CILËSITË E ROBËRVE TË ALLAHUT 9

Nuk janë kurvarë
Vëllezër të nderuar!
Kam përshtypjen se takimet tona me Robërit e Sinqertë të Allahut po rezultojnë shumë frytdhënëse. Çdo detaj që studiojmë nga jeta e tyre praktikisht na del shumë i nevojshëm për kohën kur jetojmë. Sikur të gjitha vlerat e mirëfillta të moralit dhe personalitetit njerëzor kanë humbur. Edhe tema e sotme që do ta diskutojmë, e që ka të bëjë me ruajtjen e nderit dhe moralit, pjesë kjo përbërëse e personalitetit madhështor të besimtarëve të devotshëm, nuk është hiç më pak e rëndësishme se të tjerat, për të mos thënë se është ndoshta më e nevojshmja për debat dhe diskutim. Këtë e them ndërsa parasysh kam shthurjen dhe degjenerimin moral që për pasojë ka sjell një model jetë skandaloz dhe tërësisht të çekuilibruar.
Ligjërata e sotme do të jetë nën hijen e komentimit të tiparit të tetë të Robërve të Sinqertë të Allahut, i përmbledhur në ajetin kur’anor 68 nga kaptina el-Furkan: “(Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë,) dhe që nuk bëjnë kurvëri…” el-Furkan, 68.
Ruajtja e nderit
Jo rastësisht Allahu ka veçuar me përmendje këtë tipar të tyre, ani pse në kontekst të përgjithshëm të përshkrimit të personalitetit të tyre do të kuptohej një gjë e tillë. Islami nëpërmjet ruajtjes së moralit, respektivisht ndalimit të kurvërisë, synon realizimin e një stabiliteti shoqëror të përgjithshëm, në të gjitha sferat, ngase siç do të flasim pak më vonë, prostitucioni është një sëmundje që nuk shkatërron vetëm moralin por edhe shëndetin, mirëqenien, raportet fqinjësore, miqësore, e më gjerë.
Dhe ne, bazuar në këtë, shumë lehte mund të zbulojmë disa nga qëllimet realizimin e të cilave Islami synon ta arrijë nëpërmjet ruajtjes së nderit. E para është lidhja me Allahun, ngase rënia në këtë mëkat cenon shumë seriozisht këtë lidhje. E dyta, krijimin e themelit për një shoqëri të shëndoshë. Më konkretisht, krijimin e një familjeje të moralshme, e cila do të jetë një bazë stabile dhe e fuqishme për një shoqëri. E treta, ruajtja me fanatizëm e personalitetit të femrës. Islami, për të garantuar një klimë morale në shoqëri, ka ndërmarrë disa hapa shumë me rëndësi, prej të cilëve do të veçoja:
a. Ka ardhur me alternativa të lejuara. Nëse ndalohet prostitucioni, atëherë martesa është e lejuar. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “O ju të rinj! Po patët mundësi, martohuni!…” Buhariu dhe Muslimi.
b. Ka ndaluar shkaqet që të dërgojnë në këtë mëkat. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” el-Isra, 32.
Ka thënë Shejhu AbduRrahman es-Sa’di: “Ndalimi i shkaqeve që të çojnë tek prostitucioni është më i theksuar se sa vet akti i shëmtuar i prostitucionit për faktin se përfshin tërë atë që të shpie tek ky mëkat…”
c. Ka nxitur e kërcënuar. Për të parën, duke premtuar shpëtim në një ditë të vështirë, kur çdo kënaqësi e kësaj bote harrohet. Pejgamberi, alejhi’s selam duke përshkruar ata që do të gëzojnë mirësinë e hijes së Arshit përshkruan edhe atë që ka ruajtur moralin e tij . Dhe e dyta, duke kërcënuar edhe me humbje të besimit. Pejgamberi, alejhi’s selam, siç shënojnë Buhariu dhe Muslimi, ka thënë: “Nuk ndodhë laviri të bëjë prostitucion e gjatë asaj kohe të jetë besimtar…”
Argumentet e ndalimit të prostitucionit
Prostitucion është një akt i shëmtuar, ndalimi i të cilit ka ardhur në citatet kur’anore, profetike dhe në konsensusin e dijetarëve. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.”el-Isra, 32.
Ndërsa Pejgamberi, alejhi’s selam duke folur për këtë mëkat të madh, respektivisht për masën ndëshkuese përkatëse, që njëherësh tregon sa për ndalimin sa për madhësinë e këtij mëkati, thotë: “Nuk lejohet derdhja e gjakut të myslimanit përveçse në tri raste: i vej-i kurvar, shpirti për shpirt dhe renegati që largohet nga feja dhe braktis kolektivin.” Buhariu dhe Muslimi.
Kështu, bazuar në ajetet dhe hadithet e sipërpërmendura, dijetarët muslimanë, që të gjithë, janë të mendimit se prostitucioni është prej mëkateve më të mëdha.
Rreziku i prostitucionit
Më herët kalimthi përshkruam rreziqet e këtij mëkati ndërsa tani do të ndalemi pak më hollësisht.
a. Është prej mëkateve të mëdha
Imam Dhehebiu në librin e tij el-Kebair e ka llogaritur si mëkatin e dymbëdhjetë në ranglistën e mëkateve më të mëdha.
b. Është krahasuar me politeizmin
Kurvarët janë të ndytë. Kështu i ka quajtur Allahu ashtu siç i quajti edhe politeistët . Thotë Allahu: “Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat…”En-Nur, 26.
