Isai, alejhis selam, në të tri fetë qiellore

Isai, alejhis selam, në të tri fetë qiellore
Shkruar nga Sedat ISLAMI

Tema rreth Isait, alejhi’s selam, sot dhe çdoherë, mbetet prej çështjeve më diskutabile tek ithtarët e këtyre feve me libra hyjnor. Në bote sot ka fe-ideologji që nuk kanë libra hyjnor, si ajo hinduse në Indi, budiste, zjarrëputiste, adhurues të gurëve, lopëve në Indi, Kinë, Japoni, Kore, etj. Këta nuk kanë libër hyjnor.

Ndërsa sa iu përket ithtarëve të tri feve qiellore me libra të shpallur: fesë çifute, të krishtere dhe islame, polemika, debati dhe diskutimi më i madh sillet rreth Isait, alejhi’s selam, e në veçanti me të krishterët, që po të zgjidhej kjo çështje problematikën në fjalë do ta lehtësonte dukshëm.
Isai, alejhi’s selam tek të krishterët
Të krishterët, të cilët e pasojnë dhe pretendojnë se janë ithtarë të fesë se tij, thonë për të se ai është Zot, ose i biri i Zotit, ose një prej tre të shenjtëve (triniteti), qoftë i pastër Allahu nga ajo që thonë të padrejtit.
Ata thanë se ai është i biri i Zotit për arsye se Merjemja mbeti me barre pa pasur kontakt me askënd dhe -sipas tyre- nuk ka mundësi të lind ndonjë fëmije pa baba. Ata e cilësuan djalë te Zotit edhe pse Allahu, siç përmendi në kaptinën Merjem, mrekullinë, të folurit në djep dhe dëshminë i bëri të dalin prej gojës së tij:
Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që është foshnjë në djep?”. (Merjem, 29)
Merjemja nuk foli ngase ata dyshonin se fëmija ishte fryt i prostitucionit por iu dha shenje që të drejtohen nga fëmija ngase ai do t’iu flas dhe përgjigjet nëse ju keni dyshim. Isa, alejhi’s selam foli e tha:
Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut…”. (Merjem, 30)
Ai pra është rob i Zotit, dhe gjënë e pare të cilën e dëgjuan ata ishte pikërisht kjo, madje edhe e përcollën këtë që dëgjuan por më pas shtuan -padrejtësisht- se ai është i biri i Zotit, ose është Zot ose njeri prej tre të shenjtëve.
Të krishterët me këto qëndrime fyen dhe shanë Allahun, sidomos kur i përshkruan Atij grua dhe fëmijë, ndërsa Allahu iu përgjigj:
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (el Ihlas)
Isai, alejhi’s selam tek çifutët
Çifutët, ndryshe nga të krishterët, Isait, alejhi’s selam nuk i dhanë epitet hyjnor, por atë e cilësuan si fëmije të paligjshëm, Merjemen e cilësuan si të pamoralshme, dhe si pasoje Allahu i mallkoi.
Isai, alejhi’s selam tek muslimanët
Siç pamë më larte, dy fetë qiellore të mëparshme për Isain, alejhi’s selam dhanë mendime të ndryshme: të krishterët thanë se ai është i biri i Zotit derisa çifutet thanë se ai është fëmijë i paligjshëm. Ndërsa ne muslimanët patëm fatin dhe u udhëzuam në të vërtetën, për te cilën ata polemizuan; morëm qëndrim mesatar-dinjitoz, dhe thamë: Isai është rob dhe pejgamber i Zotit, nuk është Zot, që te teprojmë në glorifikim dhe fëmijë i paligjshëm, qe ta ulim vlerën e tij.
Domethënia e: Isai është rob dhe i dërguar i Allahut
Kjo do të thotë që Isai, alejhi’s selam tek muslimanët ka tretman të ndryshëm nga ai që ka tek të krishterët, të cilët thanë se ai është Zot, i biri i Zotit apo pjesë e trinitetit. Thotë Allahu:
All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër…”. (el Mu’minune, 91)
Muslimani patjetër duhet të dëshmoje se Isai, alejhi’s selam është rob dhe i dërguar i Allahut, se Allahu e ka krijuar pa baba, siç thotë:
Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë”. (Ali Imran, 59)
..ai pra nuk është as Zot dhe as i adhuruar. Thotë Allahu:
Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që është foshnjë në djep?. Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber”. (Merjem, 29-30)
Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t’i ringjallë dhe do t’i tubojë të gjithë pranë Tij”. (en Nisa, 172)
Muslimani po ashtu dëshmon falsitetin e thënies së armiqve të tij, çifuteve, Allahu i mallkoftë, se kinse ai qenka fëmijë prostitute. Dhe asnjë njeri nuk mund të mëtojë për vete se është musliman derisa nuk është i pastër nga thëniet e dy grupacioneve të humbura më parë: të krishterëve dhe çifuteve, dhe të besoje bindshëm se Isai, alejhi’s selam është rob dhe i dërguar i Allahut.
Kjo problematikë edhe më tej mbetet aktuale, madje jo vetëm aktuale në kuptimin normal, ajo mbetet betejë aktuale me të krishterët, të cilët mundohen me çdo kusht ta ndërrojnë mentalitetin e muslimanëve, duke ua prishur dhe zhvleftësuar besimin dhe fenë e tyre si dhe duke konvertuar grupe muslimanësh në krishterizëm, duke ua mësuar bindjet e gabuara se Isai është kurban i kësaj bote, ai flijoi veten për ne dhe ai u kryqëzua. Allahu e dëshmon të kundërtën e kësaj:
…Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau…”. (en Nisa, 157)
Mu për këtë radiot e Unxhilit, Zëri i Unxhilit, Ora e Përmirësimit, siç i dëgjojmë nëpër radio, pengojnë radiot e Kur’anit dhe radiot tjera. Radio te kësaj natyre ke në shume vende te botës, e fatkeqësisht edhe në vende islame. Ne Indonezi dhe Bangladesh, si shkak i urisë dhe varfërisë, shume njerëz konvertohen në krishterizëm. Shume fëmijë të muslimanëve në vendet afrikane i blejnë e më pas i dërgojnë në Suedi, Norvegji, Danimarke, Kanada, etj, dhe i rrisin që të bëhen të krishtere. Këtë gjë e di tërë bota.
Ky është realiteti i botes moderne te njeriut, ku trumbetohet drejtësia, njerëzia, barabarësia, e që në të vërtetë janë vetëm për jomuslimanët, dhe ata, edhe pse janë në këto parime të kota dhe besëtytni, prapëseprapë derdhin mund e energji për gjëra, për të cilat Allahu do t’i pyes në Ditën e Kiametit dhe Isai, alejhi’s selam do t’ua përgënjeshtroje dhe do të jetë dëshmues kundër tyre. Thotë Allahu:
Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!”. (el Maide, 116)
Revistat, të cilat posedojnë rubrikë njoftimi, ku i riu apo e reja vë foto personale, shënimet personale dhe adresën, janë shume te rrezikshme, ngase misionaret e krishterët marrin këto revista dhe nëpërmjet adresave të shënuara aty iu dërgojnë Ungjilla dhe libra tjera të fesë së tyre. Meqë shume njerëz nuk janë në dijeni për realitetin e kësaj feje, ndodhë që të lexojnë diç e t’iu pështillet çështja e besimit e kështu të devijojnë nga e vërteta.
Ata duan me çdo kush të hyjnë në vendet tona duke vënë përpara motot e rrejshme të tolerancës fetare, se njeriu është i lire te zgjedh cilin fe të dojë, se e drejte e njeriut është të besoje çka të do, etj. Por kur jemi tek zbatimi i këtyre parime false gjejmë se me këtë kanë për qëllim: Muslimani mund të konvertohet në të krishterë ndërsa i krishteri nuk mund të kthehet në Islam, parim që shumica e njerëzve nuk e dinë.

Përgatitur dhe përshtatur nga: Sedat Gani Islami

Advertisements
By Hoxhë Sedat ISLAMI Posted in Artikuj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s