MESAZHI PËR FITËR BAJRAMIN 2012

MESAZHI PËR FITËR BAJRAMIN 2012
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Përcollëm muajin më të veçantë, muajin e Kuranit fisnik, muajin e edukimit dhe humanizmit, muajin e shenjtë të Ramazanit në të cilin ne të gjithë e shprehëm dashurinë dhe besimin tonë të sinqertë e të paskajshëm ndaj Krijuesit të të gjitha botëve, Allahut Fuqiplotë; muaj i cili karakterizohet me plot adhurim, urtësi, porosi, kulturë, moral, vetëdijesim, ringjallje shpirtërore e trupore, me korniza të definuara pozitivisht dhe me koncept shumëngjyrësh e shumëdimensional; Ramazani si muaj që simbolizon sakrificën dhe gatishmërinë e besimtarit të denjë islam për të hequr dorë në emër të Allahut nga të mirat e kësaj bote shpresoj të ketë forcuar edhe më shumë bindjen tonë e të ketë fisnikëruar shpirtin e çdo myslimani.
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Sot është dita e parë e Fitër Bajramit. Në këtë ditë feste e të rëndësishme për paqen, ripërtëritjen dhe begatinë tuaj shpirtërore, në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të një çasti kremtimi për të gjithë ju, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe më të përzemërta për të.
Të nderuar besimtarë
Uniteti në mes nesh, mirëkuptimi dhe toleranca ndërfetare me të tjerët, janë pasuritë më të çmuara të fesë dhe popullit tonë, dhe si të tilla, ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh, andaj duhet t’i ruajmë shumë ato, sidomos tash kur në këtë muaj kemi kalitur virtyte të larta në moralin tonë.
Në këtë kohë kur globalizimi ka marrë udhë, në këtë kohë kur kriza morale, më shumë se ajo ekonomike ka plagos njerëzimin, rëndësi të veçantë për ne duhet të ketë bashkëpunimi dhe harmonia, andaj të punojmë për të ecur përpara, në mënyrë që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve, ambiciet e të rinjve, dëshirat e prindërve, lutjet e të moshuarve, për forcimin dhe sundimin e rendit dhe të ligjit në shtetit tonë, për krijimin e një mjedisi të qetë e stabil, në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u krijojmë kushte më të mira për jetë dhe prosperitet në trojet tona etnike.
Të nderuar besimtarë
Ramazani sikurse çdo vit, edhe sivjet na rikujtoi edhe një herë pikat problematike dhe të dobëta të njeriut dhe njerëzimit. Ka dallime dhe pabarazi të pabesueshme në standardin e jetesës së njerëzve. Deri sa një pjesë e njerëzve jetën e vazhdojnë me bollëk, pjesa tjetër mundohet të mbijetojë në kushte tepër të vështira, standarde primitive dhe kushtet e pavolitshme për jetesë. Të qëndruarit indiferent thellon më shumë problemin dhe nuk paraqet një rrugëdalje. Filozofia e muajit të Ramazanit duhet të bëhet udhërrëfyes në drejtim të mënjanimit të këtyre problemeve.
Kjo ditë na tubon të gjithëve së bashku, në mënyrë që të njihemi njëri me tjetrin, t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të shprehim frymën e përkrahjes, forcimin e mëtejshëm dhe të zhvilluar të unitetit dhe të vëllazërimit duke zbatuar kështu thëniet kur’anore: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vetes e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai qe më tepër është ruajtur(nga të këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”
Për fund,
Më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal juve vëllezër besimtarë tua urojë festen e Fitër-Bajramit, me dëshirën që në trojet tona të mbretërojë siguria, paqja, harmonia dhe dashuria.
Uroj që Bajrami t’ju ketë gjetur me më shumë paqe në vetvete dhe devotshmëri e mirëkuptim njerëzor. Shëndet e mbarësi për të gjithë myslimanët kudo ku jetojnë e punojnë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s