DEGËT E BESIMIT

DEGËT E BESIMIT

Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسِتÙ”ُونÙŜ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙ‹ ÙˆÙŜالْحÙŜÙŠÙŜاءُ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙŒ Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ِ

Imani është mbi 60 dege, e edhe turpi është dege e besimit”. (Buhariu)

Komenti i përgjithshëm i hadithit

Ky hadith profetik paraqet edhe një dëshmi tjetër të oratorisë së rrallë te Pejgamberit tone, alejhi’s salatu ve’s selam, i cili përmblodhi tërë besimin në këtë hadith te shkurtër, duke përmendur së pari dëshminë se nuk meriton te adhurohet askush me te drejte përveç Allahut, Krijuesit te tokës dhe qiejve, dhe duke mos harruar as gjerat me te vogla, te cilat mund te injorohen apo merren sit a pavlera nga dikush ndërsa ato ta rrisin besimin dhe dëshmojnë për praninë e tij në ty.

Ka thënë Hitabiu ne veprën e tij El Mual’lim: Ky hadith tregon se besimi i ligjshëm (الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ال؎Ù”ÙŜرÙ’عِيÙ”) është emër, me domethënie te posedimit te degëve dhe pjesëve, te larta e te ulëta, fjale dhe vepra, shtim e pakësim. Emri lidhet pjesërisht me to sikurse qe lidhet edhe tërësisht (d.t.th: nëse dikush i bën ca mund t’i thuhet se është njeri besimtar, por natyrisht se nëse i kryen te gjitha atëherë ai është besimtar) ndërsa realiteti (fetarizmi apo devotshmëria e madhe) përcakton lidhjen me te gjitha degët dhe përmbushjen e tyre.

P.sh: namazi ka dege dhe pjese. Me kryerjen e disa prej tyre, gjestet mund t’i quajmë namaz, ndërsa sipas realitetit (الْحÙŜقِيقÙŜØ©), duhet kryer dhe përmbushur te gjitha degët dhe pjesët e tij. Argument për këtë është edhe pjesa e fundit e hadithit: “الْحÙŜÙŠÙŜاØ¡ ؎ُعÙ’ؚÙŜØ© Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙ†Turpi është pjese e besimit”, (qe vetvetiu është llogaritur besim, edhe pse pa besim nuk do te quhej kështu). Kjo po ashtu vërteton detajet e besimit dhe dallimin e besimtareve ne to([1]).

Ne koment te Sunenit te Nesaiut qëndron: Qëllimi me ِ Ù„ÙŜا إِلÙŜÙ‡ إِلÙ”ÙŜا اللÙ”ÙŜÙ‡ La Ilahe Il’la Allah janë dy dëshmitë, pra “La Ilahe Il’la Allah Muhammedun Rresulullah”. Ose është për qëllim vetëm dëshmia për Njëshmërinë e Allahut, por me sinqeritet shpirtëror se dëshmia për revelatën e Muhammedit, alejhi selam është degë tjetër. ([2])

Ka thënë Ebu Hatimi: Pejgamberi, alejhi selam aludoi në këtë hadith në gjënë, e cila është obligim për njerëzit çdoherë. Këtë gjë e vendosi ne pjesën me te lartë te besimit. Pastaj aludoi edhe ne atë, qe është fakultative për besimtaret çdoherë, dhe te cilën e vendosi ne fund te pemës se besimit. Kjo tregon se gjerat, te cilat janë përherë obligim për njerëzit dhe ne çfarëdo rrethanash, ose janë obligim për disa njerëz ne disa raste, ose janë fakultative (nafile) për te gjithë njerëzit ne çdo rast dhe kohe, tere kjo është pjese e besimit. ([3])

Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, nuk harroi te sillte edhe shtesa, te cilat, edhe pse bëjnë pjese ne sferën mes “La Ilahe Il’la Allah” dhe “Largimit të së keqes”, madje kane pozite te lakmueshme, megjithatë, i përmendi edhe njëherë, qe t’ua beje me dije muslimanëve se kjo gjë qe po ua them vërtetë është e madhe andaj kujdesuni për te dhe pajisuni e zbukurohuni me te.

Sa bukur e ka përmbledhur këtë autori i Avnu’l Ma’bud: “Pejgamberi, alejhi selam e veçoi turpin ngase ai është sikur thirrës, qe thërret për në të gjitha degët tjera, dhe se njeriu i turpshëm frikësohet se do t’i dalin ne shesh te metat ne dynja dhe ahiret (dhe mu për këtë turpërohet prej Allahut dhe iu largohet atyre)”([4]).

Versionet e hadithit

Ky hadith i Pejgamberit, alejhi selam, është hadith i vërtetë dhe është transmetuar në disa forma.

