MADHËSHTIA E KËTIJ LIBRI

Sedat ISLAMI
Lexoje të plotë në PDFMADHËSHTIA E KËTIJ LIBRI
Se Kur’ani është madhështor flasin fakte të shumta. Më së miri për të flet Allahu, Ai që e shpalli atë. Në kaptinën el-Vakiah, në ajetet 75-80, thotë:
Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve. 76. E ai është betim i madh, sikur ta dini! 77. Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm. 78. Është në një libër të ruajtur. 79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket). 80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.
Zbritja e Kur’anit filloi në një muaj të madh, në Muajin e Ramazanit, muajin në të cilin është nata më e vlefshme e vitit, muajin në të cilin mëshira e Allahut derdhet mbi njerëzimin si kurrë më parë, muaj që derisa shquhet me këto dhe shumë karakteristika tjera, flet edhe për rëndësinë e këtij libri. Ndryshe, po të mos ishte aq madhështor, nuk do të rezervohej kjo kohë kaq e madhërishme për shpalljen e tij.
Kur’ani flet edhe për veten e tij. Ai më shumë se në një vend sfidon të gjitha krijesat, njerëzi dhe xhinët, me stilin e përkryer që ka. Nuk sfidon me veten si tërësi por me vetëm një pjesë të tij, një ajet, dhe ja ne në vijim do të sjellim madhështi nga vetëm një ajet që dëshmon se Kur’ani absolutisht është libri më i përkryer, është padyshim libër prej Allahut dhe se me këto veçori e karakteristika që ka, mëton të jetë libri që vlen deri në amshim. Fjala është për ajetin 18 nga kaptina en-Neml, në të cilin Allahu i Madhëruar flet për rrëfimin e Sulejmanit [alejhis selam] me buburrecat:
Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur.
Ky ajet kur’anor përfshin njëmbëdhjetë pjesë të të folurit dhe flet për pesë obligime të kryera në të njëjtën kohë. Të shohim më konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.
Ajeti:
…”O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur.”
1. Pjesët e të folurit që ka përfshirë :
Nr. Pjesa apo gjymtyra e të folurit Pjesa e ajetit
1) Thirrje – O
2) Nofkë- ju
3) Në arabisht, është edhe prapashtesa ‘ha’, që është për vëmendje.- ju
4) Emërtim – buburreca
5) Urdhër- hyni
6) Gjykim- Vendet tuaja
7) Qortim – vërejtje – të mos u copëtojë
8) Veçim – Sulejmani
9) Përgjithësim – ushtria
10) Aludim. Në arabisht është edhe përemri ‘ve hum’ që i bie ‘dhe ata…’ – mos ju
11) Arsyetim mos ju vërejtur
2. Ajeti po kështu ka përfshirë edhe pesë lloj obligimesh që ka çuar në vend buburreci, e të cilat janë si më poshtë :
Nr. E drejta Përshkrimi
1) Obligimi ndaj Allahut- Obligimin e marrë për mbikëqyrje të buburrecave e çoi në vend.
2) Obligimi ndaj të Dërguarit të Allahut- E alarmoi Sulejmanin [alejhis selam] rreth buburrecave.
3) Obligimi ndaj vetes- Çon në vend obligimin e marrë nga Allahu për këshillimin e atyre që i ka nën mbikëqyrje.
4) Obligimi ndaj buburrecave- I këshillon ata të hyjnë në vendbanimet e tyre që të mos mbyten prej ushtrisë, e cila nuk i vëren fare.
5) Obligimi ndaj ushtrisë së Sulejmanit [alejhis selam] – Lajmërimi i tyre se kushdo që merr përsipër kryesimin e një populli a grupi, duhet t’i këshillojë ata, të kujdeset për ta dhe t’i ruajë ata. Kjo hyn në kuadër të hadithit: ‘Të gjithë ju jeni barinj de të gjithë do të llogariteni për kopenë tuaj!’

I këtillë, e madje edhe shumë më madhështor se që mund ta paraqesë njeriu është Kur’ani. Ai, krahas këtyre aspekteve që provojnë shkencërisht vërtetësinë e tij, na mëson se pikërisht në të ne gjejmë forcën, krenarinë dhe dinjitetin tonë, tash e sa kohë të humbura. Apo thënë më mirë, të humbura qysh atëherë kur ia kthyem shpinën atij. Në kaptinën el-Enbija, në ajetin 10, thotë Allahu i Madhëruar:
A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
Vallë, mendoni se një libri të këtillë duhet kthyer shpinën?!!!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s