ORIENTALISTËT DHE ISLAMI

“Vërtetë atë që e shkruajnë është e kotë por problemi qëndron se kjo e kotë është e shkruar në shumë gjuhë të gjalla dhe të përhapura në nivel botëror”.

Dr/ Mahmud Hamdi Zakzuk

DEFINICIONI I ORIENTALIZMIT

Orientalizmi rrjedh nga fjala angleze “Orientalism”, e cila është marrë poashtu nga fjala “Orient”, e cila ka domethënie” Lindje, ana e lindjes, apo ana, prej nga lind dielli”. Kjo fjalë është e kundërta e “Occident”, e cila ka domethënie “Perëndim, vende të perëndimit”.

Ndërsa “Orientalist” përfaqëson dijetarin, shkencëtarin, i cili është bërë i shkathet në gjuhët e lindjes, shkencat, artet, letërsitë dhe civilizimet e saj. Thënë më qartë, ky nocion emërton çdo dijetar perëndimor, i cili për temë studimi ka lindjen me tërë atë që posedon; fetë, gjuhet, artet, historinë, civilizimet, etj.

DALLIMI NE MES EMISARËVE TE KRISHTERE DHE OORIENTALISTEVE

1- Emisari i krishterë tërë potencialin e tij e drejton tek popullsia masive, respektivisht tek shtresa më e ulët e shoqërisë derisa orientalistet, aktivitetin e tyre shkencore orientojnë tek një shtresë e veçantë e shoqërisë, respektivisht tek klasa më e lartë e shoqërisë, të cilët, qëllimet e tyre barbare i fshehin pas perdeve të motos shkencore.

2- Emisari i krishterë orienton mundin e tij në shkatërrimin e besimit islam, hedhjen dyshime në të dhe shtrembërimin e të vërtetave të Islamit (në mesin e myslimaneve) derisa orientalisti shtrembëron të vërtetat e Islamit në mesin e popujve të krishterë,e në veçanti tek rinia.

Shenim: Edhe pse fushat e tyre janë të ndryshme, prapëseprapë,ata se bashku mundohen ta shkatërrojnë Islamin. Sa për ta ilustruar këtë, disa orientaliste të njohur iu kishin bashkangjitur karvanit të emisarëve të krishterë ndjellazi,si: Wensinck, Lammens, Margoliouth, Zwemer, Goldziher, Massignon, etj.

ORIENTALIZMI NE GJUHET E ORIENTALISTEVE

Rudi Paret (Orientalist bashkëkohor gjerman): Qëllimi i orientalisteve ishte t’i bindin muslimanet se feja e tyre është e kote dhe t’i tërheqin në krishterizëm.

Margaret Maracus (tani ka pranuar Islamin dhe quhet Merjem Xhemile): Bota perëndimore ende vazhdon ta luftojë Islamin, sepse gjende jo më pak se 8 revista javore në Amerikë dhe Evropë, të cilat janë speciale për sulm ndaj Islamit. Kjo grua vë në pah se krahas këtyre tetë revistave ka edhe dy revista tjera, të cilat pjesërisht sulmojnë Islamin.

Maxim Rodinson: Orientalzmi është strategji e re,zëvendësuese e kolonizimit pa arme, i cili çdoherë përpiqet ta shtrembërojë Islamin në sytë e perëndimorëve.

Norman Daniel: Edhe pse shkrimtaret bashkekohor po mundohen te zhvishen prej ideve dhe botekuptimeve te paraardhesve te tyre ndaj Islamit, megjithate nuk ia kane arritur qellimit.

Bernard Lewis: Gjurmet ekstremiste fetare te perëndimorëve ende mund te verehen qarte ne librat e dijetareve bashkekohor.

W.M. Wat: Vertet ndikimi i qendrimeve (negative) te meparshme ndaj Islamit, te cilat si duke kane marre fare trasheguese ne perendim, ende vazhdojne te jene prezente dhe te forta ne punimet e tyre shkencore.

QELLIMET E ORINETALISTEVE

1- Qellime fetare

– Hedhja dyshime ne fene islame duke u munduar qe t’i bindin muslimanet se feja e tyre është e kote dhe se kinse nk eshte e pershtatshme per kohen moderne.

– Hapja e departamenteve per studimin e Islamit (por nga kendi kritik) ne Univerzitete.

– Botimi i shume revistave, te cilat trajtonin tema antiislame.

