ISRAJA DHE MIRAXHI

ISRAJA DHE MIRAXHI
Rezymeja e hutbes:- 1. Cka do të thotë Isra dhe Miraxh?, 2. Tregimi i Isra-së dhe Miraxh-it, 3. Përse Isra-ja dhe Miraxh-i?, 4. Si është e mundur Israja dhe Miraxhi?, 5. Perse u zgjodh Mesxhidi Aksaja për të falur namazin me pejgamberë?, 6. Cilat janë mësimet që përfitojmë nga Israja dhe Miraxhi?
***
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Vëllezër besimtarë!
Sot në këtë ditë të madhe, ditë e xhuma, ne muslimanët përkujtojmë një ngjarje historike, e cila në horizontin islam shënoi një kthese të madhe shpirtërore, shënoi një shërim të madh shpirtëror, një bindje të madhe se Allahu i ndihmon të sinqertit dhe një rit, namazin, i cili bën pastrimin e njeriut nga të metat e nefsit dhe bën lidhjen e tij me Allahun e Madhëruar. Kjo ditë -vëllezër- është dita e përkujtimit të Isra-së dhe Miraxh-it.
Cka do të thotë Isra dhe Miraxh?
Muhammed el-Gazali ka thënë:
Me “Isra” është për qellim udhëtimi magjepsës prej Xhamisë së Shenjtë në Mekke (Qabesë) e deri në Xhaminë el-Aksa në vendin e shenjtë (Palestinë).
Ndërsa me “Mi’raxh” është për qëllim udhëtimi i më pastajmë duke u ngritur në shtresat qiellore derisa arriti në pikën ku njohuritë e krijesave përfundojnë dhe esencën e saj nuk e di askush përveç Allahut, për tu kthyer më pas në Xhaminë e Shenjtë në Mekke (Qabe).
Derisa Israja është udhëtim tokësorë që është kryer me fuqinë e Allahut të Madhëruar, Mi’raxhi është udhëtim qiellorë, jashtëtokësorë, për tek Allahu i Madhëruar.
Tregimi i Isra-së dhe Miraxh-it
Hadithet që përmendin Isra-në dhe Miraxh-in janë të shumta por prej versioneve me përmbledhëse dhe më të qarta është edhe ky, i transmetuar nga Imam Muslimi në Sahihun e tij:
Ma sollën Burakun, i cili ishte kafshe, me e madhe se gomari dhe me e vogël se mushka, e vente thembrën atje ku i përfundonte shikimi. Hipa ne te derisa arritëm ne Kuds, ku e lidha për vendit, ku i lidhin Pejgamberet, alejhimu’s salatu ve’s selam, pastaj hyra ne xhami dhe fala dy rekate.
Pastaj dola ndërsa Xhibrili ma solli një ene me vere dhe një tjetër me qumësht. E zgjodha qumështin, ndërsa ai me tha: E zgjodhe natyrshmërinë.
Pastaj u ngritëm ne qiellin e dunjasë. Kërkoi Xhibrili qe t’i hapej dera.
Kush je ti- pyeti rojtari?
Tha: Xhibrili
Kush është me ty- pyeti prape?
Muhammedi.
A i është dërguar shpallja?
Tha: Po.
U hap dera kur ja Ademi. Me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua për te mire.
Pastaj u ngritëm ne qiellin e dyte, ku Xhibrili kërkoi lejehyrje.
Kush je ti- pyeti rojtari?
Tha: Xhibrili
Kush është me ty- pyeti?
Muhammedi.
A i është dërguar shpallja?
Tha: Po.
U hap dera kur ja dy djemtë e tezes, Isai, i biri Merjemes dhe Jahjaja, i biri i Zekrijasë. Me dëshiruan mirëseardhje dhe u luten për hajr për mua.
Pastaj u ngritëm ne qiellin e trete. Xhibrili kërkoi leje.
Kush je ti- u pyet?
Tha: Xhibrili.
Kush është me ty- pyeti prape?
Muhammedi.
A i është dërguar shpallja?
Tha: Po.
U hap dera kur ja Jusufi, i bukuri, i cili me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua.
Pastaj u ngritëm ne qiellin e katërt. Xhibrili kërkoi te hapej.
Kush je ti- pyeti rojtari?
Tha: Xhibrili.
Kush është me ty- pyeti prape?
Muhammedi.
A i është dërguar shpallja?
Tha: Po.
U hap dera kur ja Idrisi, i cili me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua. Thotë Allahu:
Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën)”. (Merjem, 57)
Pastaj u ngritëm ne qiellin e peste. Xhibrili kërkoi lejehyrje.
Kush je ti- pyeti rojtari?
Tha: Xhibrili.
Kush është me ty- pyeti prape?
Muhammedi.
