PRIORITETET E MUSLIMANËVE NË EVROPË NGA KËNDVËSHTRIMI I HIXHRETIT PROFETIK

PRIORITETET E MUSLIMANËVE NË EVROPË NGA KËNDVËSHTRIMI I HIXHRETIT PROFETIK

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin për të Dërguarin e Tij, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Hixhreti i Muhammedit [alejhis salatu ves selam] dhe shokëve të tij nga Mekka në Medinë është një nga ato ngjarjet që zënë vend dhe hapësirë të veçantë në Siren (jetën dhe historinë) e të Dërguarit të Allahut, dhe jo vetëm. Ai është i rëndësishëm edhe për tërë ummetin, e mbase edhe për tërë njerëzimin. Sigurisht se për këtë dhe për ndikimin e madh që ka në Sire dhe në jetën e Ummetit, Umeri [Allahu qoftë i kënaqur me të!] e zgjodhi si ngjarje me të cilën do të fillonte kalendari islam.
Rëndësia e Hixhretit
Hixhreti ose shpërngulja nga Mekka në Medinë paraqet një ndryshim rrënjësor të jetës së muslimanëve dhe kalim komplet nga një në periudhë tjetër. Hixhreti nënkupton kalim nga periudha e dobësisë, në atë të fuqisë, nga periudha e shoqërisë, në atë të shtetit, nga jeta e kufizuar në Mekke, në jetë të lirë dhe praktikim të përgjithshëm të fesë, në Medinë.
Hixhreti fsheh në vete mësime, të cilat nuk janë të dobishme vetëm për myslimanin, por për të gjithë ata që duan të bëjnë një jetë të ndershme, për çdo shoqëri që mëton përparimin dhe zhvillimin.
Muslimanët e Evropës, me theks të veçantë, do të duhej t’i kuptonin thellësisht mësimet e Hixhretit si dhe ta merrnin atë dhe themelimin e shoqërisë medinase si model për të themeluar dhe organizuar një jetë të ndershme, në vendet në të cilat kanë migruar.
Muslimanët në Evropë ndërmjet dy hixhreteve
Padyshim, ndërmjet Hixhretit të Resulullahit [alejhis salatu ves selam], hixhretit të të parëve, duke përfshirë këtu sahabet dhe tabiinët, dhe ndërmjet hixhretit të muslimanëve në Evropë, gjejmë dallime të mëdha, të cilat reflektojnë në shkaqet dhe motivet, por edhe në rezultat dhe pasojat e shpërnguljes dhe migrimit. Hixhreti i Pejgamberit [alejhis salatu ves selam] ishte për ta ndihmuar dhe mëkëmbur fenë e Allahut, për të ftuar në të dhe për të themeluar një jetë dhe shoqëri islame, ashtu siç duhet të jetë, gjëra këto që për pasojë patën krijimin e shtetit islam dhe përhapjen e fesë në të katër anët e botës. Medineja e Pejgamberit [alejhis salatu ves selam] ishte shembulli i një jete ideale; ishte qendër e përhapjes së islamit në lindje dhe perëndim të tokës. Në fakt, nuk kanë qenë të paktë ata që kanë shkruar dhe kanë ëndërruar për qytete apo republika ideale, por, në praktikë, askush nuk ka munduar të realizon diç të tillë, me përjashtim të Muhammedit [alejhis salatu ves selam]. Medineja e tij është modeli të cilin shoqëritë njerëzore duhet ta përvetësojnë, nëse veç duan të bëjnë një jetë të ndershme dhe të qetë. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ishte dhe vazhdon të jetë shembulli më i përkryer për imitim dhe pasim. Allahu ka thënë:
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.“ (el-Ahzab, 21)
Po kështu, edhe Medineja mbetet modeli më i veçantë i një shoqërie shembullore për të gjithë ata që ëndërrojnë të kenë një jetë fisnike. Alalhu në Kur’anin Famëlartë na përshkruan një imazh të asaj shoqërie, të themeluar sipas Islamit:
