DIJETARI DHE STUDENTI

Një dijetar e pyeti studentin e tij: Sa vite u bën që më shoqëron mua?
Studenti: 33 vite.
Dijetari: ?farë ke mësuar prej meje gjate kësaj kohe?
Studenti: Kam mësuar tetë gjëra.
Dijetari: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!- tha i çuditur. Me kaloi jeta me ty ndërsa ti nuk ke mësuar me shume se tete gjera.
Studenti: Nuk kam mësuar tjera dhe nuk dua te gënjejë.
Dijetari: Atëherë m’i thuaj ato tete gjera qe paske mësuar prej meje!
Studenti:
-I-
Vrojtova dhe shikova me kujdes ne krijesa dhe pashe se secili prej tyre ka nga një te dashur por kur te shkoje tek varrezat i dashuri ndahet prej tij/saj, kështu qe unë te dashur caktova veprat e mira qe kur te hyje ne varr edhe ato te hyjnë me mua.
-II-
þ Analizova thënien e Allahut: E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti është vendi i tij”. (en-Naziat, 40-41), kështu qe dhashë mund e derdha energji për ta larguar epshin ne mënyrë qe shpirti im te përqendrohet ne adhurim për Allahun.
-III-
Pashe se njerëzit qe kishin gjera te çmuara dhe me vlere i ruanin ato qe te mos humbnin. Pastaj meditova fjalën e Allahun: Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme…”. (en-Nahl, 96), kështu qe sa here qe ne dorën time binte ndonjë e mire e drejtoja kah Allahu qe te ruhet tek Ai.
-IV-
þ Shikova ne krijesa kur ja pashe se tere ata mburreshin me pasuri, familje ose prejardhje, pastaj shqyrtova fjalën e Allahut: …e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), “. (el-Huxhurat, 13), kështu qe iu qasa devotshmërisë qe te jem i ndershëm tek Allahu.
-V-
Pashe se njerëzit fyenin dhe mallkonin njeri tjetrin dhe tere këtë si shkak i zilise-smirës (hasedit). Meditova fjalën e Allahut: … Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë…”. (ez-Zuhruf, 32), kështu qe e braktisa zilinë ngase u binda se ndarja e dhuntive behet nga Allahu i Madhëruar.
-VI-
þ Pashe njerëzit duke armiqësuar, bërë padrejtësi dhe luftuar njeri tjetrin. Shikova fjalën e Allahut: Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik…”. (Fatir, 6), kështu qe braktisa armiqësinë ndaj njerëzve dhe fillova te ushtroj armiqësinë time vetëm ndaj djallit.þ þ
-VII-
þPashe se njerëzit për ta fituar idaren (furnizimin) bënin çdo gjë, madje edhe gjera te paligjshme. Shikova thënien e Allahut: Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj…”. (Hud, 6), kështu qe u binda se unë jam një prej këtyre gjallesave te shumta qe Allahu ka përsipër furnizimin e tyre kështu qe furnizimin tim qe kam tek Ai e lashë (i bindur se do ta arrije atë ne mënyrë te ligjshme).
-VIII-
þShikova krijesat dhe pashe se secili prej tyre mbështetej ne një krijese te ngjashme me te; ky për pasurinë e tij, ky për gjënë e humbur te tij, ky për shëndetin e tij, ky për qendrën e tij…Pastaj iu referova fjalës se Allahut: …Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij…”. (et-Talak, 3), kështu qe i ika mbështetjes ne krijesa dhe punova ne drejtim te mbështetjes vetëm ne Allahun e Madhëruar!
***
Mësuesi: Allahu të bekoftë!
***
Burimi: http://www.almualem.net/saboora/showthread.php?t=19173
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
18-7-2007, e mërkurë
Vushtrri, Kosove

Advertisements

One comment on “DIJETARI DHE STUDENTI

  1. Pingback: Dijetari dhe studenti - Tuuba7 | Web Portal Informativ Islam

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s