PËR NJË DITË PRANOJNË ISLAMIN 300 VETA

PËR NJË DITË PRANOJNË ISLAMIN 300 VETA
Dr. Abdullah el-GAFILI
Në Ruanda ka një metodologji tejet efikase në Da’ve – Artin e të thirrurit në fe. Është kjo metodologjia e dialogjeve dhe diskutimeve publike ndërmjet thirrësve myslimanë dhe priftërinjve, që zakonisht mbahen në vende publike ndërsa zgjasin nga një deri në tri ditë. Dialogjet janë të hapura edhe për publikun ndërsa palët diskutuese ndërrojnë përfaqësuesit e tyre nga koha në kohë. Në to zbulohet e vërteta ndërsa e kota pëson disfatë.
Nuk do ta harroj kurrë mbrëmjen e tretë të ati diskutimi, në të cilin prezantova edhe unë. Atë ditë kishin pranuar Islamin hiç më pak se dyqind veta ndërsa kur filloi prania gjithnjë e më e madhe e hoxhallarëve, njerëzit filluan të ndikohen, kështu që Islamin e pranuan edhe njëqind të tjerë. Prej tyre kishte burra, gra, e edhe fëmijë. Hoxhallarët shpërndanë shamitë për gratë ndërsa fytyrat e tyre ishin me lot gëzimi. Drita e Islamit shndriste ato ndërsa zemrat i kishte përfshirë gëzimi. Për kënaqësinë e të gjithëve, dhe edhe si shenjë mëshire nga Allahu, ajo mbrëmje qe plot me një shi të qetë e të bekuar.
Këto polemika dhe dialogjet organizohen në shumë vende të Afrikës. Ato janë pjesë e një karvani, që shoqërohet me vetura me autoparlanë dhe mjete transportuese për hoxhallarët. Kostoja e tyre kap shifrën e mijëra eurove.
Të flas të drejtën, kisha frikë nga dezertimi i mundshëm i këtyre ruandasëve të cilët pranonin Islamin me shpejtësi, por, jam çuditur nga vendosmëria e tyre në fe. Ata menjëherë i nënshtrohen një trajnimi njëmujor, në të cilin mësojnë dispozitat fetare, madje disa nga këto trajnime zgjasin edhe deri në gjashtë muaj. Ata përkujdesen edhe për praktikimin e ritualeve fetare, respektivisht synetimit të meshkujve, ndërrimin e emrave, etj. Ruanda është rast vërtetë mbresëlënës dhe inspirues se Allahu i ndihmon besimtarët, pavarësisht urrejtjes së jobesimtarëve!
Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=11382&pgtyp=66
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI

Advertisements

2 comments on “PËR NJË DITË PRANOJNË ISLAMIN 300 VETA

  1. Pingback: Për një ditë pranojnë Islamin 300 veta | Radio Pendimi 24H online

  2. Pingback: Për një ditë pranojnë Islamin 300 veta | NAMAZI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s