A i është dërguar shpallja?
Tha: Po.
U hap dera kur ja Haruni, i cili me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua.
Pastaj kaluam ne qiellin e gjashte. Xhibrili kërkoi lejehyrje.
Kush je ti- pyeti rojtari?
Tha: Xhibrili.
Kush është me ty- pyeti prape?
Muhammedi.
A i është dërguar shpallja?
Tha: Po.
U hap dera kur ja Musai, i cili me uroi mirëseardhje dhe u lut për mua.
Pastaj kaluam ne qiellin e shtate. Xhibrili kërkoi lejehyrje.
Kush je ti- pyeti rojtari?
Tha: Xhibrili.
Kush është me ty- pyeti prape?
Muhammedi.
A i është dërguar shpallja?
Tha: Po.
U hap dera Ibrahimi, e cili ishte mbështetur m shpine ne Bejtu’l Ma’mur. ?do dite aty hynin 70.000 melek;, të cilët me nuk ktheheshin kurrë ne te.
Pastaj shkuam ne Sidretu’l Munteha, kur ja gjethet e saj sikurse vesh elefanti ndërsa frytat e saj sikurse vorbe e madhe. Kur e mbuloi nga urdhri i Zotit çka e mbuloi, ndryshoi, dhe askush prej krijesave te Allahut nuk ka mundësi ta përshkruaj bukurinë e saj.
Me frymëzoi çka me frymëzoi, e m’i obligoi 50 namaze për çdo dite dhe nate.
Zbrita derisa arrita tek Musai, i cili me tha: ?ka i obligoi Zoti yt ummetit tënd?
Pesëdhjetë namaze- ia ktheva.
Kthehu tek Zoti yt dhe lute për lehtësim ngase ummeti yt nuk kane mundësi për këtë. Unë i kam sprovuar izraelitet- i tha Musai.
U ktheva tek Zoti im dhe i thashë: O Zoti im! Lehtësoja pak ummetit tim? Ia lehtësoi duke ia hequr pese namaze.
U ktheva tek Musai dhe i thashë: M’i hoqi pese namaze.
Tha: Ummeti yt nuk kane mundësi për këtë. Kthehu tek Zoti yt dhe lute për lehtësim!
Vazhdova tek shkoje tek Zoti im e te kthehem tek Musai derisa tha: O Muhammed! Ato janë pesë namaze për çdo dite dhe nate. Për çdo namaz llogaris dhjete, dhe kështu bëhen 50. Kush dëshiron ta beje ndonjë te mire, por nuk e bën, ia shkruaj një te mire, ndërsa nëse e bën ia shkruaj dhjete te mira. Ndërsa kush donë ta beje ndonjë te keqe por nuk e bën, nuk i shkruhet atij asgjë, e nëse e bën i shkruhet një e keqe.
Zbrita tek Musai dhe e lajmërova. Me tha: kthehu tek Zoti dhe lute për lehtësim? Thashë: U ktheva tek Zoti im aq sa edhe u turpërova”.
Përse Isra-ja dhe Miraxh-i?
Israja ndodhi në një kohë kur Muhammedi, alejhi’s selam vuante shumë; iu persekutoheshin pasuesit, pengohej falja në Qabe, pengohej kumtimi sheshazi i fesë, u detyrua t’i dërgojë ca pasues të tij në Habesh (Etiopi) për shkak se në Mekke gjendja sa vinte e rëndohej më shumë. U bë gati të shkonte në Taif me shpresë se do të përkrahej por atje pësoi edhe më keq. I vdiq gruaja dhe xhaxhai, njerëzit që më së shumti e përkrahnin, dhe në këtë gjendje Allahu e mori në fqinjësi të Tij për t’ia bërë me dije se nëse në toke nuk pranohesh, në qiell pritesh i mirë se ardhur, nëse në tokë të kanë vdekur mbrojtësit, në qiell ke Allahun që nuk vdes dhe që nuk të lë të pambrojtur.
Allahu ia mundësoi të shkoje në Xhaminë el-Aksa dhe të falet si imam i Pejgamberëve, duke aluduar në atë se të gjithë Pejgamberët janë një-unik në fenë e tyre, në njërën anë, dhe s si ai duhet të duroje, siç duruan ata, në anën tjetër.
Ky udhëtim u realizua që t’i bëhet e mundur Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, që të shoh argumentet e madhërisë së Allahut, të shikojë ngjarje e ndodhi të ndryshme, në të cilat manifestohet fuqia e Allahut.
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, me këtë vizitë përmblodhi të gjitha mrekullitë e pejgamberëve para tij.
Isait, alejhi’s salatu ve’s selam, iu ringjallen disa të vdekur, ndërsa Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, iu ringjallen tërë pejgamberët.
