Llogaria e jobesimtarëve në Ahiret

Llogaria e jobesimtarëve në Ahiret
Dijetaret rreth ceshtjes se llogarise se pabesimtareve ne ahiret jane ndare ne dy grupe:
1-nuk llogariten sepse veprat e tyre jane te kota keshtuqe nuk ka dobi nga llogaria e tyre,ndersa
2-grupi i dyte thone se ata do te llogariten ngase llogaria a tyre eshte cekur ne Kuran andaj si e tille ajo patjeter se do te ndodhe.
Ajetet fisnike te Kuranit famelarte udhezojne qarte ne llogarine e tyre dhe ne peshimin e veprave te tyre.Thote Allahu s.w.t” E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,7.Ai është në një jetë të këndshme.8.Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,9.Vendi i tij do të jetë në Havije.10.E ç’është ajo që të njohtoi se ç’është ai (Havije)?11.Eshtë zjarri me nxehtësi shumë të lartë”.(kariah6-11).
Ata qe mbajne mendimin se llogariten argumentuan kete me ate se Allahu s.w.t i llogarite ata per t’i qortuar.Thote ibni Tejmije r.a:sa i perket llogarise ajo mund te kete njeren prej ketyre dy kuptimeve:
-paraqitja e veprave te kufareve para tyre si dhe qortimi per to (aty e pastaj ndeshkimi perjete ne zjarre),dhe
-matja e te mirave me te keqiat.
Nese llogaria merret sipas kuptimit te pare atehere nuk ka dyshim se ata llogariten e nese me te eshte per qellim kuptimi i dyte atehere nga kjo do te kuptohej se atyre iu mbesin te mira me te cilat e meritojne xhennetin pra ky kuptim(i llogarise ) eshte i gabuar.Ne Kuranin e madherueshem ka citate te cilat aludojne ne kete qortim ,me te cilin qortohen pabesimtaret .Thote Allahu s.w.t”Dhe, sikur t’i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: “A nuk është kjo (ringjallja) e vërtetë?” Ata thonë: “ Po, për Zotin tonë!” thotë: “Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!”(enam30).Poashtu thote s.w.t”O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: “Dëshmojmë kundër vetvetes”. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).”(enam130).
Thote ibni Kethiri:pabesimtareve iu maten(peshohen) veprat e tyre edhepse nuk kane te mira por iu maten qe t’iu dalin ne shesh te keqiat para te gjitha krijesave.
Pabesimtaret jane te obliguar t’i besojne dhe t’i praktikojne bazat e Sheriatit sikurse qe jane te obliguar me ceshtjet sekondare ,e mu per kete eshte e e obligueshme llogaria e tyre.Thote Kurtubiu:ne Kuran ka citate te cilat deshmojne se ata(pabesimtaret )do te pyeten per to(ceshtjet sekondare)si dhe do te shperblehen (me te keq) per shkak te moskushtimit rendesi atyre.Allahu s.w.t thote”Thuaj: “Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,7.të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.”(fussilet 6-7)
Allahu s.w.t iu kercenua atyre per shkak te mosdhenies se zekatit ndersa per kriminelet tha”C’ka u solli juve në Sekar?”43.Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);44.Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;45.Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.46.Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.”(Muddeththir42-46).
Me kete na u sqarohet se pabesimtaret do te pyeten per imanin,ringjalljen,namazin,zekatin dhe ata pyeten e shperblehen (me te keq) per to.Imam Muslimi transmeton nga Enes ibni Malik r.a se pejgamberi a.s ka thene”Allahu nuk i ben padrejtesi pabesimtarit ne asnje te mire;ia jep ne dunja (ndonje te mire) dhe e shperblen per te ne Ahiret.Ndersa sa i perket pabesimtarit :ushqehet me ate te mire qe e ka bere ne dunja per Allahun derisa kur te shkoje ne ahiret nuk i mbetet e mire qe te shperblehet per te”.
Poashtu ne kete kontest duhet te kemi parasysh edhe dallimin e pabesimtareve ne mekate dhe shkallet te kufrit,sepse xhehnnemi eshte shkalle shkalle siq eshte edhe xhenneti,dhe sahere qe pabesimtari eshte i vrazhde (dhe arrogant)denimin e ka me te madh.Kete e verteton edhe ajeti”S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,”(nisa 145).
Ne lidhje me kete shejhul islam,ibni Tejmije r.a thote”denimi i atij qe mekatet e tij jane te shumta eshte me i rende se sa denimi i atij qe ka mekate me pak ,ndersa ai qe ka patur te mira i lehtesohet denimi sikurse qe denimi i ebu Talibit eshte me i lehte sesa denimi i ebu Lehebit”.Madje Allahu s.w.t e sqaron edhe me mire kete kur thote”Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.”(nahl 88).
Xhehennemi eshte shkalle shkalle e nese disa kuffare kane denim me te rende se te tjeret per shkak te mekateve te shumta e te mirave te pakta, atehere llogaria eshte per t’ua treguar pozitat e tyre ne xhehennem e jo per te hyre ne xhennet(me te mirat e pakta qe i kane ,te cilat pas ndeshkimit kinse do tua kishin siguruar hyrjen ne xhennet).
Ndersa sa i perket grupit te cilet thane se pabesimtaret nuk llogaritenn,argumentojne me ajetet” Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini(rrahman 39),”…po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di).”(kasas 78),” Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.37.Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!”(murselat 36-37)
Ikrime-ja si demantim te ketij mendimi thote se kijameti eshte vende(dhe skena te shumta),ne disa prej te cilave pyetet e ne disa jo ,ndersa ibni Abbasi e sqaron edhe me mire kur thote se ata nuk pyeten ne menyre te zakonshme por pyeten me kercenime e qortime te ashpera :perse e bete kete e kete?
Argument preres per kete eshte ajeti”Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi.93.Për atë se ç’vepruan.”(hixhr92-93).
Kurtubiu ne koment te ajetit “…po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di).”(kasas 78),thote:nuk do te pyeten qe te dihet se cili eshte besimtar e cili jo.Dtth melaiket nuk kane nevoje ta pyesin aske diten e gjykimit se :cfare ishte feja jote?cka ke bere ne dunja ?,qe tiu sqarohet atyre prej pergjegjeve te tyre se cfare jane ,besimtare apo jo,sepse besimtaret njihen;do te jene fytyre ndritur e gjoks-hapur (zemergjere) ndersa pabesimtaret do te jene fytyre zi ,dhe kur melaiket te urdherohen ti shpiejne pabesimtaret ne zjarre do t’iu mjafton pamje e tyre (e jashtme) per ti dalluar ata”.

Pjese e shkeputur nga nje punim seminarik imi me titull “Dita e Llogarise”.
Sedat Gani Islami
4/1/2004,e hene
Brunei Darussalam

_________________________
I added cool smileys to this message… if you don’t see them go to: http://s.exps.me

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s