DHJETË POROSI PROFETIKE

DHJETË POROSI PROFETIKE
El Harith b. El Harith El Esh’arijj transmeton se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: Allahu e urdhëroi Jahjanë, të birin e Zekrijaut, me pesë gjëra, qe t’i zbatojë vete dhe t’i urdhërojë izraelitet t’i zbatojnë ato. Ai sikur kishte ngecur pak ne zbatimin dhe kumtimin e tyre kështu që Isai, i biri i Merjemes, i tha: Vërtet Allahu te ka urdhëruar me pesë gjera, qe t’i besh dhe t’i urdhërosh izraelitet t’i bëjnë; ose urdhëroji ti ose do t’i urdhërojë unë. Tha Jahjaja: Kam frike se nëse ma paraprin me këtë do te me lëshojë toka ose do te ndëshkohem. I tuboi njerëzit ne Mesxhidi Aksa ndërsa xhamia u mbush saqë njerëzit uleshin edhe ne ballkonet e saj. Tha Jahjau: Allahu me ka urdhëruar me pesë gjera, qe t’i bej unë dhe t’iu urdhëroj juve t’i bëni ato.
E para është: Adhurojeni Allahun dhe mos i bëni shok ne asgjë. Shembulli i njeriut qe i bën shok Allahut është sikurse shembulli i atij, qe ka blere një rob nga pasuria e tij, me ar apo argjend, dhe i ka thënë: Kjo është shtëpia ime, kjo është puna ime; puno dhe sill tek unë. Ndërsa ky, robi, punon dhe sjell por jo tek zotëriu i vet, tek tjetërkush. Kush prej jush do te pranonte qe te ketë një rob te tille.
(E dyta:) Allahu iu urdhëron me namaz. Kur te faleni mos u ktheni (andej e këndej) ngase Allahu qëndron para fytyrës se robit te Vet, përderisa ai nuk lëkundet anash.
(E treta:) Iu urdhëroj me agjërim. Dhe shembulli i tij është sikurse shembulli i njeriut ne një grup, qe me vete ka një pako te vogël, në të cilën ka misk (parfum). Te gjithë çuditen apo te gjithëve iu pëlqen (dyshim nga transmetuesi) era e tij. Vërtet era e agjëruesit tek Allahu është me e mire se sa era e parfumit.
(E katërta:) Iu urdhëroj me lëmoshë sepse shembulli i kësaj është sikurse shembulli i njeriut, te cilin e ka robëruar armiku dhe ia kane lidhur dorën pas qafe dhe e kane sjellur për t’ia prere kokën ndërsa ai thotë: Unë e shpaguaj atë prej jush me pakice e shumice (me tere pasurinë) kështu qe e liron (shpaguan) vetveten.
(E pesta:) Iu urdhëroj qe ta përkujtoni Allahun ngase shembulli i kësaj i ngjan shembullit te njeriut, te cilit iu vërsulën armiqtë pas me nxitim ndërsa ai kur arriti ne një kala te forte e mbrojti veten e tij prej tyre. Po kështu edhe njeriu, nuk mund ta ruaj veten nga djalli përveçse me te përkujtuarit e Allahut”.
Tha Pejgamberi, alejhi selam: Ndërsa unë iu urdhëroj me pese gjera, me te cilat me ka urdhëruar Allahu: Dëgjimi dhe respektimi, xhihadi, hixhreti (migrimi) dhe kolektiviteti (xhemati) ngase çdokush qe largohet prej xhematit, qofte sa një pëllëmbe, ai veç e ka hequr prej qafe hallkën e Islamit, përveç nëse kthehet. Dhe kush fton ne injorancë( ) ai është nga grumbulli i gurëve te xhehennemit (te cilët ndezën flake). Tha një njeri: O i dërguari i Allahut! A edhe nëse falet dhe agjëron?! Tha: Edhe nëse falet dhe agjëron. Ftoni ne ftesën e Allahut, i Cili iu quajti muslimanë dhe besimtare, robër te Allahut”. ( )
Ky hadith përmban dhjete porosi, te cilat janë te një rëndësie te veçante, ngase zbatimi i tyre parasheh lumturinë ne te dy botërat. Ato porosi sikur janë gdhendëse dhe qëndisëse te faqeve te zemrës me shkronja prej nuri, sikur janë zjarre te ndritura, qe largojnë errësirat dhe njerëzve ua ndriçojnë rrugën si dhe iu dhurojnë nder dhe krenari.
Këto dhjete porosi te shtrenjta, na erdhën nëpërmjet gjuhës se dy pejgamberëve te Allahut, Jahjasë dhe Muhammedit, alejhima selam, i cili (Jahjaja) u urdhërua t’ua kumtoje izraeliteve qe te punojnë sipas tyre. Pastaj erdhi feja islame, qe krahas shume porosive te saj, pese qe u ceken edhe ne këtë hadith, përvetësoi edhe këto pesë porosi te Jahjasë, alejhi selam.
