PLANIFIKIMET E NJERËZVE DHE CAKTIMET E ALLAHUT

PLANIFIKIMET E NJERËZVE DHE CAKTIMET E ALLAHUT

Jusufin [alejhis selam] deshën vëllezërit ta mbysin, por nuk vdiq. Deshën t’ia humbin ‘tragun’, por u lartësua – u ngrit; e shitën për rob, por u bë mbret; deshën ta largojnë nga zemra dhe dashuria e babait, por ajo vetëm sa u shtua.
Andaj, mos ke dert çfarë planesh bëjnë njerëzit ngase vullneti i Allahut është mbi çdo gjë.
Kur Jusufi [alejhis selam] ishte në burg, me dëshmi të të gjithëve, ishte më i miri, por doli i fundit nga burgu. I pari doli që të bëhej shërbëtor, i dyti që të vritej, ndërsa Jusufi [alejhis selam] priti e priti derisa doli për tu bërë këshilltar i mbretit, për t’i takuar prindërit dhe për tu dëfryer me jetën, aq s ai lejohej prej Allahut.
Ëndrrave tona që ende nuk janë realizuar: Përgatituni ngase shenja e Jusufit vlen për ju!
Atyre që shpresat nuk iu janë realizuar ende: Kjo që po iu ndodhë mund të jetë vetëm ca vite. S’ka gjë të keqe, gjërat më të rëndësishme mbesin për fund!
Nëse të kalojnë bashkëkohanikët në diç, dije se atë që do ta arrish është shumë më e madhe se që mendon! Bindu se Allahu nuk harron dhe se Ai nuk humb mundin e vepërmirëve!
Andaj, bëhu vepërmirë!
Dëshiron apo jo?!
Ekuacion:
Dëshiron shëndet – agjëro!
Dëshiron fytyrë të ndriçuar – fal namaz nate!
Dëshiron qetësi shpirtërore – lexo Kur’an!
Dëshiron lumturi – fal namazet e obliguara në kohët e tyre!
Dëshiron të dalësh nga problemet – kërko falje mëkatesh!
Dëshiron largim të brengave – lutu shumë!
Dëshiron të largosh vështirësitë – thuaj: ‘La have ve la kuvete il-la bil-Lah!’
Dëshiron bereqet (mirësi) – dërgo sa më shumë salavate për Muhammedin [alejhis salatu ves selam]
Dëshiron të respektohesh ndër njerëz – respektoji ata!
Dëshiron të mria për vete – mendoji ato për të tjerët!

Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI

Advertisements

One comment on “PLANIFIKIMET E NJERËZVE DHE CAKTIMET E ALLAHUT

  1. Pingback: Planifikimet e njerëzve dhe caktimet e Allahut | Tuuba7 | Portal Informativ Islam

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s