Duaja në hadithe

Duaja në hadithe

Vellezer besimtare! Vertet ibadetet tek Allahu s.w.t dallojne ne vlere dhe rendesi. Disa ibadet Allahu s.w.t i beri më me rendesi dhe kerkoi nga njeriu qe patjeter t’i kryeje ndersa per disa te tjera ia preferoi dhe e nxiti t’i kryeje.Nga ketu dallon farzi prej sunnetit,sunneti prej mendubit ,etj.
Ne zingjirin e veprave me te cmuara dhe më me vlere tek Allahu s.w.t gjejme edhe duane.Thote Muhammedi a.s “Nuk ka gje me te ndershme tek Allahu sesa duaja”.(Tirmidhiu).Ne nje rast tjeter Muhamedi a.s pate thene”Duaja eshte ibadet(adhurim)”.(Transmeton Ahmedi ndersa Tirmidhiu ka thene se hadithi eshte hasen sahih).
Problemet e jets praktike shpeshhere na diktojne nevojen qe te kerkojme dic nga njerzit ,qofte ndihme materiale,hua apo edhe perkrahje shpirterore.Ne te shumten e ketyre rasteve gjejme njerzit nga te cilet kerkojme dic te jene te mrrolur apo te ankohen se “as per vete nuk kane” apo t’a kushtezojne ndihmen me dic qe nuk ke mundesi t’a besh,psh:mbytja e dikujt,te vjedhesh per te,….apo nese te ndihmon materialisht te kerkon kamate etj.Vertet kjo eshte nje skec i hidhur i nje realiteti te skenave te perditshme te jetes sone por a thua,a ndodhe keshtu edhe me Allahun s.w.t? A hidherohet Allahu s.w.t nese njeriu kerkon dic prej Tij? A ia kushtezon ndihmen me dic qe ia zbeh imazhin e fese dhe karakterit te tij njerzor? Pergjegja:Assesi,madje Allahu s.w.t ka deshire qe njeriu te kerkoje prej Tij dhe ta lus Ate. Thote Muhammedi a.s”Kerkoni nga Allahu sepse Allahu ka deshire qe te kerkohet prej Tij dhe se ibadeti me i cmuar eshte pritja e pergjegjes (ose permbushjes se duase)”.
Madje Allahu s.w.t hidherohet nese njeriu nuk kerkon prej Tij.Thote Muhammedi a.s “Vertet,ai qe nuk kerkon nga Allahu ,(Allahu) i hidherohet Atij”.(Tirmidhiu).Ky hadith sikur argumenton edhe hadithin”…dhe kur te kerkosh kerko prej Allahu,dhe kur te kerkosh mbrojtje kerko prej Allahu (mbrohu me Allahun)…”.
Besimtari kur t’a lute Allahun,ndien se Ai eshte afer,degjon lutjet dhe renkimet e tij. Madje vet Allahu s.w.t e urdheroi Muhammedin qe t’i nxite besimtaret ne dua duke iu treguar se Allahu eshte afer,degjon dhe iu pergjigjet lutjeve te lutesve.Thote Allahu s.w.t”E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.(Bekare 186).
Vella te thashe me pare se nese kerkon dic nga ndonje njeri do t’a shohesh te mrrolur apo ne disa raste edhe te ofendon ,te thote”une nuk caj koken per ty,perse edhe ti nuk punon?…”,ndersa Allahu s.w.t turperohet prej teje.Po,turperohet prej teje qe ti t’a lusesh e Ai te te mos pergjigjet.Thote Muhammedi a.s”Vertet Allahu eshte i Gjalle,i Ndershem(Fisnik),turperohet qe nese njeriu i ngrit duart kah Ai t’ia ktheje bosh (pa iu pergjigjur duase se tij)”.(Tirmidhiu).
Vella duaja eshte mjet qe e ben Allahun te te doje ty.Duaja e shpeshte ben qe ti nese i lutesh Allahut te pergjigjet,nese kerkon mbrojtje nga Ai te mbron…Vella qe te te behet e qarte rendesia dhe vlera e duase degjo kete hadith dhe pershkrimin qe Allahu ia ben robit kur ai e lut Allahun .Thote Pejgamberi a.s”Allahu s.w.t ka thene:Kush armiqesohet me nje dost Timin do t’i shpalli lufte dhe nuk ka dic me te dashur me te cilen afrohet tek Une robi sesa ajo qe ia kam obliguar.Njeriu vazhdon te afrohet tek Une ( Allahu s.w.t) me nafile derisa t’a dua ,e kur t’a dua jam degjimi i tij me te cilin degjon,shiqimi i tij me te cilin shiqon,dora e tij me te cilen godet,kemba e tij me te cilen ec, nese me kerkon (dic) do t’ia jap,nese kerkon mbrojtje nga Une do t’a mbroje”.(Buhariu).
Ndonjehere njeriu ankohet se nuk i pranohet duaja,lutet kohe te gjate por prape nuk shef pergjigje.Allahu na ruajt! Ka njerez qe fillojne te mendojne keq per Allahun se kinse Ai nuk po i dojka keta ose dic tjeter…Keto mendime dhe te ngjashmet jane te perbuzura ne fene tone dhe njeriut te tille i mbetet qe dobesine e mospranimit te duase t’a hulumtoje ne vetveten e tij sepse Allahut s.w.t nuk i takon urrejtja ndaj roberve te Tij perveq ndaj atyre qe e mohojne Allahun s.w.t dhe ndaj vetvetes se tyre jane te padrejte.

