PARA SE TË VDES DUA QË TË…

Nga fushatat vetëdijesuese më interesante:
PARA SE TË VDES DUA QË TË…
befaoreidie1
Aya Sandy

Para se të vdes dua që të…
Titull mbase provokativ, por, mos u ngut. Eja njëherë me ne!
Çdo njeri në këtë botë ka ëndrrat e tij. dikush ka dëshirë që kompania e tij të jetë më e suksesshmja, tjetri dëshiron ta gjejë një vend pune në fushën e studimeve të tij, derisa i treti dëshiron vazhdimin e studimeve që të arrijë gradën e doktorit. Dëshira, ambicie e aspirata që ndryshojnë nga njeriu në njeri dhe që pothuajse nuk ka njeri pa to.
Nisma apo projekti i sodit është i veçantë. Objektivë kryesore ka hapjen e portës së shpresës. Ai mëton që individin ta shtyjë përpara. Ai është i gatshëm të participojë me çdokënd për te realizuar ëndrrat dhe për të arritur qëllimet e tij.
befaoreidie2
Është nisma: “PARA SE TË VDES, DUA QË TË…!”
Imagjino sikur në një rrugë kryesore ka një tabelë të madhe dhe kushdo që kalon nga udhëtarët shënon dëshirat dhe ëndrrat e tij të cilat dëshiron t’i realizojë para se të vdes. Në të vërtetë, kjo ishte ideja e artistes Candy Chang, bashkëthemeluese e CIVIC CENTER, organizatë kjo që mëton t’i ngrit mirëqenien e njerëzve në qytetet ku ata jetojnë. Prej projekteve të ndërmarra është edhe ky, për të cilin po flasim. Aktivistët e saj kishin shfrytëzuar muret e një shtëpie të braktisur në Nju Orllins (New Orleans) në Luiziana të SHBA-ve, të cilat i kishin shndërruar në formë tabelash, ku kalimtarët e rastit mund të shkruanin dëshirat e tyre para se të vdisnin. Ata kishin vënë shkumësa të mjaftueshëm për të shkruar.
befaoreidie3
Ishte interesante të shihje se çfarë kishin shkruar. Gjëra që të bënin të habiteshe. Sigurisht, ishin gjëra që preokuponin ata. Ata që i shkruanin dëshirat në këto tabela ishin seriozë. Pra, shkruanin atë që vërtetë i mundonte ose që donin ta realizonin, e që në raste tjera sigurisht se nuk do t’i shpalosnin ndoshta para askujt. Fillimisht, dëshirat e tyre duken të thjeshta, por gjatë një leximi më të thellë sheh se sa brengosëse janë në disa raste dhe sa tërheqëse e relaksuese janë në rastet tjera. Ka edhe raste kur kalimtarët kanë shkruar objektiva, vështirë të arritshme, e ka, natyrisht, edhe të atillë që e kanë konsideruar këtë punë të kotë, kështu që vetëm kanë gërvishtur ose kanë shkruar gjëra pa lidhje.
befaoreidie4
befaoreidie5
Ja disa nga gjërat e shkruara:
Para se të vdes dua që të kuptoj!
Para se të vdes dua që ta ushqej elefantin!
Para se të vdes dua që t’i them nënës sime të shtrenjtë se fort e dua!
Para se të vdes dua ta mësoj vallëzimin!
Para se të vdes dua të bëhem personalitet i njohur!
Para se të vdes dua të mbjell një pemë!
Para se të vdes dua të martohem!

befaoreidie6
Muret e shtëpisë vazhdimisht pastrohen, në mënyrë që të krijohet mundësia për më shumë njerëz të shprehin dëshirat e tyre. Projekti parasheh të merr edhe formë libri ku Candy Chang do t’i mbledh dëshirat më interesante në të. Libri do të quhet “Para se të vdes!”
Si të duket kjo ide?
Çfarë do të dëshiroje ti të realizosh para vdekjes sate?
Nxito të realizosh ëndrrat tua para se të të zë vdekja në befasi!

http://beforeidie.cc/
https://www.facebook.com/BeforeIDieWall

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s