SHEJTANI DHE PENGESAT E TIJ

SHEJTANI DHE PENGESAT E TIJ
Vellezer te nderuar besimtare! Lufta, te cilen e perjetuam n’a ka dhene shume mesime, si jo kur “cdo pesim eshte mesim”. Prej atyre mesimeve te shumta te cilat n’a i mesoi lufta eshte edhe mesimi se “armiku nuk t’a don te miren”, e kesaj nese ia shton edhe ate se nese ky armik eshte i perbetuar atehere” mos vet hiq”-sic thote populli.
Ndoshta dikujt do t’i shkonte ndermend tani se kë e kam per qellim, Ameriken, Rusine, Kinen,apo…
Jo,dua te flas per nje armik edhe me te madh,armik me pervoje mijeravjecare,armik qysh prej fillimit te krijimit te njeriut.Fjalen e kam per armikun e tere njerzimit.Kesaj radhe dua te jem ne cilesi te nje mbrojtesi vetem te muslimaneve ,dua t’i therras ne shpetim,ne Islam te vertet…Dua t’a njohin armikun e tyre dhe intrigat e tij ne menyre qe te shpetojne…
Dikush do te pyeste: A thua valle, perse bash kjo teme kur kemi per cka te flasim ? Kete zgjedhje e kam bere i nxitur nga dy thenie profetike.Ne te paren vihet ne pah se njohja e armikut eshte menyra me e mire per t’u mbrojtur prej tij.Thote Pejgamberi a.s” Kush e meson gjuhen e nje populli ai veq iu ka shpetuar intrigave te tyre”.
Ndersa ne te dyten vihet ne shesh se shejtani eshte armiku me i madh i njeriut.Pejgamberi a.s me rastin e kthyerjes se sahabeve nga nje lufte iu tha se jeni kthyer nga xhihadi i vogel per ne te madhin.Nga kureshtja e madhe per udhezim e pyeten se cili ishte xhihadi i madh? Tha: Luftimi i nefsit (epshit dhe nxitjeve satanike). Mu per kete vendosa qe te flas dic ne lidhje me kete problematike ndoshta Allahu udhezon dike nepermjet kesaj shkrese modeste.E lusim Allahun te n’a mundesoje t’a themi te verteten dhe t’a pasojme ate.
***
KUSH ESHTE SHEJTANI?

Shejtani eshte ai qe njeriun e urdheron te beje mekat,ia zbukuron ate dhe e nxit per te.Njeriu shejtanin duhet t’a dije si armik dhe cdohere duhet te jet syqele dhe i kujdesshem ndaj tij aq sa mundet,ne menyre qe te mos jete viktime e tij .Ai duhet te jete i vetedijshem se cka do prej tij armiku i tij.Ai deshiron te ngadhenjeje mbi te me njeren prej formave, te cilat do t’i cekim me poshte inshaAllah ! Ai nuk zbret prej njeres ne tjetren perveq nese pa deshtuar ne piken paraprake.
Vellezer dhe motra! Ne menyre qe te jeni me syqele ndaj ketij armiku ne po ua japim nje letrnjoftim te tij dhe te karrieres se tij famekeqe.