– Mbajtja e shume konferencave për koordinimin e punëve kundër Islamit.

– Shtremberimi it e vërtetave islame ne sytë e perëndimorëve.

– Dyshime ne pejgamberine e Muhammedit,Alejhi selam, me cka do te arrinin te shkaktonin huti edhe ne vet shendoshmerine e Islamit.

– Dyshime ne Kur’anin famelarte, ne Hadithet e Pejgamberit,Alejhi selam, ne Fikhun Islam, duke e konsideruar si kopje te ligjit romak, dyshime se kinse Islami nuk eshte fe qiellore prej Allahut,Subhanehu ve teala por është pune e njeriut,pra ideologji e jo fe, dyshimene gjnerata e para te muslimaneve, respektivisht dyhime ne sahabet,etj. Poashtu hedhen dyshime edhe ne parime te shenjta islame,si: poligamia, kodi penal.

2. Qellime Tregtare.

Qellimi tyre me drejt ishte studimi i gjeografise se vendeve te lindjes ne menyre qe ta zgjerojnë tregtinë e tyre, duke ua shitur artikujt e tyre me cmime te larta ndersa duke ua blere atyre artikujt e tyre me cmim shume te lire.

3. Qëllime Politike,ose thënë me drejte qellime kolonizuese. Këtë synim orientalistet mundoheshin ta arrinin nepermjet kontakteve me mendimatare, gazetare dhe politikane muslimane, duke u munduar qe t’i perhapin mendimet e tyre ashtu sic parashifte politika e vendeve te tyre.

4. Qëllime Shkencore.

Kryesisht,qelimet e tyre ne këtë aspect ishin te orientuara ne:

– Hulumtime dhe studime shkencore,

– Tubime dhe mbledhje te doreshkrimeve,dhe

– Studime tematike

MJETET E REALIZMIT TE QËLLIMEVE TE TYRE

1- Studimi i gjuheve te lindjes ne Univerzitete. Nje gje e tille ishte inicuar me miratimin e ligjit nga Keshilli Kishtar ne Vijene me 1312.

2- Studimi i gjuhes arabe ne nje forme te organizuar ne “College De France” ne Paris ne vitin 1583, ne univerzitetin “Liden” te Holandes me 1613 dhe ne “Cambridge” me 1632.

3- Hapja e departamenteve te gjuhes dhe studimeve islame ne Oksford me 1634.

4- Përkthimi i domethënieve ne Kur’anit ne shekullin e 17.

5- Përkthimi i librave me burimore islame ne gjuhet evropiane.

6- Përkthimi i Inxhilit dhe librave tjera te misionareve te krishtere ne gjuhen arabe.

7- Shkruarja e librave te ndryshme kunder Islamit.Vlen te ceket se shkrimet e tyre vetem gjate 150 viteve kane arritur shifren ne 63.000 vellime.

8- Botimi i revistave, te veçanta per sulm ndaj islamit. Margaret Maracus thote” Bota perendimore vazhdon ta luftoje Islamin sepse ekzistojne jo me pak se 8 revista periodike amerikane dhe evropiane,te vecanta per ta slmuar islamin ne cdo aspket dhe dy revista tjera, te cilat pjeserisht i jane dedikuar ketij qellimi (famekeq). Revistat me te njohra te tyre ishin:

– Muslim World

– Middle East Study

– Middle east Journal

– Journal Of The Oriental Society

– Near Eastern Studies

9- Dergimi i misionareve te krishtere neper tere boten per t’i krishterizuar njerezit.

10- Mbajtja e ligjëratave ne univerzitetet islame. Margoliouth dhe Casanova kishin mbajtur ligjërata ne universitete egjiptase qysh prej vitit 1908.

11- Themelimi i univerziteteve amerikane ne Egjipt dhe Bejrut.

12- Themelimi i departamenteve për studime islame, ku sillnin një numër te madh studentesh muslimane, te cili i ushqenin me idete e tyre orientaliste e pastaj si qene te tërbuar, i lëshonin ne tokat islame, te cilet fatkeqesiht shkaktonin probleme me shume sesa shkaktonin vet orientalistet, te cilet,si perhere rrinin te fshehur pas perdeve.

13- Nxitja e idese “kombetare”, e cila si pasoje sjelli ndarjen territoriale te vendeve arabe islame.

