KËSHILLË PËR PREDIKUESIT

Pyetja: Hoxhë i nderuar, predikuesit tanë janë kufizuar vetëm në objekte fetare. Derisa rinia kryen mëkate, madje edhe të mëdha, ata nuk shfaqin interesim të shkojnë në vendet e tyre, andaj çfarë mendoni ju për këtë?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: http://www.islamweb.net
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 6-2-2008, e mërkurë, Vushtrri, Kosovë
Përgjigja: Pyetja është e qëlluar dhe e vërtetë, dhe, pa marrë parasysh se prej kujt na vjen e vërteta, ne e pranojmë atë duke mos na interesuar çfarë është qëllimi i pyetësit, se a synon te vërtetën apo dëshiron t’i përqesh predikuesit. Për predikuesit nuk mund të thuash një fjalë të përgjithshme se punojnë apo jo, ngase ata janë njerëz dhe në mesin e tyre ka që nxitojnë në të mira, ka mesatarë por ka edhe që vetes i bëjnë padrejtësi me anashkalim të detyrës së tyre. Një gjë nuk duhet harruar se njerëzit më të mirë janë predikuesit. Allahu ka thënë:
“وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلاً مِمَّنْ دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحاً وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَ
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: Unë jam prej muslimanëve”. ( )
Pyetja që bëri vëllai ynë, është e vërtetë. Ka disa predikues që territorin e predikimit të tyre nuk e kanë më të madh se sa xhaminë. Pas namazit ngritët predikuesi dhe atyre që falen iu thotë: Faluni, ngase namazi iu largon nga të këqijat! Këto fjalë më mirë do të ishte sikur t’iu dedikoheshin atyre që mbushin kafenetë, klubet dhe pengojnë nga rruga e Allahut. Pejgamberi, alejhi’s selam shkonte në tregje dhe ftonte njerëzit në fe. Shkonte në shoqëritë çifute, shkonte tek hipokritët dhe idhujtarët dhe i ftonte në Islam. Ky është obligim dhe duhet kushtuar vëmendje më të madhe kësaj.
Disa njerëz janë skeptikë ndaj mediave. Nuk ka gjë të keqe nëse përdoren ato dhe dobia e tyre është më e madhe se dëmi. “Unë nuk shkruaj në to ngase nuk ia vlen të shkruash në to”- kam dëgjuar të thonë disa vëllezër. Nëse nuk shkruajmë ne, atëherë do të shkruajnë moralprishurit, të shthururit, do të aprovojnë idetë e prishura të tyre, ata do ta shkaktojnë trazira në tokë:
“وَلَوْلا دَفْعُ اللَّهِ النَّاسَ بَعْضَهُمْ بِبَعْضٍ لَفَسَدَتِ الْأَرْضُ
…Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka…”. ( )
Predikuesit duhet ta dinë se njeriu nuk mund të dal jashtë asaj për çka Allahu e ka krijuar. Dikujt i shkon ligjërimi në Xhuma, këtij i takon minberi. Dikush e kupton gjuhën e fshatrave dhe mentalitetin e tyre, këtij i takojnë fshatrat. Tjetri me durim, dituri e urtësi mund të hyje në klube e kafene, i katërti kupton gazetarinë, dhe kështu secili mbyll një vrimë. Allahu ua dha mundësitë e ndryshme për urtësinë që Ai e deshi!
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s