(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit. 9. Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.“ (el-Hashr, 8-9)
Të këtilla ishin edhe vendet ku migruan Sahabet [Allahu qoftë i kënaqur me ta!] dhe themeluan qytete për të bërë një jetë të ndershme dhe fisnike.
Motivet e shpërnguljes në Evropë
Në motivet e atyre që migruan në Evropë rol dominues kanë motivet ekonomike, që nënkupton largimin nga vendet, në të cilat pasuria është bërë plaçkë në dorën e një grupi të caktuar njerëzish për në vende, në të cilat do të hulumtojnë për një jetë më të begatshme, për dëfrimin me të mirat e kësaj bote, e gjëra të ngjashme. Ka dhe të atillë që kanë migruar për studime, apo mësimdhënie, por që më pas kanë vendosur të mos kthehen më në vendet e tyre, dhe këtë nga bindja se kthimi i tyre nuk do të ketë asnjë dobi, as për veten e tyre, por as për shoqëritë e tyre. Kuptohet, duke patur parasysh gjithnjë regjimet dhe qëndrimet e tyre të ashpra karshi tendencave për reforma dhe ndryshime. Ka edhe azilantë politikë. Por, përgjithësisht, migrimi që ka filluar drejt Evropës që para një shekulli, ka sfond ekonomik. Kjo, parimisht, nuk është diç e keqe dhe nuk gjykohet për të keq fetarisht përderisa nuk del jashtë kornizave të caktuara për kërkimin legjitim të furnizimit dhe mbajtjes së familjes. Allahu ka thënë:
Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat.“ (en-Nisa, 100)
Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.“ (el-Mulk, 15)
Por, kjo gjykohet nga feja dhe urrehet atëherë kur kësaj do t’i jepej përparësi apo se ajo do të realizohej në kurriz të fesë dhe dëm të saj. Kjo, fatkeqësisht, është evidente tek shumë muslimanë në Evropë, të cilët, lëre më se nuk kanë arritur ta përhapin fenë, por ata nuk ia kanë dalë as veten ta ruajnë nga asimilimi dhe shkrirja, e rrjedhimisht, nga devijimi dhe lajthitja.
Dua të them, madje pa rezerva fare, se as disa organizata fetare islame nuk kanë përvetësuar metodologjinë profetike dhe se nuk e kanë marrë atë si model për projektet e tyre.
Si filloi Muhammedi [alejhis salatu ves selam]?
Si i lidhi besimtarët me Zotin e tyre?
Si ua mësoi fenë?
Si i bëri ta kenë dert këtë fe dhe të bartin përgjegjësi për kumtimin e saj?
Si i bashkoi besimtarët dhe i përafroi ndërmjet vete?
Si ia arriti të jetëson ndërmjet tyre shpirtin e bashkëpunimit dhe solidaritetit?
Ai arriti të krijojë marrëdhënie dhe raporte të qarta dhe konstruktive me jomyslimanët?
Si arriti ta ruante dhe zhvillonte shoqërinë medinase në nj ambient ku ishin të rrethuar me armiq, grupacione dhe aleanca kundër Islamit dhe ithtarëve të tij?
Prioritet e muslimanëve në Evropë në dritën e Hixhretit
