VËRTET PËR TU ÇUDITUR

VËRTET PËR TU ÇUDITUR

Autor: Dr. Semir Abdu’l HALIM
Burimi: Libri Esraru ma’rifeti’l-lah
http://www.drb-alokhwa.com/articles,item,144.html
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 11 nëntor 2007, e diele, Vushtrri, Kosovë
***
Jam çuditur prej atij që mbështetet në Allahun ashtu siç duhet e pastaj ndien frikë për të ardhmen!
Jam çuditur prej atij që beson bindshëm në mëshirën e Allahut e pastaj është pesimist në largimin e disa belave prej tij!
Jam çuditur prej atij që beson bindshëm në urtësinë e Allahut e pastaj për caktimet e Tij nuk ndihet i kënaqur!
Jam çuditur me atë që beson në drejtësinë absolute të Allahut e pastaj dyshon se tiranët do të kenë fund ndonjëherë!
Jam çuditur me atë që e di se Allahu e krijoi për adhurim të Tij si dhe mori përsipër furnizimin e tij e pastaj ai e braktisë adhurimin dhe furnizimin e kërkon në gjëra të ndaluara!
Jam çuditur me atë që e di se vdekja do të vjen patjetër e pastaj gëzohet dhe nuk përgatitet fare për të!
Jam çuditur me atë që beson në Xhehennem e pastaj qesh!
Jam çuditur me atë që beson në caktimin e Allahut e pastaj lodhet (në arritjen apo pajimin me të)!
Jam çuditur me atë që sheh dynjanë dhe sprovat që ua bën njerëzve e pastaj ai ndihet i qetë në të!
Jam çuditur me atë që është bindur për Ditën e Llogarisë e pastaj nuk punon për të!
Jam çuditur me atë që pretendon dashuri për Muhammedin, alejhi’s selam e pastaj e braktisë sunnetin e tij!
Jam çuditur me atë që këndon Kur’anin e pastaj nuk vepron sipas tij!
Jam çuditur me atë që pretendon të hyjë në Xhennet ndërsa nuk bën asgjë për të!
Jam çuditur me atë që pretendon shpëtimin nga zjarri e Xhehennemit e pastaj vetveten e hedh në të duke pasuar epshet!
Jam çuditur me atë që pretendon kundërshtimin e djallit e pastaj i nënshtrohet atij!
Jam çuditur me atë që varros të vdekurit e nuk merr mësim!
Jam çuditur me atë që han të mirat e Allahut e pastaj nuk e falënderon për to!
Jam çuditur me atë që merret me të metat e njerëzve ndërsa ka harruar të metat e vetes së vet!
Jam çuditur me atë që e ka njohur Allahun e pastaj nuk e ka kryer të drejtën-hakun e TIJ!
Jam çuditur me atë që ngrit duart për lutje-dua e pastaj vazhdon në mëkate!
***
Shënim: Këto fjalë të bukura, si porosi të Teuratit, i ka regjistruar në Sahihun e tij Ibni Hibbani, pj. 2, 213.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s