HISTORIA NË UDHËKRYQ

HISTORIA NË UDHËKRYQ

udhekrzq

Debatit për rishikimin/rishkrimin e historisë i janë bashkëngjitur edhe liderë e klerikë fetar. Ndonëse ende e paqartë se kush çka po synon, ngase grupi që mbështet idenë, janë për rishikim – përmirësim, ndërsa grupi që mohon atë, kanë frikë rishkrimin, megjithëkëtë, ai edhe pse në fazën fillestare, ka zbuluar shumë gjëra, të ditura por të pathëna më parë. E nganjëherë, siç thotë populli “çka ka shpija, kallxon thmija.” Kështu ndodhi edhe mbrëmë. Don Shan Zefi, i njohur tashmë për deklaratat e tij të pamatura, e bëri shamatë. I ftuar në emisionin Interaktiv në KTV, ai shpalosi bindjet dhe idetë e tij, që për mendimin tim, jo vetëm që janë skandaloze, neveritëse, por janë edhe alarmante. Toleranca fetare, me të cilën jemi mburrur, është vënë në pikëpyetje. Debatit për historinë i ka dhënë ngjyrë ekstreme. Ose, si i rreshtuar në grupin e atyre që janë kundër ndryshimit –siç po e quajnë- të historisë, ai tregon edhe qëllimet e tyre të vërteta. Ata shqiptarët i duan si të krishterë, ngase kështu do të përparonim që moti. Sigurisht, po të ishte gjallë Faik Konica, këtë frazë do ta përkthente: “do të ishim deshqiptarizuar që moti.” Do të ishim harruar fare.
Por, ç’t’i bësh, demokracia e ka kështu. Ajo është aq ironike ndonjëherë saqë bën edhe barazime banale. E më banalja në rastin e Zefit më të tjerët, për të cilën besoj se duhet të jep llogari historike, është tentativa dhelpërake e tij për të minuar ose prishur fare tolerancën fetare. Atij duhet t’i faturohet barra dhe përgjegjësia e deklaratave budallallëqe që bën. Zefi, duke folur për partinë demokristiane, shpalos fytyrën e tij të vërtetë. Duke shprehur qëndrimin e tij për themelimin e një partie islamike, kundër së cilës kishte qenë që moti, e që, si kancelar, nuk mendoj se është vetëm qëndrim i tij, ai bën gafin më të madh. Ai debatin për historinë është duke e vënë në udhëkryq. Partinë islamike nuk e sheh si shumë kombëtare ndërsa gafin më të madh e bën kur tenton që partive t’iu jep edhe ngjyrim etnik. “Partia islamike bën të mbrojë të drejtat e turqve ose të romëve” -kështu shprehet Zefi. Pra, debati për fenë dhe historinë po hyn në një etapë të re, gjithsesi të errët. Katolikët duhet të identifikohen me etninë shqiptare ndërsa myslimanët me atë turke, apo edhe rome. Është reflektim i botëkuptimeve sllave mbi lidhjen e identitetit kombëtar me atë fetar. Është marrëzia e radhës me të cilën Zefi paraqitet para opinionit. Sigurisht se nuk është i pavetëdijshëm se çfarë bën. Megjithëqë e tërë bota është në ankth nga rastet me abuzime seksuale të të miturve në kisha, e që nuk janë vetëm të sodit dhe të vetmet (p.sh. rasti me varrin e gangsterit italian Enrico De Pedis në bazilikën e Shën Apolinarit – pranë papëve dhe kardinalëve – në këmbim të kompensimit prej një miliardë liretave ose 660 mijë dollarëve), zhvillime këto që çuan në dorëheqjen e Papa Benedikti XVI, Zefi nuk ndalet së shfajësuari atë. Madje, me retorikën e tij të çalë, nuk kursehet as nga epitetet më të larta për Kishën Katolike si ikona e moralit në botë.
Është e drejtë e tij të thurë mite e lëvdata sa të dojë, por nuk ka të drejtë të ofendojë të tjerët. Ta identifikojë Islamin me etni turke ose rome në kohën kur mbi 90% të shqiptarëve janë myslimanë, është gabim, për të cilin duhet të kërkon falje publike.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s