Metodologjia dhe praktika e Muhammedit [alejhis salatu ves selam] në themelimin dhe ndërtimin e shoqërisë medinase është një thirje për të gjithë muslimanët në Evropë që të rishikojnë gjendjen e tyre dhe të riradhisin prioritet e tyre. Fatkeqësisht, muslimanët në Evropë janë të çorganizuar dhe vuajnë nga mungesa e një platforme të qartë veprimi. Për pasojë, ke muslimanë që janë të dhënë vetëm pas parasë, të tjerë të mashtruar me tituj dhe ofiqe, të tretë të preokupuar me paraqitjen në media, të katërt të zënë me ndërtime të larta, pas të cilave nuk fshihet ndonjë urtësi, derisa të tjerët, e që janë shumica, janë viktima të epsheve dhe të rënë në grackën e gjërave, që nuk kanë asnjë vlerë. Shkaku i kësaj është motivi i hixhretit të tyre, që kryekëput ka qenë vetëm për të realizuar mirësi dhe begati nga kjo botë, por, megjithëkëtë, prapë kjo gjendje nuk është për dëshpërim apo pesimizëm. Me ndihmën e Allahut, gjendja do të ndërrojë për të mirë. Allahu do të zgjedhë njerëz që do t’i shërbejnë fesë së Tij dhe kjo ka për të dhënë efektet e veta. Vetëm se, neve na mbetet që të riprogramojmë prioritetet tona, duhet t’i pastrojmë qëllimet, duhet ta organizojmë jetën sipas modelit profetik, për arsye se, kësisoj, arrijmë të ngadhënjejmë me mirësitë e kësaj bote dhe shpëtimin e botës tjetër. Ndryshe, largimi nga ky model vetëm sa do ta thellojë edhe më gjendjen për të keq dhe se humbja në të dy botët do të jetë e pashmangshme.
Ku t’ia fillojmë?
Konsideroj se nga Hixhreti i Pejgamberit [alejhis salatu ves selam] ka disa gjëra thelbësore që duhet t’i përvetësojmë në jetën dhe aktualitetin tonë evropian, prej të cilave këtu do të veçoja:
1) Sinqeriteti dhe transparenca e plotë me Allahun. Ky është çelësi i suksesi dhe sekreti i tij.
2) Ruajtja e lidhjeve dhe raporteve korrekte dhe të ndershme me Allahun e Madhëruar, qëllim ky i besimtarit në këtë botë dhe shkak i lumturisë së tij në.
3) Përvetësimi i moralit dhe etikës profetike në jetën dhe sjelljet tona.
4) Kuptimi i drejt i fesë, dhe këtë duke iu rikthyer, së pari, Kur’anit dhe Sunnetit, si dy burimet kryesore, si dhe duke iu shmangur anashkalimeve apo teprimeve (ekstremizmit), së dyti.
5) Funksionalizimi i rolit të Xhamisë në jetën shoqërore, ashtu siç pati brë i Dërguari i Allahut me Xhaminë e tij në Medinë.
6) Vëllazëria dhe përafrimi ndërmjet besimtarëve.
7) Përgatitja e hoxhallarëve profesionistë për marrë përsipër thirrjen në fe me dije dhe parime.
8) Heqja dorë nga fanatizmi ekstrem dhe thirrja në emër të nacionaliteteve, grupeve, drejtimeve, partive, etj, gjëra këto që kanë ndarë muslimanët dhe i kanë përçarë ata.
9) Kureshtja për unitet, lidhje dhe mirëkuptim, në mënyrë që të realizohet bashkëpunimi dhe solidariteti.
10) Kureshtja për të funksionalizuar rolin e ‘pranisë islame’ për të sqaruar dhe kumtuar këtë fe, për tu bërë kështu shoqëria islame shoqëri e mesazhit dhe thirrjes.
11) Interesimi për të krijuar raporte dhe marrëdhënie të mira dhe të qarta me jomuslimanët, dhe këtë, duke u mbështetur në Sahifen e Medinës, e cila paraqet një kontratë dhe dokument të rëndësishëm raportesh ndërmjet të Dërguarit të Allahut [alejhis salatu ves selam] dhe jomyslimanëve në Medinë.

Autori është Kryetar i Unionit Islam të Imamëve dhe Udhëzuesve në Spanjë.

Autor: Dr. Ala Muhammed Seid
Titulli në origjinal: Euleuijjatu-l-muslimine fi Urubba fi daui-l-Hixhreti-n-Nebevijjeh
Burimi: http://islameiat.com
Përshtati: Sedat Islami

Shkarkoje ne word: PRIORITETET E MUSLIMANËVE NË EVROPË NGA KËNDVËSHTRIMI I HIXHRETIT PROFETIK

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s