DERA E PENDIMIT VAZHDON TË JETË E HAPUR

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam!
Thotë Allahu:
“وتوبوا إِلَى اللَّه جميعا أيها المؤمنون لعلكم تفلحون
…Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. ( )
“استغفروا ربكم ثم توبوا إليه
…kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij…”. ( )
“يا أيها الذين آمنوا توبوا إِلَى اللَّه توبة نصوحا
O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë…”. ( )
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“لله أفرح بتوبة عبده مِنْ أحدكم سقط عَلَى بعيره وقد أضله في أرض فلاة
Allahu më shumë gëzohet me pendimin e robit të Vet se sa kur ndonjëri prej jush gjen kafshën e humbur në ndonjë shkretëtirë”. ( )
Ndoshta, vëllezër të nderuar, e kuptuat se për çka dua tç flas? Dua të flas për një derë që nuk mbyllet: Derën e Pendimit! Dera e pendimit nuk mbyllet, ajo është dhunti e Allahut për këtë ummet të Muhammedit, alejhi’s selam, andaj lum për ne që kemi një derë të tillë!
O vëllezër, kush nuk ka nevojë për pendim?! Të gjithë kemi nevojë për të madje për çdo ditë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“واللَّه إني لأستغفر اللَّه وأتوب إليه في اليوم أكثر مِنْ سبعين مرة
Pasha Allahun, unë kërkoj falje tek Allahu dhe pendohem tek Ai gjatë ditës më shumë se 70 herë”. ( )
O Zot i Madh!, Muhammedi, alejhi’s selam kërkon falje 70 herë ndërsa ne shfaqim mendjemadhësi dhe nuk pendohemi!
Pendimi vlen për çdo njeri; muslimanin dhe jomuslimanin, të sinqertin, mëkatarin dhe hipokritin, dijetarin e injorantin, burrin e gruan; me një fjalë, për çdo njeri pa dallim gjinie, race, pozite a moshe.
Pendimi, siç thonë dijetarët, është obligim për çdo mëkat të bërë. Nëse mëkati është në raport njeri-Allah, atëherë ai ka tri kushte:
• Largimi i menjëhershëm nga mëkati,
• keqardhja për bërjen e mëkatit, dhe
• vendosmëria për të mos iu kthyer më atij.
Nëse pendimi nuk e ka ndonjërin prej këtyre kushteve, atëherë ai nuk vlen. Ndërsa nëse mëkati është në relacion njeri-njeri, atëherë ai ka edhe një kusht shtesë:
• T’ia ktheje hakun vëllait apo atij që i ka bërë keq.
Nëse është pasuri, ia kthen, nëse është shpifje kërkon falje apo ta kërkoj të drejtën juridike. Ndërsa nëse e ka përgojuar, atëherë ia kërkon hallallin.
O vëllezër, pendohuni, pendohuni ngase dera ende është e hapur. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“من تاب قبل أن تطلع الشمس مِنْ مغربها تاب اللَّه عليه
Kush pendohet para se dielli të lind nga perëndimi, Allahu ia pranon pendimin atij”. ( )
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن اللَّه عَزَّ وَجَلَّ يقبل توبة العبد ما لم يغرغر
Allahu pranon pendimin e robit derisa shpirti të mos arrijë në gropën e fytit”. ( )
Dera e pendimit është e hapur andaj nxitoni para se të mbyllet ngase atëherë më nuk bën dobi keqardhja. Shikoni, vëllezër të nderuar, se çfarë të mirash i dha Allahu të penduarit nga mëkatet. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“لو أن لابن آدم واديا مِنْ ذهب أحب أن يكون له واديان، ولن يملأ فاه إلا التراب، ويتوب اللَّه عَلَى من تاب
Sikur njeriu të kishte një luginë me arë, do të dëshironte t’i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe gojën e tij asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë tevbe All-llahu xh.sh. ua pranon tevben e tyre”. ( )
“لله أفرح بتوبة عبده مِنْ أحدكم سقط عَلَى بعيره وقد أضله في أرض فلاة
Allahu më shumë gëzohet me pendimin e robit të Vet se sa kur ndonjëri prej jush gjen kafshën e humbur në ndonjë shkretëtirë”. ( )
“التائب من الذنب كمن لا ذنب له
I penduari nga mëkatet është sikur ai që nuk ka mëkate fare”. ( )
“يا ابن آدم إنك ما دعوتني ورجوتني غفرت لك على ما كان منك ولا أبالي، يا ابن آدم لو بلغت ذنوبك عنان السماء ثم استغفرتني غفرت لك ولا أبالي، يا ابن آدم لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ثم لقيتني لا تشرك بي شيئاً لأتيتك بقرابها مغفرة
All-llahu i Madhëruar thotë: “O biri i Ademit, derisa të thirresh në Mua, dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet tua deri te vranësirat e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më sho­qëruar asgjë, do të vijë unë ty me falje po aq të madhe”. ( )
“من علم أني ذو قدرة على مغفرة الذنوب غفرت له ولا أبالي ما لم يشرك بي شيئاً
Kush e di se Unë kam mundësi tua falë gabimet njerëzve, ia fali atij dhe kjo nuk më bezdis fare, me kusht që të mos më ketë shoqëruar askënd në asgjë”. ( )
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: “Pasha Atë, në dorë të të cilit gjendet shpirti im, sikur ju të mos bënit mëkat, do t’ju zhdukte All-llahu dhe do të sillte një popull që bën mëkate, pastaj kërkon falje dhe All-llahu e Madhëruar i fal”. ( )
Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd r.a. që ka thënë: “E kam dëgjuar të Dër­guarin e All-llahut s.a.v.s duke thënë: “Sikur ju të mos bënit mëkate, All-llahu do të krijonte krijesa që do të gabojnë, e pastaj kërkojnë falje (bëjnë istigfar) dhe do të falen”. ( )
Shpejtoni muslimanë ngase dera e pendimit vazhdon të jetë e hapur! Shikoni se si na fton Allahu në këtë derë:
“قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. ( )
“وهو الذي يقبل التوبة عن عباده
Ai është që pranon pendimin e robërve të Vet…”. ( )
O robër të Allahut, t’ia keni frikën Allahut sot ngase, siç keni lindur vetëm, po ashtu do t, vdisni, varroseni dhe ringjalleni vetëm. T’ia keni frikën Allahut sot ngase, pasha Allahun, varri është shumë i frikshëm dhe i errët.
O Zoti jonë, zgjero varret tona dhe na mëshiro me mëshirën Tënde o Mëshirues!
Muslimanë!, mos lejoni që epshet të sundojnë me qenien tuaj por ju sundoni ato, dhe, o rob i Allahut, me zë të lartë dhe duart të ngritura lart qiellit thuaj: O Zoti im, unë jam robi Yt i varfër, kam bërë mëkate të shumta andaj më fal dhe prano pendimin tim! Bëje syrin të loton, zemrën të përulet dhe shpirtin të qanë!
Burimi: http://www.twbh.com
Përshtati në shqip: Sedat G. Islami
29-12-2007, e shtunë
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

One comment on “DERA E PENDIMIT VAZHDON TË JETË E HAPUR

  1. Pingback: Dera e pendimit ende është e hapur | Tuuba7 | Web Portal Informativ Islam

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s