DËNIMI ME VDEKJE SI RUAJTJE E LIRISË SË JETËS

DËNIMI ME VDEKJE SI RUAJTJE E LIRISË SË JETËS

varje per pedofiin

SHKARKOJE NË WORD DËNIMI ME VDEKJE SI RUAJTJE E LIRISË SË JETËS

Një nga ngjarjet që ka shokuar opinionin shqiptar është edhe rasti i një pedofili, që është zbuluar tash së fundi në Shqipëri . Emri i tij lakohet edhe për krime tjera monstruoze, të cilat në fakt janë si pasojë e devijimit të tij seksual. Ai muaj më parë kishte abuzuar me një njëmbëdhjetëvjeçar, të cilin edhe e kishte mbytur. Rasti i tij ka ngjallë debate të shumta, ndër të cilat edhe dënimin me vdekje. Nuk ishin të paktë ata që kërkonin aplikimin e ndëshkimit me vdekje për të, ngase mëkatarët e tillë nuk e meritojnë të jetojnë. Çështja nuk ngeli vetëm debat medial dhe rrjetesh sociale. Ai u diskutua edhe në qarqe politike, të cilat, sigurisht nuk e përkrahin një gjë të tillë, por që me alternativat e tyre të ofruara ishin qesharakë. Kryeministri shqiptar tha se nuk duhet dënuar me vdekje por duhet sterilizuar .
Dënimi me vdekje është perceptuar si mungesë mëshire. Për këtë shkak vazhdojnë ta akuzojnë Islamin se ai me miratimin e masave ndëshkuese, të cilat në raste të caktuara parashohin edhe dënimin me vdekje, është zhveshur nga mëshira. Është vetëm akuzë ndryshe e vërteta është krejtësisht tjetër. Ta akuzosh Islamin për vrazhdësi është sikur ta akuzosh një mjek kirurg për shkak të operacioneve, e që janë humanizëm, ngase me to synohet shpëtimi i jetës, për krim. Është injorancë në raport me të vërtetat islame. Ose, thënë më mirë, është inat dhe mëri ndaj ligjeve të përsosura të tij, të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen të nevojshme për shoqërinë bashkëkohore. Fakti se ata njerëz kërkuan aplikimin e këtij ligji flet për dështimin e ligjeve tjera. Ligji me vdekje është anuluar në shumë vende të botës por problemet nuk janë zgjidhur. Përkundrazi. Kriminelët vetëm sa janë shtuar, duke marrë guximin edhe për krime tjera të mëdha, sepse ligji i ruan. Se a është kjo mëshirë apo çmenduri nuk është vështirë të dallohet. Liria e jetës është konceptuar gabimisht. Kushtëzimi i saj si liri duhet të bëhet me kushtëzimin e së drejtës në përgjithësi se mbetet e tillë përderisa nuk cenon lirinë e tjetrit. Interpretimi i së drejtës së jetës në botën laike është për keqardhje. Ata kanë ndaluar dënimin me vdekje për kriminelët por në rastet tjera, vdekjen e kanë lejuar. E dini se eutanazia është e ligjësuar në shumë vende. Madje, kjo e drejtë ka devijuar aq sa njerëzit kanë marrë guximin ta ekzekutojnë atë bile edhe në emër të dashurisë. Javë më parë, mediat raportuan një rast të tmerrshëm të vrasjes së gruan nga burri në Itali, për shkak se kjo fundit vuante nga sëmundja . Madje, këtë po e bëjnë edhe me shtazë. Fundi i kalit më të vjetër në botë, siç raportuan mediat, erdhi për shkak të një injeksioni vdekjeprurës, ngase ai vuante nga sëmundje të rënda ndërsa pronari nuk mund ta përballonte dot gjendjen e tij .
Si duket kjo ndjenja e perceptimit të gjërave si të papërballueshme, por jo nga dhimbja, ka bërë që e drejta e jetës të vihet në pikëpyetje apo edhe të shuhet fare për shumë njerëz pa dëshirën e tyre. Kësisoj, e drejta e jetës na paraqitet e njëanshme, ideologjike, fanatike, radikale, ekstreme, fundamentale, e bile edhe luksoze, ngase jo çdokush mund të dëfrehet me të. E, ç’është më interesantja, se edhe në këto raste, ky qëndrim, ky koncept, këto bindje, interpretohen si humane dhe imponohen të besohen si të tilla, e madje, edhe si të paalternativa. Për këtë shkak, refuzojnë konceptin islam dhe nuk ndalen krejtësisht në mënyrë injorante duke e akuzuar për mungesë mëshire. Është vetëm injorancë. Islami ka konceptin absolutisht më të ekuilibruarin dhe rrjedhimisht edhe më të qëndrueshmin. Kjo për shkak se është fe e shpallur nga Krijuesi, i Cili e di më së miri se çka është e mirë e çka jo për krijesat. Në vijim, do të mundohemi të shpjegojmë të vërtetën përkitazi me qëndrimin islam për jetën dhe ligjin me vdekje.
ISLAMI PËR JETËN