Tek Muslimi qëndron versioni i njëjte por qëndron edhe versioni tjetër, dhe që të dy nga Ebu Hurejre, :

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسÙŜؚÙ’عُونÙŜ Ø£ÙŜوْ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسِتÙ”ُونÙŜ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙ‹ فÙŜØ£ÙŜفÙ’ضÙŜلُهÙŜا Ù‚ÙŜوْلُ Ù„ÙŜا إِلÙŜÙ‡ÙŜ إِلÙ”ÙŜا اللÙ”ÙŜهُ ÙˆÙŜØ£ÙŜدْنÙŜاÙ‡ÙŜا إِÙ…ÙŜاØ·ÙŜةُ الْأÙŜØ°ÙŜÙ‰ عÙŜنْ الطÙ”ÙŜرِيقِ ÙˆÙŜالْحÙŜÙŠÙŜاءُ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙŒ Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ِ

Imani është 60 apo 70 e ca dege. Me e mira është thënia: La ilahe il’la Allah, ndërsa me e ulëta është largimi i një pengese nga rruga. Edhe turpi është dege e besimit”.

Tek Tirmidhiu, nga Ebu Hurejre, qëndron:

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسÙŜؚÙ’عُونÙŜ ؚÙŜاًؚا Ø£ÙŜدْنÙŜاÙ‡ÙŜا إِÙ…ÙŜاØ·ÙŜةُ الْأÙŜØ°ÙŜÙ‰ عÙŜنْ الطÙ”ÙŜرِيقِ ÙˆÙŜØ£ÙŜرÙ’فÙŜعُهÙŜا Ù‚ÙŜوْلُ Ù„ÙŜا إِلÙŜÙ‡ÙŜ إِلÙ”ÙŜا اللÙ”ÙŜهُ

Besimi është 70 e ca kapituj. Me i ulëti është largimi i se keqes nga rruga ndërsa me i larti është thënia La Ilahe Il’la Allah”.

Po ashtu, ne një version tjetër te Tirmidhiut, prape nga Ebu Hurejre, përkufizohen këto dege ne 64. Thotë Pejgamberi, alejhi selam, sipas asaj, qe transmeton Ebu Hurejre:

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ Ø£ÙŜرÙ’ؚÙŜعÙŜةÙŒ ÙˆÙŜسِتÙ”ُونÙŜ ؚÙŜاًؚا

Besimi është 64 kapituj”.

Tek Imam Ahmedi qëndrojnë disa versione, po ashtu nga Ebu Hurejre, si:

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسÙŜؚÙ’عُونÙŜ ؚÙŜاًؚا Ø£ÙŜفÙ’ضÙŜلُهÙŜا Ù„ÙŜا إِلÙŜÙ‡ÙŜ إِلÙ”ÙŜا اللÙ”ÙŜهُ ÙˆÙŜØ£ÙŜدْنÙŜاÙ‡ÙŜا إِÙ…ÙŜاØ·ÙŜةُ الْعÙŜ؞ْمِ عÙŜنْ الطÙ”ÙŜرِيقِ ÙˆÙŜالْحÙŜÙŠÙŜاءُ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙŒ Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ِ

Besimi është mbi 60 dyer. Me mira është La Ilahe Il’la Allah ndërsa me e ulëta është largimi i kockës (ashtit) nga rruga. Edhe turpi është dege e besimit”.

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسÙŜؚÙ’عُونÙŜ ؚÙŜاًؚا فÙŜØ£ÙŜدْنÙŜاهُ إِÙ…ÙŜاØ·ÙŜةُ الْأÙŜØ°ÙŜÙ‰ عÙŜنْ الطÙ”ÙŜرِيقِ ÙˆÙŜØ£ÙŜرÙ’فÙŜعُهÙŜا Ù‚ÙŜوْلُ Ù„ÙŜا إِلÙŜÙ‡ÙŜ إِلÙ”ÙŜا اللÙ”ÙŜهُ

Besimi është 60 e ca dyer (kapituj). Me e uëlta është largimi i pengesës nga rruga ndërsa me e larta është thënia: “La Ilahe Il’la Allah”.

Tek Ebu Davudi qëndron nga Ebu Hurejre:

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسÙŜؚÙ’عُونÙŜ Ø£ÙŜفÙ’ضÙŜلُهÙŜا Ù‚ÙŜوْلُ Ù„ÙŜا إِلÙŜÙ‡ÙŜ إِلÙ”ÙŜا اللÙ”ÙŜهُ ÙˆÙŜØ£ÙŜدْنÙŜاÙ‡ÙŜا إِÙ…ÙŜاØ·ÙŜةُ الْعÙŜ؞ْمِ عÙŜنْ الطÙ”ÙŜرِيقِ ÙˆÙŜالْحÙŜÙŠÙŜاءُ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙŒ Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ِ

Besimi është 70 e ca (dege). Me e mira është thënia La Ilahe Il’la Allah ndërsa me e ulëta është largimi i kockës nga rruga. Edhe turpi është dege e besimit”.

Tek Nesaiu, po ashtu nga Ebu Hurejre, qëndron se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسÙŜؚÙ’عُونÙŜ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙ‹ Ø£ÙŜفÙ’ضÙŜلُهÙŜا Ù„ÙŜا إِلÙŜÙ‡ÙŜ إِلÙ”ÙŜا اللÙ”ÙŜهُ ÙˆÙŜØ£ÙŜوْضÙŜعُهÙŜا إِÙ…ÙŜاØ·ÙŜةُ الْأÙŜØ°ÙŜÙ‰ عÙŜنْ الطÙ”ÙŜرِيقِ ÙˆÙŜالْحÙŜÙŠÙŜاءُ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙŒ Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ِ

Imani është mbi 60 dege. Me e mira është La Ilahe Il’la Allah ndërsa me e ulëta (ne pozite) është largimi i se keqes nga rruga. Edhe turpi është dege e besimit”.