Musait, alejhi’s salatu ve’s selam, Allahu i foli në tokë ndërsa Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, në qiell.
Nëse Ibrahimi, alejhi’s salatu ve’s selam, shikoi në madhësitë e qiellit nga toka, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, i shikoi mbi qiej.
Nëse Sulejmanit, alejhi’s salatu ve’s selam, i erdhi froni i Belkisës sa çel e mbyll sytë, Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, i erdhi po kështu Kudsi, dhe u vendos mbi shtëpinë e Akilit, ku Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, e përshkroi para kurejshëve politeistë në detaje.
Nëse era e Sulejmanit, alejhi’s salatu ve’s selam, bartte ushtrinë në distancën njëmuajshe për një kohë të shkurtër, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, përshkroi distancën qindra milion vitesh për një kohë po kështu të shkurtër.
Vëllezër besimtarë!
Si është e mundur Israja dhe Miraxhi?
Një gjë duhet ditur se Israja ka qenë me trup dhe me shpirt, dhe nëse do të bindesh për këtë atëherë dëgjo faktet në vijim:
Për Allahun nuk ka të vështirë asgjë; ai krijoi njeriun dhe çdo gjë ne këtë natyre nga asgjëja, e sidomos kur ta dije se Allahu është:
Vërtetë, All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë”. (Bekare, 20)
Sikurse që Allahu i madhëruar dorën e Musait, alejhi’s salatu ve’s selam, e shndërronte e te bardhë-dritë, shkopin e tij në gjarpër të vërtetë, ringjallte të vdekurit nga Isai, alejhi’s salatu ve’s selam, ndërroi funksionin e zjarrit të Ibrahimit, alejhi’s salatu ve’s selam, e i tha:
Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”. (Enbija, 69),
…po ashtu ka mundësi, qe Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam, ta ngrisë përmbi shtatë palë qiej.
Muhammedi, alejhi’s selam, nuk pohoi se ka shkuar por tha:
Jam bartur sonte nga Qabeja deri tek Kudsi.
Pastaj, një gjë te tille, e tha edhe Allahu i Madhëruar:
Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes)”. (el-Isra, 1)
Në Kur’an Allahu përmend fronin e mbretëreshës Belkisa, të cilin e kishte sjellur nga Jemeni në Palestine një rob prej robërve të Allahut dhe atë sa çel e mbyll sytë. Thotë Allahu nëpërmjet gjuhës se Sulejmanit:
38. Ai (Sulejmani) tha: “O ju pari, cili prej jush do t’ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar? 39. Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!” 40. E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: “Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”. (en-Neml, 38-40)
Nëse kjo qenka mundësia e një robi atëherë si të mos jetë edhe mundësi e Krijuesit të robit, nëse kjo qenka mundësia e atij që i janë dhënë këto dhunti si të mos jetë edhe e Atij që ka dhënë këto dhunti?!
Nga jeta e përditshme kemi pare se forca është ajo që ngushton kohën e kryerjes së ndonjë udhëtimi. Nëse një udhëtim kryhet me veture për 5 orë, ai udhëtim me aeroplan të shpejte kryhet për një orë, dhe nëse ky udhëtim i Muhammedit, alejhi’s selam është kryer me fuqinë e Allahut, e cila nuk krahasohet me asgjë, atëherë neve na u behet me dije se ai është plotësisht i mundur.
Perse u zgjodh Mesxhidi Aksaja për të falur namazin me pejgamberë?
1. Pejgamberët e izraelitëve ia dhanë udhëheqësinë atij, në mesin e të cilëve edhe Musai, alejhi’s selam. Në hadith qëndron:
Po të ishte Musai tani gjallë nuk do të kishte tjetër zgjidhje përveçse të më pasonte”.
2. Aludim se ky vend me rrethine iu takon muslimanëve, ngase Muhammedi, alejhi’s selam bëri udhëtimin e tij aty, ngjashëm me aludimin për ta lënë Ebu Bekrin si hafife pas ij kur i dha leje të falej imam me njerëz derisa ai vet ishte gjalle. Kur sahabet deshën ta zgjedhin Ebu Bekrin për halife thanë:
E pëlqeu Pejgamberi, alejhi’s selam te jetë prijës për fenë tonë e përse të mos e pëlqejmë edhe ne për dynjanë tonë”.
Edhe ne kështu duhet të veprojmë me Palestinën.
3. Lidhja e forte në mes Qabesë dhe Aksasë, dhe sikur që Qabeja duhet të ruhet e mbrohet po kështu edhe kjo xhami duhet të ruhet edhe të mbrohet.
بارك الله لي ولكم ونفعني وإياكم بهدي سيِّد الثقلين، أقول قولي هذا، وأستغفر الله العظيم الجليل لي ولكم ولسائر المسلمين من كلِّ ذنب، فاستغفِروه إنه كان غفّارًا، وتوبوا إليه إنّه كان توابًا.