QENDRIMET E ORIENTALISTEVE NDAJ KUR’ANIT

Orientalistet u munduan ta shtremberojne Kur’anin nepermjet hedhjes se dyshimeve ne pikat vijuese:

1- Burimin e Kur’anit

– Kane thënë se burimi i Kur’anit nuk ka qene qielli ( Allahu) por Muhammedi ishte ai, i cili e shkroi atë. George Sale, ne parathenien e perkthimit te domethenieve te Kur’anit ne gjuhen angleze kishte thene” Autor dhe shpikes kryesor i Kur’anit ishte Muhammedi”.

– Wensincki ka thënë: Pejgamberi Alejhi selam e ka shkruar Kur’anin si rezyme te librave fetare e filozofike para tij.

– Blachaire mendonte se Kur’ani është marre prej Tevratit dhe Inxhilit. Me konkretisht, ky mendjelehte mendonte se kinse Muhammedin,Alejhi selam e kane mesuar ruhbanet (murgjit) e krishtere dhe ahbaret (priferit) jehude,e sidomos Buhajra, te cilin e kishte takuar gjate vizites se tij ne Sham, kur ende nuk kishte mbushurte 15-tat.

– Huarti mendon se burim i Kur’anit ishin poezite e Umejje Bin Ebi-Saltit.

– Wati nuk precizon se Kur’ani eshte prej Allahut,Subhanehu ve teala apo është prej Muhammedit,Alejhi selam, por ai, çuditerisht, percaktohet per nje burim te paqarte.kete e verejme qarte ne thenien e tij ” Ne punimin tim rreth Kur’anit nuk mund te gjesh: “Ka thene Allahu apo ka thene Muhammedi” por une do te them” Ka thene Kur’ani”.

DEMANTIM:

– Sa i perket thenies se Muhammedi,Alejhi selam ishte perpilues i Kur’anit kjo nuk është e vertete sepse Allahu,subhanehu ve teala, qarte ne Kur’anin famelarte cek se Muhammedi,Alejhi selam ishte analfabet. Thote Allahu,subhanehu ve teala,” وَمَا كُنْتَ تَتْلُو مِنْ قَبْلِهِ مِنْ كِتَابٍ وَلا تَخُطُّهُ بِيَمِينِكَ إِذاً لارْتَابَ الْمُبْطِلُونَ” Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.(Ankebut 48) Poashtu thote Allahu,subhanehu ve teala,” الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الْأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوباً عِنْدَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالْأِنْجِيلِ يَأْمُرُهُمْ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنْكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَالْأَغْلالَ الَّتِي كَانَتْ عَلَيْهِمْ فَالَّذِينَ آمَنُوا بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُوا النُّورَ الَّذِي أُنْزِلَ مَعَهُ أُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ ” Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.(A’raf 157) Nje gje te tille e kishin pranuar edhe disa orientaliste. Carlyle ne librin e tij “Heronjtel” dhe autori i librit “Rrefimi per kulturen” pohojne se Pejgamberi ishte analfabet.

– Sa i perket dyshimitse kinse Muhammedi e paska marre Kur’anin nga librat filozofike dhe fetare para tij, kjo nuk është e vertet sepse ato se pari nuk ishin te perkthyera ne gjuhen arabe, madje edhe po te ishin te perkthyera ne gjuhen arabe, prapeseprape mundesia per t’i konsultuar ato nuk ekzistonte fare sepse ai ishte analfabet.

– Ndersa ata, qe thane se kinse Kur’anin e paska perpiluar duke u bazuar ne poezite e Umejje Bin Ebi Saltit, kjo nuk eshte e vertet, sepse po te ndodhte nje gje e tille sigurisht se kurejshiteve nuk do t’iu kalonte nje gje e tille apo thene me mire nje shpifje e tille pa e ditur. Po ta dinin ata nje gje te tille do ta akuzonin Muhammedin per nje gje te tille, por cudi, nje gje e tille nuk eshte transmetuar, andaj a thua valle, me mire kane ditur bashkekohesit e Muhammedit, te cilet e urrenin edhe me shume sesa e urrente ky orientalist, apo ky orientalist, i cili pas me shume se 1000 vitesh vie dhe shpik nje mendim te tille?! Sigurisht se nje gje e tille nuk ka nevoje per t’u polemizuar; Huarti ka shpikur akuze te pabaze ndaj Muhammedit,Alejhi selam.

