BEGATIA E SHIUT DHE SHKAQET E PENGIMIT TE TIJ

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Vëllezër besimtarë!

Begatisë së shiut nuk ia di vlerën askush përveç atyre që janë sprovuar me thatësi. Paramendojeni varfërinë dhe jetën e vështirë të atyre që kanë thatësi, uri dhe mungese uji. Kur t’i pyesësh bujqit për hallet e tyre shumë shpesh të përgjigjën (lexo: ankohen): “Maruam nga thatësia”, ngase uji është bazë jete pa të cilën njeriu, kafsha por edhe bima nuk ka jetë. Imagjinoni vëllezër veten tuaj sikur nuk keni ujë të mjaftueshëm: Si do të ndiheshit? Si do të zhvillohej jeta? Sa e liga do t’iu ndodhte? E pastaj ndaluni për pak çaste the thoni: Në dorën e kujt është kjo? Përgjigjen e keni në këtë ajet:
Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?”. (el-Mulk, 30)
Prej urtësisë së Allahut është edhe që gjendja e njerëzimit të mos jetë përherë e njëjtë; sot ka varfëri nesër pasuri, sot kemi shi nesër kemi thatësi, sot jemi të gëzuar nesër të hidhëruar, sot të lumtur nesër të mërzitur, dhe tërë kjo që besimi jonë në Allahun të dal në shesh. Thotë Allahu:
Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve”. (el-Bekare, 155)
Prej sprovave të Allahut ndaj robërve të Tij janë edhe thatësia apo vonimi i shiut, i cili sjell dëme në çdo gjë dhe shkakton një bllokadë ekonomike në vende e rajone. Megjithatë, shiu ka shkaqe që e sjellin dhe shkaqe tjera që pengojnë atë. Derisa jemi në stinën kur për shi kemi më së shumti nevojë do të kishte qenë mirë sikur ta pyesnim veten:
A kemi bërë diç për ta sjellur shiun?
A e kemi besuar Allahun si duhet apo e kemi kundërshtuar? A nuk kanë depërtuar në mesin tonë gjëra të shumta që kanë zbehur shumë besimin tonë?!
A e kemi falur namazin, i cili është shtylla e dytë e fesë islame?
A e kemi dhënë zekatin, i cili drejtpërsëdrejti ndikon në sjelljen e shiut. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
…dhe nuk ndodhë të mos e japin zekatin e pasurisë së tyre e të mos privohen nga shiu prej qiellit, dhe po të mos ishin kafshët kurrë nuk do të kishin patur shi…”. (Sahihu’l xhamii)
Sot të këqijat kanë mbuluar vendet tona, haramet (ndalesat) kanë bllokuar të gjitha hyrje-daljet e shoqërisë sonë, nuk ka fytyrë që skuqet dhe zemër që frikësohet; vrasje e zina, padrejtësi e kamatë, alkool e drogë, e çka jo se?!
Në jetën e përditshme mashtrojmë e gënjejmë, vonojmë borxhin e japim me kamatë, hamë pasurinë e jetimit dhe pranojmë ryshfetin – mito.
Në jetën shoqërore ka probleme ts shumta, marrëdhënie të këqija, zilia, urrejta dhe mëria kanë pushtuar zemrat, nderi i grave dhe motrave tona është bërë gjëja më e parëndësishme për ne; nuk dihet kush është grua e kush është vajzë. Në shtëpitë tona kemi futur atë që po na shkatërron çdo ditë e më shumë; filma amoral, këngë të pavlera, revista të ndyta me foto të grave lakuriqe. Ku është xhelozia për nder? Ku është xhelozia për ruajtje të besimit?
Vëllezër besimtarë!
Mëkatet tona janë të shumta, gabimet tona janë të mëdha, dhe çdo e keqe që po na ndodhe, siç thotë Ibnul, është shkak i mëkateve tona. Nuk ka vend që mëkatet tubohen e të mos e shkatërrojnë atë vend, nuk ka shpirt ku mëkatet shumohen e të mos e prishin atë, nuk ka emër ku mëkatet zënë vend e të mos e verbërojnë atë, nuk ka trup ku mëkatet qëndrojnë e të mos e ndëshkojnë atë, nuk ka popull ku mëkatet rolin e tyre ushtrojnë e të mos e shtrembërojnë atë.
Vëllezër besimtarë!
Mos rënia e shiut në vendet tona na detyron moralisht t’i kthehemi vetes sonë dhe ta llogarisim ngase Allahu thotë:
… All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…”. (err-Rra’du, 11)
E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”!…”. (Ali Imran, 165)
Cfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (esh-Shura, 30)
Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)”. (err-Rrum, 41)
Shiu i paktë, shterja e ujit, përhapja e thatësisë dhe uria e varfëria që sot janë përhapur në mesin tonë janë shkak i mëkateve tona. Sa bukur ka thënë poeti:
Vërejta mëkatet se ato mbysin zemrat
