Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën,” (Tewbe, 5)
Te gjithë pejgamberet e kane kuptuar esencës e Tewhidit dhe te gjithë ishin dërguar me te. Te gjithë ata ftuan ne adhurimin e vetëm Allahut, ftuan ne realitetin, te cilin, siç u urdhëruan ta besojnë, u urdhëruan edhe ta kumtojnë. Si rezultat i besimit stoik te tyre për këtë realitet, ata u ngritën dhe ftuan ne te, duke e ditur se ajo buron nga një burim i vetëm, prej te cilit njerëzimi fiton përshtypjen dhe mendimin e vërtet për realitetin e ekzistencës. Pikërisht prej këtij burimi, Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, vulës së pejgamberëve, iu zbrit Kur’ani nga Allahu qe te jete gjykues ne mes njerëzve për mospajtimet e tyre.
Kur’ani është libër i unifikuar ne esence-realitet të tij, i unifikuar ne parim dhe rregull te tij: Një Zot, një te adhuruar, një ligj për tere njerëzimin. Pra, Allahu është Ai, qe krijon, Ai qe urdhëron dhe ndalon, Ai, prej te Cilit vijnë te gjitha dispozitat, lejim apo ndalim qofshin.
” أَلا لَهُ الخَلْقُ والأَمْرُ
Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi.” (A’raf, 54)
“يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُم لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ * الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ فِرَاشاً وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ فَلا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ
21. O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
22. Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).” (Bekare, 21-22)
Njëjësia e Allahut percakton qe edhe feja e Tij te jete një, me te cilën Ai dërgoi te gjithë pejgamberët për tere njerëzimin, e po kështu edhe njëjësimin e te dërguarve te Tij, te cilët u dërguan si kumtues te këtij realitetit. Mu për këtë, Allahu për ata, qe dëshiruan te bënin ndarje në mes Allahut dhe te dërguarve te Tij, apo ne mes pejgamberëve ndërmjet vete, u shpreh se ata janë “pabesimtarë me rrënjë”:
“إنَّ الَذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللَّهِ ورُسُلِهِ ويُرِيدُونَ أَن يُفَرِّقُوا بَيْنَ اللَّهِ ورُسُلِهِ ويَقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍ ونَكْفُرُ بِبَعْضٍ ويُرِيدُونَ أَن يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلاً * أُوْلَئِكَ هُمُ الكَافِرُونَ حَقاً وأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَاباً مُّهِيناً
150. S’ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin një rrugë.
151. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.” (Nisa, 150-151)
Kjo jo për tjetër përveç se Tewhidi është baza adekuate për konceptin e besimtarit për Allahun, sikur qe është baze adekuate për ekzistimin e Sistematizuesit, qe nuk pranon shumësi (një Zot dhe jo shume zota) apo ndeshje (probleme me zotat tjerë), skandale dhe veprime te pa matura, dhe se ky është besimi adekuat për njeriun, qe sheh unifikimin e ligjeve te kësaj natyre, kudo dhe kurdo qe shtrin shikimin e tij në të. Kjo po ashtu është koncept, qe garanton përfshirjen e te gjithë besimtareve në një karvan te vetëm përballë safave (rendeve) te shumta te pabesimtarëve, dhe në një parti (grup) përballë partive te shumta te djallit…
Ky saf i vetëm, apo karvan, është saf i besimtarëve të vërtetë dhe te sinqerte, ne besimin e te cilëve shtrembërimi, devijimi, politeizmi, nuk kane vend.
Kjo është kredoja (besimi-akideja) e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, ruajtjen e se cilës e morri përsipër Allahu. Dhe mu për këtë, feja islame është fe e tewhidit, pos se cilës Allahu nuk pranon tjetër nga njerëzimi, ngase është fe e drejte:
” ومَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإسْلامِ دِيناً فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الخَاسِرِينَ
85. E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran, 85)
Burimi: http://www.islamselect.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
10-3-2007, e shtunë
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s