MJETET E KUMTIMIT TË DA’WES NË PERIUDHËN MEKKASE, MEDINASE DHE NË KËTË MODERNE

Dr. Sabir Ahmed Taha

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin, të birin e Abdullahut, familjen, shokët dhe mbare neve pasuesit e tij gjer në amshim!

Mjetet, në terminologjinë e Shkencës së Da’wes, përkthehen si gjera me te cilat arrihet deri tek udhëzimi i njerëzve dhe ftimi i tyre ne gjera te mira.

Këto mjete ndryshuan nga koha ne kohe, nga periudha ne periudhe dhe nga zhvillimi ne zhvillim. P.sh.: mjete e Da’wes ne periudhën e Pejgamberit, alejhi’s selam nuk janë ato qe janë ne kohen tone, ku krahas atyre, janë zbuluar edhe disa sosh, madje shume efektive, me te cilat predikuesi musliman arrin shume lehte t’i ftoj njerëzit ne fenë e pastër, fenë islame. Këtu do te përmendnim radion, TV-ne (lokale dhe atë satelitore), gazetat ditore, revistat, librat, internetin, lehtësinë e udhëtimit për ne vende ku synohet thirrja e tyre me mjete transportuese te shpejta, si vetura, anija, trena, aeroplanë, mundësinë e komunikimit me telefon, internet, etj.

Por ajo qe duhet ta përmendim këtu është se e gjitha këto mjete moderne duhet te kenë mbështetje te drejtpërdrejte ne mjetet e para te periudhës profetike, pra ne Kur’an, Sunnet, shkresa, letra, delegacione, etj.

Mjete e kumtimit te Da’wes në të kaluarën dhe në të tanishmen

1. Kur’ani Famëlartë. Kur’ani ishte, është dhe do te mbetet deri në kiamet mjeti i pare me ftimin ne rrugën e Allahut. Kur Allahu e dërgoi Muhammedin, alejhi’s selam profet dhe e urdhëroi t’ua kumtoje fenë e re njerëzve, ai iu lexoi atyre pjese te Kur’anit, te cilat posa i dëgjonte madje edhe ndonjë bediun, fshatar i pashkolluar, e kuptonte se nuk janë ato fjale njerëzore. Ketë jo për tjetër por nga stilistika e tyre dhe nga kënaqësia dhe dëfrimi qe gjente gjate dëgjimit te tyre. Kurejshitet posa dëgjonin Kur’anin tuboheshin ta dëgjonin. Ketë e dëshmoi edhe zotëriu dhe më oratori i kurejshitëve, Utbe b, Rebiah, te cilin kurejshitet e dërguan si negociator tek Muhammedi, alejhis selam. Pasi Utbe përfundoi çka kishte te thoshte, Muhammedi, alejhi’s selam kërkoi nga ai qe te dëgjonte atë qe i ishte shpallur dhe filloi te lexonte:

” حم (1) تَنْزِيلٌ مِنَ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ (2) كِتَابٌ فُصِّلَتْ آَيَاتُهُ قُرْآَنًا عَرَبِيًّا لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ (3) بَشِيرًا وَنَذِيرًا فَأَعْرَضَ أَكْثَرُهُمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ (4) وَقَالُوا قُلُوبُنَا فِي أَكِنَّةٍ مِمَّا تَدْعُونَا إِلَيْهِ وَفِي آَذَانِنَا وَقْرٌ وَمِنْ بَيْنِنَا وَبَيْنِكَ حِجَابٌ فَاعْمَلْ إِنَّنَا عَامِلُونَ (5) قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ وَوَيْلٌ لِلْمُشْرِكِينَ (6) الَّذِينَ لَا يُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ بِالْآَخِرَةِ هُمْ كَافِرُونَ (7) إِنَّ الَّذِينَ آَمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ (8) قُلْ أَئِنَّكُمْ لَتَكْفُرُونَ بِالَّذِي خَلَقَ الْأَرْضَ فِي يَوْمَيْنِ وَتَجْعَلُونَ لَهُ أَنْدَادًا ذَلِكَ رَبُّ الْعَالَمِينَ (9) وَجَعَلَ فِيهَا رَوَاسِيَ مِنْ فَوْقِهَا وَبَارَكَ فِيهَا وَقَدَّرَ فِيهَا أَقْوَاتَهَا فِي أَرْبَعَةِ أَيَّامٍ سَوَاءً لِلسَّائِلِينَ (10) ثُمَّ اسْتَوَى إِلَى السَّمَاءِ وَهِيَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ اِئْتِيَا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا قَالَتَا أَتَيْنَا طَائِعِينَ (11) فَقَضَاهُنَّ سَبْعَ سَمَوَاتٍ فِي يَوْمَيْنِ وَأَوْحَى فِي كُلِّ سَمَاءٍ أَمْرَهَا وَزَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِمَصَابِيحَ وَحِفْظًا ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ (12) فَإِنْ أَعْرَضُوا فَقُلْ أَنْذَرْتُكُمْ صَاعِقَةً مِثْلَ صَاعِقَةِ عَادٍ وَثَمُودَ (13)