– Ndersa sa iu perket atyre qe thane se kinse Muhammedi e paska marre Kur’anin prej Tevratit dhe Inxhilit, iu themi se pervec qe keto libra nuk ishin te perkthyera ne gjuhen arabe gjate kohes se Muhammedit, plot 85 sure te Kur’anit, dtth numri me i madh i kaptinave te tij, kane zbritur ne Mekke, ku nuk kishte asnje jehudi apo te krishtere.

2- Përmbajtjen e Kur’anit

– Disa orientaliste kane shpifur se kinse Kur’ani me permbajtjen e tij ehste nje version i ri, i asaj, qe është transmetuar ne Tevrat dhe Inxhil.

DEMANTIM:

Kur’ani dallon nga Tevrati dhe Inxhili ne kater aspekte:

A- Ne bazat e besimit:

A.1 Njeshmeria e Krijuesit

Kur’ani: Allahu,subhanehu ve teala, eshte pershkruar me cilesi te perkryera dhe është i paster nga te metat.

Tevrati: Pohuan se Uzejri eshte i biri i Allahut,Subhanehu ve teala.

Inxhili: Ne krishterizem është i njohur parimi i tyre baze: Trinia.

A.2 Shpallja

Kur’ani: Besimi ne te gjithe te derguarit e Allahut,Subhanehu ve teala dhe se te gjithe jane te mbrojtur prej mekateve.

Tevrati: Pervec te derguarve te tyre, nk besojne ne pejgambere tjerë,madje fatkeqesisht i pershkruajne edhe me te meta morale. Psh:

Nuhu,Alejhi selam: Dehje,zhveshje dhe mizori.(Gjeneza /12)

Luti, Alejhi selam: Prostitucion me dy vajzat e tij,te cilat madje edhe linden prej tij.(Gjeneza /19)

Ja’kubi, Alejhi selam: Heshtte kur gruaja e tij bente prostitucion,( Dalja3,11)

Musai, Alejhi selam: Mësues i tradhtetise dhe terrorizmit, kriminel lufte.. (Tethnijjetu-Lavdimi 2,3)

Haruni, Alejhi selam: Tradhetar i emanetit,ndertues dhe adhurues i putave (Dalja/23)

Davudi, Alejhi selam: Lavir,tradhetar,terrorist dhe kriminel lufte (Mbreterit/1,2)

Inxhili: Flasin keq per pejgamberet e ardhur para Isaut,Alejhi selam.

A.3 Dita e fundit-Kijameti

Kur’ani: Kur’ani eshte perplot tekste, te cilat shtjellojne këtë tematike shume te rendesishme.

Tevrati: Tevrati thuajse nuk perfshin asgje rreth kesaj teme.

B- Ne legjislacion

Kur’ani: Permban nje numer te madhe te teksteve me karakter legjislativ

Tevrati: kamat eshte e ndaluar per jehudiun ndaj jehudiut ndersa eshte e lejuar per te tjeret.

Inxhili: Gati sa nuk permban asgje sepse i teri është pershkrim i jetes se Isaut.

C- Ne tregime

Tevrati: Tevrati nuk cek detajet e tregimit te Jusufit,Alejhi selam. Me konkretisht, nuk cek grate, te cilat me te pare Jusufin kishin prere duart e tyre.

D- Shtesa

Kur’ani: Kur’ani ka cekur disa tregime, te cilat afre nuk jane ne Tevrat apo Inxhil.Psh: tregimi i Adit, Themudit,etj, te cilat nuk gjenden fare ne Tevrat dhe Inxhil.

3- Dyshim ne shendoshmerine e tekstit te Kur’anit

Dyshimet e orientalisteve ne këtë pike janë:

– Lejimi i leximit te Kur’anit ne shtate lexime (hurufe), lejon mundesine e leximit te Kur’anit edhe vetem ne baze te domethenies.

– Mbledhja e Kur’anit nuk ka ndodhur vetem se pas shpernguljes ne Medine.

– Sipas tyre, Ibni Mes’udi paskesh thënë “Fatiha dhe dy te fundit, (El Meudhatejni), nuk jane pjese te Kur’anit.

DEMANTIM:

– Ideja per mbledhjen dhe tubimin e Kur’anit ka qene qysh prej momenteve te par ate shpalljes se tij.madje, ne periudhen mekase, numri i atyre qe shkruanin Kur’anin kishte arritur ne 29. Pastaj si argument se Kur’ani kishte qene i shkruar edhe ne periudhen mekase mund te merret edhe rasti i pranimit te Islamit nga Omeri,radijallahu anhu([1]).

