SHEJH KARDAVI PËR SFONDIN E NEVOJSHËM TË FRYMËS SHKENCORE NË KOHËN BASHKËKOHORE

SHEJH KARDAVI PËR SFONDIN E NEVOJSHËM TË FRYMËS SHKENCORE NË KOHËN BASHKËKOHORE

1.Vështrimi objektiv i qëndrimeve, gjërave dhe fjalëve, pavarësisht se kush mund të jenë autorët e tyre. Ali Ibn Ebi Talibi thoshte: “E vërteta nuk njihet me njerëz: mësoje të vërtetën, do t’i njohësh ithtarët e saj!”
2.Respektimi i kualifikimeve – specializimeve, siç qëndron edhe në Kur’an: “…pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.” (en-Nahl, 43); “…atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.” (el-Enbija, 7); “…Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.” (el-Furkan, 59); “…E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).” (Fatir, 14)
Feja ka ekspertët e vet, ekonomia po kështu: çdo art ka të zotët e vet, sidomos në kohën tonë, kohën e specializimeve të hollësishme…Ndërsa ai që di për fenë, politikën, artet, ekonominë, sigurinë, dhe për të gjitha këto flet, ai de facto nuk di asgjë.
3.Aftësia për autokritikë, pranim të gabimit, përfitim nga përmirësimi i gabimeve, vlerësim të drejtë të përvojës së kaluar duke qenë i zhveshur nga vështrimi sikur çdo gjë është vetëm krenari dhe mburrje, apo sikur çdo veprim arsyetohet me çfarëdo rruge a mënyre, pa çarë kokën se janë të pranuara fetarisht dhe logjikisht apo jo.
4.Shfrytëzimin e metodave më efikase në realizimin e qëllimit dhe përfitimin nga përvojat e të tjerëve, qofshin këta edhe armiq. Urtësia është gjëja e humbur e besimtarit, të cilin ku ta gjen e merr. Kjo vjen në shprehje edhe më shumë sidomos kur është fjala për mjetet dhe teknikën, lejimi për përdorimin e të cilave është valid aq sa ato të jenë në shërbim të realizimit të objektivave tona fetare.
5.Testimin dhe verifikimin [shkencor] të çdo gjëje, me përjashtim të fakteve fetare dhe logjike të njohura për të gjithë, për të pranuar më pas atë që thotë ekspertiza, pavarësisht se rezultatet janë pro apo kundër njeriut (hulumtuesit).
6.Të mos nxitohet me publikimin e dispozitave, vendimeve dhe qëndrimeve përveçse pas studimit të hollësishëm të mbështetur në metodën induktive dhe në statistika si dhe pas dialogut konstruktiv, në të cilin reflektojnë veçoritë e hulumtimit dhe zbulohen vërejtjet dhe të metat eventuale të tij.
7.Respektimi i mendimit të tjetrit në çështjet që mund të ketë më shumë se një qëndrim, në fikh dhe lëmi tjera, përderisa të gjithë kanë argumentet dhe mendimet e tyre, kuptohet nëse për çështjen në fjalë nuk ka tekst që në mënyre eksplicite dhe të prerë ndalon të polemizuarit rreth saj. Dijetarët tanë kanë aprovuar parimin se “nuk ka mohim (të asnjë mendimi të mbështetur në fakte) në çështjet – meselet ixhtihadijje (diskrete)”, për shkak se një muxhtehid nuk mund të jetë më i mirë se tjetri…Rrjedhimisht, kjo nuk do të duhej të pengonte nga dialogu konstruktiv dhe vlerësimi shkencor i paanshëm, përkundrazi, këto do të duhej të zhvilloheshin nën hijen e tolerancës dhe dashurisë.
8.Që gjeneratat tona të përvetësojnë ‘mentalitet shkencor’ çfarë edhe Kur’ani Famëlartë ka qenë kureshtar ta themelojë tek besimtari dhe ta identifikojë me të qysh nga fillimi i shpalljes. Ato (gjeneratat) duhen zhveshur nga mentaliteti i prapambetur dhe besëtytë, që pranon çdo gjë që i servohet qoftë edhe diç nga e kota dhe iluzionet. Nëse duhet një mentalitet i caktuar për të kuptuar jetës dhe rregullat e saja, atëherë edhe për kuptimin e fesë dhe parimeve të saj gjithsesi se duhet një mentalitet, ndryshe nuk ka fe që ka ndërtuar raporte të mira me mendjen dhe referimin asaj sikur Islami. Asgjë në Islam nuk bie ndesh me mendjen; nuk ka mundësi të ketë kundërthënie ndërmjet tradicionales së saktë dhe mendjes së shëndoshë, ndërsa ajo që disa njerëz e marrin për kundërthënie ndërmjet fesë dhe mendjes është e refuzuar. Gjasat janë që mendja e llogaritur për mendje të mos ketë qenë mendje (e shëndoshë) në realitet, apo edhe feja e marrë për fe të mos ketë qenë realisht fe.

Titulli në origjinal: Ebrezu simati’rr rruhi’l ilmijjeti el matlubeti fi hadhe’l asr vifkan li’sh Shejh el-Kardavi
Autor: Dr. Ejmen Salih
Burimi: http://www.feqhweb.com/vb/t12127.html
Përshtati: Sedat Islami
P.S. Artikulli është pjesë e shkëputur e një artikulli të Dr. Jusuf Kardavit, të publikuar në webfaqen zyrtare të tij në internet më datë 2008/08/06, http://www.qaradawi.net/component/content/article/4394.html

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s