1. Ha, Mim.

2. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

3. Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë.

4. ثshtë përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.

5. Ata thanë: “Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!”

6. Thuaj: “Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,

7. Të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.

8. Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm.

9. Thuaj: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!

10. Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)”

11. Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë!”

12. Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të Dunjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotfuqishmit, të dijshmit.

13. Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: “Unë tërhoqa vërejtjen e një rrufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!”. (Fussilet, 1-13)

…kur Muhammedi, alejhi’s selam arriti tek ky ajet, Utbe ia vuri dorën ne goje dhe i tha: Të bëj be në afërsinë familjare të ndalesh!

Ebu Bekri, Allahu qofte i kënaqur me të, ne fillim te Islamit falej ne oborrin e shtëpisë se tij ndërsa gratë dhe fëmijët e kurejshitëve tuboheshin dhe e dëgjonin. Ebu Bekri ishte njeri qe qante shume, nuk mund t’i mbante lotët dot kur këndonte Kur’an kështu qe kjo gjë i frikësoi kurejshitet. Shkuan tek Ibni Deginneh, i cili kishte marre ne siguri Ebu Bekrin dhe i thane: Kemi frike se ky njeri do t’i sprovoje fëmijët dhe gratë tona andaj shko thuaji qe te falet brenda shtëpisë, ndryshe, mos ia vazhdo sigurinë tende!

Edhe Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, kishte dalur te shkonte tek Muhammedi, alejhi’s selam për ta mbytur por rrugës kishte dëgjuar Kur’anin, respektivisht kishte dëgjuar ajete nga kaptina Ta Ha, qe fill pas dëgjimit kishte pranuar Islamin dhe kishte shkuar ne xhami tani si besimtar dhe me zemër plot dashuri për Pejgamberin, alejhi’s selam.

2. Sunneti. Sunneti është mjeti i dyte ne ranglistën e mjeteve te Da’wes ngase ai sqaron dhe shtjellon parimet kur’anore. Sunneti është term qe emërton thëniet, veprat dhe pëlqimet e Pejgamberit, alejhi’s selam. Allahu na ka urdhëruar qe te veprojmë sipas asaj qe e solli Pejgamberi, alejhi’s selam. Thotë Allahu:

” وَمَا آَتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër”. (el Hashr, 7)

Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

” أَلَا إِنِّي أُوتِيتُ الْكِتَابَ وَمِثْلَهُ مَعَهُ أَلَا يُوشِكُ رَجُلٌ شَبْعَانُ عَلَى أَرِيكَتِهِ يَقُولُ عَلَيْكُمْ بِهَذَا الْقُرْآنِ فَمَا وَجَدْتُمْ فِيهِ مِنْ حَلَالٍ فَأَحِلُّوهُ وَمَا وَجَدْتُمْ فِيهِ مِنْ حَرَامٍ فَحَرِّمُوهُ

Vëni re! Mua më është dhënë Kur’ani dhe i ngjashmi me të (Sunneti). Ndodhë që njeriu të ulet në ndonjë kolltuk e të thotë: Mbahuni për këtë Kur’an dhe çka te gjeni në të hallall lejojeni e çka te gjeni në të haram ndalojeni…”. ([1])

Allahu ka tërhequr vërejtjen nga kundërshtimi i Pejgamberit, alejhi’s selam e ka thënë:

” فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

… prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët”. (en Nur, 63)

Sunneti ose sqaron atë qe ka ardhur ne formën e përgjithshme ne Kur’an, ose e vërteton ndonjë dispozite ose vjen me ndonjë dispozite te re, e cila nuk është përmendur ne Kur’an, siç është p.sh.: ndalimi i ngrënies se mishit te gomareve shtëpiak.

