ZBULIME MAHNITËSE VËRTETOJNË SINQERITETIN DHE VËRTETËSINË E PROFETIT MUHAMMED A.S.

ZBULIME MAHNITËSE VËRTETOJNË SINQERITETIN DHE VËRTETËSINË E PROFETIT MUHAMMED A.S.
Shkruar nga Hisham Talebe

Allahu thote: “Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.”el-Fet’h, 29.

Para se të thellohemi në këta dy shembuj, do të doja të bëjmë një ndalesë tek termi që shpreh Shtetin Hyjnor me “Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët)”, i cili po kështu është përmendur në librat e lashta të çifutëve. Më konkretisht, në librin Esdra (28:4)[1], qëndron „…ata që janë me të.” Madje edhe në Ungjillin e Mateut (25:31) qëndron : ““E kur të vijë Biri i njeriut në madhërinë e vet e me të gjithë engjëjt, do të ulet mbi fronin e vet të madhërueshëm.” Kjo terminologji është përdorur edhe në Ligji i Përtërirë (33:2): “…arriti nga mesi i një morie shenjtorësh (engjëjsh).”[2]

Po kështu, edhe Zendavesta, libri i shenjtë i Zoroastrëve, i jep hapësirë shumë “profetit të pritur dhe shokëve të tij”[3]

Ajeti paraprak flet për dy shembuj: i pari, ai i profetit Muhammed, alejhi’s selam, dhe i dyti, ai i shokëve të tij, me prezencën e të cilëve në librat e mëhershëm hyjnor, Teurat dhe Ungjill, Allahu sfidon skeptikët dhe mohuesit.

Shembullin e parë, praktikisht, e gjejmë në Besëlidhjen e Vjetër, Psalmet, 149, në profecinë rreth pasuesve të Mesihut dhe këtë me konsensus të komentuesve të Librit të Shenjtë: “3. Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste[4], 4. sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur. 5. Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre.[5] 6. Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët[6]; 7. për t`u hakmarrë me kombet dhe për t`u dhënë ndëshkime popujve,…”

Këta që “në gojën e tyre lavdet e Perëndisë” dhe që njëkohësisht “në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët”[7] janë “të ashpër kundër jobesimtarëve” dhe njëherësh “janë të mëshirshëm[8] ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde)”[9]

Ndërsa kur jemi tek shembulli i dytë në ajetin kur’anor paraprak “Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet…”, të ngjashëm me të i shohim shembujt në Ungjillin e Mateut, Markut dhe Llukës, respektivisht shembullin e farës së sinapit. “Atëherë u tha: “Me çka është e ngjashme Mbretëria e Hyjit?[10] Me çka ta krahasoj? 19 Është e ngjashme me kokrrën e sinapit, të cilën njeriu e mori dhe e mbolli në kopsht të vet. Ajo me kohë u zhvillua e u bë pemë dhe shpendët e qiellit bënë çerdhe në degët e saj.” (Lluka, 13:18-19)

Kurse tash, pas zbulimit të dorëshkrimeve të Nexhë’ Hammadit[11], në disa tekste kemi gjetur shembuj që pothuajse janë identik me shembullin kur’anor. Në The Apocryphon Of James (Letrën sekrete të Xhejmsit[12]), autori Mbretërinë Qiellore, e që është Shteti i Mesihut të Pritur, e krahason me një palmë[13] prej së cilës ka dalë filizi, rreth të cilit janë bërë fruta. Pastaj këto fruta nxjerrin fletë. E kur u poqën, u bënë të renda, saqë shkaktuan edhe tharjen e burimit të tyre. Këto fruta të dala nga filizi u bënë me ato të dala nga pema bazë[14].

Ky krahasim (shëmbëllim) dallon nga shembulli i kokrrës së sinapit ngase këtu, sikurse në shembullin kur’anor, fillohet me vet barishten (pemën) e jo me farën. Po kështu, që të dy shembujt përmendin filizin.

Në këtë libër janë përmendur edhe shembuj tjerë përveç këtij shembulli të “filizit të pemës”, duke e llogaritur prej tyre edhe shembullin e kokrrës. D.t.th., libri i ka dalluar plotësisht të dy shembujt.