1) Shejtani Eshte Krijuar Para Njeriut.
Thote Allahu s.w.t” وَالْجَآنَّ خَلَقْنَاهُ مِن قَبْلُ مِن نَّارِ السَّمُومِ E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.(Hixhr 27).
Te gjitheve na u kujtohet rasti i krijimit te Ademit a.s i pershkruar ne Kur’an.Kur Allahu s.w.t deshi t’a krijoj Ademin a.s iu tha melaikeve “وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلاَئِكَةِ إِنِّي جَاعِلٌ فِي الأَرْضِ خَلِيفَةً “(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës”(bekare 30). Melaiket ia kthyen Allahut s.w.t” قَالُواْ أَتَجْعَلُ فِيهَا مَن يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ الدِّمَاء وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ قَالَ إِنِّي أَعْلَمُ مَا لاَ تَعْلَمُونَ Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë”! Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”! ( Bekare 30).
Ndoshta dikush do te dyshonte e do te thoshte:Ja melaiket po e kundeshtojne Allahun derisa Allahu s.w.t ne Kur’an thote” بَلْ عِبَادٌ مُّكْرَمُونَ {26} لَا يَسْبِقُونَهُ بِالْقَوْلِ وَهُم بِأَمْرِهِ يَعْمَلُونَ …ata janë rob të ndershëm!27.Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhërin e Tij.(Enbija 26-27).,dhe” عَلَيْهَا مَلَائِكَةٌ غِلَاظٌ شِدَادٌ لَا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.(Tahrim 6).
Pergjegja eshte se kur melaiket pane trazirat qe benin exhinet,te cilet ishin te krijuar para Ademit a.s,kerkuan nga Allahu qe te mos krijoj te tille.Per ta kuptuar kete me mire, fjalen ia japim sahabiut te nderuar,Ibni Omerit r.a i cili thote”Exhinet u krijuan 2000 vjet para Ademit a.s .(Shkaktuan trazira e) derdhen gjaqe keshtuqe Allahu dergoi nje ushtri nga melaiket dhe i perzuri ata ne ishuj detesh.(Kasas El Kuran,Durusun Ve Iberun,Sa’d Jusuf Ebu Aziz,f:11-12,Botues :Darul Fexhr Lit Turath,Kajro).
2) Shejtani Nuk Eshte Prej Melaikeve
Thote Allahu s.w.t” وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ أَفَتَتَّخِذُونَهُ وَذُرِّيَّتَهُ أَوْلِيَاء مِن دُونِي وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّ بِئْسَ لِلظَّالِمِينَ بَدَلاً (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit.Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!(Kehf 50).
3) Shejtanet Jane Te Padukshem
Thote Allahu s.w.t” إِنَّهُ يَرَاكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لاَ تَرَوْنَهُمْVërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni (A’raf 27)
4) Shejtani I Afatizuar Gjer Ne Kijamet
Thote Allahu s.w.t “قَالَ أَنظِرْنِي إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ {14} قَالَ إِنَّكَ مِنَ المُنظَرِينَ “(Iblisi) Tha: Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!”15.(All-llahu) Tha: “Ti je i Afatizuar!”(A’raf 14-15).
Poashtu thote” قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِي إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ {79} قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ الْمُنظَرِينَ {80} إِلَى يَوْمِ الْوَقْتِ الْمَعْلُومِ Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!”80.(Zoti) Tha: “Po, je prej atyre të afatizuarëve,81.deri në kohën e ditës së caktuar!”(Sad 79-81).
5) Shejtani Mendjemadh, Kundershton Urdherat E Allahut s.w.t
Thote Allahu s.w.t” وَلَقَدْ خَلَقْنَاكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَاكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلآئِكَةِ اسْجُدُواْ لآدَمَ فَسَجَدُواْ إِلاَّ إِبْلِيسَ لَمْ يَكُن مِّنَ السَّاجِدِينَ {11}‏ قَالَ مَا مَنَعَكَ أَلاَّ تَسْجُدَ إِذْ أَمَرْتُكَ قَالَ أَنَاْ خَيْرٌ مِّنْهُ خَلَقْتَنِي مِن نَّارٍ وَخَلَقْتَهُ مِن طِينٍ {12} قَالَ فَاهْبِطْ مِنْهَا فَمَا يَكُونُ لَكَ أَن تَتَكَبَّرَ فِيهَا فَاخْرُجْ إِنَّكَ مِنَ الصَّاغِرِينَ Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: “Bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.12.(All-llahu) Tha: “اka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”13.(All-llahu) Tha: “Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s’ka dyshim ti je i poshtëruar”.(A’raf 11-13).
Poashtu thote” إِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَائِكَةِ إِنِّي خَالِقٌ بَشَراً مِن طِينٍ {71} فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُوا لَهُ سَاجِدِينَ {72} فَسَجَدَ الْمَلَائِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ {73} إِلَّا إِبْلِيسَ اسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنْ الْكَافِرِينَ {74} قَالَ يَا إِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ أَسْتَكْبَرْتَ أَمْ كُنتَ مِنَ الْعَالِينَ {75} قَالَ أَنَا خَيْرٌ مِّنْهُ خَلَقْتَنِي مِن نَّارٍ وَخَلَقْتَهُ مِن طِينٍ {76} قَالَ فَاخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌ {77} وَإِنَّ عَلَيْكَ لَعْنَتِي إِلَى يَوْمِ الدِّينِ Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoi një njeri nga balta, 72.dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)”.73.Engjëjt, të gjithë së bashku iu përulën,74.përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.75.(Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?”76.Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”77.(Zoti) Tha: “dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.(sad 71-77).