3. Shtëpia e el Erkam b. Ebi’l Erkamit. Disa vende ishin dhe enda janë shume me rëndësi për kumtim te Da’wes. Kjo për shkak te frekuentimit te madh te tyre nga muslimanët apo për shkaqe dhe arsye kohore, siç ishte fshehja nga armiqtë, mos mundësia për ndonjë vend tjetër, etj.

Në ketë shtëpi Pejgamberi, alejhis selam vathoi t’i ftonte njerëzit fshehurazi. Ne këtë shtëpi pranuan Islamin shume sahabe, ne mesin e tyre edhe Omeri, i cili pasi pranoi islamin propozoi: O i dërguari i Allahut! Perse ta fshehim fenë tone kur ne jemi ne rrugën e drejte ndërsa ata ta shprehin fenë e tyre duke qene ne fe te kote. Pasha Atë, qe te ka dërguar me te vërteten, nuk ka asnjë ndeje pabesimi, ne te cilën jam ulur si pabesimtar e qe nuk do te marr pjese tani si besimtar dhe do te përhapë besimin tim.

Doli Omeri dhe bënte tavafin rreth Qabes ndërsa pabesimtarët e shikonin. Ebu Xhehli i tha: Një njeri tha se ti ke lëshuar fenë tende dhe je bere pabesimtarë. Omeri tha: Dëshmoj se nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhamemdi është rob dhe i dërguari i Tij. Iu vërsulën Omerit por ai iu vërsul Utbe b. Rebias kështu qe pabesimtarët u larguan prej tij. Omeri nuk la vend ku morri pjese si pabesimtarë e qe nuk shkonte te shpallte ne te besimin e tij. U kthye tek Pejgamberi, alejhis selam dhe i tregoi fill e për pe. Doli Pejgamberi, alejhi’s selam e para tij ecnin dy luanë te Islamit, Omeri dhe Hamzai, shkuan ne Qabe, falen namaz dhe u kthyen prape ne shtëpinë e el Erkamit.

4. Shkresat, letrat dhe emisarët (el kutub ve’rr rresail ve’l buuth). Për hire te kumtimit te Da’ws net e gjitha anët e botes dhe tek te gjithë njerëzit, Pejgamberi, alejhi’s selam nuk mjaftoi vetëm me mjetet e mëparshme por dërgoi edhe shkresa e letra tek te gjithë mbretërit dhe princat. I dërgoi letër Nexhashiut, mbretit te Etiopisë, Kisrasë në Persi, Mukavkisit në Egjipt, mbretërve te Jemenit dhe te gjitha fiseve arabe. Përmbajtja e shumicës se letrave te Pejgamberit, alejhis selam ishte:

“Bismil-lahi’rr rrahmani’rr rrahim

Nga Muhammedi, i biri i Abdullahut tek …

Paqja qofte mbi ata qe pasojnë udhëzimin!

Të thërras me ftesën Islame, pranoje Islamin shpëton dhe shpërblimin e ke dyfish ndërsa nëse kundërshton, atëherë ti bart barrën e mëkatit tënd dhe të atyre pas teje.

” قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَى كَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا اللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ

64. Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)”! (Ali Imran, 64)”.

Muhammedi, alejhis selam nuk mjaftoi me kaq por dërgoi dhe shokët e vet qe t’ua kumtojnë njerëzve fenë, si p.sh.: Muadhin ne Jemen, Ammar b. Jasirin ne Medine, etj.

