TURPËROHET EDHE DUKE QENË NË QEFIN

TURPËROHET EDHE DUKE QENË NË QEFIN

Turpërohet duke qenë edhe në qefin, e ç’është puna me të gjallët që fare nuk turpërohen?

Fatimeja ishte duke qëndruar me Esma bint Umejsën [Allahu qoftë i kënaqur me të dyja], e cila i fliste për përshtypjet e saja nga vizita (hixhreti) në Habesh (Etiopi): ‘Ishim në Habesh dhe na ngjau kjo e kjo…’ –vazhdonte duke rrëfyer Esma ndërsa Fatimeja nuk i kushtonte vëmendje fare.

Çfarë ke oj Fatime, të flas dhe nuk më dëgjon? – e pyeti Eesma.

E shtrenjta[1] (Fatimeja) i përgjigjet me ato fjalë të arta që nuk mund t’i arrijë askush përveç atyre që janë veçuar nga Allahu i Madhëruar me të njëjta ndjenja: Më fal Esma, por isha duke menduar!

Athua vallë, për çfarë ishte duke menduar, ç’gjë e kishte preokupuar atë?!

A mos ishte fustani që do të duhej ta vishte në ndejën e radhës?! A po mendja i shkonte tek flokët dhe makijazhi?!

Esma, isha duke menduar se nesër kur të vdes dhe të dal para burrave në pikë të ditës vetëm me qefin, për Allahun e Madhëruar kjo më bën të turpërohem! – i tha Fatimeja.

I lartësuar qofsh o Allah!

Turpërohet edhe duke qenë e vdekur dhe e mbështjellë me qefin! Cila pjesë e trupit i duket?! Kush do ta bartin?! A është rast që mund të shkaktojë sprovim (fitne)?! Ajo nuk ishte në treg, kopsht, piknik…Ishte në momente vaji e pikëllimi.

Atëherë Esma i tha: Si thua të veprojmë me kufomën tënde ashtu siç kam parë të vepronin në Etiopi. T’i vëmë arkivolit disa shtylla në mënyrë që mbulesa të mbulon edhe këto shtylla dhe kështu të mos duket asgjë.

Allahu të mbuloftë (të metat dhe të ruajt!) ashtu sikurse ti po më mbulon mua! – u lut Fatimeja për të.

O Zot, turpërohet edhe duke qenë e vdekur, e ç’është puna me të gjallët që nuk turpërohen?

Çfarë mendoni, sikur Fatimeja të kalonte nëpër tregjet tona sot dhe të shihte se si të gjallave iu ka vdekur (humbur) turpi, mantelet iu janë ngjitur për trupi, janë të ngjyrosura, ecin duke qeshur me zë të lartë ndërsa era e parfumit iu ndihet larg? Çfarë mendoni se Fatimeja do t’iu thoshte atyre? Ku janë ata që për gratë e mbuluara thonë se janë komplekse, a mos vallë kështu thonë edhe për Fatimen? Nëse ka qenë e tillë, atëherë iu lumtë “grave komplekse”!!! I lumtë Fatimesë, për të cilën Allahu i Madhëruar dërgoi një melek tek Muhammedi, [alejhis salatu ves selam] për ta përgëzuar se Allahu i Madhëruar e ka zgjedhur si ‘Zonjë të grave Xhennetit’

Allahu i Madhëruar Ekber!

Zonja e grave të Xhennetit!

Çfarë ia mundësoi arritjen e kësaj pozite? Ka thënë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]:

“الحياء لا يأتي إلا بخير

Turpi nuk të sjell tjetër vetëm se të mirë!”(Buhariu)

E ç’thua ti për vete motër, je apo jo nga gratë e Xhennetit?

Shikoje veten pak, mendoje gjendjen dhe pozitën tënde, a është pozita jote e lartë sikur e Fatimesë, apo, Allahu na ruajt!, je sikur gratë tjera mëkatare?

Ka thënë Pejgamberi [alejhis salatu ve selam]:

“مَن تشبّه بقومٍ فهو منهم

Kush i ngjan një populli, ai është me ta!”(Ebu Davudi)

Marrë nga libërthi: Li-enneki galijeh (Për shkak se ti je e shtrenjtë!)

Shejh Dr. Abdul Muhsin el-Ahmed

Përshtati: Sedat Islami,

Ramazan (Gusht), 2012

———————————————
[1] Autori kështu i thërret gratë myslimane dhe kështu e ka emërtuar edhe libërthin. Përkthyesi.

Advertisements
By Hoxhë Sedat ISLAMI Posted in Perkthime

One comment on “TURPËROHET EDHE DUKE QENË NË QEFIN

  1. Pingback: Turpërohet edhe duke qenë në Qefin!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s