PARIMET TRADICIONALE TË FITORES

PARIMET TRADICIONALE TË FITORES

Autor: Sedat ISLAMI
30/01/2009, Vushtrri, Kosovë

Gjenocidi çifut mbi muslimanët e Gazës ngjalli edhe një sërë debatesh e diskutimesh në media të shkruara, elektronike e edhe vizuale. Nga politikanë, të cilët problemin e identifikonin vetëm si politik, e deri tek teologë, që problemin e shihnin si fetar – kulturor, diskutimet, edhe pse shumë të nxehta, megjithatë dolën tepër formale.
Me të ndalur të luftimeve për më pak se dhjetë ditë, Palestina më nuk kryesonte agjendën e muslimanëve. Ndoshta tani prishja e armëpushimit diskutimeve do t’ua kthejë praktikën, kurse ummetit me gisht do t’ia hapi sytë për ta vetëdijesuar karshi motos “E kaluara po u harrua, përsëritet”, moto kjo që duket se më së shumti është trupëzuar në qenien e tij.
Nëse për diç do të duhej të vetëdijesohemi për te mos vuajtur dënimin e harresës, do të duhej vetëdijesuar për cinizmin, dinakërinë, mashtrimet dhe urrejtjen çifute, sjellje këto të reflektuara edhe me Allahun, Zotin e qiejve dhe tokës, në njërën anë, dhe kthimin tek vlerat e pastra islame, burim ky që përçon shpresë për rikthimin e dinjitetit tonë, në anën tjetër.
Thënë të drejtën, ummetit islam shumë më shumë i duhet vetëdijesimi në raport me vetveten se sa në raport me të tjerët, ndaj, kjo temë do të hedh dritë mbi disa aspekte të kësaj kthjellje dhe këtij vetëdijesimi, të aprovuara e përdorura në kohën e Pejgamberit, alejhi’s selam. Do të zbardhim kursin e atij edukimi aq të fuqishëm njerëzor, që me numër të kufizuar e armatim të thjeshte, realizoi fitoret më magjepse të historisë. Do të bëjmë fjalë për edukimin e njerëzve që një person prej tyre krahasohej me 1000 burra. Do të përshkruajmë hapat të cilët ngjallën zemrat e vdekura, shtuan vullnetin dhe nguliten edhe më vendosmërinë.
1. Ata janë në të vërtetën
Pejgamberi, alejhi’s selam mbolli në zemrat e tyre ndjenjën dhe bindjen se ata janë në të vërtetën e pakontestuar derisa të tjerët janë ithtarë të së kotës. Thotë Allahu i Madhëruar:
“E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?”. Junus, 32.
Kjo e vërtetë është aq e tillë saqë nuk pranon asnjë paralelizëm a rivalitet. Është bar i vetëm shërimi. Omeri kishte hasur në një kopje të Teuratit dhe e kishte sjellë që ta lexonte në prani të Pejgamberit, alejhi’s selam. Ketë gjë nuk e priti mirë Pejgamberi, alejhi’s selam ndaj edhe nga shenjat e fytyrës diktoi hidhërimin. Ebu Bekri ia tërhoqi vërejtjen për këtë Omerit, ndërsa ai duke shprehur besimin e thellë në Islam, përgjithësisht, tha: Kërkoj mbrojte tek Allahu i Madhëruar nga hidhërimi i Tij dhe i dërguarit të Tij. Kemi pajtuar me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhammedin për pejgamber. Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, sikur të shfaqej Musai para jush dhe ta pasonit atë e të më braktisnit mua, do të humbisni rrugën e drejtë. Sikur Musai të ishte gjallë dhe të arrinte pejgamberinë time do të më pasonte” .
Kur sahabet kuptuan këtë parim të patjetërsuar, çmimi për të më nuk kishte vlerë dhe as kuptim. Ata dhanë çdo gjë, përballuan e përjetuan shumëçka por nuk u zmbrapsen kurrë. Aq shumë persekutoheshin saqë vinin në pozitën që edhe po të deklaronin pabesimin formalisht do të justifikoheshin por shumica prej tyre nuk bënë një gjë të tillë.