5. Delegacionet (el vufud). Prej mjeteve te përhapjes se Da’wes kane qene edhe delegacionet. Shume vende kishin dërguar delegacione ne Medine qe te njiheshin me fenë islame dhe me Pejgamberin, alejhi’s selam. Ne mesin e këtyre delegacioneve ishin edhe:

Delegacioni i fisit Benu Temim. Ky delegacion mbërriti ne Medine ne kohen kur Bilalli ishte duke e thirrur ezanin për namazin e drekës ndërsa njerëzit e prisnin daljen e Pejgamberit, alejhi’s selam për namaz. Ata sikur nxituan pak dhe e thirren Muhammedin, alejhi’s selam t’iu dilte. Përkitazi me këtë ngjarje zbriti ajeti kur’anor:

” إِنَّ الَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِنْ وَرَاءِ الْحُجُرَاتِ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ وَلَوْ أَنَّهُمْ صَبَرُوا حَتَّى تَخْرُجَ إِلَيْهِمْ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

4. Ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë. 5. E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues”. (el Huxhurat, 4-5)

Ky delegacion e pranoi Islamin ne tërësi, do te thotë te gjithë anëtarët e pranuan Islamin kështu qe edhe Muhammedi, alejhi’s selam ua nxitimin e tyre.

Delegacioni i fisit Benu Bekr b. Sa’d. Ky fis e kishte dërguar Dimam b. Sa’d b. Tha’lebe-n tek i dërguari i Allahut dhe ai me te arritur kishte thënë: Cili prej jush është i biri i Abdul Muttalibit?

Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Unë jam.

Damameja i tha: Unë do te pyes dhe do te jam pakëz i vrazhde por mos u hidhëro!

Pyet çka të duash- tha Pejgamberi, alejhi’s selam.

Të bëj be ne Allahun, Zotin tënd, Zotin e atyre që ishin para teje dhe te atyre qe do te vijnë pas teje, a Allahu te ka urdhëruar qe ti të na urdhërosh neve ta adhurojmë vetëm Atë dhe te mos i bëjmë shok?

Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: O Allahu im! Po.

Dimami: A Allahu te ka urdhëruar qe t’i falim këto pese namaze?

Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: O Allahu im! Po.

Pastaj Dimami vazhdoi ta pyeste për obligimet tjera dhe kur përfundoi dëshmoi: La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah. Kur u kthye tek populli i vet mbrëmja nuk e zuri pa e pranuar tere populli i vet Islamin.

6. Xhamia. Xhamia ishte vepra e pare e Muhammedit, alejhi’s selam ne Medine. Gjate rrugës për ne Medine ndërtoi xhami ne vendin e quajtur Kuba, ne lidhje me te cilën është shpallur:

“لَمَسْجِدٌ أُسِّسَ عَلَى التَّقْوَى مِنْ أَوَّلِ يَوْمٍ أَحَقُّ أَنْ تَقُومَ فِيهِ فِيهِ رِجَالٌ يُحِبُّونَ أَنْ يَتَطَهَّرُوا وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُطَّهِّرِينَ

…Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit”. (et Tewbe, 108)

Pejgamberi, alejhis selam qëndroi ne këtë vetëm katër dite e pastaj vazhdoi rrugën për ne Medine. Kur arriti atje u vendos ne shtëpinë e Ebu Ejjub el Ensariut dhe menjëherë filloi ne ndërtimin e xhamisë se tij, e cila u be objekt i rëndësishëm ku njerëzit shkonin, dëgjonin këshillat e Pejgamberit, alejhi’s selam dhe mësonin fenë e tyre prej tij. Madje jo vetëm kaq, ata garonin se kush do te ishte me afër Pejgamberit, alejhi’s selam për t’i dëgjuar këshillat. Këtë e kishin kuptuar nga thënia e Muhammedit, alejhis selam:

“مَا اجْتَمَعَ قَوْمٌ فِي بَيْتٍ مِنْ بُيُوتِ اللَّهِ تَعَالَى يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَيَتَدَارَسُونَهُ بَيْنَهُمْ إِلَّا نَزَلَتْ عَلَيْهِمْ السَّكِينَةُ وَغَشِيَتْهُمْ الرَّحْمَةُ وَحَفَّتْهُمْ الْمَلَائِكَةُ وَذَكَرَهُمْ اللَّهُ فِيمَنْ عِنْدَهُ

Nuk ndodhë që disa njerëz te tubohen ne ndonjë shtëpi të Allahut e ta mësojnë librin e Tij ndërmjet vete e te mos zbret qetësia mbi ta, të mos i mbuloje mëshira dhe të mos i rrethojnë melaiket si dhe të mos i përmend Allah tek ata që janë tek Ai”. ([2])

Xhamia vazhdoi ta luaje rolin e saj për shume kohe, dhe sahabet, te inspiruar nga mësimet hyjnore, cdokund qe çlironin ndonjë vend ndërtonin xhami saqë xhamia ishte prej nismave më me rëndësi për çdo periudhe apo dinasti qe vinte ne sundim. Xhamia ishte vend për çështje politike, edukative, shoqërore, aty priteshin delegacionet, prej aty niseshin emisarët, mësoheshin çështje të fesë e te dunjase, shpalleshin ngjarjet e mëdha nga 4 halifët e drejte, etj.