Burimi: http://www.quran-m.com/container.php?fun=artview&id=1047

Përshtati në shqip: Sedat Islami

[1] Këto të dhëna janë marrë nga dorëshkrimet e Detit të Vdekur dhe në botimet e sotshme të Biblës (Dhiatës se Vjetër dhe të Re nuk gjenden). Dorëshkrimet e Detit të Vdekur janë një përmbledhje e 972 pjesë dorëshkrimesh, një pjesë prej të cilave u quajtën Libri i Shenjte ndërsa pjesa tjetër nënkuptojnë libra që nuk kanë qenë të njohur apo janë llogaritur si të humbura. Janë zbuluar nga palestinezi Muhammed Dhejb ndërmjet viteve 1947-1956 në njëmbëdhjetë shpella në Vadi Kameran, në veri të Detit të Vdekur. http://en.wikipedia.org/wiki/Dead_Sea_Scrolls. Përkthyesi.

[2] Më ka rënë disa herë gjatë kthimit tek Bibla –versioni online- për referencë të has në përkthime të mangëta. Në ueb sajtin (www.bibla.net) e Kishës Katolike “Shën Gjon Pagëzuesi” Zllakuqan – Klinë, Kosovë, disa herë kam has në një gjë të tillë. Edhe derisa po përktheja tekstin, desha t’i referohem origjinalit në shqip por nuk e gjeta në këtë burim. Në burime tjera (http://albkristian.com/) figuronte përkthimi komplet. Përkthyesi.

[3] History of Zoroastrianism, P.423-431

[4] Këtë paragraf natyrisht se nuk e gjejmë në Kur’an.

[5] Kjo na përkujton ajetin: “Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” Ali Imran, 191.

[6] Kjo shpatë ka qenë e njohur tek arabët.

[7] Aludim në tekstin e mësipërm biblik.

[8] Mëshiruesit (err rruhamau) -bazuar në tekstin biblik (Pslamet, 149)- janë njerëzit e përulur (el vud’au).

[9] Aludim në ajetin e mësipërm kur’anor.

[10] Edhe pse Besëlidhja e Vjetër le te kuptohet se Mbretëria e Zotit është Shteti i Zotit apo Shteti Hyjnor, ngase “Po ashtu edhe prej bijve të mi ‑ e Zoti më fali fëmijë shumë ‑ Zoti e zgjodhi Salomonin, tim bir, për të ndenjur mbi fron të mbretërisë së Zotit mbi Izraelin.” (1 i Kronikave, 28:5) dhe kur ta përmendësh Mbretërinë e Zotit në formë të profecisë, me të synohet Shtetin të cilin do ta krijojë profeti i kohës së fundit (Pslamet: 45:6: “Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.” dhe 145:11-13 “Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde, 12 për t`u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate. 13 Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.”), megjithëkëtë, disa të krishterë e komentojnë si një kopsht që është në qiell, derisa një grup tjetër, Premillennium, e komentojnë si një mbretëri tokësore, e cila do të ngritët nga Isai kur –sipas besimit të tyre- të kthehet për herë të dytë. Për më shumë shih: Aziz, Fehim, Melekutullah, f. 204-205.

[11] Në vitin 1945, në afërsi të fshatit Nag Hammadi (Nexh’ë Hammadi – Fshat në komunën e Kena-s në Saaid – Egjipt), fshatari Muhammed es-Semani duke hulumtuar për pleh organik për arën e tij hasi në një qyp qeramike të çuditshëm, të cilën pasi e theu gjeti dorëshkrime të vjetra, të cilat më pas do të njihen si “Dorëshkrimet Nag Hammadi.” Këto dorëshkrime përmbajnë ungjij (sh. ungjill) dhe shkrime gnostike.

[12] Apocryphon d.t.th. libër – shkresë e fshehtë.

[13] Çudia është edhe për atë se pema prej së cilës del filizi është palma, një pemë të cilën e merr shembull Muhammedi, alejhi’s selam për besimtarin. “مثل المؤمن مثل النخلة Shembulli i besimtarit është si shembulli i palmës” (Hadithin e transmeton Taberaniu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.)

Interesante është edhe ajo që është përmendur në Isaia, 4:2 “Dhe atë ditë pinjolli i Zotit do të jetë nder edhe lavdi”. Fjala origjinale në ibrishte për pinjollin është “sameha (صمح)” që nënkupton filizin.

[14] Teksti të cilit i referohet autori: “Do not allow the kingdom of heaven to wither; for it is like a palm shoot whose fruit has dropped down around it. They (I.E, the fallen fruits) put forth leaves, and after they had sprouted, they caused their womb to dry up. So it is also with the fruit which had grown from this single root.”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s