RAPORTE TË HUAJA DHE LOKALE RRETH FATKEQËSISË SË MUSLIMANËVE BIRMANEZË

RAPORTE TË HUAJA DHE LOKALE RRETH FATKEQËSISË SË MUSLIMANËVE BIRMANEZË

Perëndimi ka luajtur një lojë me standarde të dyfishta ndaj Islamit dhe myslimanëve. Kjo më së miri është duke reflektuar në çështjen e myslimanëve birmanezë. Sa shumë na patën lodhur me ato deklarata dhe notat protestuese për kinse gjendjen jo të lakmueshme të pakicave në vendet tona, ndërsa tani, kur në pyetje është një pakicë myslimane, ata kanë heshtur.
Tash së voni, edhe pse kjo ndodhë rrallë, një raport perëndimor i publikuar nga Agjencia Franceze e Lajmeve zbulon përmasa të tragjedisë së myslimanëve në Burma, të cilët i qenë ekspozuar kasaphanave budiste, duke nënvizuar edhe atë se si myslimanët e Arakanit, që i bie në perëndim të Burmës, nuk mendojnë – refuzojnë të rijetojnë me budistët. Ata në fakt kanë braktisur fshatrat e tyre dhe kanë ikur për tu strehuar në kampet e refugjatëve. Raportet zbulon se ka fshat në të cilin kanë mbetur vetëm gërmadhat dhe tubat e mëdha të hirit.
Raporti citon një grua myslimane, e cila shpjegon se si ka braktisur fshatin e saj për të shpëtuar kokën e saj dhe të fëmijëve të saj. Ajo kishte braktisur fshatin pasi që e kishte parë se si digjej. Ajo tashmë është në Sittwe, kryeqytet i Arakanit, në të cilin tash e dy muaj është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Raporti shton se myslimanët e Rohingya-s, të cilët OKB-ja i klasifikon si pakicën më të diskriminuar në botë, nuk kanë shumë shpresa për të ardhmen e tyre, pasi që vendi ku jetojnë nuk i pranon për pakicë legjitime ndërsa Bangladeshi nuk i pranon. Një përgjegjëse e kampit në Sittwe përmend se këta refugjatë nuk kanë ku të kthehen, pasi që shtëpitë e tyre janë djegur tërësisht. Ndërsa Ebu Shukuri, një nga të zhvendosurit, thotë se tashmë problem e kanë edhe ushqimin, pasi që nuk iu mundësohet dalja në Sittwe për të blerë gjësendet e nevojshme.
Presidenti i Burmas ka kritikuar murgjit dhe politikanët budist për këtë klimë urrejtjeje dhe dhune që kanë krijuar karshi myslimanëve, duke sqaruar në disa deklarata, të cituara edhe nga gazeta turke ‘Hurriyet’, se budistët nuk do të pranojnë myslimanët si bashkëkombës të barabartë në të drejta dhe obligime. Presidenti atyre ua ngarkon barrën dhe përgjegjësinë e vrasjes së mijërave dhe zhvendosjes së dhunshme të dhjetëra mijërave myslimanë të tjerë nga Arakani.
Megjithëkëtë, një raport i mëhershëm i lëshuar nga PHR-ja (Organizata E Mjekëve për të Drejtat e Njeriut), vlerësonte gjendjen si ende të rrezikshme, madje ushtria birmaneze vazhdonte të kërcënonte familjet myslimane në Arakan.
Sipas raportit, 30% e 665 familjeve të intervistuara, kanë pohuar se i kanosen shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke nënkuptuar me shkelje këtu zhvendosjen me dhunë nga shtëpia, detyrimi për të punuar në interes të ushtrisë, dëmtimin fizik, kidnapimin, et. Ekipet shpëtuese thonë se dukuria e rebelimit racor në provincën Kajin (Kayin State) ka dekada që ushtrohet ndërsa deri më tani llogaritet të jenë zhvendosur 300.000 (treqind mijë) veta.
Raportete vazhdojnë të tregojnë se dhuna ndaj myslimanëve nuk ka mbaruar ende. Myslimanët ende janë në shënjestër, madje edhe tash kur një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara ka vizituar rajonin.
Kohë më parë, organizata Human Rights Watch, duke u bazuar në dëshmitë e gjashtëdhjetë myslimanëve arakanas, kishte kritikuar organet e rendit në Mianmar se kanë sulmuar myslimanët, i kanë kidnapuar ata si dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndalë përçarjet ndërmjet myslimanëve dhe budistëve. Organizata ka folur edh për dhunën, të cilën e përkrah shteti.

Burimi: http://taseel.com/display/pub/default.aspx?id=2083&mot=1
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s