POZITA E PRINDËRVE TË PEJGAMBERIT, Alejhi Selam NË AHIRET

Fetwa: POZITA E PRINDËRVE TË PEJGAMBERIT, Alejhi Selam NË AHIRET

Data e fetwase: 27 Xhumada Eth Thanije 1422 (15 shtator 2001)

Pyetja: Kam dëshirë qe me argument te prere te me tregoni se prindërit e Pejgamberit, Alejhi selam, nena dhe babai i tij, janë ne Xhennet apo ne Xhehennem?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut, subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij, më pas:

Sa i përket babait te tij, tekstualisht ka ardhur ne hadithe se ai është ne Xhehennem. Imam Muslimi transmeton ne sahihun e tij nga Enesi

أن رجلًا قال يا رسول الله صلى الله أين أبي؟ قال: “في النار”، فلما قفا دعاه فقال: ” إن أبي وأباك في النار

Se nje njeri kishte ardhur dhe kishte thënë: “O i dërguari i Allahut! Ku është babai im? Tha: “Ne zjarr (Xhehennem). Posa u larguar e thirri dhe i tha: “Vërtet babai yt dhe babai im janë ne zjarre (Xhehennem)”.

Ndërsa sa i përket nënës se tij, ne sahihun e Muslimit transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, Alejhi selam, kishte vizituar varrin e nënës se tij me ç’rast kishte qajtur vete dhe i kishte bere te tjerët te qajnë, pastaj kishte thënë:

” استأذنت ربي في زيارة قبر أمي فأذن لي، واستأذنته في الاستغفار لها فلم يأذن لي، فزوروا القبور تذكركم بالموت

Kërkova leje nga Zoti im qe ta vizitoj varrin e nënës sime e Ai me dha leje, ndërsa kur i kërkova leje qe te lutem për te për t’iu falur mëkatet, nuk më dha leje, andaj vizitoni varrezat sepse ato ua përkujtojnë vdekjen”.

Vet ndalesa Pejgamberit, Alejhi selam, për te kërkuar falje për ta tregon se ata janë banore te Xhehennemit, qe ne njëfarë forme kjo është domethënia e ajetit:

” ما كان للنبي والذين آمنوا أن يستغفروا للمشركين ولو كانوا أولى قربى من بعد ما تبين لهم أنهم أصحاب الجحيم

Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit”.(Tewbe, 113).

Imami Ibni Kethir, ne librin e tij El Bidaje Ven Nihaje ka përmendur transmetimet e Bejhekiut për vizitën e Pejgamberit, Alejhi selam, varrit te nënës se tij dhe ka thënë: Lajmërimi i Pejgamberit, Alejhi selam, për qenien e nënës, babait dhe gjyshit te tij prej banoreve te Xhehennemit nuk bie ndesh me transmetimin, ne te cilin pohohet se Ehlul Fitreh (ata qe kane jetuar ne periudhën pas vdekjes se një Pejgamberi dhe para ardhjes se tjetrit), fëmijët, te çmendurit, shurdhmemecet, sprovohen ne Ahiret, siç kemi folur gjere e gjate për këtë ne tefsirin tone gjate komentit te ajetit:

“وما كنا معذبين حتى نبعث رسولًا

E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin”(Isra, 15)

…keshtuqe prej tyre ka qe i përgjigjën ftesës se Allahut, subhanehu ve teala dhe hyjnë ne Xhennet dhe prej tyre ka qe nuk i përgjigjën dhe hyjnë ne zjarre, e familja e tij (nena, babai dhe gjyshi) te jene prej atyre qe nuk i përgjigjën kësaj ftese. Allahu e di me se miri!

Myftiu: Dr. Abdullah El Fekih

Burimi: http://www.islamweb.net/

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

16 nëntor 2005, e mërkurë

Brunei Darussalam

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s