6) Shejtani Mik I Pabesimtareve Dhe Armik I Besimtareve
Thote Allahu s.w.t” إِنَّا جَعَلْنَا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاء لِلَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.(A’raf 27).
Kjo sa iu perket pabesimtareve ndersa ne raprt me besimtaret ” وَلَقَدْ صَدَّقَ عَلَيْهِمْ إِبْلِيسُ ظَنَّهُ فَاتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقاً مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ {20} وَمَا كَانَ لَهُ عَلَيْهِم مِّن سُلْطَانٍ إِلَّا لِنَعْلَمَ مَن يُؤْمِنُ بِالْآخِرَةِ مِمَّنْ هُوَ مِنْهَا فِي شَكٍّ وَرَبُّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ حَفِيظٌ Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.21.E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.(Sebe’ 20 -21).
7) Shejtani Deklaron Dobesine E Tij Para Besimtarit Te Devotshem
Thote Allahu s.w.t” قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ {82} إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ
{83}‏ قَالَ فَالْحَقُّ وَالْحَقَّ أَقُولُ {84} لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكَ وَمِمَّن تَبِعَكَ مِنْهُمْ أَجْمَعِينَ”Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,83.përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!”84. (Zoti) Tha: “Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:85.Unë do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!” (Sad 82-85).
8) Shejtani I Perbetuar Ta Mashtroje Njeriun
Thote Allahu s.w.t” قَالَ فَبِمَا أَغْوَيْتَنِي لأَقْعُدَنَّ لَهُمْ صِرَاطَكَ الْمُسْتَقِيمَ {16} ثُمَّ لآتِيَنَّهُم مِّن بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَانِهِمْ وَعَن شَمَآئِلِهِمْ وَلاَ تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَاكِرِينَ {17} قَالَ اخْرُجْ مِنْهَا مَذْؤُوماً مَّدْحُوراً لَّمَن تَبِعَكَ مِنْهُمْ لأَمْلأنَّ جَهَنَّمَ مِنكُمْ أَجْمَعِينَ (Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë, 17.Mandej, do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!”18.(All-llahu) Tha: “Dil nga ai (Xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju.(A’raf 16-18).
Pejgamberi a.s ka thene”Shejtani (i mallkuar) ka thene”Pasha Krenarine Tende o Zoti im! Nuk do te le pa i mashtruar roberit e Tu sa te jene shpirterat ne trupat e tyre.Tha Allahu i Lartemadheruar: Pasha Krenarine dhe Madherine Time! Do t’ua fale (mekatet) per aq sa ata vazhdojne te me kerkojne falje”.(Transmeton Imam Ahmedi dhe Hakimi).
Askush prej nesh nuk ka te drejte te pretendoje se eshte i forte ndaj shejtanit se Vallahi ai i mashtroi edhe ata qe e shoqeruan pejgamberin a.s. Ne dy koleksionet e verteta te haditheve (Buhariu & Muslimi) transmetohet se nje njeri dinte shkrim lexim,ia shkruante Muhamedit a.s shpalljen.E kishte mesuar permendesh Suren Bekare dhe Ali Imran.Ai qe i mesonte permendesh keto dy sure ishte ne pozite tek sahabet.E mashtruan disa pabesimtare me dunja,pasuri e gra,keshtuqe e braktisi Islamin e filloi t’i adhuronte putat,duke e kerkuar knaqesine e dunjase.Filloi te tallej me Muhammedin a.s e thoshte: Muhammedi nuk di tjeter perveq asaj qe une ia kam shkruar.Muhammedi a.s u njoftua me gjendjen e tij e tha:O Zoti im! Bere argument ate!
Nuk vonoi shume e vdiq.Po,vdiq…Iu ndalen knaqesite e i mbeten fatkeqesite.Posa vdiq ia hapen varrin dhe e vorresen.Kur u zgjuan te nesermen dhe kaluan prane varrit ,pane se toka e kishte nxjerrur jashte.U cuditen!Si ka mund te dale jashte varrit?! Thane: kete e ka bere Muhammedi (a.s) dhe shoket e tij.U kthyen,hapen nje varre edhe me te thelle dhe e vorrosen.Kur u zgjuan te nesermen dhe kaluan prane varrit kur ja prape toka e kishte nxjerrur jashte.Thane:kete gjithsesi eshte duke e bere Muhamedi dhe shoket e tij.U kthyen dhe e hapen nje varr edhe me te thelle dhe e vorrosen.Te nesermen,kur u zgjuan dhe kaluan prane varrit pane se toka e kishte nxjerre prape jashte.Thane:kjo nuk eshte bere nga dora e njeriut.Kesaj radhe nuk e vorrosen por e lane jashte mbi toke ashtu te shtrire qe t’a urinojne qente,t’ia hane mishin dhelperat e sorrat te hane nga trupi i tij.Allahu na ruajt nga humbja pas udhezimit!!!.
9) Shejtani Tradhetar I Njeriut
Kur shejtani t’a mashtroje njeriun dhe ta shpie ne humbje ai do te shfajesohet neser para Allahut me arsyetim se ai nuk e ka detyruar ne kete.Thote Allahu s.w.t” كَمَثَلِ الشَّيْطَانِ إِذْ قَالَ لِلْإِنسَانِ اكْفُرْ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِّنكَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ {16}‏ Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: “Refuzo besimin!”, e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: “Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!”(Hashr 16)