Xhamia, para se te zbuloheshin mjetet e informimit moderne, ishte vendi i vetëm ku behej informimi, dhe sot, me plot te drejte mund te konkludojmë se roli i xhamisë as sot nuk është me pak i rëndësishëm se sa qe ka qene ne kohen e pare, ne mes edhe me i rëndësishëm ngase shoqëria është zgjeruar, është rritur, dhe problemet e saja janë te shumta kështu qe deshëm apo jo, ato probleme patjetër duhet te zgjidhen ne xhami. Pastaj zbulimet e reja, qe kane mundësuar komunikimin me boten, kane mundësuar njohjen me ideologji, sekte, rryma, lëvizje, parti, grupe, mendime e gjera te ndryshme, te cilat padyshim se kane ndikuar ne jetën dhe sjelljet e muslimanit, kështu qe këto dhe problemet e tjera duhet te trajtohen e me pas te eliminohen ne xhami. Tere kjo ndikon qe njerëzit për problemet e tyre te konsultohen me imamin e xhamisë, tek i cili zakonisht gjejnë ilaçin e preferuar për problemet e tyre shpirtërore, sociale e shoqërore.

7. Thënia (el kavlu). Thënia është definuar nga dijetaret si fjale e dobishme, te cilën e flet gjuha. Me te synohet bartja e se vërtetës tek njerëzit. Tere te dërguarit e Allahut e kane shfrytëzuar fjalën ne kumtimin e shpalljeve te tyre. Thotë Allahu:

“لَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَى قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ

59. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij”. (el A’raf, 59)

“وَإِلَى عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًا قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ أَفَلَا تَتَّقُونَ

65. Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!”. (el A’raf, 65)

Fjala ka forma dhe lloje te ndryshme:

– Hutbeja. Hutbeja është fjalim, me te cilin synohet ndikimi ne një mase te caktuar njerëzish për te bere vepra te mira dhe për tu larguar nga mëkatet. Kjo ka qene prej mjeteve te para te cilat Pejgamberi, alejhis selam i mori për predikimin e tij pasi qe Allahu e urdhëroi ta kumtonte atë haptazi:

“فَاصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ

94. Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqju idhujtarëve”. (el Hixhr, 94)

Rëndësinë e këtij lloji te fjalës e tregon edhe fakti se tubimi i muslimanëve ne dite te caktuara për ta dëgjuar këtë është frike ne palcën e pabesimtarëve.

– Ligjërata (el muhadareh). Kjo është fjalim me fakte dhe argumente, qe shtjellon një teme te veçante, e cila nuk ka nevoje për ndikim apo ndjeshmëri (siç duhet te jete hutbeja), dhe qe ne fund lejohet dialogu rreth saj dhe pyetje-përgjigjet. Ligjëruesi duhet ta zgjedhe një teme adekuate, ta përgatis mire me fakte nga Kur’ani, Sunneti dhe historia islame.

– Dersi (Mësimi). Dersi e ka kuptimin e sqarimit te ndonjë pjese kur’anore apo hadithi profetik nga predikuesi musliman,, ku sqaron gjerat përkatëse me ato tekste, qofshin legjislative apo këshillëdhënëse.

Predikuesi duhet te jete shume komunikativ me audiencën gjate dersit dhe atë duke iu shtruar pyetje te herëpashershme, e kështu me radhe. Shembull për këtë kemi te dërguarin e Allahut, Muhammedin, alejhis selam, i cili një dite pyeti shokët e tij: Është një peme, gjethet e se cilës nuk bien fare dhe është sikur muslimani. Tregomëni se cila është?