– Kur’ani me teskt e domethenie eshte prej Allahut,Subhanehu ve teala dhe si rezultat nuk lejohet assesi ta lexojme me sinonime.Qellimi i leximit te Kur’anit ne shtate verzione nuk dtth se krijon edhe mundesine e leximit te tij ne forma dhe me shprehje tjera.

– Mendimi, i cili i atribuohet Ibni Abbasit, se kinse ai paska mohuar perkatesin kur’anore te kaptinave te lartecekura është plotesisht i pabaze dhe i refuzuar tek dijetaret.

4- Dyshim ne gjuhen dhe retoriken e Kur’anit

Sipas orientalisteve, gjuha e Kur’anit nuk ndryshon nga gjuha e letërsisë botërore. Ndërsa sipas Rienhart Dozy-t, Kur’ani eshte liber me shije te idhet dhe nuk ka ardhe me dic te re pervec se pak.

DEMANTIM:

Keto dyshime te tyre nuk jane aspak te verteta, sepse arabet, koloset me te medhenje te poezise, nuk paten mundesi te sjellin madje as edhe nje sure te vetme, te ngjashme me Kur’anin. Thote Allahu,subhanehu ve teala,” وَإِنْ كُنْتُمْ فِي رَيْبٍ مِمَّا نَزَّلْنَا عَلَى عَبْدِنَا فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِّنْ مِثْلِهِ وَادْعُوا شُهَدَاءَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ “E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit)”.( Bekare 23)

Velid Bin Mugire,mekas pabesimtar, kur kishte dëgjuar Kur’anin dhe stilin perfekt te tij, kishte thënë” Pasha Allahun! Nuk kam dëgjuar dic te ngjashëm me te. Pasha Allahun! Ai nuk është poezi dhe as magji. Pasha Allahun! Ai ka nje ëmbëlsi, nje bukuri…ai mbizotëron dhe nuk mbizotërohet dhe se ai ka per ta diskualifikuar (ne arenën e poezisë dhe retorikes) cdo rival.

EMRAT E ORIENTALISTEVE ME TE NJOHUR

1- Orientalistet ekstremiste

– Ignaz Goldziher

– David Samuel Margoliouth

– Josef Schacht

– Guaillaum

– Henry Lammens

– Zwemer

– Arnet Jan Wensink

– Bernard Lewis

– Majid Khaduri

2- Orientalistet mesatar

– Annemarie Schimmel

– Sir Thomas Walker Arnold

– R.L. Blacher

– Carlyle

– Sir Hamilton R. A. Gibb

– Horovitz

– Dunckan Black MacDonald

– William Muir

– Nabia Abbot

– Nicholson

– Theodor Noldeke

– Robson

– Sachau

– Christiaan Snouk Hurgronje

– Sprenger

– Montgomery Watt

3- Orientalistet, te cilet e pranuan Islamin

– Martin Lings- tani- Ebu Bekir Siraxhud Din

– Leo Polo Weis-tani- Muhammed Esed

– Rene Guenoun-tani- Abdul Vahid Jahja

– Frithjof Schoun-tani- Isa Nurud Din

– Titus Burckhardt-tani- Ibrahim Burckhardt

– Margaret Marcus-tani-Merjem Xhemile

– Lord Hadley-tani-El Faruk

– Alfons Ateen Diniyyah

– Alcont Henry De Castri

– Maurice Buccai

– Pickthal

– Hamid Alagar

QENDRIMI YNE NDAJ ORIENTALISTEVE

1- Studimi i veprave te orientalisteve rreth Islamit me nje studim kritik dhe te thelle.

2- Pergatitja e nje encikloedie si demantim thenieve te orientalisteve.

3- Botimi i nje enciklopedie islame te re te shkalles apo nivelit te enciklopedise islame te orientalisteve.

4- Botimi i enciklopedive te vecanta te fushave islame, si: enciklopedi te fikhut, hadithit,etj.

5- Themelimi i nje shoqate shkencore islame ne nivel boteror, e cila do te merej me hulumtime shkencore islame.

6- Themelimi i shoqatave per predikim islam ne mbare boten.

7- Perkthimi i domethenieve te Kur’anit ne gjuhet e gjalla boteore.