Tek Ibni Maxheh, po ashtu nga Ebu Hurejre, qëndron:

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسِتÙ”ُونÙŜ Ø£ÙŜوْ سÙŜؚÙ’عُونÙŜ ؚÙŜاًؚا Ø£ÙŜدْنÙŜاÙ‡ÙŜا إِÙ…ÙŜاØ·ÙŜةُ الْأÙŜØ°ÙŜÙ‰ عÙŜنْ الطÙ”ÙŜرِيقِ ÙˆÙŜØ£ÙŜرÙ’فÙŜعُهÙŜا Ù‚ÙŜوْلُ Ù„ÙŜا إِلÙŜÙ‡ÙŜ إِلÙ”ÙŜا اللÙ”ÙŜهُ ÙˆÙŜالْحÙŜÙŠÙŜاءُ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙŒ Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ِ

Imani është 60 apo 70 e ca kapituj. Me i ulëti është largimi i pengesës nga rruga ndërsa me i larti është thënia La Ilahe Il’la Allah. Edhe turpi është dege e besimit”.

Transmeton Taberaniu nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:

“الإِيمÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسÙŜؚÙ’عُونÙŜ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙ‹ØŒ Ø£ÙŜعْلاÙ‡ÙŜا ؎ÙŜÙ‡ÙŜادÙŜةُ Ø£ÙŜنْ لا إِلÙŜÙ‡ÙŜ إِلا اللÙ”ÙŜهُ، ÙˆÙŜØ£ÙŜدْنÙŜاÙ‡ÙŜا إِÙ…ÙŜاØ·ÙŜةُ الأÙŜØ°ÙŜÙ‰ عÙŜنِ الطÙ”ÙŜرِيقِ، ÙˆÙŜالْحÙŜÙŠÙŜاءُ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙŒ Ù…ِنÙŜ الإِيمÙŜاÙ†ِ

Imani është 70 e ca dege. Me e larta është dëshmia La Ilahe Il’la Allah, ndërsa me e ulëta është largimi i se keqes nga rruga. Edhe turpi është dege besimi”([5]).

Taberaniu, ndryshe nga te tjerët, sjell këtë hadith edhe nëpërmjet sahabiut nderuar, Seid El Hudriut, ngjashëm me versionet e Ebu Hurejres:

“الإيماÙ†ؚضع وسؚعون؎عؚةØŒ أرفعها : لا إله إلا الله ØŒ وأدناها إماطة الأذى عنالطريق

Besimi është 70 e ca dege. Me e larta është La Ilahe Il’la Allah ndërsa me e ulëta është largimi i pengesës nga rruga”([6]).

Pra, siç po shohim, ne hadithe, gjerat e përmendura nuk janë rrëfyer njëjtë:

Degët nuk janë precizuar saktësish; diku janë cekur 60 e ca, diku 64, e diku 70 e ca.
Ne disa transmetime, ne vend te shprehjes “ؚضع” (ca) ka ardhur shprehja e njëjtë porse ne gj. femërore “ؚضعØ©”.([7]) , e ne disa raste, siç ishte tek ai i Tirmidhiut, nuk përmendet fare, por ne vend te saj vie shifra e saktësuar. Ne disa raste është përmendur 60 apo 70, pa shtesën “e ca”([8]).
Diku është përmendur “me e mira”, diku “me e larta” (me tri shprehje ne gjuhen arabe: Ø£ÙŜعْلاÙ‡ÙŜا, أع؞هما dhe Ø£ÙŜرÙ’فÙŜعُهÙŜا),
Diku është përmendur “me e ulëta” (me dy shprehje ne gjuhen arabe: Ø£ÙŜوْضÙŜعُهÙŜا dhe Ø£ÙŜدْنÙŜاÙ‡ÙŜا),
Zakonisht dega e pare e besimit, thënia La Ilahe Il’la Allah, është përmendur se pari, por ne disa versione, iu janë ndërruar vendet, kështu qe se pari përmendët dega me e ulte e besimit e pastaj ajo me e larta.
Ne disa transmetime parmendet se dega me e larte është “thënia” ndërsa ne disa te tjera përmendet se “dëshmia”, e ne disa nuk përmendën as njëra as tjetra.
Diku është përmendur largimi i pengesës ne përgjithësi ndërsa diku është përkufizuar kjo e keqe ne “kocke-asht”.
Diku është përmendur si dege e diku si kapituj.
Ne shumicën e versioneve përmendet edhe turpi si dege besimi.
Te shohim ne vijim mendimet e dijetareve për këto dhe gjerat tjera:

Shprehja “ca” ç’domethënie ka?