Selman Farisiu tregon se ka qene një dite me Pejgamberin, alejhi’s selam nen një peme. Ai e morri një dege te thare dhe e shkundi derisa i ranë gjethet.

Perse nuk me pyet se çka bëra o Selam – i tha Pejgamberi, alejhi’s selam.

Thashë: Përse e bëre?

Tha: Kur muslimani merr abdes me përpikëri e pastaj fal pese kohet e namazit mëkatet e tij bijnë kështu siç ranë këto gjethe. Pastaj lexoi nga Kur’ani:

“وَأَقِمِ الصَّلاةَ طَرَفَيِ النَّهَارِ وَزُلَفًا مِنَ اللَّيْلِ إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّيِّئَاتِ ذَلِكَ ذِكْرَى لِلذَّاكِرِينَ

114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat”. (Hud, 114)

– Simpoziumi apo seminari (en nedve). Simpoziumi zakonisht mbahet për një tematike te veçante, ku marrin pjese disa ligjërues dhe secili prej tyre shtjellon një aspekt te asaj teme duke ia dhënë hakun ne sqarim dhe shtjellim. Simpoziumin e udhëheq ndonjë njeri tjetër, i cili është ne rrjedha me temën, mban te gjalle takimin, hap dialogun. Ne simpozium rendon prezantojnë njerëz te masës se gjere, te cilët kane te drejtën e pyetjes ne fund te simpoziumit.

– Fjala (el kelimeh). Me këtë zakonisht veçohen një apo dy njerëz. Shembull i kësaj është thënia e Muhammedit, alejhis selam pyetësit, i cili i tha:

Ma thuaj ne Islam një fjale, për te cilën pas teje nuk do ta pyes askënd?

Tha: Thuaj: Kam besuar ne Allahun e pastaj përqendrohu (dhe behu stabil ne këtë).

Apo rasti tjetër kur Ibni Abbasit i kishte thënë: O djalosh! Do t’i mësoj ca fjale…

– Debatet ne grupe te vogla (el munakasheh). Kjo forme trajton idetë dhe mendimet ne mënyrë te detajizuar dhe zakonisht përbehet nga 5-20 veta. Pejgamberi, alejhis selam kishte përdorur këtë forme kur kishte debatuar me Utbe b. Rebian, Ebu Xhehlin dhe Abbas b. AbdulMuttalibin, te cilët i thërriste ne Islam. Derisa ishte duke diskutuar me ta i kishte ardhur Ibni Ummi Mektumi dhe i kishte thënë: O i dërguari i Allahut! Me mëso nga ajo qe Allahu ta ka mësuar ty! Ia kishte thënë këtë disa here por nuk e dinte se Pejgamberi, alejhi’s selam ishte i zënë me ta.

– Polemika dhe diskutimi (el munadhareh). Zakonisht kjo ndodhe ne mes dy personave qe zotërojnë ndonjë lemi shkencore apo kane aftësi komunikative për ndonjë teme te caktuar, siç ndodhi me Pejgamberin, alejhis selam dhe Husajnin.

8. Kumtimi me vepra (et tebligu bi’l fi’li). Prej mjeteve shume me rëndësi ne kumtimin e Da’wes është edhe vepra dhe puna e muslimanëve. Ne shume vende te botes motivi kryesor i përhapjes se Islamit ishte pikërisht vepra dhe morali i muslimanëve. Shëmbëlltyra e mire, te cilën predikuesi e realizon ne historinë e tij ajo ne te vërtetë është ftese praktike për ne Islam, me te cilën jomuslimani argumenton vërtetësinë e kësaj feje. Bazuar ne këtë, neve na mbetet te jemi një model dhe shëmbëlltyre e pastër për te tjerët me fjalët, veprat dhe moralin tone ngase kështu do te ndikojmë ne zemrat e te tjerëve.

9. Informimi (el i’lam). Mjetet e informimit ne kohen bashkëkohore janë bere te shumta. Krahas RTV-ve, gazetave, revistave, librave, sot ekziston edhe interneti, një mjet mjaft efikas për komunikim dhe atë me tere boten. Predikuesi gjithsesi duhet t’i shfrytëzoje këto mjete porse duhet qene realist, objektiv dhe assesi te jetoje me iluzione. Ai duhet te filloje nga gjerat me me rëndësi, te krijoje një atmosfere vëllazërore me lexuesit, telespektatorët, audiencën, dhe këtë bazuar ne këshillën profetike: “Lehtësoni e mos vështirësoni!”.