(Hytbeja e dytë)
الحمد لله، ألَّف بين قلوبِ المؤمِنين فأصبحوا بنِعمتِه إخوانًا، والصّلاة والسّلام الأزكيان الأشرَفان على الأسوَةِ الحسنة الذي جعَلَ الوحدةَ لأهل الإيمان عُنوانًا، صلّى الله وسلَّم وبارك عليه، وعلى آلِه الأطهار وصحابته الأبرار، والتابعين ومن تبعهم بإحسان ما تعاقَب الليل والنهار.
Falënderimet i takojnë Allahut, që bëri bashkimin e zemrave të besimtarëve dhe me begati të Tij u bën vëllezër. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet më të pastra dhe më të ngrohta qofshin mbi shëmbëlltyrën tonë të mirë, Muhammedin, i cili bashkimin e bëri veti dhe tipar të monoteisteve. Paqja qoftë mbi të dërguarin e Allahut, familjen e tij të pastër, shokët e tij të ndershëm dhe pasuesit e tij dhe tyre gjer në amshim!
Vëllezër besimtarë!
Cilat janë mësimet që përfitojmë nga Israja dhe Miraxhi?
Mësimet dhe porositë që mund t’i përfitojmë nga ky udhëtim janë të shumta porse më i rëndësishmi prej tyre mbetet ai, për të cilin edhe jemi krijuar: Namazi.
Namazi është adhurimi i vetëm i obliguar në qiell derisa zekati, agjërimi dhe haxhi, dhe të gjitha adhurimet tjera, janë obliguar në tokë, dhe me të drejtë namazi quhet: ” Miraxh i besimtarit”.
Meqë namazit i është kushtuar një rëndësi e tillë hyjnore natyrisht se neve kuptojmë se prej tij nuk janë me rëndësi lëvizjet por brendësia, jo gjestet por esenca, jo gjimnastika por pastrimi shpirtëror, dhe nëse namazi kryhet me këto që thamë ai do ta realizoje rolin e tij, te përshkruar ne ajet kur’an:
…fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju”. (el-Ankebut, 45)
Namazi është shtylle e fesë, po e kreve siç duhet e ke forcuar fenë tënde. Po e kreve formalisht apo -Allahu na ruajt- nuk falesh fare atëherë ti e ke shkatërruar fenë tënde.
Namazi për të qenë i vlefshëm duhet të kryhet ashtu siç na e ka mësuar Muhammedi, alejhi’s selam; ngadalë, me kujdes dhe me precizitet, ndryshe shpërblimin e tij nuk mund ta vjelim. Mu për këtë, për namazin e kryer me rregull dhe me kushte te parapara, Muhammedi, alejhi’s selam thoshte:
“Kënaqësia shpirtërore më është bërë në namaz”.
Meqë namazi është obliguar në qiell, Allahu na ka bërë me dije se ai duhet t’i kushtohet vetëm Allahut dhe askujt tjetër. Thotë Allahu:
Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua”. (Taha, 14)
E lusim Allahun e Madhëruar, që sikur ia largoi Muhammedit, alejhi’s selam ato brenga e pikëllime atë natë të bekuar, t’ia largojë edhe ummetit të tij dhe t’ia mundësojë një fitore ndaj armiqve të tij!
O Allahu jone! Te lusim që të ndihmosh vëllezërit tanë kudo që janë e në veçanti vëllezërit tanë në Palestinë, këtë tokë të shenjtë, që ende e kemi të okupuar nga çifutet barbarë!
Muslimanë të nderuar!
Përkujtojeni Allahun, faleni namazin dhe dërgoni salavat mbi Muhammedin, alejhi’s selam, që Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë të kënaqur me ne!
اللّهمّ صلِّ وسلِّم وبارك على سيِّدنا ونبيِّنا وقدوتِنا نبيِّنا محمّد، وارضَ اللّهمّ عن الخلفاء الراشدين والأئمّة المهديِّين أبي بكر وعمر وعثمان وعلي
اللَّهُمَّ نَجِّنا من النار، وأعِذْنَا من دارِ الخزْيِ والْبَوَار، وأسكنَّا برحمتِك دارَ المتقينَ الأبرار، واغفرْ لنا ولوالِدِينا ولجميع المسلمين، برحمتك يا أرحمَ الراحمين، وصلَّى الله وسلَّم على نبينا محمداً وعلى آله وصحبه أجمعين.
و أقيموا الصلاة حق القيام!

Sedat G. ISLAMI
7-8-2007, e martë
Vushtrri, Kosovë

Hytbeja e javës: 10-08- 2007
Hyrja në faqen kryesore

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s