Ne koment te fjalës “ؚِضÙ’ع – ca” janë thënë disa mendime:

Kjo fjale përfshin numërorët nga 3-9, 3-10, 1-9, 2-10, 4-9, 7. Mendimi me i vërtetë është mendimi, te cilin e ka zgjedhur Kazzazi e ai është 3-9, ngase për një gjë te tille janë pajtuar edhe komentatorët kur kane komentuar ajetin:

“فÙŜÙ„ÙŜؚِثÙŜ فِيالسÙ”ِجÙ’نؚِضÙ’ع سِنِينÙŜ

e për këtë mbeti në burg disa vjet”. (Jusuf, 42 )([9])

Degët e besimit 60 apo 70?

Ne koment te “ÙˆÙŜسِتÙ”ُونÙŜ 60 “, është dhënë një sqarim i thukte i dijetareve. Meqë ne pame me larte se kjo shprehje ne disa versione ka ardhur ne forme te dyshimte, nuk dihet se a është 60 apo 70, vetvetiu lind nevoja qe ta gjejmë problemin, e pastaj sëmundjen, ngase siç thonë mjeket, “gjetja e sëmundjes dhe definimi i saj, është hapi i pare i shërimit te pacientit”([10]).

Versioni i “60 e ca”, ne transmetim ndaras, është shume i përafërt me atë “70 e ca”. Pra kjo sa i përket përmendjes se tyre ndaras, ngase përmendja e tyre sëbashku, ne forme te dyshimte, ka ardhur ne shume versione. Autoret e suneneve e transmetojnë prerazi versionin: “70 e ca”.

Buhariu e ka transmetuar pa asnjë dyshim: “”60 e ca dege([11]).

Bejhekiu ka favorizuar versionin e Buhariut, ku degët e besimit janë përkufizuar ne “60 e ca”.

Ibni Salahi e ka zgjedhur po ashtu mendimin për “60 e ca” ngase kjo është me bindëse, dhe siç thotë rregulli: “Dyshimi nuk e largon bindjen”. Pra, askush nuk dyshon te ketë qene kjo shifër nen 60, por dyshimi është se a është kjo apo shifra 70. Dhe ene këtë rast, anohet nga ajo qe është me e sakte, e qe padyshim është shifra 60, e cila është me pak.

Megjithatë, Shejh Albani nuk është i këtij mendimi. Ai përkitazi me këtë mes’ele thotë: Nuk ka dyshim se, ne rast konfuzioni tek transmetimet, duhet kapur pas asaj qe është me e pakte, ngase për te je me i sigurte, e sidomos kur nuk ke mundësi ta zgjedhësh dilemën ne mes transmetimeve ne asnjë forme, porse këtu, unë mendoj se puna qëndron ndryshe, ngase transmetimi i Muslimit (qe përkufizon mbi 70) është me i qëlluar sesa ai i Buhariut, (qe përkufizon mbi 60) për arsye se transmetohet nëpërmjet dy rrugëve([12]).

Ebu Davudi dhe Tirmidhiu e ka transmetuar pa dyshim: “70 e ca” ([13]).

Ka thënë Kadi Ijjadi: Mendimi me i qëlluar është ajo, qe është shprehur ne shumicën e haditheve dhe tek shumica e transmetuesve: “60 e ca” ([14]).

Shejh Salahu ka thënë se dyshimi rreth shifrës, 60 apo 70, nuk është nga Ebu Hurejre, por është nga Suhejli, i cili e ka transmetuar këtë hadith prej tij. Megjithatë, nga Suhejli është transmetuar edhe padyshim fare: “70 e ca” ([15]).

Këtë e ka thënë edhe Ima Ahmedi, i cili përkitazi me këtë problematike pati konkluduar se: Dyshimi ka ardhur si pasoje e Suhejlit, ndryshe, Sulejman b. Bilali e transmeton pa asnjë dyshimi. Versioni i tij tek dijetaret është me i forte sesa i Suhejlit, edhe pse disa transmetues e kane transmetuar nga Suhejli pa asnjë dyshim, pra: “70 e ca”([16]).

Shejh Ebu Abdullah El Halimi mendon se mendimi me i qëlluar është ai: “70 e ca”, për arsye se فÙŜإِنÙ”ÙŜ الْحُكْم لِÙ…ÙŜنْ Ø­ÙŜفِ؞ÙŜ الزÙ”ِيÙŜادÙŜØ© جÙŜازِÙ…ًا ؚِهÙŜا dispozita është ne anën e atij qe mban mend shtesën ne mënyrë te prere([17]).

Ka thënë Kadi Ijjadi: Një grup njerëzish janë munduar qe t’i përkufizojnë këto dege nëpërmjet ixhtihadit, por kjo është e vështirë, madje mosnjohja e tyre ne detaje nuk e zbehë aspak besimin([18]).

Ka thënë Ibni Hibbani: E kam medituar kohe te gjate këtë hadith. Fillova dhe numërova ibadetet (ta’atet), te cilat me dolën shume me shume sesa kjo shifër. U ktheva ne sunnet dhe numërova çdo adhurim, te cilin Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, e kishte konsideruar si pjese besimi, dhe pashe se ato nuk arrinin shifrën ne 79.