Nëpërmjet këtyre mjeteve ne kemi mundësi qe te prezantojmë mirësitë e Islamit dhe t’i zhvleftësojmë akuzat qe i janë mveshur atij.

10. Kujdesi, maturia dhe syçeltësia (el hidhru). Këto janë tipare dhe veçori te besimtarëve dhe te mendimtarëve. Thotë Allahu:

“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا خُذُوا حِذْرَكُمْ فَانْفِرُوا ثُبَاتٍ أَوِ انْفِرُوا جَمِيعًا

71. O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku”. (en Nisa, 71)

“وَإِذَا كُنْتَ فِيهِمْ فَأَقَمْتَ لَهُمُ الصَّلَاةَ فَلْتَقُمْ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ مَعَكَ وَلْيَأْخُذُوا أَسْلِحَتَهُمْ فَإِذَا سَجَدُوا فَلْيَكُونُوا مِنْ وَرَائِكُمْ وَلْتَأْتِ طَائِفَةٌ أُخْرَى لَمْ يُصَلُّوا فَلْيُصَلُّوا مَعَكَ وَلْيَأْخُذُوا حِذْرَهُمْ وَأَسْلِحَتَهُمْ وَدَّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ تَغْفُلُونَ عَنْ أَسْلِحَتِكُمْ وَأَمْتِعَتِكُمْ فَيَمِيلُونَ عَلَيْكُمْ مَيْلَةً وَاحِدَةً وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِنْ كَانَ بِكُمْ أَذًى مِنْ مَطَرٍ أَوْ كُنْتُمْ مَرْضَى أَنْ تَضَعُوا أَسْلِحَتَكُمْ وَخُذُوا حِذْرَكُمْ إِنَّ اللَّهَ أَعَدَّ لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا مُهِينًا

102. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t’iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënçmues për jobesimarët”. (en Nisa, 102)

Sikur ta shfletonim historinë islame do te gjenim se i dërguari i Allahut dhe zotëriu i predikuesve, Muhammedi, alejhi’s selam e kishte zbatuar këtë ne raste te ndryshme, si:

– Buhariu transmeton nga Aisheja, gruaja e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe vajza e Ebu Bekrit, se derisa ne ishim ulur një dite ne kohen kur bënte vape e madhe (aty kah koha e drekës) i tha një njeri Ebu Bekrit: Ja po vie i dërguari i Allahut, Subhanehu ve teala me koke te mbuluar. Kjo ishte një kohe qe Pejgamberi Alejhi selam, zakonisht nuk na vinte ne te.

Tha Ebu Bekri: I qofshin fale nena e babai im! Për Zotin nuk ka ardhur ne këtë kohe përveçse për ndonjë çështje (me rëndësi). Erdhi Pejgamberi Alejhi selam, kërkoi lejehyrje dhe hyri.

I tha Ebu Bekrit: Nxirri jashtë ata qe i ke brenda!

Ata janë familja jote o i dërguari i Allahut-ia ktheu Ebu Bekri.

Tha Pejgamberi Alejhi selam: Mua me është dhënë leja për dalje( migrim nga Mekkeja ne Medine).

Tha Ebu Bekri: Te qofte fale babai im! Shoqërimi yt?!([3])

Tha Pejgamberi Alejhi selam: Po”.

– Kur kurejshitet vendosen ta mbysin Pejgamberin, alejhis selam gjate kohës kur ai te dale për ta falur namazin e sabahut, erdhi Xhibrili dhe i tha: Mos flejë sonte ne shtratin tënd kështu qe Pejgamberi, alejhi’s selam e urdhëroi Aliun te flinte ne shtratin e tij duke i premtuar: Asgjë e keqe nuk do te ndodhe!