***

PENGESAT E SHEJTANIT

PENGESA E PARE: KUFRI
Pengesa e pare e djallite te mallkuar eshte kufri.Po,kufri ne Allahun dhe ne takimin me Te,kufri ne cilesite dhe emrat e Tij s.w.t,per te cilat na njoftoi Allahi dhe pejgamberi a.s.Per te mos qene miop para kesaj intrige te madhe te shejtanit shiqo vella dhe ti moter se cka eshte Kufri dhe pasojat e tij.
1) Kufri Shlyen Te Mirat
Sikurse qe te mirat shlyejne te keqiat sic thote Allahu “إن الحسنات يذهبن السيئات” Vertet te mirat i largojne-shlyejne te keqiat”, pokeshtu edhe kufri shlyen te mirat.
Thote Allahu s.w.t” وَالَّذِينَ كَفَرُوا فَتَعْساً لَّهُمْ وَأَضَلَّ أَعْمَالَهُمْ {8} ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَرِهُوا مَا أَنزَلَ اللَّهُ فَأَحْبَطَ أَعْمَالَهُمْ E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.9.Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.(Muhammed 8-9).
2) Ate Qe Kthehet Ne Kufer Duhet Mbytur
Thote Pejgamberi a.s”Kush e nderron fene mbyteni”.Ne nje transmetim ,ne mesin e atyre tre grupeve te muslimaneve,gjaku i te cileve lejohet per t’u derdhur eshte edhe”Lenesi i fese,ndaresi nga shumica(xhemati).
3) Kufri Prej Mekateve Qe Nuk Falen
Thote Allahu s.w.t”إن الله لا يغفر أن يشرك به و يغفر ما دون ذالك لمن يشاء” Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).Allahu nuk fale t’I behet Atij shok ndersa pos kesaj ia fale kujt te doje”(Nisa 116).
4) Kufri Ne Kete Ummet Eshte Teper I Fshehte Saqe Veshtire Dallohet Andaj Duhet Patur Kujdes
Thote Pejgamberi a.s””أيهاالناس اتقوا هذا الشرك فإنه أخفى من دبيب النمل ! قيل: و كيف نتقيه و هو أخفى من دبيب النمل؟ قال: قولوا اللهم إني أعوذبك أن نشرك بك شيئا نعلمه و نستغفرك لما لا نعلمه”. رواه الطبراني
“O ju njerez! Frikesohuni nga shirku sepse ai eshte me i fshehte sesa te hecurit e buburrecit .I thane: Si te frikesohemi kur ai eshte me i fshehte se te hecurit e buburrecit ? Tha: Thuani : O Zot im!Kerkoj mbrojtje prej Teje qe te bejme shirk (ne) dic qe e dijme dhe te kerkojme falje nga ajo qe nuk e dijme!(Transmeton taberaniu).
5) Kufri Zullum Ndaj Allahut
Thote Allahu s.w.t” وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!”( Lukman 13).
6) Kufri Definitivisht Mohon Hyrjen Ne Xhennet
Thote Allahu s.w.t nepermjet gjuhes se Isait a.s” وَقَالَ الْمَسِيحُ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اعْبُدُواْ اللّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.(Maide 72).
Pejgamberi a.s ka thene”إنه لا يدخل الجنة إلا نفس مسلمة و إن الله ليؤيد هذا الدين بالرجل الفاجر” vertet askush perveq muslimanit nuk do te hyj ne xhennet dhe se Allahu do ta perkrah kete fe me (ndonje) pabesimtare”.
7) Kufri Prej Mekateve Te Medha
Nga Ebu Bekrete r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Thamë: “Gjithqysh, o i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “T’i shoqërohet diç All-llahut dhe keqtrajtimi i prindërve”, meqë atëherë ishte i mbështetur, u ul dhe tha: “Gjithsesi edhe dëshmia e rrejshme”. Këtë aq e përsëriti, derisa thamë: “Sikur të pushonte më?” (Muttefekun alejhi)
Pejgamberi a.s kur u pyet se cilat mekate jane me te medhate tha:ti besh shok Allahut ndersa Ai te ka krijuar”.(Buhariu).
8) Pabesimtareve Iu Kthehen Te Mirat Ne Dunja
Thote Pejgamberi a.s”Allahu nuk I ben padrejtesi muslimanit ne (asnje) te mire.I jep per ten e dunja dhe e shperblen per ten e ahiret.ndersa pabesimtarit ,per te mirat e tij I jep ne dunja(shperblime) keshtuqe kur te shkoje ne ahiret nuk do ti mbetet e mire ,qe te shef prej saj hajr”(Muslimi).
9) Veprat E Tyre Nuk Pranohen
Thote Allahu s.w.t” مَثَلُ مَا يُنفِقُونَ فِي هِـذِهِ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَثَلِ رِيحٍ فِيهَا صِرٌّ أَصَابَتْ حَرْثَ قَوْمٍ ظَلَمُواْ أَنفُسَهُمْ فَأَهْلَكَتْهُ وَمَا ظَلَمَهُمُ اللّهُ وَلَـكِنْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t’u lavdëruar e për e përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.(Ali Imran 117).
10) Berja Shirk Anulon Garancen Per Xhennet
Vertet, meqe e drejte e Allahut ndaj roberve te Tij ishte te mos i bejne shirk sic thote Pejgamberi a.s”حق الله على العبادأن يعبدوه و لا يشركوا به شيئا “E drejtë e Allahut tek roberit e Tij eshte qe t’a adhurojne dhe te mos i bejne shoq(shirk) ne asgje”(Mutefekun Alejhi),pokeshtu eshte e drejte e Allahut qe t’i ndeshkoje ata qe nuk e perfillen kete te drejte dhe e neperkemben ate,sepse Allahu s.w.t prej denimit te Tij nuk i shpeton aske perveq atyre qe i jane shmangur shirkut.Thote Pejgamberi a.s”حق العباد على الله أن لا يعذب من لا يشرك به شيئاE drejtë e roberve tek Allahu eshte qe Ai te mos e ndeshkoje ate qe nuk i ka bere shirk (shoq) ne dic”.(Muttefekun Alejhi).Pra,meqe ata nuk njohen te drejten e Allahut per te mos i bere shok as Allahu nuk do tua fale ndeshkimin dhe nuk do t’iu jap te drejtë atyre.