dhe ushtrimi i tyre sjell poshtërimin
derisa lënia e mëkateve është jete zemre
dhe më së miri për shpirt është largimi prej tyre
بارك الله لي ولكم ونفعني وإياكم بهدي سيِّد الثقلين، أقول قولي هذا، وأستغفر الله العظيم الجليل لي ولكم ولسائر المسلمين من كلِّ ذنب، فاستغفِروه إنه كان غفّارًا، وتوبوا إليه إنّه كان توابًا.
(Hytbeja e dytë)
الحمد لله، ألَّف بين قلوبِ المؤمِنين فأصبحوا بنِعمتِه إخوانًا، والصّلاة والسّلام الأزكيان الأشرَفان على الأسوَةِ الحسنة الذي جعَلَ الوحدةَ لأهل الإيمان عُنوانًا، صلّى الله وسلَّم وبارك عليه، وعلى آلِه الأطهار وصحابته الأبرار، والتابعين ومن تبعهم بإحسان ما تعاقَب الليل والنهار.
Falënderimet i takojnë Allahut, që bëri bashkimin e zemrave të besimtarëve dhe me begati të Tij u bën vëllezër. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet më të pastra dhe më të ngrohta qofshin mbi shëmbëlltyrën tonë të mirë, Muhammedin, i cili bashkimin e bëri veti dhe tipar të monoteisteve. Paqja qoftë mbi të dërguarin e Allahut, familjen e tij të pastër, shokët e tij të ndershëm dhe pasuesit e tij dhe tyre gjer në amshim!
Vëllezër besimtarë!
Cilat janë shkaqet që pengojnë zbritjen e shiut?
Gjërat që privojnë njerëzit nga shiu janë të shumta por ndër më të rëndësishmet do të veçonim:
Pakujdesia e njerëzve,
Vrazhdësia e zemrave të tyre,
Besimi i dobët,
Përhapja e mëkateve e sidomos mosdhënia e zekatit,
Mashtrimi në peshore,
Anashkalimi i duasë dhe lutjes,
Anashkalimi i pendimit,
Pakujdesia ndaj istigfarit (kërkimit falje), që shumë ndikon në lëshimin e shiut. Allahu thotë nëpërmjet gjuhës së Nuhut, alejhi’s selam:
Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; 11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, 12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj”. (Nuh, 10-12)
Edhe Hudi, alejhi’s selam i kishte thënë kështu popullit të tij:
O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!”. (Hud, 52)
Ndoshta thua vëlla se ne po kërkojmë falje, po bëjmë istigfar, por dije se istigfari jonë është vetëm formalisht, ndryshe, ai është siç thoshin selefi: Istigfari jonë ka nevojë për istigfar!
Vëllezër besimtarë!
Megjithatë këto janë vetëm vërejtje ndryshe besimtari assesi nuk guxon ta humbë shpresën nga Zoti i vet. Ai duhet të pendohet, të punojë për faljen e mëkateve të tij dhe shumimin e veprave të mira, duhet ta hap një faqe të re të pastër të një kapitulli të ri po ashtu të pastër të jetës së tij ku më nuk do të ketë mëkate, nuk do të ketë mashtrime por do të ketë pendim, istigfar dhe vepra të mira. Thotë Allahu:
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (ez-Zumer, 53)
Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha, 82)
Muslimanë të bekuar!
Përderisa furnizimi jonë është në qiell, është tek Allahu, siç thotë:
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet”. (edh-Dharijat, 22),
…atëherë përse të mos i kthehemi Atij në dorën e të Cilit është furnizimi jonë ngase të mirat nuk do të na mungojnë. Thotë Allahu:
E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan”. (el-A’rafe, 96)
Këtë hutbe të sotit do ta përmbyll me një thënie të sahabiut të nderuar, Aliut, Allahu qofte i kënaqur me të, i cili thoshte:
Nuk ka bela që zbret e që të mos jetë mëkati shkak i saj dhe nuk ka bela që largohet e që të mos e këtë bërë këtë pendimi”.
Muslimanë të nderuar!
Përkujtojeni Allahun, faleni namazin dhe dërgoni salavat mbi Muhammedin, alejhi’s selam, që Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë të kënaqur me ne!
اللّهمّ صلِّ وسلِّم وبارك على سيِّدنا ونبيِّنا وقدوتِنا نبيِّنا محمّد، وارضَ اللّهمّ عن الخلفاء الراشدين والأئمّة المهديِّين أبي بكر وعمر وعثمان وعلي
اللَّهُمَّ نَجِّنا من النار، وأعِذْنَا من دارِ الخزْيِ والْبَوَار، وأسكنَّا برحمتِك دارَ المتقينَ الأبرار، واغفرْ لنا ولوالِدِينا ولجميع المسلمين، برحمتك يا أرحمَ الراحمين، وصلَّى الله وسلَّم على نبينا محمداً وعلى آله وصحبه أجمعين.
و أقيموا الصلاة حق القيام!

Përshtati dhe riradhiti ne shqip: Sedat G. ISLAMI
3 gusht 2007, e xhuma
Vushtrri, Kosove

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s