Jeta është një nga mirësitë më të çmuara që Allahu ia ka dhënë njeriut. Ajo i është dhënë nga Allahu dhe askush nuk ka të drejtë ta privojë prej saj, madje as vet ai në raport me vetveten. E drejta e jetës është një nga pesë objektivat themelore të Islamit, për ruajtjen e së cilës janë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme:
1. Ndalohet mbytja
Islami ndalon mbytjen rreptësisht.
  •      
…mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend…“ (el-En’amë, 151)
Por jo vetëm mbytja. Edhe gjërat që mund ta shkaktojnë atë, e që ndoshta nuk bëhen me qëllim të mbytjes, ndalohen. Ndalohet bartja e armës publikisht, sikur që ndalohet kacafytja dhe konflikti fizik. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“مَنْ حَمَلَ عَلَيْنَا السِّلَاحَ فَلَيْسَ مِنَّا
Kush bart armën kundër nesh, ai nuk është prej nesh.“ (Transmetim unanim.)
Në komentim të hadithit është thënë se kush bart armën për t’i frikësuar apo për të provokuar konflikte, ai nuk është prej nesh.
Po kështu ka thënë Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
“سِبَابُ الْمُسْلِمِ فُسُوقٌ وَقِتَالُهُ كُفْرٌ
Sharja e myslimanit është pandershmëri ndërsa luftimi i tij është kufër.” (Transmetim unanim.) 2. Dënimi për ata që mbysin
Ka thënë Allahu i Madhëruar:
     •           
Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.“ (en-Nisa, 93)
Ndërsa Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“كُلُّ ذَنْبٍ عَسَى اللَّهُ أَنْ يَغْفِرَهُ إِلَّا الرَّجُلُ يَقْتُلُ الْمُؤْمِنَ مُتَعَمِّدًا أَوْ الرَّجُلُ يَمُوتُ كَافِرًا
Çdo mëkat ka shpresë ta falë Allahu përveç rastit kur njeriu e mbyt besimtarin qëllimshëm apo vdes si pabesimtar.” (Hadithin e transmeton Nesaiu ndërsa Albani thotë se është autentik.)
Ibni Abbasi duke patur parasysh dënimet e përmendura në këtë ajet:
– Xhehenemin, ku do të qëndron përgjithmonë dhe do të ndëshkohet rëndë,
– Hidhërimi i Allahut të Madhëruar ndaj tij,
– Mallkimi i tij nga ana e Allahut të Madhëruar, dhe
…ka thënë se për vrasësin nuk ka pendim.
3. Mbytja e vetvetes
Islami nuk lejon as mbytjen e vetvetes, pavarësisht arsyetimeve. Është mëkat prej mëkateve të mëdha. Dhënia jetës fund për shkak të mëkateve të shumta të bëra, për shkak të problemeve të jetës, për shkak të sëmundjeve, është e pajustifikueshme. Kjo për shkak se për secilën prej tyre ka rrugëdalje. Allahu i Madhëruar ka thënë:
     •     
…dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.“ (en-Nisa, 29)
Problemet e jetës dhe sëmundjet mund të jenë sprova për të mirën tënde, andaj dhënia jetës fund vetëm sa do t’i ndërlikonte problemet. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“مَا مِنْ مُصِيبَةٍ تُصِيبُ الْمُسْلِمَ إِلَّا كَفَّرَ اللَّهُ بِهَا عَنْهُ حَتَّى الشَّوْكَةِ يُشَاكُهَا
Nuk ka sprovë – bela që e godet njeriu, e madje qoftë kjo edhe në kuptim të një ferre që mund t’i hyj njeriut në këmbë, e që Allahu të mos ia falë mëkatet për të.” (Transmetim unanim.)
Për këtë shkak, eutanazia është e ndaluar, ngase, siç thonë dhe një grup i atyre që e kundërshtojnë, prapa mjekësisë ka edhe diç tjetër. Nga këtu është ndaluar dëshirimi i vdekjes, sepse jeta është e mirë për besimtarin. Ku ta dish, ndoshta në fund të jetës sate mund të marrësh mësim e të pendohesh, kështu që shkon tek Allahu i Madhëruar i pastër. Ka thënë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]:
“طوبى لمن طال عمره و حسن عمله
Lum për atë që ka jetë të gjatë dhe vepra të mira!” (Albani në Sahihul xhamii, 3928, e konsiderona autentik.)
4. Lejimi i të ndaluarave për ta ruajtur jetën
Islami për ta ruajtur jetën ka ndërmarrë edhe një veprim tjetër me rëndësi. Ndonëse ka ndaluar disa gjëra në kushtet normale, ato i ka lejuar në rrethana të jashtëzakonshme. Ka një ligj fetar që edhe gjërat e ndaluara i bën të lejuara në rast nevoje. Allahu ka thënë:
        •               •    
(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.“ (el-Bekare, 173)
ISLAMI PËR LIGJIN ME VDEKJE
Një nga format e ruajtjes së jetës është dhe aplikimi i masës ndëshkuese, respektivisht dënimit me vdekje. Allahu i Madhëruar ka thënë:
        