Siç pame ne pjesën e pare te hadithit, pese porosite e Jahjasë janë te shoqëruara me nga një shembull adekuat. Kjo është bere për arsye s shembujt kane rëndësi te madhe ne krahasimin e gjerave e pastaj ne vërtetimin e tyre.
Porosia I:
Mos i be shok Allahut
Porosia e pare e Jahjase ishte qe Allahu te adhurohej sinqerisht dhe ne mënyrë te drejte, ngase çdokush qe adhuron ndokënd përveç Allahut, krahas Allahut ose me veprën e tij synon dikë tjetër përveç Allahut, ai ka bere shirk dhe ka dalur prej feje. Thotë Allahu: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”. (Bejjineh, 5)
Politeizmi nuk është gjë tjetër vetëm se mendjelehtësi; është shkak i hidhërimit te Allahut dhe ndëshkimit te Tij te përhershëm. Thotë Allahu: “S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh”. (Nisa, 48)
Ata, qe bëjnë shirk do te hyjnë ne Xhennet kur deveja te hyje për birës se gjilpërës. Thotë Allahu: “Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët”. (A’raf, 40)
Porosia II:
Namazi
Namazi është adhurim trupor, shpirtëror dhe kolektiv; është shtylle e fesë, miraxh i myslimaneve, bisede me Allahun, Zotin e botërave, është adhurimi me i vjetër sëbashku me besimin. Për hire te rëndësisë se madhe qe ka, asnjë fe nuk mbeti pa e ligjësuar atë. Thotë Allahu: “Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju”. (Ankebut, 45)
Ndërsa përkujdesja dhe përulësia ne te janë prej veçorive te besimtareve te sinqerte. Thotë Allahu: “Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t’i tërheqësh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht”. (En’am, 92)
Po ashtu ka thënë: Dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre”. (Mu’minun, 9)
Ne ajetin 2, te po kësaj kaptine, qëndron: ” Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”.
Porosia III:
Agjërimi
Agjërimi po ashtu është adhurim i vjetër, te cilin Allahu na e obligoi ashtu siç ua obligoi edhe popujve tjerë, edhe nëse forma nuk ka qene e njëjtë. Thotë Allahu: ” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (Bekare, 183)
Allahu nuk obligoi agjërimin për tjetër përveçse për ta ngritur njerëzimin ne piedestalin e përsosmërisë, ngase agjërimi përmban vlera te shumta, shpirtërore, kuptimore, shëndetësore, morale dhe shoqërore. Agjëruesve iu mjafton nder se era e gojëve te tyre është me e mire tek Allahu sesa aroma e parfumit.
Porosia IV:
Lëmosha
Lëmosha apo sadakaja është emërtim i një pjese te pasurisë, te cilën ua jep i pasuri vëllezërve te tij fukara, ose e jep për nisma te mbara, pa marre parasysh se a behet fjale për zekatin, qe është obligim, apo për format fakultative.
Me lëmoshë pastrohet shpirti nga njollat e koprracisë dhe lakmisë ndërsa njerëzit i afrohen njeri tjetrit kështu qe depërton ne mesin e tyre shpirti i ndihmesës, bashkëpunimit dhe mëshirës se ndërsjellë.
Porosia V:
Përkujtimi i Allahut
Përkujtimi i Allahut është shërim shpirtëror dhe shëndet trupor, është drite e syve dhe qetësim i zemrës; me te zemra pastrohet nga njollat e mëkateve. Thotë Allahu: “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. (Rr’ad, 28)
Mu për këtë, Allahu nxiti, stimuloi dhe urdhëroi për te, e tha: “O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh”. (Ahzab, 41)
Po ashtu thotë Allahu: ” shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (Ahzab, 35)
Neglizhenca ndaj përkujtimit te Allahut te shtynë ne mëkate dhe ne mbizotërimin e djallit mbi ty. Thotë Allahu: “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë”. (Zuhruf, 36)
Po ashtu thotë Allahu: “Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit”. (Muxhadele, 19)
Këto ishin pese porosite e Jahjase, alejhi selam, ndërsa tani do t’iu qasemi porosive te Muhammedit, alejhi selam.
Porosia I-II:
Dëgjimi dhe nënshtrimi
Nuk ka dyshimi se dëgjimi dhe respektimi i udhëheqësve te drejte te shpie ne lumturinë e dunjase, ngase kështu rregullohen interesat e robërve te Allahut, e nëse prijësi është I mire rregullohen edhe çështjet e tyre fetare.