11) Shirku Ndahet Ne Te Madh Dhe Te Vogel
A) Shirku i Madh
Adhurimi i dickaje krahas Allahut qofte njeri,evlija,dru,guri apo shtaze,te cileve ua kane drone si Allahut dhe i dojne sic e dojne Allahun.Thote Allahu s.w.t” وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبّاً لِّلّهِ وَلَوْ يَرَى الَّذِينَ ظَلَمُواْ إِذْ يَرَوْنَ الْعَذَابَ أَنَّ الْقُوَّةَ لِلّهِ جَمِيعاً وَأَنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعَذَابِ E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur që dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë. (Bekare 165).
B) Shirku i Vogel
– Syqefaqesia
Thote Allahu s.w.t”…e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.(Kehf 110).
Pejgamberi a.s ka thene”Gjene qe me shumti e kam frike per ju eshte shirku i vogel: syefaqesia”.(Hadith Sahih,transmeton Ahmedi).
– Betimi ne dic perveq Allahut
Thote Pejgamberi a.s”Kush betohet le te betohet ne Allahun ose le te heshte”.(Muttefekun Alejhi).Poashtu thote”Ai qe betohet ne dike tjeter perveq Allahut ai veq ka bere shirk”.(Hadith sahih,transmton Ahmedi)
– Lidhja e hajmalive
Ka thene Pejgamberi a.s”kush lidh hajmali veq ka bere shirk”.
Islami e ka sheruar kete problematike ne menyre perfekte dhe ate duke u bazuar ne thenien e pejgamberit a.s te transmetuar nga Ibni Abbasi r.a. i cili ka thënë: “Isha pas Pejgamberit s.a.v.s. një ditë, kur më tha: “O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë: Ruaje All-llahun (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të ruajë, ruaje All-llahun dhe Ai do të jetë me ty (do të mbrojë dhe ndihmojë), nëse dikënd e lut, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-llahut, dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të ndihmuar në diçka, ata nuk mund të të ndihmojnë asgjë më tepër se sa që të ka përcaktuar All-llahu. Po edhe sikur të mblidhen për të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të të dëmtojnë përveç asaj që All-llahu të ka përcaktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur,kurse ngjyra e shkrimit (të fatit) është tharë. (Don të thotë:nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcaktimi)”.(Tirmidhiu thotë se është hadith hasen sahih).Sa shume me ka pelqyer shembulli I nje dijetari I cili kur flet per hajmalin thote se ajo I ngjan nje recepti te nje mjeku, i cili e keshillon pacientin qe te shkoje ne barnatore e te bleje barerat.Pacienti nuk shkon ne barnatore por shkon ne shtepi dhe ne vend se te pije barerat me uje ai e merre letren(reception) e fut ne gotten me uje dhe e pin.A do t’I beje dobi kjo? Natyrisht se jo sepse mjeku e ka keshilluar t’i pije barerat e jo letren.Pokeshtu qendron puna edhe me hajmalite,ngjitja e te cilave nuk te ben dobi nese nuk ke besim te forte madje edhe po te jeshe prej besimtareve te sinqerte prape nuk te lejohet ngjitja e saj.Allahu e di me se miri!
11) Shkak Tjeter I Kufrit Eshte edhe Dashuria E Tepert Ndaj Disa Njerzve
po shkak tjetr I kufrit eshte edhe dahsuria e teprrt ndaj disa njerzve ,duke I ngrityur ne kult ,duke I madheruar me fjale dhe me zemer.kesaj sot I ngjane rasti I shume njerzve qe qe per idol marrin kengetar,artist,futbollist etj…Prej kesaj dukurie famekeqe ndaloi Kur’ani dhe sunneti.thote Allahu s.w.t”يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ وَلاَ تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ إِلاَّ الْحَقِّ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِّنْهُ فَآمِنُواْ بِاللّهِ وَرُسُلِهِ وَلاَ تَقُولُواْ ثَلاَثَةٌ انتَهُواْ خَيْراً لَّكُمْ إِنَّمَا اللّهُ إِلَـهٌ وَاحِدٌ سُبْحَانَهُ أَن يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَات وَمَا فِي الأَرْضِ وَكَفَى بِاللّهِ وَكِيلاً O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah;larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. ا’ka në qiej dhe çka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.(Nisa 171).
Omeri r.a transmeton se Pejgamberi a.s ka thene”MOs me ngritni mua aq larte ,ashtu si vepruan te krishteret me Isaun,une jam njeri,pra thuani se jam njeri dhe i derguar i Allahut”.(Buhariu).Ne nje hadith tjeter thote”Une jam rob dhe I derguar I Allahut,pra me cilesoni ashtu sic me cilesuar Zoti im”.Ndersa ne nje hadith tjeter thote”Zoti i mallkofte hebrejet dhe te krishteret,te cilet i kane bere varrezat e te derguarve te tyre faltore”.(Buhariu & Muslimi).

