Çfarë dispozite ka për adhurimin që lidhet me syefaqësi?

Çfarë dispozite ka për adhurimin që lidhet me syefaqësi?
Myftiu: Ibnu Uthejmin
Përgjigja: Syefaqësia depërton në adhurim në tri mënyra:
1. Kur shtytës dhe motiv për adhurim është syefaqësia, siç është rasti, fjala vjen, për njeriun i cili falet vetëm sa për ta parë njerëzit dhe për ta lëvduar për namaz. Namazi i këtij njeriu është i papranuar.
2. Që syefaqësia të depërtojë gjatë faljes së namazit. Në fillim motiv ishte sinqeriteti për Allahun por gjatë faljes së namazit i është përvjedhur edhe syefaqësia. Ky adhurim nuk shpëton dot nga njëra prej dy gjendjeve:
a) Që pjesa e parë e adhurimit të lidhet me pjesën e fundit por e para është e pranuar ndërsa e fundit e refuzuar. Kjo i ngjan shembullit të atij qe ka 100€ të cilat i jep për Allahun lëmoshë por me dy këste; 50€ i jep për Allahun sinqerisht ndërsa 50€ tjera i jep për syefaqësi. Pjesa e parë është lëmoshë e sinqertë ndërsa pjesa tjetër është e refuzuar për shkak se është përzier me syefaqësi.
b) Që pjesa e parë e adhurimit të lidhet me pjesën e fundit, dhe në këtë rast njeriu nuk mund t’i iki dot njërës prej dy rasteve:
I. Ta largoj dhe urrej syefaqësinë dhe të mos mbështetet assesi në të. Nëse bën kështu, atëherë syefaqësia nuk ka mundësi të ndikoj në adhurimin e tij aspak ngase Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “إن الله تجاوز عن أمتي ما تحدث به نفسها ما لم تعمل أو تتكلم Allahu ia ka falur ummetit tim ato gjëra që iu sillen ndër mend por e nuk i veprojnë e as nuk i flasin”.
II. Të mbështetet në këtë syefaqësi dhe të mos e largojë atë. Në këtë rast i tërë adhurimi i tij prishet ngase pjesa e pare është lidhur me te fundit. Shembulli i kësaj është sikur njeriu të filloj me namaz sinqerisht por në rekatën e dytë i depërton edhe syefaqësia kështu që përfundimisht namazi i tij refuzohet ngase pjesa e parë e adhurimit është ndërlidhur me të fundit.
3. Që syefaqësia të depërtoj pas përfundimit të adhurimit. Kjo nuk ndikon aspak në të dhe nuk e zhvleftëson në asnjë mënyrë adhurimin ngase ai u krye në mënyrë korrekte. Syefaqësi nuk është nëse njeriu gëzohet kur njerëzit njoftohen me adhurimin e tij ngase kjo ndodhë pasi që ai ta përfundojë namazin. Po kështu nuk është syefaqësi nëse njeriu gëzohet për faktin se kryen lutjet fetare ngase një gjë e tillë është dëshmi e besimit të tij. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “من سرته حسنته وساءته سيئته فذلكم المؤمن Kë e gëzon mirësia e tij dhe e shqetëson mëkati i tij, ai është besimtar”. Madje kur ishte pyetur për një gjë të tillë kishte thënë: “تلك عاجل بشرى المؤمن Kjo është myzhdeja e përshpejtuar e besimtarit”.

Burimi: http://www.yaqob.com
Përshtati ne shqip: Sedat G. ISLAMI
09.05.2008, e xhuma
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s