Ka thënë Allahu: “O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. (Nisa, 59)
Ubadeh b. Samiti rrëfen se: “Na ftoi Pejgamberi, alejhi selam, kështu që ne ia dhamë besën. Ne mesin e gjerave qe na kushtëzoi ishte edhe: besa për dëgjim dhe respekt ne rastet kur jemi te relaksuar dhe ne rastet kur nuk na pëlqejnë, ne vështirësi dhe ne lashtësi tonën, edhe nëse te drejtat tona nuk plotësohen, dhe qe te mos polemizojmë (grindemi) për pushtetin e tyre, përveç nëse shohim pabesim te qarte, atëherë ju tek Allahu keni argument (për t’i kundërshtuar ata)”. (Buhariu)
Porosia III:
Xhihadi
Xhihadi, edhe pse ka shume kuptime dhe domethënie, megjithatë domethënia e tij e luftës, është keqkuptuar me qellim. Xhihadi me këtë domethënie d.t.th.: lufte për ngritjen e fjalës se Allahut, çlirimin e atdheut nga okupuesit e kështu me radhe.
Për vlerën e tij flet Ebu Hurejre, i cili rrëfen se ishte pyetur Pejgamberin, alejhi selam: “Cila vepër është me e mira? Tha: Besimi ne Allahun dhe ne te dërguarin e Tij. Pastaj cila? Tha: Xhihadi ne rrugën e Allahut. Pastaj cila? Tha: Haxhi i pranuar”. (Buhariu dhe Muslimi)
Xhihadi është farz kifaje (obligim i pjesërishëm), me përjashtim, nëse shteti islam sulmohet atëherë duhet qe te gjithë te dalin ne lufte.
Ndërsa sa i përket xhihadit ne kuptim te përpjekjes dhe mundit shpirtëror, është gjë e kërkuar. Thotë Allahu: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti është vendi i tij”. (Naziat, 40-41)
Porosia IV:
Hixhreti
Hixhreti d.t.th.: kalimi nga vatra e pabesimit ne arter islame, ose nga vendi i frikshëm për ne vend te sigurte. Si i tille, hixhreti mbetet aktual dhe funksional përherë.
Muaviu rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “ÙMos e ndërprit hixhretin, mos e ndërprit pendimin, mos e ndërprit pendimin derisa dielli te mos lind nga perëndimi i tij”. (Ebu Davudi)
Shpërblimi për hixhret ne rruge te Allahut është sikurse shpërblimi i hixhretit nga Meka ne Medine. Thotë Allahu: “Po, ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falja (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme”. (Enfal, 74)
Po ashtu ka thënë Allahu: “Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat”. (Nisa, 100)
Nuk ka kundërthënie ne mes kësaj dhe hadithit, në të cilin Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Nuk ka hixhret (pas çlirimit te Mekkes) por ka xhihad dhe nijjet. Nëse thirreni për te dalur ne lufte atëherë dilni (obligativisht)”. (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu), ngase hixhret nuk ka me nga Mekeja për ne vende tjera, sepse ajo u çlirua njëherë e përgjithmonë dhe se do te jete përherë vend i sigurte.
Ekziston edhe një lloj tjetër i hixhretit, e ai është: hixhreti nga mëkatet. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Musliman është ai, prej gjuhës dhe dorës se te cilit janë te sigurte muslimanet, ndërsa muhaxhir është ai, qe largohet nga ajo, qe ia ka ndaluar Allahu”. (Buhariu)
Porosia V:
Xhemati (Kolektiviteti)
Është gjë e natyrshme se bashkimi d.t.th.: force, bashkimi është mëshirë, ndërsa ndarja është ndëshkim.
Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Vërtet do te ndodhin trazira e sprova. Kë e shihni, pa marrë parasysh se kush është, qe dëshiron ta shpartalloje çështjen e ummetit te Muhammedit, alejhi selam, mbyteni, ngase dora e Allahut është me shumicën (xhematin) dhe se djalli me atë qe iu ndahet xhematit vrapon”. (Nesaiu)
Po ashtu ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Mos u përçani ngase ata, qe u përçanë para jush u shkatërruan”. (Buhariu)
Pejgamberi, alejhi selam tërheq vërejtjen nga përçarja, ngase ajo shpie ne dobësi dhe nënçmim, dhe armikut ia jep mundësinë për mbizotërim. Pejgamberi, alejhi selam nxit qe te marrim mësim nga popujt e mëparshëm, te cilët u shkatërruan për shkak te polemikave. Thote Allahu: “Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit”. (Enfal, 46)

Abdul Munsif Mahmud Abdul Fettah
Burimi: revista “El Ez’her”, pjesa: 7, viti: 57, prill, 1985, Kajro
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
12-7-2006, e mërkurë
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

One comment on “DHJETË POROSI PROFETIKE

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s