12) Pasojat E Shirkut Per Besimtarin
1- Mbytet.Thote Pejgamberi a.s “Kush e nderron fene e tij mbyteni! ” .
2 – I ndalet gruaja.
3- I obligohet kazaja (kompensimi per te obliguarat) nese pendohet .Kete mendim e ndajne Hanefitet derisa Shafiitet mendojne se vepren nuk e shkaterron por sevapi i humb.
4- Lejohet marrja e pasurise se tij.

Nese shejtani fiton ne kete pengese shuhet zjarri i armiqesise se tij dhe ndalet se vepruari sepse ia ka arritur qellimit me te larte.nese vella shejtani nuk mund te ngadhenjeje mbi ty ne ketepike atehere ai kalon ne :

PENGESA E DYTE: BIDATI

Bidati eshte ura me e sigurte per ne xhehennem pas kufrit.
Bidat dtth: Ligjezim i asaj qe nuk e lejoi Allahu e as i derguari i Tij .
1) Ndarja E Bidatit
Bidatet nuk ndahen ne: te mire dhe te keqinje, sic thone disa por ndahen ne:
– bidate te fese, dhe
– bidate te dunjase.
Me bidatet e fese eshte per qellim cdo gje qe behet me qellim per t’u afruar tek Allahus.w.t,si:ndertimi i teqeve,kendimi i mevludeve,etj.Bidatet qe kane te bejne me fene ne teresi jane te refuzuara.Thote Allahu s.w.t”أَمْ لَهُمْ شُرَكَاء شَرَعُوا لَهُم مِّنَ الدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَن بِهِ اللَّهُ وَلَوْلَا كَلِمَةُ الْفَصْلِ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po, sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënimi të dhembshëm.(Shura 21).Poashtu thote”اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَاباً مِّن دُونِ اللّهِ وَالْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ وَمَا أُمِرُواْ إِلاَّ لِيَعْبُدُواْ إِلَـهاً وَاحِداً لاَّ إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ سُبْحَانَهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.(Tewbe 31).
Ka thene Pejgamberi a.s”من عمِل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد” kush ben ndonje veper jo konform ceshtjes sone ajo eshte e refuzuar”.(Muslimi).
Ne nje hadith tjeter ka thene pejgamberi a.s”فإن كل بدعة ضلالة” Dhe se cdp bidat eshte humbje”.(Ibni Maxhe).
Kjo sa i perket bidatit qe ka te beje me fene dhe me te cilin synohet afrimi tek Allahu s.w.t,sic ishte ndertimi i teqeve,kendimi i mevludeve etj.
Ndersa sa iu perket ceshtjeve qe kane te bejne me dunjane, ato jane te lejuara madje nuk quhen bidate si psh:ushqimet,pijet,veshjet,banesat,mjete e udhetimit,te cilat nuk ishin ne kohen e Muhammedit a.s.Keto hyjne ne grupin e te lejuarave derisa te mos kete ne perdorimin e tyre ekstravagance apo mendjemadhesi.
Disa dijetare mendojne se bidati ndahet ne te mire e te keq por mendimi yne eshte me i qelluar e sidomos kur ketij ia shtojme edhe faktin se roli i Muhammedit a.s ishte t’ua mesoj njerzve fene dhe praktkisht bidatet do te shtronin dyshimin se a thua valle Muhammedi e kreu apo jo misionin? Na mesoi apo jo fene? A ishte njeri qe na mesoi fene duke mos qene i inspiruarar nga Allahu,por si cdo njeri tjeter, edhe ai gaboi apo la mangu keshtuqe ndihet nevoja ne vetvetiu te shpikim forma te ibadetit kinse Muhammedi nuk i paska ditur.Madje bidati ne menyre direkte kundershton ajetin e Allahut s.w.t te zbritur ne haxhin lamtumires si pergjegje ndaj pyetjes se Muhammedit a.s”O Zoti im deshmo (se a e kam perfunduar misionin tim).Allahu e zbriti”الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِيناً Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe…(Maide 3).
Nje sahabi i Pejgamberit a.s rrefen se Pejgamberi a.s aq shume ishte i interesuar t’i mesoje saqe edhe nese ndonje shpend kalonte ne qiell thote sahabiu na ka dhene haber(na ka mesuar) per te.
2) Ndarje Tjeter E Bidatit Ne:
– Bidat qe te qet prej feje,dhe
– Bidat qe nuk te qet prej feje
Bidati i cili te qet prej feje shprehet ne mohimin e ndonje ceshtje per te cilen eshte dakorduar ummeti se eshte prej gjerave qe domosdo duhet ditur cdo njeri, ose mohimi i ndonje farzi apo lejimi i haramit dhe anasjelltas ose bindja se kurani eshte i krijuar.
Ndersa bidati i cili nuk te qet prej feje shprehet ne dic qe nuk pergenjeshtron Kuranin e as ate me te cilen Allahu i dergoi te derguarit e Tij si psh:vonimi i namazit deri ne kohen e fundit me qellim.
3) Bidatet Ne Ibadete
A) Ibadet me ate qe Allahu nuk e ka lejuar te adhurohet me te si adhurimi i sufive me mjete muzikore,valle,kenge.Me kete veper hyjne ne kuader te atyre per te cilet thote Allahu s.w.t”وَمَا كَانَ صَلاَتُهُمْ عِندَ الْبَيْتِ إِلاَّ مُكَاء وَتَصْدِيَةً فَذُوقُواْ الْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër veçëse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane dënimin për shkak se mohonit.(Enfal 35).
B) Adhurim me dic qe ne esence eshte e ligjezuar por nuk eshte ne vendin e saj si psh;zbulimi i kokes prej ihramit gjate kohes se haxhit eshte ibadet i ligjezuar ndersa zbulimi i kokes nga ai qe nuk eshte ne haxh ose umre ,me qellim qe me ate veper te beje ibadet,qofte namaz apo agjerim ,konsiderohet bidat i ndaluar.
Ibni Abbasi transmeton se derisa Muhammedi a.s ishte duke ligjeruar ku ja nje njeri isahte ne kembe.Pyeti per te.Thane :Ebu Israili ,eshte zotuar se do te rrije ne kembe,nuk do te ulet,nuk do te marre hije,si dhe do te agjeroj.Pejgamberi a.s tha:Urdheroje te flas te hyje nen hije ,te ulet dhe ta vazhdoje-plotesoj agjerimin.
Pra Pejgamberi a.s e urdheroi t’a plotesoj agjerimin i cili ishte ibadet legal dhe me vend derisa anuloi qendrimin e tij ne kembe,heshtjen e tij te cilat edhe nese jane ibadete(pjese te namazit) ne disa raste ketu jane te pavenda dhe mu per kete e urdheroi te hyje nen hije sepse qendrimi ne dielle nuk eshte ibadet legal.
4) Cfare Ndodhe Ne Ibadete Nese Ne To Shfaqet Bidati ?
A) Disa i prish si psh: ai qe fal namazet kater rekateshe pese rekate.
B) Disa edhe nese konsiderohen shume te papelqyera ,megjithate nuk e prishin ibadetin si psh: larja e pjeseve te trupit gjate abdestit nga kater here sepse Pejgamberi a.s na mesoi se larja me se shumti mund te behet nga tre here,ndersa per ate qe lan nga kater here ose me shume thote Pejgamberi a.s”Ai qe shton mbi kete ai veq ka bere keq,ka kaluar kufinjt dhe ka bere zullum”.
Pejgamberi a.s nuk tha se e ka prishur abdesin por tha se ka bere dic te urrejtur.Kesaj i ngjane edhe leximi i Kur’anit gjate rukuse e sexhdes, i cili si veprim eshte i ndaluar por megjithate nuk e prish namazin.
Nese njeriu e shkaterron kete barikade te djallit te mallkuar, ruhet me driten e sunnetit te Pejgamberit a.s dhe vepron siq veproi selefi(te paret tane) ai veq ka shpetuar.Nese shejtani deshton edhe ne kete pike atehere ai te shpalle dyluftim per ne:

PENGESA E TRETE: MEKATET E MEDHA
Nese shejtani arrin te ngadhenjeje mbi njeriun ne ket pike atehere ai fillon t’ia hijeshoje njeriut mekatet .Me kete ka per qellim qe te siguroje rruge per ta futur njeriun ne zjarre sado pak qe te jete e mundur.Por per Zotin keto mekate ndodh qe njeriun ta fusin edhe per jete ne xhehennem sepse prej tyre eshte edhe te berit shok Allahut, cili si mekat nuk ka falje.
Vella dhe moter! Ne vijim po ua japim shansen te njoftoheni ne pika te shkurtera me mekatet e medha ndoshta Allahu na ruan ne dhe juve prej tyre!

