ISLAMI NE SHRILANKE

Islami, krahas budizmit, hinduizmit dhe krishterizmit, konsiderohet ndër fetë kryesore të Shrilankës. Muslimanët numërojnë më shumë se 1.000,000 ose 10 % e popullsisë se Shrilankës. Pas hindusëve, muslimanët janë pakica më e madhe, ngase shumica absolute janë ithtarë të budizmit. Origjina e muslimanëve në këtë vend kthehet tek dy faktorë:

Faktori arab, ose thënë më qartë tregtarët arabë, të cilët vinin nga Hadramevti i Jemenit dhe vendet tjera arabe bregdetare,
Faktori xhavi nga Indonezia dhe Malejzia.
Shfrytëzoj rastin në këta rreshta të paktë të potencoj se edhe pse Islami kishte depërtuar në këtë ujdhesë qysh ne shek: I sipas hixhretit, megjithatë Islami nuk ka mundur të kryesojë sikurse në vendet fqinje në Oqeanin Indian, qoftë në Maldivë, në veri te Indisë apo edhe në Gadishullin Melaj. Shkaku kryesor i tërë kësaj qëndron në vuajtjet, persekutimet dhe mundimet, të cilat i përjetuan muslimanët nga kolonizatorët portugezë, holandezë dhe britanezë duke filluar qysh nga shek: XV e deri në vitin 1948, kur vendi fitoi pavarësinë.

Poashtu edhe kushtet e rënda ekonomike dhe statusi i tyre, të cilin mund ta quajmë “status te pa status”, gjatë periudhës së kolonizimit ishin faktor kyç për dekadencën arsimore dhe kulturore të muslimanëve. Frika për ndonjë detyrim të mundshëm për ta përqafuar krishterimin i kishte bërë që gjatë asaj kohe të largoheshin tërësisht nga jeta politike e vendit. Vlen të theksohet se statusi i muslimanëve as pas pavarësisë së vendit nuk ishte përmirësuar.

Derisa jemi duke folur për këtë çështje është shumë mirë që të pranojmë dhe të përkujtojmë mundin, shërbimet, këshillat dhe udhëzimet e dijetarëve dhe liderëve tanë për ruajtjen e identitetit tonë fetar dhe kombëtar. Liria fetare në praktikimin e riteve fetare dhe zbatimin e drejtësisë islame në Statusin Personal nuk është gjë tjetër përveç se një e mirë rrjedhëse e veprës se tyre. Por megjithatë, mbetja gjallë e faktorit islam në Shrilankë është e peng-uar nga dy faktorë:

Përçarjet dhe mospajtimet e brendshme në mes tigrave te Tamilit dhe qeverisë me të gjitha format dhe mënyrat, ku të dy palët konsiderojnë se muslimanët duhet të jenë “dashi i shpagimit” për zgjidhjen e problemit. Një gjë e tillë vërehet qarte tash kohëve të fundit me rastin e ndarjes së ndihmave për të prekurit nga fatkeqësia e Tsunamit dhe në koordinimin e grupit për pjesëmarrje në negociata për zgjidhjen e problemit në mes tyre.
Botëkuptimi i gabuar i botes për Islamin dhe muslimanët, të cilët i shikojnë si simbol terrorizmi dhe kanceri i botës dhe kulturës dhe përparimit njerëzorë, gjë, e cila si pasojë ka trashëguar talljen dhe përqeshjen me muslimanët në mjetet e informimit, brenda dhe jashtë vendit. Humbja e shanseve për shkollim dhe punësim nga të rinjtë muslimanë ka krijuar një stres, mëdyshje, konfuzion dhe panik tek këta te rinj.
Tani ka ardhur koha([1]) që të ulemi sëbashku, dijetarë dhe mendimtarë, dhe t’i analizojmë dhe llogarisim punët tona se çka është e drejtë dhe çka është obligim yni, për hirë të ruajtjes së identitetit tonë fetar dhe kundërvënies së sfidave bashkëkohore. Nëse ne e lëmë pas dore një gjë të tillë, pasojat do t’i vuajnë pakicat islame dhe askush tjetër, sepse ato konsiderohen si gjah i lehte për shume kënd.

Dr. Gafuruddin Abdul Muttalib

Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami

27 mars 2006, e hënë

Brunei Darussalam

——————————————————————————–

([1]) Shënim: Ky artikull është një rezyme e një ligjëratë, të cilën –nëse do Allahu- do ta mbaje Dr. Gafuruddini me rastin e takimit te pare ndërkombëtar te ish te diplomuarve te Az’harit nga data 8 prill, 2006 ne Kajro. Gafuruddini është nga Shrilanka dhe ka kryer fakultetin, magjistraturën dhe doktoraturën ne Az’har. Aktualisht është ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame, dega: Usuluddin, Universiteti Brunei Darussalam.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s