PASOJAT E VDEKJES SË NJERËZVE TË SINQERTË

PASOJAT E VDEKJES SË NJERËZVE TË SINQERTË

“Për shkak se ka burra të sinqertë shpëtuan”– janë fjalët që shpesh mund të dëgjohen pas shpëtimit nga ndonjë tragjedi a fatkeqësi natyrore që kaplon ndonjë vend. Dhe, shikuar edhe fetarisht, Allahu për hire të njerëzve të pafajshëm, për hire të fëmijëve, grave, njerëzve të moshuar, e edhe botës shtazore, ndonjëherë kursen edhe mëkatarët nga shkatërrime e fatkeqësi sikur që herëve tjera, kur e keqja mbizotëron fuqishëm, nuk kursen as të pafajshmit, për arsyet që, edhe racionalisht, janë të pranuara por që sot nuk janë bosht i kësaj teme. Ajo që neve duam ta shtjellojmë së bashku është: Cilat janë pasojat e vdekjes së njerëzve të sinqertë?
Një gjë duhet ta dimë: Vdekja është fat i shkruar për secilin njeri, kushdo që të jetë dhe çfarëdo statuti që të ketë. Edhe pejgamberët e Allahut, madje më i dashuri i tyre tek Ai, gjeti vdekjen. Allahu i tha:
“وَمَا جَعَلْنَا لِبَشَرٍ مِّن قَبْلِكَ الْخُلْدَ أَفَإِن مِّتَّ فَهُمُ الْخَالِدُونَ
Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?”. ([1])
Pasojat e vdekjes së Muhammedit, alejhi’s selam janë shumë të mëdha. Ai, paqja dhe mëshira qofshin mbi të, i vlerësuar edhe nga ithtarë të feve tjera, ishte në gjendje të bënte ndryshime rrënjësore pozitive në shoqëri, mungesën e të cilit sot praktikisht e shohim në shoqërinë bashkëkohore. Por, shpresa nuk shuhet kurrë. Ai pas vete la trashëgimtar të shumtë. Dijetarët janë trashëgimtarë të tij. Vet kishte thënë:
“Dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve, gjersa Pejgamberët nuk kanë trashëguar dinar apo dërhem (emra të bankënotave të atëhershme.), por ata trashëguan dituri, e kush e merr atë, e ka marrë hisen më të madhe”,
Edhe vdekja e tyre ka pasoja të mëdha. Ato pasoja, shumë qartë, janë përshkruar nga Muhammedi, alejhi’s selam, i cili thotë:
إن الله لا يقبض العلم انتزاعا- ينتزعه من صدور العلماء لكن يقبض العلم بموت العلماء حتى إذا لم يبق عالم اتخذ ناس رؤوسا جهالا فسئلوا فأفتوا بغير علم فضلوا وأضلوا
Allahu nuk e nxjerr diturinë me nxjerrje konkrete por e nxjerr-largon me vdekjen e dijetarëve, kështu që kur nuk mbeten dijetarët, njerëzit jepen pas injorantëve, të cilët i pyesin dhe të cilën përgjigjen pa dituri dhe kështu shkaktojnë humbjen e vetvetes por edhe të tyre”. ([2])
Deri këtu arritëm të kuptojmë se vdekja e Pejgamberit, alejhi’s selam dhe vdekja e dijetarëve po lënka pasoja për shoqërinë. Si jo kur me vdekjen e Muhammedit, alejhi’s selam u mbyll dera e vahjit, për çka e arsyetojmë plotësisht të qarit e Ummu Ejmenit([3]), dhe me vdekjen e dijetarëve hapen dyert e injorancës dhe dukurive negative.
Ndërsa pasojat e vdekjes së njerëzve të sinqertë do t’i kuptojmë nëpërmjet një hadithi të Muhammedit, alejhi’s selam. Kasim b. Muhammedi rrëfen nga Aisheja se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“يكون في آخر الأمة خسف ومسخ وقذف قالت قلت يا رسول الله أَنَهْلِكُ وَفِينَا الصَّالِحُونَ قَالَ إِذَا كَثُرَ الْخَبَثُ
Në gjenerata e fundit të ummetit do të ndodhë fundosja (e njerëzve për shkak të mëkateve) në tokë, transformimi (në qenie tjera) dhe gjuajtja me gurë nga qielli (siç ndodhi me popullin e Lutit).
O i dërguari i Allahut! A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë ka ende të mirë?!- pyeti me habi Aisheja.
Po, kur të shtohet e keqja (dhe t’ia munde të mirës)- u përgjigj Muhammedi, alejhi’s selam”. ([4])
Ajo që ne mund të shkëpusim nga mesi i rreshtave të këtij hadithi është se ndëshkimi i mëkatarëve duke përfshirë këtu edhe të pafajshmit ka gjasa të ndodhë edhe nëse në mesin e shoqërisë ka njerëz të mirë. Thotë Allahu:
“وَاتَّقُواْ فِتْنَةً لاَّ تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنكُمْ خَآصَّةً وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. ([5])
E si do të ishte puna po të mos kishte fare. Cilësitë e tyre padyshim se reflektojnë në shoqëri. Ata, siç i përshkruan Allahu, janë:
· Përveç Allahut nuk e adhurojnë askënd në asnjë forme dhe në asnjë mënyrë([6]).
· Faktet e Allahut i dëgjojnë me vëmendje dhe marrin mësim prej tyre([7]).
· Modestia dhe përulshmëria. Nuk ecin kryelartë në tokë.
· Ndaj atyre që janë të pasjellshëm sillen mirë dhe nuk e krahasojnë veten me ta kurrë([8]).
· Falen ditë e natë për Allahun([9]).
· Luten që Allahu t’i shpëtoj nga dënimi i Xhehennemit([10]).
· Nuk shpenzojnë pa lidhje por mendojnë për dhënie të lëmoshës([11]).
· Luten që të kanë familje me moral të mirë([12]).
Pra, ata jo vetëm me fjalët e tyre, por edhe me pamjen, sjelljet, gjestet dhe moralin, i ftojnë njerëzit në urtësi, në të vërtetën dhe në nënshtrim e përkulje vetëm Allahut. Sa bukur ka thënë njëri nga të parët tanë:
من لم ينصحك مظهره لم ينفعك قوله
Nëse pamja e dikujt nuk të këshillon atëherë as fjala e tij dobi nuk të bën”.
Paramendoni, nëse shoqëria tërësisht mbetet pa ta, siç edhe do të ndodhë, çfarë tragjedish e fatkeqësish do të përjetojë ajo?! Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“يذهب الصالحون الأول فالأول و يبقى حثالة كحثالة الشعير أو التمر لا يباليهم الله تعالى بالة
Shkojnë (vdesin) njerëzit e sinqertë një nga një e mbesin vetëm ata të këqijtë siç mbetet nga elbi apo hurmat të këqijat e tyre (pas pastrimit). Atyre fare nuk iu intereson Allahu ”. ([13])
Kështu, përfundimisht deklarojmë, se Allahu nga njerëz të këqij nuk pranon dhe mëshirën e Tij mbi ta nuk e zbret, çka ndikon në shkatërrimin e tyre. Allahu kur përmendi cilësitë e të sinqertëve, që ne më lartë i përmendëm, ato dhe kaptinën e tyre, e përmbylli me këtë ajet:
“قُلْ مَا يَعْبَأُ بِكُمْ رَبِّي لَوْلَا دُعَاؤُكُمْ فَقَدْ كَذَّبْتُمْ فَسَوْفَ يَكُونُ لِزَامًا
Thuaj: “Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t’ju jetë i pandërprerë”. ([14])
Përderisa për njerëzit e këqij Allahu nuk është me rëndësi, atëherë Allahu, duke ditur se nuk ka nevojë për askënd, Allahu do t’i ndëshkojë. Madje, kiameti do t’i zë njerëzit e tillë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“لَا تَقُوم السَّاعَة إِلَّا عَلَى حُثَالَة النَّاس
Kiameti do t’i zë vetëm njerëzit e këqij” ([15])
“لا تقوم الساعة إلا على شرار الناس
Kiameti nuk do të ndodhë vetëm se mbi njerëzit më të këqij”. ([16])
Allahu na bëftë prej të sinqertëve dhe na ringjalltë në mesin e tyre në Ditën e Ringjalljes!
7 mars 2008, e xhuma
Vushtrri, Kosovë