Kush do të përjetonte vuajtjet e nënçmimet që iu bënë Bilallit. Shtrihej përtokë në shkretëtirat që të përvëlojnë nga të nxehtit e më pas i vihej një rrasë e nxehtë guri mbi gjoks për tua dhënë më pas fëmijëve që për litarësh ta tërheqin në rrugët e Mekkes e të lozin me të. Me gjithë ato mundime ai përsëriste vetëm një fjalë: Ehad! Ehad! (Allahu është një, i pa shok!)
Kështu e kishte kuptuar alternativen e të vërtetës edhe Ibni Tejmije, të cilit për proklamimin që i bënte asaj, i qenë kërcënuar me gjëra të ndryshme. Përgjigja e tij çdoherë ishte: “Çfarë kam unë me ta? Xhenneti im është me mua, në gjoksin tim, kudo që të shkoj. Nëse më internojnë jashtë vendit, njihet me tokën e Allahut të Madhëruar. Nëse më burgosin, kam shansin të shkruaj e të vetmohem me Allahun e Madhëruar kurse nëse më mbysin, unë shkoj dëshmor”.
2. Obligimi i mbajtjes me krenari për kësaj së vërtete
Jo vetëm mbajtje por edhe krenari. “Nëse njerëzit mburren me pasuri, ti mburru me Islam” – do të kishte mësuar Selman Farisu po të ishte gjallë. Përse të mos ndihesh krenar kur ti je në të vërtetën? Përse të të vijë turp të identifikohesh si rob i Allahut të Madhëruar (namazli)? Nëse je në rrugën e Ibrahimit, Musaut, Isaut dhe Muhammedit a të duhet diç më shumë për të qenë krenar?
Përse të ndihesh krenar?
Ngase çdo lajthitje nga ky parim nënkupton poshtërimin. Krenaria nuk është në pallate, në pasuri, por në zemra e moral. Kur Omeri, Allahu qofte i kënaqur me të, arriti në Sham, ndali tek një moçal a kënetë me ujë. Zbriti nga deveja, zbathi mbathëset, i vuri në qafë kurse devenë për kërpeshi e mori dhe e futi në ujë. Ebu Ubejde nuk ia pëlqeu këtë ngase iu duk disi ofenduese për Kryetarin e muslimanëve. Por Omeri e këshilloi që të mos ketë “keqardhje” të tillë duke i thënë: Ne ishim popull pa vlerë por Allahu i Madhëruar na ngriti me Islam. Nëse ne kërkojmë krenarinë diku tjetër, atëherë do të na poshtërojë Allahu i Madhëruar.
Po kështu, duhet të ndihemi krenar, ngase ne me këtë Islam mbajmë rolin e mjekut të njerëzimit, profesion këtë të cilin na e dha Allahu i Madhëruar.
“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit”. Ali Imran, 110.
Një gjë të tillë botërisht e shprehur edhe Xhaferi në Abisini. “Cila është kjo fe, për shkak të së cilës keni braktisur popullin tuaj dhe nuk keni hyrë as në fenë time dhe as në fenë e askujt.” – i kishte pyetur Nexhashiu. Në emër të myslimanëve, fjalën e kishte marrë Xhafer b. Ebu Talibi, i cili tha: “O mbret! Ne ishim një popull i paditur, adhuronim idhujt, hanim ngordhësira, bënim punë të turpshme, nuk shikonim farefisin dhe u bënim keq fqinjëve. I forti prej nesh hante të dobëtin. Kështu ishim, derisa Allahu çoi te ne një të Dërguar nga gjiri ynë, të cilit ia njohim prejardhjen, çiltërinë, besnikërinë dhe ndershmërinë. Ai na ftoi ne të besojmë vetëm Allahun, ta adhurojmë Atë dhe t’i braktisim ata, që i adhuronim ne dhe baballarët tanë: gurët dhe putat. Ai na urdhëroi që të jemi të drejtë në fjalë, të mbajmë amanetin, të shikojmë farefisin, të sillemi mirë me fqinjët, të largohemi nga gjërat e ndaluara dhe nga gjakderdhja. Ai na ndaloi, gjithashtu të bëjmë punë të turpshme, na ndaloi të gënjejmë, të hamë pasurinë e jetimit, të shpifim ndaj grave të ndershme. Ai na urdhëroi, që të adhurojmë vetëm Allahun e