1) Definicioni
Dijetaret kane mendime te ndryshme:
A- ajo qe eshte mes njeriut e njeriut
B-ate qe e ndaloi Allahu s.w.t ne Kur’an dhe i derguari i Tij ne sunnet
C-cdo mekat qe ka mase ndeshkuese ne dunja si vjedhja,zinaja,mbytja,ose kercenim ne ahiret me denim,hidherim apo beresi i saj eshte i mallkuar nga gjuha e Pejgamberit a.s.
2 ) Mekatet E Medha Nuk Jane Te Perkufizuara
Hadithet te cilat kane ardhe ne nje forme sikurse perkufizojne mekatet e medha si hadithi”Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ruajuni nga shtatë të këqija të mëdha!” (As’habët) kanë thënë: “O i Dërguari All-llahut, cilat janë ato mëkate?” Ka thënë: “Të shoqëruarit e All-llahut, sihri, mbytja e dikujt, që All-llahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, ngrënia e kamatës, pasurisë së bonjakut, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja për amoral të besimtares së devotshme dhe të ndershme”. (Muttefekun alejhi),apo hadithi”Nga Ebu Bekrete r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Thamë: “Gjithqysh, o i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “T’i shoqërohet diç All-llahut dhe keqtrajtimi i prindërve”, meqë atëherë ishte i mbështetur, u ul dhe tha: “Gjithsesi edhe dëshmia e rrejshme”. Këtë aq e përsëriti, derisa thamë: “Sikur të pushonte më?” (Muttefekun alejhi),nuk nenkuptojne perkufizimin e tyre ne aq.Ibni Abbasi r.a ka thene:me afer eshte te thuash 70 sesa 7.
3) Largimi Nga Mekatet E Medha Garanton Xhennetin
Thote Allahu s.w.t”إِن تَجْتَنِبُواْ كَبَآئِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُم مُّدْخَلاً كَرِيماً Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndaluara, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.(Nisa 31).Poashtu thote”الَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَائِرَ الْإِثْمِ وَالْفَوَاحِشَ إِلَّا اللَّمَمَ إِنَّ رَبَّكَ وَاسِعُ الْمَغْفِرَةِ Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje…(Nexhm 32).
Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan e shlyejnë çdo gjë në mes tyre, nëse shmangen gabimet e mëdha”. (Muslimi)
4) Pse Bidati Para Mekateve Te Medha
Bidati llogaritet me i rende sesa mekatet e medha sepse ai shkallezohet nga i madhi gjer ne te voglin dhe e nxjerre njeriun prej besimit sikurse qimeja qe del prej tlyenit.
5) Mekati I Madh Vegel E Shejtanit
Shejtani cdohere e mashtron njeriun,ne mendje ia sjell “e ardhmja eshte e jotja,ka kohe te pendohesh”, madje aq me keq ia perkujton edhe thenien “nuk te ben keq mekati derisa ke besimin sikurse qe nuk te ben dobi e mira derisa ke shirkun(pabesimin)”.
Pra ia hijeshon mekatin e madh duke e mashtruar me gjerat e tilla derisa ti vie vdekja e te perfundoje ne zjarre.
Nese e munde shejtanin edhe ne kete pike me pendim te sinqerte dhe dinjitoz atehere shejtani fillon fushaten e tij per ne:

PENGESA E KATERTE: MEKATET E VOGLA

1) Shejtani E Mashtron Njeriun
Mekatet e vogla jane nje tjeter shanse e shejtanit per t’a mashtruar njeriun.Ne mendje ia sjelle”nese i le te medhate per te voglat nuk do te qortohesh “apo “te mirat i shlyejn mekatet e vogla.
2) Mekatet E Vogla Jane Mekate Te Medha
Mekati i madh me pendim shlyhet ndersa i vogli me kembengultesi behet i madh.Alija Izetbegoviqi thote”Nuk eshte njerzore te mos gabosh por njerzore eshte te gabosh e te pendohesh”.
3) Mekatet E Vogla E Shkaterrojne Njeriun
Pejgamberi a.s ka thene”إياكم و محقَّراتِ الذنوب ثم ضرب لذالك مثلا بقوم نزلوا بفلاة من الأرض فاعوزهم الحطب فجعل هذا يجيئ بعود و هذا بعود حتى جمعوا حطبا كثيرا فأوقدوا نارا وانضجوا خبزتهم فكذالك محقرات الذنوب تجتمع على العبد و هو يستهين بشأنها حتى تُهلكه ( رواه إمام أحمد 1/402) “Keni kujdes nga mekatet e vogla(te cilat nuk i merrni me seriozitet) ! Pastaj kete e ilustroi me shembullin e nje grupi njerezish te cilet shkuan ne nje shkretetire, ku ndien nevoje per dru,keshtuqe filluan njeri te vije me nje dru e tjetri me nje dru derisa tubuan shume dru.Pastaj ia dhane zjarrin (asaj turme druresh) dhe e poqen buken e tyre.Keshtu qendron puna edhe me mekatet e vogla,te cilat tubohen tek njeriu ndersa ai nuk I merr me seriozitet derisa ta shkaterrojne.(Imam Ahmedi me sened hasen).Ne nje transmetim tjeter poashtu nga Ahmed qendron”إياكم و محقَّراتِ الذنوب كقوم نزلوا في بطن الواد فجاء ذا بعود و جاء ذا بعود حتى أنضجوا خبزتهم و إن محقرات الذنوب متى يؤخذ بها صاحبها تُهلكه “Keni kujdes nga mekatet e vogla! (Kjo i ngjan) Sikurse (nje) grupi njerezish,te cilet shkuan ne nje lugine ku njeri sillte nje dru e tjteri nje dru derisa poqen buken e tyre.Vertet njeriu kurdoqe te pyetet per mekatet e vogla,ato do ta shkaterrojne”.
Nese vella shpeton prej kesaj kurthe me syqeltesi e kujdes,me tevbe e istigfar si dhe me pasimin e te keqes me te mire atehere shejtani do te kerkoje per ne:

PENGESA E PESTE: LEJIMET,PER TE CILAT NUK KA DENIM BERESI I TYRE

1) Shejtani Dhe Qellimi I Tij Ne Kete Pike
Nese shejtani deshton ne pikat e meparshme ai te pakten mundohet me ane te kesaj pike t’ia ule gradat njeriut ne xhennet sepse armiku keshtu e ka.Kjo shprehet ne lenien e sunneteve psh: nuk agjeron perveq ramazanit,nuk fal namaz nate,nuk jep perveq zekatit,…Vertet njeriu eshte ne humbje ,po e braktise nje ibadet te preferuar me q’gje veq ia veshtireson vetes arritjen ne xhennet.Ah sikur ta dinte njeriu se cfare eshte xhenneti sigurisht se nuk do te kishte punuar per asgje perveqse per te!
2) Lenia E Disa Gjerave Te Lejuara Prej Cilesive Te Besimtarit Te Devotshem