Iu ktheva Kur’anit dhe e lexova me meditim por prape, adhurimet e kësaj natyre nuk arrinin shifrën 79. I bashkova këto dhe fshiva adhurimet e përsëritura, kur ja ato me dolën 79, as me shume dhe as me pak. Kështu u binda se qëllimi i Pejgamberit, alejhi selam, ne hadith ishte kjo shifër([19]).

Megjithatë, Ibni Hibbani nuk shkel te drejtën e atyre, qe potencuan se ato janë 69. Ai pranon se edhe ky version është i vërtetë([20]).

Ata, qe kane numëruar këto dege, nuk janë pajtuar për ndonjë version te njëjtë. Versioni i Ibni Hibbanit duket te jete me i përafërti me te vërtetën. Ai kishte ndare këto dege ne tri grupe kryesore veprash, ku secili grup ka degët kryesore e herë herë edhe nëndegët e veta. Grupet kryesore:

1. Veprat e zemrës, në të cilat përfshihen besimet dhe nijetet. Ne kuadër te kësaj dege bëjnë pjese 24 cilësi:

1. Besimi ne Allahun. (Këtu hyn edhe besimi ne Qenien, Cilësitë dhe Njëshmërinë e Tij, besimi se askush nuk është sikurse Ai, besimi se çdo gjë, përveç Tij, është e shpikur).

2. Besimi ne melaike.

3. Besimi ne libra.

4. Besimi ne te dërguar.

5. Besimi ne ditën e fundit. (Këtu hyjnë edhe çështjet qe kane te bëjnë me te, si: varri, ringjallja, tubimi, llogaria, peshimi i veprave, sirati, xhenneti dhe xhehennemi).

6. Besimi ne caktimin e Allahut.

7. Dashuria për Allahun; dashuria dhe urrejtja vetëm për hire te Tij.

8. Dashuria për Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam. (Këtu bën pjese dërgimi i salavateve mbi te dhe pasimi i sunnetit te tij)

