SI T’I TRAJTOSH GJENDJEN DHE MOMENTET E KEQARDHJES?

SI T’I TRAJTOSH GJENDJEN DHE MOMENTET E KEQARDHJES?
Jo rrallë na ndodhë të bëjmë gabime, për të cilat pendohemi dhe ndiejmë keqardhje. Ndoshta kemi neglizhuar ndonjë punë, kemi bërë ndonjë mëkat, kemi bërë budallallëqe apo i kemi bërë vetes sonë ose të tjerëve padrejtësi me sjellje dhe veprime, që më së paku i kanë hije një myslimani t’i bëjë ato. E, ndjenjat e keqardhjes, pikëllimit, pendimit, dhimbjes dhe pishmanllëkut na shtrëngojnë, aq sa na e ndalin frymën në fyt. Keqardhja është ndjesi që nuk mund të injorohet; është gjë e vështirë dhe e rëndë, por jo edhe e pakapërcyeshme. Nuk duhet lejuar që ajo të shëmtojë bukurinë e jetës sonë, nuk duhet lënë vend që të devijojë ardhmërinë tonë!
Kur ndjesia e fajit të të ketë kapluar dhe në kokë të sillen fjalët: Ah, sikur të mos e bëja! Përse veprova ashtu? Sikur ta bëja këtë e atë! Sikur të isha i vëmendshëm!, atëherë përkujto para çdo gjëje tjetër se kjo është cytje nga djalli që të të dëshpërojë. Profeti ynë i dashur, Muhammedi, [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Nëse të ndodhë diç, mos thuaj ‘sikur unë t’ia bëja kështu, do të ndodhte kështu!’, ngase ‘sikur’ hap dyert e djallit.”
Pyet veten se çfarë duhet të bëj tash: a do ta përsëris të kaluarën, apo do të vazhdoj të vuaj kështu gjithë jetën time për mëkatet e bëra. E kaluara, me të mirat dhe mëkatet, ka kaluar ndërsa të jetosh me të dhe vetëm ta qashë atë, pa u penduar dhe filluar një jetë të re, është pothuajse çmenduri e llojit të vet. E vërtetë, nuk është lehtë ta harrojmë të kaluarën, por, ajo që kërkohet prej nesh është që e kaluara të mos rrëmbejë të ardhmen tonë, të mos e njollos atë dhe as të mos ia humb bukurinë asaj. Nuk ka gjë të keqe të ndiejmë keqardhje për gabimet, keqardhje që do të na bënte të mos e përsërisim më ato, por jo edhe të na bëjë pesimistë apo të dëshpëruar. Mëkatet dhe gabimet duhet t’i shikojmë si një përvojë, e cila na ka lënë mësime të shumta, ose të paktën, nëse nuk kemi mësuar prej saj gjë, atëherë nuk do t’i kthehemi më kurrë. Ndodhë që keqardhja për të kaluarën të jetë motiv i përmirësimit të së ardhmes.
Përpiqu të lidhësh marrëveshje me veten tënde, që ta falësh për të kaluarën dhe që të të lirojë për të ardhmen. Fillojeni së bashku një jetë të re, të mbushur me suksese. Ec përpara dhe mos kthe kokën nga e kaluara. Harroje dështimin e së kaluarës. Merru me agimin e së ardhmes. Përkujto se nuk është e metë të gabosh, por të vazhdosh në gabime. Mos harro se shumë nga ata që luftuan këtë fe, shanë dhe ofenduan të Dërguarin e Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!], adhuruan putat dhe idhujt, ishin pikërisht ata, që pas pendimit, përhapen këtë fe dhe sakrifikuan për të, madje edhe me jetët e tyre. E kaluara nuk ishte tjetër vetëm se motiv, motiv për të mbushur të ardhmen me sa më shumë vepra të mira.
Mos harro, ende ke shansin…
Dielli ende rrezon, zemra ende rrah, mëkati ende falet ndërsa jeta ende vazhdon.
Pra, shansi është në dorën tënde.
Fletushka nuk është mbyllur, lapsat nuk janë ngritur dhe veprat ende nuk kanë marrë fund.
Përkujto se të mirat i shlyejnë të këqijat. Ta përmirësojmë të kaluarën, të shlyejmë mëkatet, ta kthejmë ujin në kanalin e tij!

Përshtati:
Sedat ISLAMI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s