AMANETI I NJË GURBETÇARI

AMANETI I NJË GURBETÇARI
(poezi e shkruar vite më parë)

minarja

Ah, kështu e paska jeta
Ikën, shpejt e shpejt, si fare mos me qenë
Shpejt vjen kjo pleqëri e shkreta
Po asgjë se shuan mallin për mëmëdhenë

Hapi dritaren e saj
E mundohem ta thelloj shikimin
Përkujtoj rininë, e qaj
E kështu vetes ia shtoj pikëllimin

Shoh ato minare të bukura
Që kanë hedhur shtat krenare
Me vijnë ndërmend ditët e lumtura
Kur dynjaja nuk na ndante fare

Po ç’u bë kështu e ç’ngjau se di
kujtesa ndërmend këtë s’ma kthen
mundohem ta mësoj, ta di
por a thua kjo tashmë çka vlen?

Koha kalon e unë i mplakur jam,
Fuqia çdo ditë më lë e dhimbja më vranë
Sytë me lot – më besoni – i kam
Kam dhe një dert, kush më bën derman

Nëse këtu vdes ku nuk thirret ezan
nëse dikush është që për mua qan
nëse vdekja më zë në këtë vatan
ju lutem, më dëgjoni, për ju një amanet kam

Atje ku linda më dërgoni
atje ku mësova shehadet e namaz
pashe Zotin e Madhëruar mos harroni
se me merak po mbes

Le t’më lajë hoxha im i nderuar
trupin fort le t’ma pastron
më hidhni atë ujë të bekuar sipër
se shpirtin ma freskon

Pastaj mbi supe t’më bartni
drejt e në xhaminë e fëmijërisë sime
atje xhenazen time ta bartni
për namaz e ngushëllime

Tashmë kur letrën e përfundoj
ndiej sikur trupin një të ftohtë ma përfshin
e di, e di, dhimbja më rëndoi
agonitë e vdekjes tash me vijnë

Ndaj dua që kjo letër
sa më parë t’iu bie në duar
amanetin e një vëllai t’vjetër
në vend për ta çuar

Sedat ISLAMI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s