9. Sinqeriteti. (Këtu hyn braktisja e syefaqësisë dhe hipokrizisë)

10. Pendimi.

11. Frika.

12. Shpresa.

13. Falënderimi.

14. Përmbushja (e premtimit).

15. Durimi.

16. Pajtimi me caktimin e Allahut.

17. Mbështetja ne Allahun.

18. Mëshira.

19. Modestia. (Këtu bën pjese nderimi i te vjetrit dh mëshirimi i te voglit).

20. Braktisja e mendjemadhësisë.

21. Braktisja e vetëpëlqimit.

22. Braktisja e zilisë.

23. Braktisja e mërisë (urrejtjes الْحِقÙ’د).

24. Braktisja e hidhërimit

2. Veprat e gjuhës. Këto përfshijnë shtate cilësi:

1. Shqiptimi i tewhidit (Njëshmërisë).

2. Këndimi i Kur’anit.

3. Mësimi i diturisë.

4. Te mësuarit diturinë te tjerëve.

5. Duaja, dhikri (Përkujtimi i Allahut).

6. Isitigfari (Kërkimi falje).

7. Braktisja e epsheve

3. Veprat e trupit (gjymtyrëve). Ne kuadër te këtyre hyjnë 38 cilësi.

A. Prej tyre ka qe janë konkrete. Këto janë 15:

1. Pastrimi konkret e abstrakt. (Këtu bën pjese edhe shmangia nga papastërtitë).

2. Mbulimi i pjesëve te turpshme.

3. Namazi, i obliguar dhe ai fakultativ.

4. Zekati.

5. Lirimi i robërve.

6. Bujaria. (Këtu bën pjese dhënia e ushqimit dhe nderimi i mysafirit).

7. Agjërimi, i obliguar dhe ai fakultativ.

8. Haxhi dhe Umreja.

9. Tavafi.

10. I’tikafi.

11. Kërkimi i Natës së Kadrit.

12. Migrimi për ta mbajtur fenë. (Këtu hyn hixhreti nga vendi jomusliman)

13. Përmbushja e zotimeve.

14. Hulumtimi i çështjeve me kyçe ne besim (për zbatimin dhe përfilljen e tyre)( ÙˆÙŜالتÙ”ÙŜØ­ÙŜرÙ”ِيفِيالْإِيÙ…ÙŜاÙ†).

15. Përmbushja e kompensimeve (qefareteve).

B. Prej tyre ka qe kane te bëjnë me pasim (tradicionalizëm). Ato gjithsej janë gjashte (6):

1. Ruajtja nëpërmjet martesës.

2. Mbikëqyrja e familjes.

3. Bamirësia ndaj prindërve (këtu hyn edhe shmangia e arrogancës ndaj tyre).

4. Edukimi i fëmijëve.

5. Mbajtja e lidhjeve familjare.

6. Respektimi i zotërinjve (pronareve te robërve, punëdhënësit, etj) apo butësia me robër.

C. Qe kane te bëjnë me njerëzit e rëndomtë. Ato gjithsej janë 17:

1. Udhëheqësia e drejte

2. Pasimi i xhematit (kolektivit) dhe mosndarja prej tij.

3. Respektimi i udhëheqësve.

4. Pajtimi i njerëzve. (Këtu bën pjese mbytja e havarixhëve dhe zullumqarëve)

5. Pjesëmarrja ne nisma te mbara. (Këtu hyn urdhërimi për te mire dhe ndalimi nga e keqja)

6. Ekzekutimi i kodeve penale.

7. Xhihadi dhe përforcimi ne rrugën e Allahut.

8. Përmbushja e amanetit. (Këtu bën pjese dhënia e 1/5 për prijësin e msulimanëve)

9. Huadhënia (borxhdhënia) dhe kthimi i huasë.

10. Trajtimi i mire i njerëzve. Këtu bën pjese fitimi i pasurisë ne mënyrë të lejuar.

11. Shpenzimi i pasurisë me vend.

12. Istrafi (shpenzimi i pakontrollë i pasurisë).

13. Kthimi i selamit.

14. Dëshirimi shëndet atij qe teshtin (duke i thënë Jerhamuke Allah – Allahu të mëshiroftë).

15. Mos shqetësimi i njerëzve.

16. Largimi nga epshet (qe te shpijnë ne humbje), dhe

17. Largimi i se keqes nga rruga.

Këto janë gjithsej 69 dege, te cilat mund te numërohen edhe si 79, nëse do t’i numëronin ndaras disa cilësi, qe i kemi përmendur nen një pike te vetme. Allahu e di me se miri! ([21])

Nuk ka dyshim se këto cilësi, edhe nëse jo për nga renditja, megjithatë dallojnë ne vlere. Nuk ka dyshim se besimi ne Allahun dhe kushtet tjera themelore te besimit është me i vlefshëm sesa cilësitë tjera te cekura ne kuadër te kësaj radhitje. Këtë e argumenton edhe transmetimi i Muslimit:

“الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسÙŜؚÙ’عُونÙŜ Ø£ÙŜوْ ؚِضÙ’عٌ ÙˆÙŜسِتÙ”ُونÙŜ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙ‹ فÙŜØ£ÙŜفÙ’ضÙŜلُهÙŜا Ù‚ÙŜوْلُ Ù„ÙŜا إِلÙŜÙ‡ÙŜ إِلÙ”ÙŜا اللÙ”ÙŜهُ ÙˆÙŜØ£ÙŜدْنÙŜاÙ‡ÙŜا إِÙ…ÙŜاØ·ÙŜةُ الْأÙŜØ°ÙŜÙ‰ عÙŜنْ الطÙ”ÙŜرِيقِ” ÙˆÙŜالْحÙŜÙŠÙŜاءُ ؎ُعÙ’ؚÙŜةÙŒ Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ِ

Imani është 60 apo 70 e ca dege. Me e mira është thënia: La ilahe il’la Allah, ndërsa me e ulëta është largimi i një pengese nga rruga. Edhe turpi është dege e besimit”.

Turpi

Turpi fetarisht do te thotë: “خُلُق ÙŠÙŜؚÙ’عÙŜØ« عÙŜÙ„ÙŜÙ‰ اِجÙ’تِنÙŜاؚ الْقÙŜؚِيح ØŒ ÙˆÙŜÙŠÙŜمْنÙŜع Ù…ِنÙ’ التÙ”ÙŜقْصِير فِيحÙŜÙ‚Ù” ذِيالْحÙŜÙ‚Ù” Moral, i cili te shtyn ta braktisesh te keqen dhe te pengon nga anashkalimi i te drejtës se tjetrit”. Mu për këtë ne hadith qëndron: “الْحÙŜÙŠÙŜاØ¡ خÙŜÙŠْر كُلÙ”Ù‡ Tërë turpi është i mirë”.

Ne disa transmetime qëndron:

“الْحÙŜÙŠÙŜاØ¡ Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙâ€

Turpi është prej besimit”,

“الْحÙŜÙŠÙŜاØ¡ Ù„ÙŜا ÙŠÙŜأْتِيإِلÙ”ÙŜا ؚِخÙŜÙŠْرِ

Turpi nuk te sjell përveçse te mira”,

“الْحÙŜÙŠÙŜاØ¡ خÙŜÙŠْر كُلÙ”Ù‡ Ø£ÙŜوْ Ù‚ÙŜاÙ„ÙŜ كُلÙ”Ù‡ خÙŜÙŠْر

Turpi është i mirë në tërësi”, ose ka thënë: “I tëri është i mirë”. ([22])

Ndoshta dikush pyet: Si ka mundësi qe turpi te jete dege besimi kur ai është natyrshmëri e lindur tek njeriu? Është e vërtetë qe turpi lind se bashku me njeriun, por trajtimi i tij ashtu siç thotë feja, ka nevoje qe ai te përfitohet (nga tradita fetare) dhe te ketë nijjet (për te). Kështu kjo ka bere qe ai te jete pjese e besimit. Madje, turpi te nxit te besh vepra te mira dhe te pengon nga mëkatet([23]).

Kjo është argument se imani shtohet edhe pakësohet, ngase njerëzit nuk janë te njëjtë ne rangun e turpit. Dhe meqë nuk janë te njëjtë, atëherë tek dikush gjendet me shume, dhe imani i tij është me i madh. Tek dikush gjendet me pak dhe besimi i tij është me i dobët([24]).

