SI DO TA THURTE IBNI KETHIRI HISTORINË E PRANVERËS ARABE?

Dr. Adil Banaimeh
…Pastaj erdhi viti 1432 h.
Në këtë vit ndodhën ngjarje madhështore, ndodhi të mëdha, në të u regjistruan fakte që nuk u regjistruan më parë ndërsa ummeti arab përjetoi fund mbretërish, ndryshim gjendjesh, zëvendësim kompetencash, e gjëra tjera që për shumë kohë e vite nuk ndodhën.
Nuk dimë të ketë ndodhur më parë në histori, me përjashtim të këtij viti, që tre mbretër të mëdhenj të largohen nga pushteti!

Në këtë vit iku despoti që sundonte tokën e Kajrevanit, i ashtuquajturi Ibni Ali (Ben Ali). Kanë rrëfyer për të se nuk ka kursyer rrugë për luftimin e fesë sikur që nuk ka anashkaluar mësim a taktikë të diktuar nga djalli i tij për etiketimin dhe njollosjen e Islamit dhe liderëve fetar në njërën anë, dhe izolimin dhe bllokimin e tyre në anën tjetër. Burgosi, ndëshkoi dhe vrau (shumë prej tyre). Nuk mjaftoi me kaq. Vendet e Kajrevanit nga një kryeqytet me famë prej kryeqyteteve islame dhe nga një kala e pamposhtur e diturisë, i shndërroi në kafehane të mëdha, në të cilat gratë frënge (e huaja, perëndimore) zbulonin pjesët intime të trupit të tyre ndërsa ushtroheshin punë nga më të pistat. Jam informuar nga transmetues besnikë se myslimania e ndershme nuk mund të vendoste shaminë në kokën e saj, e ka ndodhë madje që xhelatët e këtij diktatori tua kenë shqyer atyre mbulesën në rrugë e në vende pune.
Falënderuar qoftë Allahu që përshpejtoi shkatërrimin (fundin) e tij!
E ç’është për çudi se fillimin e shkatërrimit (fundit) të tij Allahu e caktoi të jetë në dorën e një të riu të varfër, i cili shiste zarzavate për ta ruajtur veten nga shtrirja e dorës për lëmoshë. Kur varfëria e dërrmoi dhe nuk mundi të duronte dorën e pistë ta godiste, dogji veten, Allahu na faltë ne dhe atë! Njerëzit vërshuan rrugët ndërsa shitësi i vendit iku për shkak të shitësit të zarzavateve!
Vërtetë, vendimi i takon Allahut, herët a vonë!
Në këtë vit u zu rob edhe Faraoni që sundonte tokën e Misrit, ai që e shkatërroi Egjiptin…Suitën e kishte nga njerëzit më të pavlerë dhe pikërisht ata i kishte caktuar për ministra, drejtorë, shkatarraqë, shkelës të të drejtave të njeriut, përhapës të të këqijave, etj.
Kanë përmendur se prej cilësive më të këqija të tij ka qenë përkrahja e çifutëve kundër vëllezërve të tij muslimanë në Palestinë. Kemi dëgjuar për rrethime kalash e qytetesh por kurrë nuk kemi dëgjuar se një udhëheqës musliman rrethon një popull të tërë musliman dhe këtë për vite të shumta duke mos u interesuar fare për vdekjen e atij që vdes, shkatërrimin e atij që shkatërrohet, urinë e atij që nuk ngopet, sëmundjen e atij që sëmuret. Për aq sa kam shfletuar historitë e popujve, mbretërve, tiranëve, diktatorëve, nuk më ka rënë të shoh bllokadë, jo vetëm mbi tokë, por edhe nën të. Kanë përmendur se ai nuk kishte mjaftuar vetëm me mbylljen e hyrjeve tokësore dhe vënien e ushtrisë në kufij, porse kishte hapur edhe hendeqe të thella në të cilat kishte vënë hekur dhe gjëra tjera të ngjashme duke bërë kështu një mur të pakalueshëm. Madje, ajo që të habiste më së shumti është se në të kishte vënë lëndë të panjohura që njeriu po i prekte ato, vdiste.
Pastaj, ai sillej me çifutët ashtu si do të duhej të sillej me palestinezët. Të lirin e kishte bërë rob ndërsa robin të lirë. Egjipti në kohën e tij i përshtatej poezisë së Ebu Tajibit:
Rojtarët që mbrojnë Egjiptin nga dhelprat kanë fjetur
Kështu që i liri u robërua ndërsa robi adhurohet
