MORALI I MUSLIMANIT ME PEJGAMBERIN, ALEJHI SELAM

1-Dhenia perparesi dashurise per të ndaj cdo gjeje.Kjo dashuri arrihet me zbatimin dhe respektimin e thenieve te tij.Thote Allahu “Binduni Allahut dhe të dërguarit,…”.(Ali Imran 32) Ne hadith qendron “Nuk ka besuar askush prej jush derisa te jem me i dashur tek ai sesa femiu i tij,prindi i tij dhe tere njerzit.( Buhariu)

2-Dergimi i shumte i salavateve ne cdo kohe,e ne vecanti Diten e Xhuma.

3-Duhet rënë salavat mbi të cdo here qe permendet emri i tij. Ne hadith qendron “Koprrac është ai, ne prezencen e te cilit permendem dhe nuk bie salavat mbi mua”.( Sahihul xhamii 8278)

4-Dhenia perparesi fjaleve dhe tradites se tij ndaj mendimit te cdo njeriu.

5-Te analizuarit vertetesine e thenieve,te cilat i adresohen Pejgamberit, Alejhi selam, sepse: “Kush thote diç per mua qe nuk e kam thënë le t’a pregadisë ulësen e tij prej zjarrit (ose le t’a prêt ulësen e tij prej zjarri). ( Buhariu 106)

6-Te vepruarit sipas sunnetit-tradites se tij aq sa ke mundesi.Thote Allahu, subhanehu ve teala, “Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të Allahut, …”.(Tegabun 12) Ndersa ne hadith qendron: “Shmangiuni asaj që ua kam ndaluar dhe kryeni aq sa mundeni atë qe ua kam urdheruar dhe (mos harroni) se popujt para jush jane shkaterruar per shkak te pyetjeve te shumta dhe kundershtimit te pejgamberve”([1]). (Buhariu dhe Muslimi). Kjo realizohet duke pasuar dhe zbatuar theniet e tij ne çdo sfere, qofte atë te adhurimit, moralit, etj.

7-Perhapja e sunneteve te tij tek njerzit me metode te mire. Ne hadith qendron “Kumtoni nga une qofte edhe nje ajet”. (Buhariu)

8-Mbrojtja e sunnetit te tij ne rast kercenimi ose fyerje nga ndonje i pandere. Eshte çudi se disa njerzve po t’iu fyhej fisi ose prejardhja e tyre shef se si hidherohen por kur dikush fyen Pejgamberin ose traditen e tij, e cila eshte frymezim nga Allahu, shef se nuk reagon fare. Nuk ka dyshim se kjo eshte shenje e dashurise se pakte ndaj Pejgamberit.

9- Vertetimi i lajmeve me te cilat na njofton per gjera sekrete (gajbijjate).

10- Largimi nga cdo gje qe ndaloi apo urreu,sepse kjo është rrugë jona per ne Xhennet.Thote Pejgamberi Alejhi selam: “Te gjithe ju do te hyni ne Xhennet perveq atij qe refuzon.Thane: Po kush refuzon o i derguari i Allahut? Tha: Ai qe me respekton mua hyn ne Xhennet ndersa ai qe nuk me respekton ai veq ka refuzuar (hyrjen ne Xhennet). (Buhariu)

11- Ndalimi i teprimit ne lavdimin e tij apo atribuimi i disa cilesive hyjnore,qofte ne dua,betim apo gjera tjera qe kane te bejne me adhurim e te cilat nuk i takojne askujt perveq Allahut.Thote Allahu,subhanehu ve teala, duke sqaruar njerzishmerine e Pejgamberit: “Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju…”.( Kehf 110)

12-Marrja si reference apo burim sunnetin e tij ne rast polemike. Thote Allahu, subhanehu ve teala: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe të dërguarit…”(Nisa 59), d.m.th Kur’anit dhe sunnetit. Fatkeqesisht shef njerez se kete burim e krahasojne me tradita e zakone,te tjeret e polemizojne këtë burim bazor te Islamit me epshet e tyre,apo me fjale a mendime te njerzve,ndersa obligim eshte kthyerja tek Kur’ani dhe sunneti ne cdo gje.

13-Dorezimi i plote urdheresave dhe ndalesave te tij dhe mos luhatshmeria ne këtë.Thote Allahu,subhanehu ve teala: “O ju që besuat, përgjigjuni Allahut dhe të dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë), …”(Enfal 24) Po t’a analizoje nenshtrimin e sahabeve do te gjeje realitetin e besimit dhe sinqeritetin e dashurise ndaj Pejgamberit,Alejhi selam,.

14-Te besuarit se ai eshte krijesa me e mire e Allahut, Subhanehu ve teala.

15- Studimi i jetes se tij dhe marrja mesime,keshilla e urtesi nga jetepershkrimi i tij.

16- Mos ngritja e zerit kur t’a degjosh fjalen e tij. Thote Allahu: “Mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit …”. (Huxhurat)

17-Mos marrja rruge per t’a vizituar (vetem) varrin e tij sepse kjo gje eshte e ndaluar.

18-Dashuria per shoket e tij dhe miqesia me ta.

19-Pastrimi i sunnetit te tij nga theniet e kota, te cilat i jane pervjedhur librave te hadithit gjate shekujve apo jane shpifur nga armiqte e Islamit.

20- Dashuria per ata qe mbahen per sunnetit te tij.

21-Urrejtja e shpikesve dhe risimtareve si dhe urrejtja e kundershtareve te hadithit te Pejgamberit, Alejhi selam,.

22- Çdo thenie apo mendim qe ne start bie ndesh me hadithet e Pejgamberit duhet te gjykohet si i deshtuar.

23-Mos ngritja e zerit tek varri i tij.

24- Besimi se Pejgamberi nuk ka vdekur vetem se pasi qe e ka permbushur apo kumtuar misionin e tij. Thote Allahu: “Sot përsosa për ju fenë tuaj,…”. (Maide)

25-Dashuria per familjen e tij por pa teprim([2]).

———————————————
[1] Hadithi eshte shenim yni

[2] Marre nga http://www.denana.com,Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami,

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s