të mos i bëjmë shok Atij. Ai urdhëroi që të falim namazin, të japim zeqatin, të agjërojmë Ramazanin.” Kështu, Xhaferri ia numuroi atij çështjet e Islamit. Pastaj tha: “Ne i besuam atij dhe i shkuam pas, për të zbatuar atë, që na solli nga feja e Allahut. Adhuruam vetëm Allahun dhe nuk i bëmë shok Atij. I ndaluam të gjitha ato, që na i ka ndaluar Allahu dhe i lejuam ato, që nai ka lejuar Allahu. Për këtë, njerëzit tanë na u bënë armiq, na munduan dhe na vunë në provë në fenë tonë e bënë çmos që të na kthejnë tek adhurimi i putave, në vend të adhurimit të Allahut. Ata deshën që të na bënin që t’i quajmë të lejuara punët e fëlliqura. E pasi na poshtëruan, na bënë padrejtësi e na torturuan, për të na larguar nga feja jonë, ne erdhëm në vendin tuaj e të zgjodhëm ty midis shumë të tjerëve. Kështu, patëm dëshirë që të jemi nën mbrojtjen tënde e shpresojmë se ti nuk do të na bësh padrejtësi, o Mbret.”
3. Bindja në ndihmën e Allahut të Madhëruar.
Ky është parimi i trete me radhe, i argumentuar e dëshmuar nga fakte e raste te panumërta. Thote Allahu i Madhëruar:
“… Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët”. Err Rrum, 47.
Transmeton Imam Ahmedi nga Temim Ed Dariu se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Kjo fe do të arrijë atje ku ka arritur dita dhe nata dhe se Allahu i Madhëruar nuk do të lërë asnjë vend urban a ruralja e futur këtë fe, qoftë me nder të të ndershmit apo me poshtërim të të poshtëruarit; nder me të cilin Allahu i Madhëruar nderon Islamin dhe poshtërim me të cilin Allahu i Madhëruar poshtëron pabesimin”.
Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Allahu i Madhëruar ma ofroi botën kështu që pashë lindjen dhe perëndimin e saj ku pushteti i ummetit tim do të arrijë”.
Në betejën e Ahzabit, kur muslimanët ishin të rrethuar nga armiqtë në çdo anë dhe kur cifutët, si zakonisht, kishin shkelur marrëveshjet, Pejgamberi, alejhi’s selam në atë atmosferë lufte e frike, i përgëzonte besimtarët për fitore dhe triumfe, jo vetëm për këtë që vetëm çastet i ndanin, por fitore të së ardhmes.
4. Materializimi i tri parimeve paraprake
Për të mos mbetur çështjet vetëm teori, duhet ndërmarrë hapa praktikë, duhet bërë atë që mundemi ndërsa pjesën tjetër na e lehtëson Allahu i Madhëruar.
“ (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. 41. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve”. El Haxh-xh, 40-41.
“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit”. En Nur, 55.
“O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja”. Muhammed, 7.
Ky materializim i këtyre parimeve nënkupton gërshetimin e elementeve shpirtërore me ato fizike. Derisa pastrimi i besimit nënkupton zhdukjen e besëtytnive, faktorët fizike synojnë motivimin e shkaqeve të lidhjes sa më të fortë të shoqërisë ndërmjet vete dhe këtë nëpërmjet faljes së namazit, dhënies së zekatit, urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja.
Përmbyllje
Sot kur ummeti islam numëron mbi një miliardë njerëz dhe kur definitivisht nuk ka mundësi ta mbrojë asnjë pjesë të shtetit islam, kthimi tek këto parime bëhet më se i domosdoshëm, zatën, siç thotë Hoxha Muhammed Hssan: “Nuk do të përmirësohet i fundit i këtij ummeti përveçse me atë që u përmirësua i pari i saj”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s