Ebu Jusufi(113-182 h)

Emri: Ja’kub Ibrahim bin Habib bin Sa’d bin Bexhir i njohur si Ebu Jusuf.
Prejardhjen e ka nga fisi Bexhile,i cili llogaritet fis i ensareve.
Lindi ne Kufe me 113 h.
Babai i tij ishe i varfer dhe kishte nje familje shume antarshe.Mendonte se fitimi i rrizkut dhe puna per te jetuar jane më prioritare sesa kerkimi i diturise dhe njohurive.
Rrefimi i jetes se Jakubit(alias ebu Jusufit) eshte rrefim i nje njeriu modest,i cili filloi nga shtresa me e ulet e shoqerise derisa arriti gradat me te larta ne dituri dhe pozitat me te larta ne shoqeri,dhe kete fale Allahut s.w.t,i Cili i dhuroi zgjuarsi,deshires se tij te madhe per mesim dhe mundit te tij te pakursyer ne kete drejtim.Mjafton si argument per te deshmuar famen e madhe te cilen e arriti emri i tij ne historine e njohurive islame se kur permendet emri ebu Jusuf,pa shtuar ndonje llagap a cilesi, mendja te shkon tek ai.
Babai i tij e dergoi tek nje pelhurngjyroses por Jakubi shfaqi deshiren e madhe per dituri dhe deshironte ti bashkangjitej grupeve te nxenesve ne xhami megjithe kundershtimin e madhe qe ia benin prinderit.Ebu Jusufi ikte prej puntorise e shkonte ne xhami per te iu bashkangjitur grupeve studentore te Shejh ibn ebi Lejla dhe imamit te madh,ebu Hanife En Nu’man,i pari i drejtimit juridik hanefi,i njohur sipas emrit te tij.
Ne jetepershkrimet e e tij shohim se prinderit vinin dhe shpeshhere e nxirrnin me dhune nga xhamia qe t’i kthehet punes por ebu Jusufi prape i kthehej mesimit.
Kur Jakubi u martua dhe i linden femije morri llagapin ebu Jusuf.Megjithe pergjegjesine e re qe i ra mbi koke ai prapeseprape braktiste punen e i bashkangjitej imamit ebu Hanife r.a.
Nje dite babai i ebu Jusufit shkoi tek ebu Hanife e i tha: vertet biri im i eshte bashkangjitur ndenjave tuaja shkencore dhe nuk mund te vie ne shtepi as diten e as naten(sepse vjen tek ti ne mengjes e mbremje).Une kam antare shume madje edhe ai ka,andaj thuaj le te gjej kohe mes ketyre dy orareve qe te punoje per familjen e tij. Ebu Hanife i tha:O ebu Is-hak!Lere te lire sepse atij nese don Allahu nje dite do ti dale zeri(do te behet shume i njohur).
Ebu Jusufi u kthye ne mbremje ne shtepi e kerkoi buke.Gruaja ia solli nje ene te mbuluar,te cilen kur e hapi pa se ishte perlot libra e shkrime.I tha gruaja:kjo eshte tere ajo qe ti ben diten e tash ha prej saj naten.Flejti ate nate ebu Jusufi i uritur.
Derisa ebu Jusufi ishte prezent ne xhami duke mesuar i erdhi lajmi se i ka vdekur nje djale.Ebu Jusufi nga deshira e flakte qe kishte per mesim,nuk e leshoi mesimin duke mos dashur ti kaloje dic pa e mesuar,por obligoi nje te aferm qe ta vorros femiun e tij.Ebu Jusufi zgjeroi diapazonin e njohurive keshtuqe krahas fikhut mesonte edhe hadithin,tefsirin,siren(jetepershkrimin e pejgamberit a.s),luftat e tij dhe ditet e arabeve(shprehje qe nenkupton lufterat ne mes fiseve arabe para periudhe islame).
Kur vdiq ebu Hanife,ebu Jusufi se bashku me familje shkoi ne Bagdad ku filloi te ushtronte detyren e gjykatesit ne disa pjese te Bagdadit.Kur u njoftua me Halifen Harun err-Rreshid dhe ky i fundit u bind per pergaditjen e tij profesionale te tij,ia besoi nje post qe deri atehere nuk ishte njohur me pare e ai ishte”kadil kudat-gjykates i gjykatesve”.
Ebu Jusufi eshte i pari qe eshte thirrur me kete emer.Me vone ky post ia beson edhe te drejten e emerimit te gjykatesve ne te gjitha vendet te cilat ndodheshin nen sundimin Abasit.Mu per kete ai njihej edhe si “kadil kudat-gjykatesi kryesor”.
Ebu Jusufit iu ngrit pozita tek Halifeja saqe kur vinte tek pallati i halifes,i hapeshin dyert duke qene hipur mbi mushke.Halifeja perhere ia paraprinte me selam.
Ebu Jusufi ushtronte kete detyre ne pallatin shteteror me qellim qe njerzve t’iu beje mire ndersa Halifen ta keshilloj.Kujdesej per mardheniet e tij me Halifen,keshilltaret e tij dhe burreshtetasit tjere ne te gjitha ceshtjet.Ishte i meshirshem me ta dhe perkrahte te verteten .
Nje dite Halifeja u pyet se perse ia kishte dhene ebu Jusufit kete pozite kaq te larte?Tha:dituria e tij e shumte,memoria e tij e forte,drejtimi i pastert dhe devotshmeria e tij me bene qe t’ia besoj kete post.
Ebu Jusufi gjate hartimit te shkresave per halifen,dhenies se fetvave dhe keshillave per Halifen,mendimet e tij i mbeshteste ne dy baza ,te cilave nuk iu nda kurre:
-e drejta e udheheqesit te drejte dhe obligimet e tij ndaj popullit,si dhe
– e drejta e popullit dhe obligimet e tyre ndaj halifes- udheheqesit.
Krahas besueshmerise per postin e gjykatesit ai morri persiper edhe ceshtjen e fetvave sikurse qe ushtronte detyren e ligjeruesit,autorit si dhe kishte formuar grupe studentesh te cileve iu diktonte mesime per fukahate(juristet) dhe muhaddithet.
Vdekja: Vdiq ebu Jusufi ne vitin 182h.Para kufomes se tij ecte Halifeja,i cili edhe ia fali namazin e xhenazes se tij si dhe e varrosi ne varrezat e kurejsheve ne Bagdad.Pasi qe e vorrosi Halifeja si fjale rasti tha:Muslimanet duhet t’a ngushellojne njeri tjetrin(per humbjen e ketij dijetari te madh).
Shumica e librave te ebu Jusufit jane diktime madje mendimet e tij juridike mbeshteten ne keto diktime.
Megjithe faktin se medhhebi hanefi i mbeshtetet ebu Hanifes,ebu Jusufi ka nje merite te vecante ne perforcimin e bazave te medhhebit dhe sqarimin e parimeve-rregullave te tij.Ebu Jusufi kete e bente edhe ne te gjalle te mesuesit te tij,Ebu Hanifes madje shumicen e mendimeve te veta juridke i futi brenda kopertinave te librave te ebu Hanifes.

10/2/2004

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s