8- Perzgjedhja e haditheve te zgjedhura dhe perkthimi i tyre ne shume gjuhe, ne menyre qe te popujt joarabe, t’i kuptojne me qarte.

9- Pastrimi trashgimise islame nga fantazmat she israiliatet (trillimet e feve tjera)

10- Dergimi i profesoreve arabe muslimane ne mbare boten.

11- Dialogje me orientaliste joekstrem.

12- Botimi i librave islame ne gjuhet e gjalla te botes, ne mënyre qe te përmirësohen botëkuptimet e gabuara ndaj islamit,dhe

13- Themelimi i nje shtepie botuese me karakter nderkombetar.

ASPEKTE POZITIVE NGA ORIENTALISTET

1- Recenzura dhe botimi i shume librave islame.

2- Tubimi dhe mbledhja e doreshkrime islame ne bibliotekat e medha boterore.

3- Perkthimi i librave baze dhe refrencave tjera te rendesishme islame ne gjuhet bashkekohore evropiane.

4- Pergatitja e fjaloreve guhesore.

5- Botimi i librave kelamiste, filozofike dhe perkthimi i tyre ne guhet evropiane.

6- Perkthimi i librit te Gazaliut ” Err-Rreddu El Xhemil Li Ilahijjeti Isa Bi Sarihil Inxhil” (Demantim fenomenal te hyjnise se Isaut me tekste te qarta te Inxhilit).

7- Perkthimi i disertacionit te Xhahidhit ” El Muhtaru Firr-Rreddi Ala En Nesara” ( Perzgjedhje (tekstesh) si demantim te krishtereve).

8- Perkthimi dhe recenzimi i librit te Ali Bin Ebi Et Taberi, i ashtuauajtur ” Err Rreddu Ala En Nesara” (Demantim te krishtereve)

9- Botimi i “El Mu’xhem El Mufehres Li Elfadhi-l-Hadithi-n-Nebevijj” nen mbikcyrjen e Wensinckut.

10- Botimi i nje enciklopedie islame

11- Studime bashkëkohore islame net e gjitha fushat.

12- Botimi i ” Index Islamicus”, i cili botohet çdo pese vite dhe përmbledh te gjitha botimet e publikuara gjate kësaj periudhe([2]).

[1] Omeri ishte i forte,i vrazhde dhe trim. Para se ta pranonte Islamin ,ndiente urrejtje te madhe ndaj fesë se Allahut,Subhanehu ve teala dhe ishte prej njerëzve qe me se shumti e urrenin Muhammedin,Alejhi selam.

Një dite prej ditësh kishte vendosur ta mbyste Muhammedin,Alejhi selam keshtuqe e morri shpatën dhe u nis për ta mbytur.Gjate rrugës e takoi një sahabe,i cili kishte pranuar Islamin por e mbante fshehtas

I tha sahabiu: Per ku je nisur o Omer?

Tha: Po shkoj ta vras Muhammedin.

I tha sahabiu: A mendon se te te lejojnë fisi Beni Abdul Muttalib?

Tha Omeri: Po te shoh se e paske pasuar Muhammedin.

Tha sahabiu:Jo o Omer,por dije se para se te shkosh tek Muhammedi qe ta mbysësh,fillo me familjen tende se pari?

Tha Omeri: Me ke?

Tha sahabiu: Me motrën tende Fatimen dhe burrin e saj,te cilët e kane pasuar Muhammedin.

Tha Omeri: Vërtet ashtu ka vepruar motra ime?

Tha sahabiu:Po.

I hidhëruar nga lajmet,u nis Omeri duke nxitur për ne shtëpinë e Seid Bin Zejd,burrit te motrës se tij,Fatimes.

E trokiti deren.Musafir ne shtëpi kishin Habbab Bin El Eretin,i cili ua mësonte Kur’anin.Shkoi Seidi ta hape deren dhe posa e hapi e kapi Omeri për fyti dhe i tha: Po te shoh se qenke bere renegat?

Tha Seidi: O Omer! Cfare mendon nëse e vërteta nuk është ne fenë tende por është ne tjetër fe?

E goditi Omeri dhe iu vërsul se motrës: Po te shof se qenke bere renegate?

Tha: O Omer! Cfare mendon nëse e vërteta nuk është ne fenë tende por është ne tjetër fe?