Thote Pejgamberi a.s”لا يبلغ العبد أن يكون من المتقين حتى يدع ما لابأس به حَذـَ را لِما به بأس (إبن ماجه في الزهد) “Robi nuk do te arrije te jete prej te devotshmeve derisa ta lere ate qe nuk ka dic te keqe net e nga frika e asaj qe mund te kete te keqe ne te.”
Ebu Derdaja ka thene” Takvaja(devotshmeria) komplete eshte qe robi t’ia kete friken Allahut s.w.t madje edhe ne nje grimce (ckado qofte ajo).Atehere do t’i lere disa gjera qe jane te lejuara nga frika qe te jene prej te ndaluarave…”.
Hasen el Basriu ka thene”Takvaja vazhdon te jete prezente me te devotshmit derisa ata braktisin shume gjera te lejuara nga frika e haramit.
Sufjan Eth-Thevriu ka thene” U quajten te devotshem”muttekune” sepse ata ia kane friken asaj qe nuk i frikesohet askush”.
Nese njeriu shpeton prej kesaj pengese me argument ,drite dhe udhezim te paster,atehere shejtani te kerkon per ne:

PENGESA E GJASHTE: DHENIA PERPARESI VEPRAVE TE LEJUARA NDAJ ATYRE QE JANE TE FAVORIZUARA
1) Roli I Shejtanit Ne Kete Pike
Shejtani e urdheron njeriun te merret me keto gjera dhe ne syte e tij ia zbukuron ato.I tregon cka ka te mira duke ia fshehur ato qe jane edhe me te mira dhe te cilat kane shperblim edhe me te madh,sepse ai famekqe meqe deshtoi ne humbjen e shperblimit ne pergjithesi ,mundohet qe te pakten t’a humbe njeriun qe te mos fitoje persosmeri dhe vlere te madhe te vepres,cfaredo qofte.Shembull per kete pike mund te marrim leximin e librave fetare gjate Ramazanit,e cila si veper ka sevap por leximi i Kur’anit ka me shume sevap sesa leximi i ketyre librave gjate ketij muaji.nuk duhet harruar s edhe veprat jane te favorizuara disa ndaj disave .Psh: thote Pejgamberi a.s”سيد الإستغفار ان يقول العبد اللهم ربي لا إلـه إلا أنت” Istigfari me prioritar eshte te thote robi”O Allahu im,Zoti im,nuk ka tjeter Zot perveq Teje”.Poashtu ne nje hadith tjeter thote”Kulmi i Ceshtjes eshte Islami,shtylla e tij eshte namazi ndersa pika me larte e tij eshte xhihadi”.Pra ketu qarte po vie ne pah vlersimi ndermjet ketyre gjerave.Nese me ketu eshte kesht u atehere ku jane te tjerat,te ilat jane me te vogla?!
Nese njeriu arrin te shpetoje nga kjo kurthe me te logjikuar dhe studiuar,me njohjen e vlerave te larta dhe te ulta,atehere ai veq ka arritur grade te larte sepse kesaj pengese nuk i shpeton askush perveq te mencurve.
PENGESA E SHTATE:Nese njeriu shpeton prej pengesave te meparshme nuk mbetet tjeter pengese ,me te cilen do t’a sulmoje shejtani njeriun perveq kesaj ,prej te ciles nuk shpetoi askush.Po te shpetonte diksuh sigurisht se do te shpetonin pejgamberet e Allahut s.w.t.Kjo eshte pengesa,ne te cilen shejtani mbizotron ushtrine e tij mbi njeriun ,ne forma te ndryshme persekutimi ,qofte me dore,gjuhe apo me zemer.E tere kjo sipas grades se njeriut ne besim e vepra te mira,sepse ai qe ka besim me te forte sprovohet me se shumti.Cdohere qe ngritet pozita e njeriut ne besim,shejtani ia drejton ushtrine e tij ne forma te ndryshme vetem e vetem qe t’a pengoje nga ibadeti i Allahut s.w.t.Kesaj pengese nuk i shpetohet dot.Njeriu sa here qe behet me i forte ne fe dhe thirrjen ne te gjykuar me ligj te Allahut,shejtani poaq behet aktiv ndaj tij.Njeriu ne kete pike duhet t’a luftoje shejtanin me Allahun s.w.t. dhe me ibadetin e sinqerte perkushtuar Allahut s.w.t.
Per fund: Vella dhe moter! Me keqardhje me duhet t’iu them se te pakte jane ata qe shejtanit i kane bere rezistence deri ketu sepse shumicen i mundi ne pikat e para.

(Boshti i kesaj teme eshte marre nga libri I Ibnu-l-Kajjim-it, Kitabut Tevbe,f:52-57)

LITERATURA E KONSULTUAR:

1- Komentimi I Haditheve Sipas Metodologjise Shkencore , Mr:Musa Vila,Prishtine 2002
2- El Vafi Fi Sherhi El Erbeine En Nevevi,Dr:Mustafa El Buga,Muhdjidin Misto,Botimi I Dhjete,1998,Dar Ibni Kethir,Dimeshk,Siri
3- El Muharremat Alel Mereti El Muslimeti Fi Dav’i-L-Kurani Ve-S-Sunneti,Halid Abdu-Rr-Rrahman El Ak,Botimi I Trete ,2002,Daru-L-Ma’rifeti,Bejrut,Lubnan
4- Kasasul Kuran,Durusun Ve Iberun,Sa’d Jusuf Ebu Aziz,Botimi I Pare,1999,Daru-l-Fexhri li-t-Turath,Kajro,Egjipt.
5-El Muharr-rremat Fil Islam,Dr:Jusuf Abdu-L-Fettah El Mursafi,Botimi I Pare,2001,Muessesetu-L-Muhtar,Kajro,Egjipt.
6-El Kebair,El Imam El Hafidh,Muhammed Shemsud Din Edh Dhehebi,Botimi I Pare,2000,Daru-D-Da’veti-L-Islamijjeti,Egjipt
7- Kitabu-t-Tevbeti,Ibnul Kajjim
8- Xhinet,Ibni Tejmije,Botimi i pare,2003,Shtepia Botuese Nun,Shkup,Makedoni
9-Pastrimi I Shpirtit Dhe Trupit Nga Mbeturinat E Shirkut Dhe Kufrit,Ahmed Ibni Haxher,Prishtine,1996

X

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s