O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).“ (el-Bekare, 179)
Pra, aplikimi i këtij ligji është jetë, por si dhe në ç’kuptim?
A bie ndesh ai me të drejtën për jetë?
A është ë kundërthënie me botëkuptimet islame të përmendura më lart?
Natyrisht se jo. Islami e ka miratuar këtë masë ndëshkuese për të çrrënjosur shkakun e vdekjes: vrasësin. Ka thënë Ibni Kethiri: Kjo masë ndëshkuese është miratuar për ta frikësuar vrasësin në mënyrë që kur ta di se edhe ai vritet, nuk vret. Madje, në librat e mëhershëm, ka qëndruar: ‘Vrasja e ndalon më së shumti vrasjen!’, ndërsa tek ne, në Kur’an, ka ardhur me një stil me të përkryer, më ndikues dhe më përmbledhës.
Se ky ligj është jetë, shpjegon edhe Alusi, madje nga një këndvështrim tjetër. Ajo është caktuar për të ndalë vrasjet injorante, fanatike, ku, familja e të vrarit kanë shikuar jo detyrimisht ta vrasin dorasin por dikë nga familja e tij, e mbase mashkullin më të mirë. Kështu, vrasja e dorasit është jetë për të pafajshmit.
Pra, siç mund të shohim, ai është vënë edhe për ta frenuar hakmarrjen, pasi që jo rrallë ndodhë kështu, e fatkeqësisht edhe në vendet tona.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s