***

(Disa shkaqe te mospranimit te duase)

1)Ngrenia, pirja dhe veshja nga harami

Thote Muhammedi a.s”Vertet Allahu eshte i mire dhe nuk pranon tjeter perveq se mires dhe se Allahu i ka urdheruar besimtaret me ate qe i ka urdheruar pejgamberet,ka thene”O ju te derguar! Hani nga te mirat dhe beni vepra te mira”,(ndersa per besimtaret ) ka thene”O ju qe keni beuar! Hani nga te mirat qe iu kemi furnizuar”,pastaj e ceku njeriun qe ka marre udhetim te gjate,floket i jane shprishur dhe eshte pluhurosur,i ngrit duart drejt qiellit e thote” O Zot!O Zot!,ndersa ushqimi i tij eshte haram,uji(pija) e tij eshte haram,veshja e tij eshte haram,eshte ushqyer nga harami,andaj a t’i prahohet ketij(duaja)?!”.(Muslimi).

2) Lenia e urdherimit per te mire dhe ndalimit nga e keqja

Thote Muhamedi a.s”Pasha Ate,ne doren e te Cilit eshte shpirti im,(ose) do te urdheroni per te mire dhe te ndaloni nga e keqja ose ndodhe qe Allahu t’ua leshoj-dergoj ndonje ndeshkim pastaj e lutni e nuk iu pergjigjet”. (Tirmidhiu).

3) Lenia e duase

Si shkak tjeter per mospranimin e duase eshte edhe lenia e saj.Thame me pare,duke u bazuar ne hadith se ibadeti me i cmuar eshte pritja e permbushjes se duase por megjithate shohim disa njerez te cilet luten nje kohe e pastaj i kap nje deshprim,pesimizem, se perse neve nuk po n’a u pranohet duaja?Ky pesimizem behet shkak qe ata te largohen nga duaja e te humbin te mira te shumta.Thote Muhammedi a.s”I pergjigjet(Allahu duase se) ndonjerit prej jush derisa nuk ngutet e te thote:Jam lutur (shume here) por nuk me eshte pergjegjur (permbushur duaja)”. (Muttefekun Alejhi).

4)Lutja duke bere njeriu mekate

Si shkak tjeter i mospranimit te duase eshte lutja e njeriut duke bere njeriu mekate apo duke shkeputur mardheniet familjare.Thote Muhammedi a.s “Vazhdon t’i plotesohet duaja robit derisa nuk lutet me mekat apo shkeputje te mardhenieve familjare(dtth duke qene ai ne keto dy mekate) dhe derisa nuk ngutet.Eshte pyeteur:O i derguar i Allahut! Cfare eshte ngutja(ne kete rast)?Tha: Te thote njeriu :Jam lutur e lutur por s’kam pare te me jete permbushur duaja.Deshperohet nga kjo gjendje dhe e braktis duane”. (Muslimi).