Ibnu’l Kajjimi ka thënë: “Qëllimi nga ajetet është sqarimi i ndyrësisë (kuptimore) që gjendet në këtë mëkat, më shumë se në çdo tjetër, me përjashtim të politeizmit…”
c. Kurvarit i është mohuar besimi i plotë
Njeriut që bën këtë mëkat, gjatë kohës sa kryen atë, besimi i largohet nga trupi. Nga këtu, Pejgamberi, alejhi’s selam siç përmendëm edhe më parë, ka thënë: “Nuk ndodhë laviri të bëjë prostitucion e gjatë asaj kohe të jetë besimtar…” Buhariu dhe Muslimi.
d. Kurvari është mynafik
Kjo për shkak se ai fshihet nga sytë e njerëzve por jo edhe nga Allahu ndërsa Allahu ka thënë: “Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e atyre.” En- Nisa, 108.
e. Personalitet i pavlerë
Prostitucioni njeriut ia bashkon të gjitha veçoritë e së keqes: Feja e paktë, humbja e devotshmërisë, humbja e burrërisë, xhelozia e paktë si dhe varrosja e nderit apo virtytit. Pastaj, nxirja e fytyrës dhe errësimi i saj si dhe hidhërimi, brenga dhe dertet, të cilat iu shfaqen qartë njerëzve nga fytyra e tij.
f. Shkaktarë krimesh
Prostitucioni mund të jetë derë për krime tjera të mëdha. Ta zëmë, kur gruaja të mbetet me barrë nga prostitucioni dhe e mbyt (aborton) foshnjën, atëherë ajo ka kryer dy krime të mëdha; prostitucion dhe mbytje të paligjshme. Ndërsa nëse është e martuar dhe ka mbetur me barrë me tjetërkënd, ajo në shtëpinë e burrit ka sjellur njeri të huaj, i cili i trashëgon, bëhet pasardhës i tyre ndërsa në realitet, ai nuk ka të bëjë fare me ta.
g. Rrezik permanent për shëndet
SIDA është gjëja e parë që të vjen ndërmend me të përmendur të rreziqeve të prostitucionit në këtë aspekt. Por ajo që do të doja të ndalem pak më hollësisht këtu është një zbulim shkencor që mjekësia ka bërë kohëve të fundit . Gruas, për të qenë e aftë për të pritur burrin e dytë, i duhet të pres hiç më pak se tri pastrime menstruacionale. Arsyeja qëndron në atë se meshkujt dallojnë njeri nga tjetri edhe në lëngun rrjedhës (spermën), kështu që gruaja po pati marrëdhënie me dy burra në një periudhe të afërt, atëherë çrregullimi i brendshëm tek ajo mund të ndodhë dhe se mitra e saj kanoset me kancer permanent. Ky studim mitrën e gruas e ngjason me një aparat që infektohet nga ky mëkat ashtu siç mund të infektohet një aparat teknologjik nga viruset.
Për shkak të këtyre rreziqeve që bartë, jo vetëm për ata që ushtrojnë këtë profesion të mallkuar por edhe për tërë shoqërinë, Islami ka paraparë ndëshkime të rrepta për kryesit e këtij mëkati.
Ndëshkimi për prostitucionin
Ajo qe tregon se prostitucioni është mëkat i madh është edhe fakti se Allahu kodin penal për prostitucion e veçoi prej kodeve tjera. Thotë Allahu:“(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.” en-Nur, 2.
Ibnul Kajjimi sqaron: Allahu kodin penal për zina e ka veçuar prej kodeve tjera me tri veçori:
1. Mbytja për këtë mëkat (të martuarin) në formën më të keqe, ndërsa sa i përket lehtësimit të këtij kodi (për ata që nuk janë të martuar) është: Xhildi (rrahja me kamxhik) dhe internimi një vjeçar nga vendi.
2. Ka ndaluar që të tregohen muslimanët të mëshirshëm ndaj lavirëve, sepse Allahu nga mëshira ndaj tyre ka ligjësuar këtë ndëshkim.
3. Allahu ka urdhëruar që ekzekutimi i ndëshkimit të tyre të bëhet në praninë e një grupi besimtarësh, e jo në vetmi, kur nuk mund t’i shef askush, sepse ky është ndëshkim më i theksuar si dhe njëherësh është urtësi e vetëpërmbajtjes nga ky mëkat.”
Përmbyllje
E shihni sa madhështor janë muslimanët kur ata zbatojnë fenë e tyre? E shihni sa e sigurte dhe me çfarë mirëqenie disponon shoqëria kur Islam udhëheq me të? E shihni se si janë në të vërtetë vlerat morale dhe si është botëkuptimi i mirëfilltë për to?
Atëherë, takimi ynë me Robërit e Sinqertë të Allahut le të mos mbarojë këtu por le të qarkullojnë këto mësime në ambientet tona, le të përvetësojmë moralin e tyre, le ta jetësojmë në praktikë programin e tyre ngase vetëm kështu mund të arrijmë kënaqësinë e Zotit tonë!
O Zoti ynë! Ne të detyrohemi për çdo mirësi që na ke dhënë, të falënderojmë shumë dhe të lusim që Kur’anin, pranverën e shpirtrave tanë, a bësh udhëzues tonin në këtë botë ndërsa shpëtues në botën tjetër!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s