DIMENSIONET ETIKE DHE SHOQËRORE TË KREDOS ISLAME

DIMENSIONET ETIKE DHE SHOQËRORE TË KREDOS ISLAME

17

إِنَّ الْحَمْدَ لِلَّهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَمِنْ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ اللَّهُ فَلا مُضِلَّ لَهُ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلا هَادِيَ لَهُ وَأَشْهَدُ أَنْ لا إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدا ًعَبْدُهُ وَرَسُولُهُ
يـَـأَيُّهَا الَّذِينَ ءَامَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ
يـَـأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمِ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِّنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيرا ًوَنِسَاء ًوَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَآءَلُونَ بِهِ وَالأرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبا
يَــأَيُّهَا الَّذِينَ ءَامَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلاً سَدِيدا ًيُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزا عَظِيماً.
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (en-Nisa, 1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (el-Ahzab, 70:71)
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Sapo jemi ndarë nga kremtimi i Vitit të Ri, një festë e rrezikshme kjo, që për mendimin tim nuk do të duhej të trajtohej apriori për shpenzimet e tepërta që bëhen për të, por për rrezikun që paraqet ajo për besimin. Kam plotësisht bindjen se shumica e atyre që kanë festuar këtë festë nuk e kanë bërë pse e kanë ndier veten paganë, idhujtarë, të krishterë, por nga bindjet e gabuara se kjo nuk bën dëm përderisa nuk kanë qëllime të këqija, përderisa vetëm po ua plotësojnë dëshirat fëmijëve, përderisa po dëfrehen me programet televizive, etj., rreziku i të cilave nuk është për tu nënvlerësuar, për faktin se, siç thotë Muhammedi, [alejhis-s-salatu ve-s-selam]:
“من تشبَّه بقومٍ فهو منهم
Kush i ngjan një populli, ai është prej tyre.” (Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani thotë se është autentik.)
Pastaj, aspekt tjetër që paraqet si shumë të rrezikshme këto bindje është se ato, nga një aspekt tjetër, vlerësohen edhe si besim. Andaj, bazuar në këtë, sot e shoh si shumë të udhës që të flasim për besimin e vërtetë, respektivisht, ndikimin e tij në bindjet, sjelljet dhe veprimet e besimtarit.
Besimi nuk është teori
Besimi nuk është të mësosh përmendësh (gjashtë) kushtet e tij, nuk realizohet me të deklaruar formal –ndonëse është kusht, nuk jetësohet përderisa nuk reflekton edhe në veprat e njeriut. Besimi islam përfshin bindjet, adhurimin dhe moralin ndërsa synon që njeriun ta çlirojë nga ndikimi i çdo gjëje tjetër në jetën e tij. Arsyet janë shumë të fuqishme. Besimi islam parasheh nënshtrimin ndaj Zotit, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën, i Cili ka krijuar njeriun dhe tek i Cili është kthimi, elemente këto që mungojnë tek besimet tjera. Allahu i Madhëruar thotë:
Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!“ (el-En’amë, 79)
Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.“(el-En’amë, 162)
Ndërsa për natyrën e besimeve tjera, me theks atij pagan, nëpërmjet gjuhës së Jusufit [alejhis-s-selam] thotë:
O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?“ (Jusuf, 39)
Gjithëpërfshirja e besimit islam
Besimi islam nuk reduktohet në një dhe ta lërë aspektin tjetër të jetës së njeriut. Ai nuk ka të bëjë vetëm me raportet e tij me adhurimin, por edhe më gjerë. Allahu i Madhëruar në një ajet kur’anor të vetëm na sjell tri elemente që përfshin besimi:
Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).“ (el-Bekare, 3)
Madje, çka është me rëndësi, se besimi dhe botëkuptimet shoqërore që dalin prej tij, nuk ndahen nga njëra tjera. Ja në ç’formë dhe në ç’botëkuptim Allahu i Madhëruar e sjell përgënjeshtrimin e fesë.
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? 2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. 3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin. 4. Pra shkatërrim është për ata që falen, 5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. 6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). 7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).“ (el-Maunë, 1-7)
E në këtë kontekst, edhe festat janë pjesë e fesë dhe të caktuara prej saj. Ebu Davudi transmeton se kur Pejgamberi [alejhis-s-salatu ve-s-selam] kishte shkuar në Medinë dhe i kishte parë njerëzit tek festonin festa joislame, iu tha:
“إنَّ اللهَ قد أبدلكم بِهِما خيرًا مِنهما يومَ الأضحى ويومَ الفطرِ
Vërtetë, Allahu ua ka zëvendësuar atë me dy ditë më të mira: Ditën e Kurban Bajramit dhe të Fitër Bajramit…”[Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani ka thënë se është autentik.]
Llogaria si frenim nga mëkatet
Besimi islam shquhet dhe për faktin se për veprat që bën njeriun në këtë botë do të shpërblehet ose ndëshkohet në botën tjetër. Në radhë të parë, me këtë synohet që t’i tregohet roli i vërtetë i krijimit të njeriut. Pra, përderisa jeta nuk qenka e përhershme, atëherë cili është qëllimi prej saj? Allahu i Madhëruar thotë:
A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?“ (el-Mu’minune, 115)
Po kështu, synohet largimi i njerëzve nga mëkatet. Allahu i Madhëruar thotë:
Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë. 2. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, 3. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu. 4. A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur? 5. Në një ditë të madhe, 6. Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.“ (el-Mutaffifine, 1-6)
Jo vetëm largimi nga të këqijat, por edukimi me këtë besim ringjall tek njerëzit edhe ndjenjën e përgjegjësisë karshi shoqërisë. Allahu i Madhëruar thotë:
Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. 9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. 10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.“ (el-Insan, 8-10)
Përmbyllje
Besimi islam shquhet edhe për një element, që në fakt e ka edhe si organ shoqëror: urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja. Allahu i Madhëruar ka thënë:
Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.“ (et-Teube, 71)
Kjo edhe është arsyeja pse ne iu thërrasim në braktisjen e mëkateve, në largimin nga shfrenimi dhe shthurja, në distancimi nga të këqijtë dhe të devijuarit.

Përgatiti: Sedat ISLAMI
Burim kryesor:
http://islameiat.com/Pages/Subjects/Default.aspx?id=15210&cat_id=108

Advertisements
By Hoxhë Sedat ISLAMI Posted in Hutbe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s