Është thënë se turpi është dy llojesh:

I natyrshëm, te cilin Allahu e krijoi ne njeriun, si: zbulimi i pjesëve te trupit, marrëdhëniet intime ne prezence te njerëzve. Ky lloj vlen për te gjithë njerëzit.
Turp i besimit, i cili e pengon njeriun te beje vepra te këqija. E pengon nga zinaja, nga alkooli, etj([25]). Ky lloj është i veçante për pjesëtaret e fesë se drejte islame.
Disa veçori te turpit:

ü Është pjese e besimit. Thotë Pejgamberi, alejhi selam:

“الاÙŠماÙ†ؚضع وستونؚاؚا أو ؚضع وسؚعونؚاؚا أع؞هما لاإله إلا الله ØŒ وأدناها إماطة الاذى عنالطريق ØŒ والحياØ¡ ؎عؚØ© منالاÙŠماÙâ€

Besimi është 60 e ca kapituj, apo 70 e ca kapituj. Me i madhi është La Ilahe Il’la Allah ndërsa me i ulëti është largimi i se keqes nga rruga. Edhe turpi është pjese e besimit”.

Po ashtu thotë:

“الحياØ¡ منالاÙŠماÙâ€

Turpi është nga besimi”.

ü Turpi, cilësi e pëlqyer nga Pejgamberi, alejhi selam. Pejgamberi, alejhi selam, i kishte thënë Eshexh’xh b. Asarit:

“إِنÙ”ÙŜ فِيكÙŜ خُلÙ”ÙŜتÙŜÙŠْنِ يُحِؚÙ”ُهُÙ…ÙŜا اللÙ”ÙŜهُ عÙŜزÙ”ÙŜ ÙˆÙŜجÙŜÙ„Ù”ÙŜ قُلْتُ Ù…ÙŜا هُÙ…ÙŜا Ù‚ÙŜاÙ„ÙŜ الْحِلْمُ ÙˆÙŜالْحÙŜÙŠÙŜاءُ قُلْتُ Ø£ÙŜÙ‚ÙŜدِيمًا ÙƒÙŜاÙ†ÙŜ فِيÙ”ÙŜ Ø£ÙŜمْ Ø­ÙŜدِيثًا Ù‚ÙŜاÙ„ÙŜ ؚÙŜلْ Ù‚ÙŜدِيمًا قُلْتُ الْحÙŜمْدُ لِلÙ”ÙŜهِ اÙ„Ù”ÙŜذِيجÙŜؚÙŜÙ„ÙŜنِيعÙŜÙ„ÙŜÙ‰ خُلÙ”ÙŜتÙŜÙŠْنِ يُحِؚÙ”ُهُÙ…ÙŜا

Ti vërtetë ke dy cilësi, te cilat i done Allahu. Thashë: Cilat janë ato? Tha: Butësinë dhe turpin. Thashë: A kane qene ne mua përherë apo janë tani rishtazi (pasi qe jam bere musliman). Tha: Jo, kane qene qysh moti. Thashë: Falënderimi i takon Allahut, i cili me ka krijuar ne këto dy cilësi, te cilat i do Ai”. (Ahmedi)

ü Tere turpi është i mire. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “الحياØ¡ خÙŠر كله Turpi, i teri është i mire”.

ü Allahu e do te turpshmin dhe e urren te paturpshmin. Thotë Pejgamberi, alejhi selam:

“إنالله يحؚ الحييالعفيف الحليم ØŒ ويؚغض الفاح؎ الؚذ؊ السا؊ل الملحف

Allahu e do te turpshmin, te ruajturin (ne nder) dhe te butin, ndërsa urren fjalëkeqin, te pandershmin dhe atë qe kërkon shume”.

ü Turpi rruge për ne xhennet. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:

“الْحÙŜÙŠÙŜاءُ Ù…ِنÙ’ الْإِيÙ…ÙŜاÙ†ِ ÙˆÙŜالْإِيÙ…ÙŜاÙ†ُ فِيالْجÙŜÙ†Ù”ÙŜةِ ÙˆÙŜالؚْÙŜØ°ÙŜاءُ Ù…ِنÙ’ الْجÙŜفÙŜاءِ ÙˆÙŜالْجÙŜفÙŜاءُ فِيالنٔÙŜارِ

Turpi është nga besimi ndërsa besimi te shpie ne Xhennet. Paturpi është nga neveria (xhefa – e kundërta e bamirësisë, qe te bën te përmbushësh premtimin), ndërsa xhefaja është ne zjarre”. (Tirmidhiu)

ü Pejgamberi, alejhi selam shquhej me turp te madh. Ka thënë Ebu Seid el Hudriu:

“كاÙ†رسول الله صلى الله عليه وسلÙ… أ؎د حياØ¡ منالعذراØ¡ فيخدرها ØŒ وكاÙ†إذا كره ؎ي؊ا عرفناÙ‡ فيوجهه

Pejgamberi, alejhi selam, ishte me i turpshëm sesa virgjëresha ne dhomën e nusërisë. Kur urrente diç, e vërenim nga fytyra e tij”.