Egjiptianët e lirë nuk duruan gjatë. Përkujtuan el-Hakim bi Emril-lahun, kështu që sulmuan atë siç patën sulmuar Hakimin më parë, vetëm se këtë e robëruan dhe nuk e vranë.
Thuhet se në një shesh të quajtur Tahrir janë tubuar tetë mijë mijë (tetë milionë) njerëz, në mesin e të cilëve burra dhe gra, të rinj e të vjetër, muslimanë dhe jomuslimanë, të cilët vazhduan të brohorisnin paqësisht, pa ngritur armët a lënduar ndokënd, derisa hoqi dorë nga pushteti prijësi i tyre dhe u burgos. Thuhet se ka qarë gjatë kur e kishte vizituar atë një shok i vjetër.
Vërtetë, Allahu vepron me robërit e Tij si të dojë!
Në këtë vit u vra edhe një tiran, që vështirë se mund t’ia gjeje shoqin. E vrau kush e vrau pasi që e nxorën nga birucë në të cilën fshihej si i poshtëruar pas gjithë asaj krenarie, si i varfër pas gjithë asaj pasurie.
Kanë thënë se ky njeri ka udhëhequr me Tarablusin dhe vendet përreth për dyzet vite ndërsa nuk ka lënë gjë që i ka ardhur për dore pa bërë: vrasje, padrejtësi, plaçkitje, çmenduri, ahmakllëk…
Nga çmenduria që kishte ishte edhe ajo se merrte pëlhura të ndryshme dhe i bënte rroba dhe se kur rrinte me mbretër tallej, përqeshte e ndonjëherë madje shqyente edhe fletët të cilat ua hidhte fytyrës njerëzve. Vetes i kishte dhënë një ofiq të çuditshëm dhe mbase më të gjatin në botë. Ai po kështu kishte dhe një tendë, me të cilën endej botës përqark. Kudo që shkonte vendoste shtyllat e saja dhe aty organizonte takimet. Ndonjëherë mund ta ketë vënë tendën e tij pranë ndonjë pallati të madh e madhështor, duke refuzuar që të takohej me ta vetëm se aty. Ai, për çudinë e të gjithëve, nuk kishte pajtuar me asnjë kalendar, as atë islam dhe as të tjerët; ai kishte vënë një kalendar personal, duke filluar që me vdekjen e Pejgamberit, alejhis selam e këndej. Edhe emrat e muajve i kishte ndërruar. Muajt e vet i quajti: Ku është zjarri! Uji! Hurmat! Zogjtë!, etj.
Çmenduria e tij kishte arritur aq larg saqë kishte formuluar një libër, të cilin e quajti ‘Libri i gjelbër’, për të cilin pretendoi se fsheh sekretin e mirësisë për të dy botët, se sipas tij bota do të shpëtonte nga varfëria dhe se ai ishte kushtetuta politike dhe ekonomike e kohës.
Përgjithësisht, marrëzitë e tij janë të panumërta.
Prej ngjarjeve tjera që shënuan këtë vit është edhe ajo çfarë bëri udhëheqësi i Shamit me popullin kur këta të fundit kërkuan të drejtat e tyre. Hë për hë ua dërgua xhelatët e vet dhe të tjerë, që quheshin mercenarë, njerëz që nuk ishin ushtarë por që iu jepej arma, dhe të cilin vepronin me popullin si të donin.
Ky njeri veproi gjëra me banorët e Shamit aq sa, sikur ato të figuronin në fletushkën e (veprave të) Iblisit do ta dëshpëronin dhe bënin atë të turpërohej.
Kësisoj veproi edhe njeriu që sundoi Jemenin për tridhjetë vite, e i cili, kur populli deklaruan pakënaqësinë me të dhe i dhanë ultimatumin për largim, ua parapriu me bombardime, vrasje, plagosje, e gjëra tjera që nuk mund t’i përmend.
Pastaj kaloi edhe ky vit dhe erdhi viti 1433, në të cilin…”
Këtë e imagjinova se do ta kishte shkruar Ibni Kethiri në librin e tij të famshëm el-Bidaje ve-n-Nihaje, sikur t’i jepej mundësia e përshkrimit të ngjarjeve të këtij viti që lamë pas.
http://www.islamstory.com

Advertisements

One comment on “SI DO TA THURTE IBNI KETHIRI HISTORINË E PRANVERËS ARABE?

  1. Pingback: SI DO TA THURTE IBNI KETHIRI HISTORINË E PRANVERËS ARABE? | Tuuba7 | Portal Informativ Islam

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s