——————————————————————————–

[1] el-Enbija, 34
[2] Buhariu
[3] Një ditë, pasi që Pejgamberi, alejhi’s selam kishte vdekur, Ebu Bekri i kishte thënë Omerit: Eja ta vizitojmë Ummu Ejmenin, kujdestaren e Pejgamberit, alejhi’s selam në vegjëli, siç bënte Pejgamberi, alejhi’s selam! Shkuan por kur i pa qau shumë. I tha Ebu Bekri: çfarë të bën të qashë kur Pejgamberi, alejhi’s selam, tani është ne fqinjësi të Allahut, subhanehu ve teala dhe është më mirë se sa qe ka qenë në dynja? Tha: Unë nuk qaj për këtë, sepse e di se ajo që është tek Allahu, subhanehu ve teala, është më e mirë për të, por po qajë sepse është shkëputur lajmi i qiellit (shpallja), e cila ka përfunduar me vdekjen e Pejgamberit, alejhi’s selam. Shih: Letaif min sireti err Rresuli, sal-la Allahu alejhi ve sel-leme, ves selefi’s salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I’tisam, Kajro, f:12

[4] Transmetojnë Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibni Maxheh ndërsa hadithin komplet në këto burime të lartcekura nuk e kam gjetur. Hadithi, siç e kemi shënuar është huazuar nga recensimi i Albanit në Silsiletu’s sahihah, 987. Hadithi është autentik.
[5] el-Enfale, 25
[6] el-Furkan, 68
[7] el-Furkan, 73
[8] el-Furkan, 63
[9] el-Furkan, 64
[10] el-Furkan, 65-66
[11] el-Furkan, 67
[12] el-Furkan, 74
[13] Hadithin pjesërisht e transmeton Buhariu, Ebu Davudi, por ne e kemi marrë nga Sahihu’l xhamii, 8078. Hadithi është autentik.
[14] el-Furkan, 77
[15] Taberaniu dhe Ibni Adijji.
[16] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu’l xhamii, 7407.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s