ü Turpi cilësi e humbur, qe duhet pajisur me te. Kajsi rrëfen:

“دخÙ„ عيينØ© على النؚيصلى الله عليه وسلÙ… ولÙ… يستأذن، فقالت عا؊؎Ø© : يا رسول الله ! Ù…نهذا ØŞ قاÙ„ : (هذا أحمق مطاع فيقومه) ØŒ قاÙ„ : ثÙ… أتÙŠؚ؎راؚ فاستتر ثÙ… ؎رؚ فقاÙ„ : يا رسول الله ! ما هذا ØŞ قاÙ„ : (هذا الحياØ¡ خلة فيهÙ… أعطوها وضيعتÙ…وها)

Hyri Ujejne tek Pejgamberi, alejhi selam pa kërkuar lejehyrje fare. Kush ehte ky o i dërguari i Allahut- pyeti Aisheja? Tha: Ky është ahmak i respektuar tek fisi i vet. Pastaj i sollën pije ndërsa ai e fshehu e pastaj e piu. Pyeti: Ja resulullah? çka është kjo? Tha: Turp, qe është cilësi (veçori e tyre); iu është dhënë atyre ndërsa ju e keni humbur”.

ü Turpi porosi e përbashkët e pejgamberëve, alejhim selam. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam,:

“آخر ما أدرك الناس Ù…نكلاÙ… النؚوة : إذا لم تستØ­ فافعل ما ؎؊ت

Fjalën e fundit, qe e kane zënë njerëzit nga Pejgamberët ka qene: Nëse nuk turpërohesh bë çka te duash”.

ü Turpi i pakte mëkat, ndoshta edhe i madh. Seid b. Musejjibi transmeton se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:

“قلØ© الحياØ¡ كفر

Turpi i pakte është kufër (pabesim)”.

ü Turpi dhe besimi janë paralel; njeri pa tjetrin nuk shkojnë. Ka thënë Ibni Omeri: “إنالحياØ¡ والاÙŠماÙ†قرنا جÙ…يعا ØŒ فإذا رفع أحدهما رفع الاخر Turpi dhe besimi janë shokë ndërmjet vete, nëse humb njeri, humb edhe tjetri”.

ü Turpi është moral i besimit. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:

“لكل ؎؊ خلقا ØŒ وخلق الاÙŠماÙ†الحياØ¡

çdo gjë ka moral ndërsa morali i besimit është turpi”([26]).

Sedat Gani Islami

13 gusht 2006, e diele

Vushtrri, Kosovë

——————————————————————————–

([1]) Avnu’l Ma’bud.

([2]) Hashijetus Sendijj Ala’s Suneni En Nesaijj

([3]) Sahih Ibni Hibban

([4]) Avnu’l Ma’bud.

([5]) El Mu’xhem El Kebir Lit Taberani

([6]) El Muxhem El Evsat Lit Taberanijj

([7]) Këtë transmetim ne nuk e kemi përmendur por këtë e kam hasur ne koment te Sunenit te Ebu Davudit, Avnul Ma’bud, ne koment te këtij hadithi.

([8]) Këtë transmeton Ibni Ebi Shejbe, nga Ibni Axhelani, por Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ne Silsiletu’s Sahiha, 4/369, e mes tjerash ka thënë:…Ibni Axhelani është hasenu’l hadith (hadithet e tij janë te rangut te mire), përveç kur te bie e kundërshtim me te tjerët, si ne këtë rast, qe nuk ka përmendur fare “ؚضع ca”, kështu qe nuk argumentohet me të në raste të tilla.

([9]) Fet’hul Bari nga Haxher El Askalani

([10]) Fet’hul Bari nga Haxher El Askalani

([11]) Sahihu Muslim Bi Sherh En Nevevijj

([12]) Silsiletu’s Sahiha, 4/369

([13]) Sahihu Muslim Bi Sherh En Nevevijj

([14]) Ibid

([15]) Ibid

([16]) Shuabul Iman Lil Bejheki

([17]) Sahihu Muslim Bi Sherh En Nevevijj

([18]) Fet’hul Bari nga Haxher El Askalani

([19]) Sahihu Muslim Bi Sherh En Nevevijj

([20]) Ibid

([21]) Fet’hul Bari nga Haxher El Askalani

([22]) I transmeton Muslimi

([23]) Fet’hul Bari nga Haxher El Askalani

([24]) Sahih Ibni Hibban

([25]) Hashijetus Sendi Ala Ibni Maxheh

([26]) Që të gjitha këto transmetime janë transmetuar nga: Musannef Ibni Ebi Shejbe.

_________________________
I added cool smileys to this message… if you don’t see them go to: http://s.exps.me

Advertisements

One comment on “DEGËT E BESIMIT

  1. esSelamuAlejkum weRahmetullah

    Allahu ju shperbleft për postime vlla, Nuk edi se a duken tek ju ajete me shkrim arab por tek une ne pc ne vend te ajeteve dalin vetem simbole… mundesisht permiresoj kete shkrim vlla i nderuar Allahu te dhasht hajr kudo qe te jesh Amin

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s