5) Lutja e njeriut duke qene i pakujdesshem

Si shkak tjeter per mospermbushje te duase eshte edhe lutja e njeriut duke qene zemra e tij gafile(e pakujdesshme).Thote Muhammedi a.s”Lutnie Allahun duke qene te bindur se Allahu iu pergjigjet dhe dine se Allahu nuk i pergjigjet duase ( e cila rrjedh nga) zemra e pakujdeshme(gafile)”.(Tirmidhiu).
Hadithi ne fjale permban dy ceshtje shume me rendesi.Njera prej tyre eshte nxitese ndersa tjetra eshte kercenim.Sa i perket nxitjes,ate e verejme ne pjesen e pare te hadithit ku Muhammedi a.s me tere potencialin mundohet t’a binde robin se nese ai beson se nuk ka kush qe i pranon lutjet dhe i permbush ato perveq Tij dhe se nuk ka kush qe drejtohen ankesat perveqse tek Ai, duaja e tij ne nje menyre a tjeter do te pranohet.
Pra nese njeriu eshte i bindur se Allahu s.w.t eshte Ai qe ua permbushe njerzve nevojat atehere nga ajo bindje dhe mendim i mire qe ka per Zotin xh.sh, fiton pershtypjen se Allahu s.w.t, ne pergjegjen e menjehershem te duase se tij apo vonimin e saj ka caktuar nje urtesi dhe si i tille me mendime te tilla robi do te shpetoje.Per te na qene edhe me qarte kjo teori,fjalen ia japim njeriut me te madh te botes,Muhammedit a.s,i cili thote”Nuk ka besimtar i cili lutet me ndonje lutje ,ne te cilen nuk ka mekat e as shkeputje mardheniesh familjare e te mos ia jap Allahu njeren prej ketyre tre gjerave:
1-(ose) ia shpejton plotesimin ne kete bote,
2-(ose) ia deponon ne Ahiret,dhe
3-(ose) ia largon me ate dua nje te keqe sikurse ajo (e mire ne peshe).
(Atebote kur degjuan sahabet per kete vlere te duase)Thane”Pra do te shpeshtojme duane! Tha:Allahu ua shton (te mirat). (Ahmedi).
Pra besimtari i sinqerte ne Allahun beson se Allahu ka caktuar ndonje te mire ne duane e tij dhe qe,edhe pse per momentin rezultati i saj eshte i fshehur megjithate begatia dhe dhuntia e asaj duaje do te duket me vone,ose ne kete bote ose ne tjetren.
Ndersa sa i perket ceshtjes se dyte,per te cilen thame se eshte kercenim,eshte ajo se Allahu s.w.t nuk pranon duane nga zemra qe nuk ka dro,nga gjuha qe e thote ate dua sikur gjerat e tjera te pahijshme.Vertet kjo eshte keshtu sepse Allahu nuk shperblen edhe per ibadetet tjera nga neglizhentet.Kemi degjuar hadithin se Allahu s.w.t pranon nga namazi i njeriut veten aq sa njeriu prezenton me mendje dhe shpirt”.

6)Lutja vetem kur njeriu gjendet ne veshtiresi

Si shkak tjeter per mospranimin e duase eshte lutja e njeriut kur vetem ai eshte ne bela a fatkeqesi.Thote Muhammedi a.s”Kush ka deshire qe Allahu t’i pergjigjet ne veshtiresi a pikellime,le te lutet shume kur ai te jete i lumtur”.(Tirmidhiu).

***
Kerkimi falje-Istigfari- shanse per faljen e mekateve

Allahu s.w.t na ka treguar se Ai nuk e ndeshkon nje popull perderisa ata kerkojne falje nga Ai por ndeshkon popujt qe shfaqin mendjemadhesi,ipen pas te ndaluarave,harrojne obligimin e tyre ndaj Allahut dhe bejne trazira ne toke.Thote Muhammedi a.s “Allahu nuk i ndeshkon (njerzimin) derisa ata kerkojne falje”.
Vella!Kerkimi falje nga Allahu ka vlere te madhe.Eshte mjet per t’a dalluar modestin nga mendjemadhi,besimtarin nga hipokriti…Kerkimi falje (Istigfari) eshte urekaluese mbi cdo fatkeqesi dhe urelidhese me cdo te mire,eshte celes i rizkut.Thote Muhammedi a.s”Kush ipet pas kerkimit falje-istigfarit (dhe e ben shprehi), Allahu s.w.t nga cdo problem i gjen rrugedalje,nga cdo pikellim i gjen lehtesi(dhe largim te tij) dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare”. (Ibni Maxhe dhe Davudi).
E lusim Allahun te n’a beje prej atyre qe iu pranohen duate e tyre dhe prej atyre qe kane mendime te mira per Zotin e tyre. Amin!
29/4/2003,e marte
Brunei Darus Salam,
Ora 5: 05, pas Ikindie
X

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s