ART ME “POROSI”

ART ME “POROSI”

arttt

Arti është në krizë. Problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me financimin, për çka edhe u protestua por edhe me vet artin si art. Arti është në transformim. Ai ka degjeneruar. Ai ka devijuar. Ai është në luftë me moralin. Ai është politizuar. Arti është ngarkuar edhe me mision për të promovuar ideologjinë e të shthururve. Ai tashmë ka edhe konceptet e veta për gjëra të rëndësishme, ndër to edhe të drejtat dhe liritë e individit, debatet për të cilat nuk kanë munguar këto dekadat e fundit.
Arti është bërë partizan. Ai lufton për të drejtat duke shkelë mbi to. Ai ofron botëkuptime ekstreme për të drejtat. Ai merret edhe me femrën dhe të drejtat e saj. Siç e dini, të drejtat e femrës kanë qenë një nga të drejtat më të debatuara. Mbulesa është parë si krim, kështu që, e drejta e femrës në kohën bashkëkohore është projektuar në atë formë që jo vetëm mbulesa t’i hiqet, por të zhvishet e tëra. Ata tashmë kanë shpikur edhe një formulë djallëzore: “Trupi im është i imi dhe unë kam të drejtë të bëj çka të dua me të!” Kjo formulë duhet të shihet përtej kontekstit. Ajo nuk nënkupton çlirimin e femrës, ose më së paku e nënkupton atë. Çdo ditë e më tepër po bindem në fjalët e Hoxhës Omer Abdul Kafi se ‘Liria e femrës në perëndim është liri për të arritur tek femra.’ Jam tmerruar kur në mediat elektronike kam lexuar një lajm për revolucionin seksual në Iran. E drejta e femrës për të bërë çka të do me trupin e saj nënkuptonte paturpësinë, amoralitetin, degjenerimin, dhe jo vetëm. Akti amoral i saj edhe filmohej dhe kjo është esenca e kësaj formule dhe domethënies së saj të vërtetë për të drejtën. Është liri për tek femra ose tek industria që lidhet me trupin e femrave, e që është ndër më profitabilet në botë. Në ndërkohë, mediat qanin me lot krokodili fatin e një vajze, jeta e së cilës po u rrezikuaka në Tunizi, për shkak të demonstrimit të së drejtës së shthurur për të bërë çka të duash me trupin tënd.
Por, jo vetëm Irani dhe Tunizia janë vende ku provokohet ky revolucion. Edhe në Kosovë ka tentativa të tilla, të cilat, mjerisht po bëhen në emër të artit. Shelbatra Jashari, një vajzë shqiptare me banim në Belgjikë, për të demonstruar këtë të drejtë të bësh me trupin tënd çka të duash ose për të protestuar se pse kështu nuk po ndodhë kështu në vendin e saj të origjinës, kishte zgjedhur një formë shumë injorante por edhe fyese. Me një shami të zezë mbi kokë dhe me këmbë tërësisht të zbuluara, ajo për tri orë me radhë kishte qëndruar në një karrige, ku “artdashësve”, iu është dhënë mundësia të shkruajnë mbi trupin e saj çka të duan. Është një nga format më të marra dhe më të çmendura të bëra ndonjëherë. Kjo vajzë deklaroi se nuk e shihte provokativ këtë gjest të saj, edhe pse ishte jo vetëm provokativ por edhe ofendues, dhe prapë ky është një botëkuptim i së drejtës sipas tyre: sharjen, mos e merr sharje. Shelbatra nuk e bënë këtë gjë për herë të parë. Ajo siç duket këtë di më së miri ta bënë. Apo, për shkak se ishte pjesë e botës së artit (të shthurur), ndoshta kjo është i është vënë si kusht integrimi.
Çudi me shqiptarët! Ndërtimi i karrierës së tyre politike dhe kulturore sikur po kushtëzohet me sharje dhe ofendim të vlerave islame, dhe këtë jo vetëm brenda vendit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s