Kujdesin qe duhet ta ushtrojnë predikuesit është katër lloje:

a- Kujdesi nga mëkatet, siç thotë Allahu:

“وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ

All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij”. (Ali Imran, 28)

“وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي أَنْفُسِكُمْ فَاحْذَرُوهُ ٌ

Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, “. (en Nisa, 235)

b- Kujdesi nga sprovimi me familje dhe fëmijë, siç thotë Allahu:

“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلادِكُمْ عَدُوًّا لَكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ

14. O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre “. (et Tegabun, 14)

Është thënë se shkak i zbritjes se këtij ajeti është rasti i Avf b. Malikut, te cilin kur donte te merrte pjese ne ndonjë beteje familja e luste te qëndronte me ta duke iu ankuar se nen kujdes te kujt do te mbesin kështu qe ai qëndronte me ta.

c- Kujdesi nga pasimi i epshit. Thotë Allahu:

“وَأَنِ احْكُمْ بَيْنَهُمْ بِمَا أَنزلَ اللَّهُ وَلا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَهُمْ وَاحْذَرْهُمْ أَنْ يَفْتِنُوكَ عَنْ بَعْضِ مَا أَنزلَ اللَّهُ إِلَيْكَ

49. (Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu”. (el Maide, 49)

d- Kujdesi nga hipokritet dhe pabesimtarët. Thotë Allahu:

“وَإِذَا رَأَيْتَهُمْ تُعْجِبُكَ أَجْسَامُهُمْ وَإِنْ يَقُولُوا تَسْمَعْ لِقَوْلِهِمْ كَأَنَّهُمْ خُشُبٌ مُسَنَّدَةٌ يَحْسَبُونَ كُلَّ صَيْحَةٍ عَلَيْهِمْ هُمُ الْعَدُوُّ فَاحْذَرْهُمْ قَاتَلَهُمُ اللَّهُ أَنَّى يُؤْفَكُونَ

4. E kur t’i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!”. (el Munafikune, 4)

11. Ndihma nga të tjerët (el istianetu bi’l gajr). Predikuesit i lejohet qe gjate misionit te tij te përdorë çdo lloj mjeti, qe i ndihmon ta realizoje qëllimin e tij, me kusht qe mjeti te jete i pastër. Prej këtyre mjeteve mund te veçojmë:

a- Te kërkoj ndihme ne mision nga njerëz adekuate. Këtë e ka lejuar Allahu ngase Musai kishte kërkuar Harunin si ndihmëtar ne mision. Thotë Allahu:

“وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي (29) هَارُونَ أَخِي (30) اشْدُدْ بِهِ أَزْرِي (31) وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي

29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime, 30. Harunin, vëllain tim, 31. Që me të të ma forcosh fuqinë time, 32. Bëma shok atë në punën time”. (Ta ha, 29-32)

“وَأَخِي هَارُونُ هُوَ أَفْصَحُ مِنِّي لِسَانًا فَأَرْسِلْهُ مَعِيَ رِدْءًا يُصَدِّقُنِي إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُكَذِّبُونِ

34. E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar”. (el Kasas, 34)

b- Te kërkoj ndihme nga muslimanët për ta mbrojtur nga ata qe duan ta shqetësojnë me te gjitha format. Ne besëlidhjen e Pejgamberit, alejhi’s selam me ensarët ne mes tjerash ka qene edhe kjo pike: Ua lidhi këtë bese me kusht qe te me ruani mua nga ajo qe ruani gratë dhe djemtë tuaj!

12. Organizimi (en nidham). Predikuesi patjetër duhet ta organizoje kohen e tij. Ai patjetër duhet ta ndaje kohen ne atë mënyrë qe askujt te mos i mbetet borxh; duhet te ndaje kohe për nevojat e tij, për nevojat e familjes, për adhurim dhe për predikim.

Ai duhet ta shfrytëzojë çdo minute te kohës se tij për kryerjen e obligimeve, gjerave te preferuara, gjerave vullnetare dhe gjithsesi duhet te insistoje ne koordinimin e punëve ne organizata dhe shoqata te tjera, qe kane te njëjtin mision dhe qellim.

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

22-4-2007, e diele

Vushtrri, Kosovë

——————————————————————————–

[1] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Shejh Albani ne Sahihu ve daifu suneni ebi davud, 12, e ka cilësuar autentik

[2] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Shejh Albani ne Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 1455, ka thënë se hadithi është autentik

[3] Ebu Bekri ishte hutuar nga ky nder,te cilin ia ofronte Pejgamberi Alejhi selam andaj ne menyre habitese pyet: Shoqerimi?!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s