QËNDRIMI I BESIMTARIT KARSHI FATKEQËSIVE NATYRORE

QËNDRIMI I BESIMTARIT KARSHI FATKEQËSIVE NATYRORE

Besimtarë të nderuar!
Sprovat janë të natyrave dhe niveleve të ndryshme: janë, përveç tjerash, edhe individuale dhe kolektive. Prej këtyre të fundit janë edhe fatkeqësitë natyrore, që pothuajse nuk kalon një vit pa përfshirë një pjesë të botës, dhe, rrjedhimisht, edhe pa i lënë njerëzit në huti e konfuzion për të vërteta përkitazi me to, sidomos, në rastet kur shkenca gjunjëzohet para tyre.
Si të veprohet me to dhe cili duhet të jetë qëndrimi karshi tyre?
Ka njerëz që konceptet e tyre mbi fatkeqësitë natyrore i tkurrin tërësisht në qëndrime shkencore, të tjerë flasin për një hidhërim të natyrës “mëmë” dhe rebelimit të tokës ndaj banorëve të saj, derisa edhe myslimanët kanë qëndrimet e tyre, të cilat, me lejen e Allahut të Madhëruar do t’i përmendim në formë të përmbledhur në këtë hutbe.
Koncepti i besimtarit për fatkeqësitë natyrore
Besimtari, që beson në caktimin – kaderin e Zotit duhet të dijë si t’i trajtojë këto ndodhi, të cilat janë ligje të Allahut në natyrë dhe urtësi prej urtësive të Tij tek krijesat. Tërmeti tetëshkallësh në Japoni, në një vend industrialisht të zhvilluar dhe të përgatitur për ballafaqim me raste dhe gjendje të tilla, dështoi tërësisht, madje pësoi dëme të mëdha materiale dhe në njerëz, duke u dëshmuar praktikisht e paaftë përballë kësaj fuqie. Kështu ndodhi edhe me stuhinë ‘Sendi’ e cila goditi një pjesë të njërit prej shteteve që mban primatin e më të fortit në botë. Me gjithë fuqinë e madhe ushtarake dhe ekonomike, me gjithë paralajmërimet e bëra më parë për stuhinë dhe fuqinë e saj, prapë rezistimi ishte zero. Nga këtu, trajtimi që duhet bërë këtyre fenomeneve dhe fatkeqësive natyrore duhet të jetë më ndryshe. Ne, me lejen e Allahut të Madhëruar, në vijim do të përshkruajmë diç nga mënyra e duhur e trajtimit të tyre:
1. Gjithësia është në pronësi të Allahut të Madhëruar, vepron me të si dhe menaxhon çështjet e saj si të dëshiron
Ka thënë Allahu i Madhëruar:

Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër – Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë.“ (el-Hadid, 22)
Sigurisht, bindja se çdo gjë që ndodhë, ndodhë sipas përcaktimit hyjnor ka efektin e vet, pasi që besimtari, para çdokujt tjetër, merr mësim se fuqia e Allahut është mbi çdo gjë dhe se ai, pavarësisht dijes, pozitës e pushtetit, nuk guxon kurrë të devijojë nga rruga e Tij.
2. Fatkeqësitë si sprovime për njerëzit
Këto fatkeqësi nuk janë specifikë e ndonjë rajoni a populli; ato mund të ndodhin në çdo vend dhe tek çdo popull, myslimanë qofshin ata apo jo. Nga këtu, paraqitja e tyre në ambienti islame, në vende ku mbretëron besimi, nuk është tjetër vetëm se sprovë prej Allahut të Madhëruar, qoftë kjo për t’i pastruar nga mëkatet apo për tua ngritur pozitat atyre në Xhennet. Allahu i Madhëruar thotë:
Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.” (el-Bekare, 155)
Ndërsa Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], siç transmeton Buhariu, ka thënë:
“مَا يُصِيبُ الْمُسْلِمَ مِنْ نَصَبٍ وَلاَ وَصَبٍ وَلاَ هَمٍّ وَلاَ حُزْنٍ وَلاَ أَذًى وَلاَ غَمٍّ حَتَّى الشَّوْكَةِ يُشَاكُهَا إِلاَّ كَفَّرَ اللَّهُ بِهَا مِنْ خَطَايَاهُ
Nuk ndodhë ta godet besimtarin ndonjë lodhje, sëmundje, brengë, pikëllim, e keqe, mërzi, madje edhe ferra që i hyn në këmbë, e që Allahu mos t’ia ketë shlyer me të disa prej mëkateve të tij!”
3. Fatkeqësitë si hakmarrje ndaj mëkatarëve dhe mohuesve
Fatkeqësitë nuk mohohet të jenë edhe si ndëshkim nga ana e Allahut për ata që zgjedhin rrugën e mohimit, që vazhdojnë me mëkate dhe këmbëngulin në to, për ata që mohojnë Allahun dhe refuzojnë t’i nënshtrohen Atij. Allahu thotë:
…por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i All-llahut (e të triumfojë Islami). All-llahu nuk e then premtimin.“ (err-Rra’d, 31)
4. Shkenca nuk zëvendëson besimin
Mashtrimi me të arriturat shkencore bën që njerëzit ndonjëherë të marrin shkencën për Zot. Ata, me zbulimet shkencore, mendojnë se kanë vënë nën kontroll çdo gjë, derisa kur të vinë para situatave të këtilla, atëherë iu zbulohet e vërteta më e madhe se ata, siç thotë Allahu (el-Isra, 85), nuk kanë dije vetëm se pak. Përkundrazi, Allahu na tregon se ata që kanë marrë shkencën në vend të besimit, d.t.th., e kanë refuzuar tërësisht besimin dhe jo se janë munduar të bëjnë bashkë ato dyja, janë njerëz që i janë shmangur së vërtetës dhe për pasojë, kanë dënim prej Tij.
Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin. 84. E kur e panë dënimin tonë, thanë: “Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin”. 85. Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët.“ (Gafir, 85)
Parimisht, dija njeriun do të duhej ta shpien tek Krijuesi dhe ta bënte më të përulur, e jo kryeneç dhe përbuzës e mohues. Allahu thotë:
…Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.“ (Fatir, 28)
5. Realiteti i njeriut
Dobësia e njeriut para këtyre fenomeneve dhe ndodhive do të duhej që atij t’ia përkujtojnë realitetin përkitazi me veten e tij dhe se ai, përherë, ka nevojë për Krijuesin e tij. Por, njeriun kjo fuqi që posedon, edhe pse e mangët dhe e paaftë për tu ballafaquar me këto tërmete e stuhi, prapë e bën ta harrojë këtë të vërtetë. Allahu na përkujton këtë karakteristikë të njeriut e thotë:
Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,“ (el-Alek, 6)
6. Përkujtimi i kataklizmës së madhe
Këto tërmete dhe stuhi me këto pasoja të mëdha që shkaktojnë, e që shpesh bëjnë të shkatërrohen vendbanime të tëra, të përmbysen shtëpi e banesa, do të çorientohen përroska e lumenj, nuk janë tjetër vetëm se imazhe të zvogëluara të Kiametit të madh. Allahu ka thënë:
Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet), 2. Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur), 3. Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër), 4. Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë, 5. Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar). 6. Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar, 7. Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar. 8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, 9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur, 10. Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar, 11. Dhe kur qielli të jetë hequr, 12. Dhe kur xhehennemi të jetë ndezur fort, 13. Dhe kur xhenneti të jetë afruar, 14. Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).“ (et-Tekvir, 1-14)
7. Nxitimi për tu penduar dhe për të bërë vepra të mira në mënyrë që të largohet belaja
Allahu ka thënë:
A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.“ (et-Teube, 126)
Besimtari nga vet natyra e tij është i kthyeshëm dhe i pendueshëm, e sidomos në rastet kur ndodhin fatkeqësi të tilla, ngase nuk e paramendon veten dot ta zë ndonjë e keqe ndërsa ai është duke i bërë mëkat Allahut. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], siç transmeton Buhariu, ndikohej nga këto gjëra, saqë kur frynte ndonjë erë mund të vëreje shenjat e frikës qartë në fytyrën e tij.
8. Rëndësia e përfilljes së shkaqeve që na ruajnë nga këto fatkeqësi ose i minimizojnë dëmet e tyre
Me gjithë besimin tonë se këto fatkeqësi janë të caktuara prej Allahut, prapë kjo nuk bën që të kuptohet se ne e kemi të ndaluar të ndërmarrim hapat e lejuar për të parandaluar ato apo për të përfituar nga avancimi shkencor e teknologjik, në mënyrë që të zvogëlojmë sa më shumë që të kemi mundësi pasojat e tyre. Kjo nuk bie ndesh ma kaderin (caktimin), përkundrazi është ikje nga kaderi në kader.
9. Rëndësia e participimit në ndihma në raste fatkeqësish
Besimtari, parimisht, kontribuon gjithnjë në punë të mira dhe të mbara, ndërsa në raste sikur këto të fatkeqësive, kontributi i tij është edhe më i theksuar. Kjo, sigurisht nga motivi fetar se më i mirë do të jetë atëherë kur iu bën mirë njerëzve. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“خير الناس أنفعُهم للناس
Njeriu më i mirë është më i dobishmi për njerëzit!” (Albani në Sahihu-l-xhamii-s-sagiri ve zijadetihi, nr. 3289, e cilëson të mirë –hasen.)
Allahun e lusim të na bëjë prej atyre që marrin mësim nga fenomenet natyrore për të qenë sa më të përulur para Madhërisë së Allahut, për të qenë sa më të devotshëm dhe për t’iu shmangur mëkateve sa më shumë që të jetë e mundur!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s