I ra ne fytyre saqë i rrodhi gjak dhe i ra fleta e Kur’anit prej dore.

I tha Omeri:Ma jep atë flete?

Tha: Ti je politeist i ndyre,shko merr abdes pastaj do ta lexosh!

Shkoi dhe morri abdes pastaj e lexoi fletushkën ,ne te cilën figuronin keto ajete”طه (1) مَا أَنزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَى (2)إِلَّا تَذْكِرَةً لِّمَن يَخْشَى (3) تَنزِيلًا مِّمَّنْ خَلَقَ الْأَرْضَ وَالسَّمَاوَاتِ الْعُلَى (4) الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى (5) لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَمَا تَحْتَ الثَّرَى Ta Ha.2.Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.3.Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.4.Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.5.Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.6.E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç’ka nën dhe.( Ta Ha 1-6)

U rrënqeth Omeri dhe tha: Kjo nuk është prej njeriut,pastaj tha” Deshmoj Se Nuk Ka Zot Perveq Allahut Dhe Deshmoj Se Muhammedi Eshte Rob Dhe I Derguari I Allahut”.

Iu tha: Me udhëzoni për tek Muhammedi? U ngrit Habbabi dhe tha: Unë te dërgoj tek Muhammedi!

Shkoi me te tek shtëpia e El Erkam Bin Ebi-l-Erkam dhe e trokiti derën.

Thane sahabet: Kush eshte?

Tha Omeri: Omeri.

U frikësuan sahabet dhe u fshehen ndërsa Hamza Bin Abdul Muttalib tha:O i derguari i Allahut! Lërma mua punën e tij!

Tha Pejgamberi: Lere ate o Hamza!

Hyri ndërsa Pejgamberi Alejhi selam e kapi dhe i tha: A nuk ka ardhe koha o Omer?

Tha Omeri: Deshmoj Se Nuk Ka Zot Perveq Allahut Dhe Deshmoj Se Muhammedi Eshte Rob Dhe I Derguari I Allahut”.

U gëzuan sahabet dhe këndonin tekbire me zë te larte saqë tere Mekkeja i dëgjoi.

Islami i Omerit ishte thjeshte një fitore për myslimanet dhe krenari për Islamin madje vet Pejgamberi lutej per te” اللهم أعز الإسلام بأحد العُمرينO Allah! Ndihmoje Islamin me njerin prej dy Omerave!”.( Ata ishin: Omer Bin Hattabi dhe Amr Bin Hisham)

Qysh ne fillim Omeri u ngrit dhe i tha Pejgamberit,Alejhi selam,:O i dërguari i Allahut! A nuk jemi ne te vërtetën?!

Tha Pejgamberi: Po,gjithsesi.

Tha Omeri: A nuk janë ata ne te koten?!

Tha Pejgamberi:Po,gjithsesi.

Tha Omeri: Atëherë perse te fshihemi?

Tha Pejgamberi: Po cfare mendon ti o Omer?

Tha: Te dalim dhe te bëjmë tavaf (sillje) rreth Qabese.

Tha Pejgamberi Alejhi selam: Po Omer,pajtohem.

Dolën muslimanet për here te pare ,te rreshtuar ne dy safe-rende dhe duke thënë” Allahu Ekber,Allahu Ekber dhe La Ilahe Il-la Allah.Njerin saf e kryesonte Omeri ndersa tjetrin Hamzai ndërsa ne mes tyre ishte Pejgamberi Alejhi selam.

U frikësuan kurejshet dhe hynë ne shtëpitë e tyre.

Kjo njeherit njihet edhe si periudha e përhapjes se Islamit haptas,duke pasuar me hixhretin fshehtas përveç Omerit,i cili iu kishte thënë kurejsheve atë kur kishte bere hixhretin ( migrimin per ne Medine): Kush ka dëshire t’i lere fëmijët jetimë,gruan te veje dhe nënën pa djale,le te vije me mua pas kësaj kodre! Askush nuk pati guxim ta pasoj.

Abdullah Bin Mes’udi kishte thënë për te: Jemi ndier krenar qysh prej kur e pranoi Islamin Omeri.

Tregimi eshte perkthim yni, i publikuar ne http://www.sedatislami.tk

[2] Tema ne te vertet është shkeputje te materialeve nga lenda e El Istishrak Vet Tebshir, nga te cilat i perzgjodha dhe përktheva keto fjale.

X

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s